SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Millosh Gjergj Nikolla
Permbajtja
1.Migjeni
2.Jeta dhe veprimtaria
3.Poezitë e tij
4.Veprat e tij
5.Temat qe trajton Migjeni
6.Foto
Migjeni
Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj
Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot
në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e
poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e
dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me
Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati
i Milloshin dhe Kriston Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i
komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e
Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli). Gjergji
ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një
ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij,
të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë
dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një
mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër
vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në
seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto
fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare.
Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore
serbe në Shkodër . Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e
ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i
Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Jeta dhe veprimtaria
Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua
në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar
Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë
për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me
rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan
Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë,
dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka
vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe
në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji,
metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në
mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani
është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në
psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm
"mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte
drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932,
cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për
mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në
xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që
pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i
rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e
rruara, ngjyrae bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë,
Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934,
bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të
lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një
verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit
1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të
prozës së tij.
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën
ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej
rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të
madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.
Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të
lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan
veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj.
pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u
shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin
vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u
gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për
të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga
romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi
të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin
regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që
vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin
gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u
kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar,
Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të
shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga
monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër
indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi
kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e
tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien
borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe
shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin
shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat
"Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e
zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të
protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që
zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa
viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë
gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
Poezitë e tij
1. Migjeni - Baladë Qytetse
2. Migjeni - Blasfemi
3. Migjeni - Dy Buzë...
4. Migjeni - Ekstaza Pranverore
5. Migjeni - Frymëzim I Pafat
6. Migjeni - Hidhet E Përhidhet
7. Migjeni - Kanga E Dhimbës Krenare
8. Migjeni - Kanga E Përndimit
9. Migjeni - Kanga E Rinis
10. Migjeni - Kanga E Të Burgosunit
11. Migjeni - Kanga Që S'kuptohet
12. Migjeni - Kanga Skandaloze
13. Migjeni - Kanget E Pakendueme
14. Migjeni - Lagja E Varfun
15. Migjeni - Luli I Vocer
16. Migjeni - Lutje
17. Migjeni - Malli Rinuer
18. Migjeni - Mbas Tryezës
19. Migjeni - Melodi E Këputun
20. Migjeni - Ndeshja
21. Migjeni - Nën Flamujt E Melankolisë
22. Migjeni - Një Natë
23. Migjeni - Një Natë Pa Gjumë
24. Migjeni - Poema E Mjerimit
25. Migjeni - Recital' Malsorit
26. Migjeni - Rezignata
27. Migjeni - Shpirtënt Shtegtarë
28. Migjeni - Sonet Pranveruer
29. Migjeni - Të Birtë E Shekullit Të Ri
30. Migjeni - Të Lindet Njeriu
31. Migjeni - Vetmia
32. Migjeni - Vetvrasja E Trumcakut
33. Migjeni - Vjeshta Në Parakalim
34. Migjeni - Vuejtja
35. Migjeni - Z.b.
36. Migjeni - Zgjimi
Veprat e tij
Vepra e tij nuk eshte thjesht nje argument letrar per analize
,por nje projekt politik ,shoqeror ,qe njerisht asnjehere nuk u u
be I dikujt e askush nuk pati guxim te perqafoje. Sepse poeti
me keqdashje eshte vene ne nje Kulle Babiloni ,duke na u
bere te besojme ,se po I behej nje nder duke e trajtuar si
perendi te letrave shqipe. Ne fakt , nuk eshte bere gje tjeter
vecse eshte izoluar ne ate kulle qellimshem ,sipaa nje projekti
famekeq ,por fatmiresisht te deshtuar. Njerzit qe e kane
dashur dhe e duan , nk kane per ta besuar kurre qe ai ka
qene nje mit apo perendi .Kush e do me te vertet e do afer
vete ,tokesor , te prekshem pra. Don ta marre neper duar ,
don ta “shkatarroje “ e pastaj ta rindertoje me dashuri.Per
kete ka bevoje Migjeni sot , me e zhveshe prej atyre rrobave
te vjetra qe aq ngushte I rrine .Ajo kornize me te cilen e
kane rrethuar eshte burg per te ,e vepra e tij nuk mund te
jete ai qiell I copetuar prej kangjelles se hekurt te dritare se
burgut.
Temat qe trajton Migjeni
Temat sociale që Migjeni trajton janë therëse, sepse pena e tij është e mprehtë. Në
poezinë e tij, seksualiteti që konsumohet në skamje kthehet në një monstër, që gjë
tjetër nuk arrin të riprodhojë përveçse skamje te mëtejshme. Në këtë seksualitet, ato që
bashkohen nuk janë personat, por trupa veç prej mishit që shpirtin e kanë humbur në
kërkimin e përhershëm të gjërave që nuk arrihen kurrë. Prej këtu tradhtia e “bashkë me
tradhti motivi zë fillin/ e pena e poetit me të zhvillon vjershën”. Migjeni flet për tradhtitë
që rëndom konsumohen rrugëve e shtretërve, pa dallim, si bija të varfërisë. Por Migjeni
flet edhe për tradhëtinë si pasojë e hipokrizisë, për tradhëtinë e viteve të çiltra të
fëminisë, që nuk kthehen më e vetëm në kujtesë mbeten të virgjëra. Ndërsa përditë
damkosen edhe momente që akoma nuk i kemi jetuar.
Kështu, kumbonat e vjetra na kanë folur për një Migjen që ka jetuar dikur, por që nuk
jeton më; që ka shkruajtur poezi e për këtë ka një vend nderi nëpër antologjitë tona; një
Migjen të mirë e të butë, se i paangazhuar politikisht e i mbi të gjitha i pafe. Po pse
atëherë, ai vetë shkruan, se si gjindet në skajin e kundërt të po të njëjtit litar me
murgeshën në Kanga skandaloze?
E sikur ai ta dinte sa shumë e kemi keqkuptuar në të gjitha këto, do të na përgjigjej me
vargjet e veta, ku përgjigjen e dyshimeve ekzistenciale, e kërkon, jo rastësisht, tek një
gjel... që mua më pëlqen shumë të besoj se është gjeli biblik... “Dergjem n’errësinë pa
gjumë dhe pa dritë.../ Askush nuk më ndigjon, çirrem kot me kot.../ Hesht more hesht!
Por qindro o shpirt./ …Gjel, rren a s’rren? Cila asht fjala jote?/ Kur ti këndon thonë se
asht afër drita…/ Por unë s’besoj sonte në fjalët e kësaj bote.
Kanga E Rinis
Rini, thueja kangës ma të bukur
që di!
Thueja kangës sate që të vlon në
gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë
me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri
udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me
dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na
mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i
turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si
fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për
qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt
ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një
diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës
gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e
jote.
MILLOSH GJERGJ NIKOLLA
MILLOSH GJERGJ NIKOLLA

More Related Content

What's hot

Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Mirsad
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriErgi Nushi
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalolinuhi
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historieS Gashi
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 

What's hot (20)

Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore Traditat dhe Zakonet  shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
Traditat dhe Zakonet shqiptare te paqyruara ne krijimtarine popullore
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante AligeriVepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
Vepra Komedia Hyjnore. Dante Aligeri
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Përcaktori
PërcaktoriPërcaktori
Përcaktori
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Mjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokalMjedisi yne-lokal
Mjedisi yne-lokal
 
Projekt historie
Projekt historieProjekt historie
Projekt historie
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 

Viewers also liked

Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiKolipato Mutanto
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe sara7991
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Matilda Gremi
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecimikaela basha
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Media sociale dhe dhurimi i gjakut
Media sociale dhe dhurimi i gjakutMedia sociale dhe dhurimi i gjakut
Media sociale dhe dhurimi i gjakutLedja Bunguri
 
Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Diana Lamaj
 

Viewers also liked (20)

Migjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/MonografiMigjeni - Portret/Monografi
Migjeni - Portret/Monografi
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
Ardhja e migjenit në letërsinë shqipe
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Lasgush
LasgushLasgush
Lasgush
 
Projekt Letersi
Projekt LetersiProjekt Letersi
Projekt Letersi
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
Gjergj fishta dhe "Lahuta e Malecis"
 
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradecidokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
dokumentari mbi romantikun e fundit te letersise shqiptare,lasgush poradeci
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
Naim frasheri
Naim frasheriNaim frasheri
Naim frasheri
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Zonja bovari
Zonja bovariZonja bovari
Zonja bovari
 
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
 
Projekt kurrikular
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikular
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Media sociale dhe dhurimi i gjakut
Media sociale dhe dhurimi i gjakutMedia sociale dhe dhurimi i gjakut
Media sociale dhe dhurimi i gjakut
 
Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete! Dhuro gjak , shpeto jete!
Dhuro gjak , shpeto jete!
 

Similar to Millosh Gjergj Nikolla

Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTSHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTgabrielakambo4
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresActuallyican
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJSadiona Abazaj
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaDriton Nuha
 

Similar to Millosh Gjergj Nikolla (20)

Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKTSHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
SHKRIMTARET E BREZIT TË HUMBUR 9 PROJEKT
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
Biografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadaresBiografia e ismail kadares
Biografia e ismail kadares
 
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJGeorge Gordon Byron vs Jeronim De Rada  by SADIONA ABZAJ
George Gordon Byron vs Jeronim De Rada by SADIONA ABZAJ
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
 
Bardha e temalit
Bardha e temalitBardha e temalit
Bardha e temalit
 
Kenget E milosaos
Kenget E milosaos Kenget E milosaos
Kenget E milosaos
 

Millosh Gjergj Nikolla

  • 2. Permbajtja 1.Migjeni 2.Jeta dhe veprimtaria 3.Poezitë e tij 4.Veprat e tij 5.Temat qe trajton Migjeni 6.Foto
  • 3. Migjeni Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli). Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç. Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti. E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane. E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër . Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
  • 4. Jeta dhe veprimtaria Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja. Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre. Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë. Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta". Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit. I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare. Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyrae bardhë, shenja të veçanta s'ka". Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
  • 5. Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm. Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike. Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim"). Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi"). Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë. Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme"). Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.
  • 6. Poezitë e tij 1. Migjeni - Baladë Qytetse 2. Migjeni - Blasfemi 3. Migjeni - Dy Buzë... 4. Migjeni - Ekstaza Pranverore 5. Migjeni - Frymëzim I Pafat 6. Migjeni - Hidhet E Përhidhet 7. Migjeni - Kanga E Dhimbës Krenare 8. Migjeni - Kanga E Përndimit 9. Migjeni - Kanga E Rinis 10. Migjeni - Kanga E Të Burgosunit 11. Migjeni - Kanga Që S'kuptohet 12. Migjeni - Kanga Skandaloze 13. Migjeni - Kanget E Pakendueme 14. Migjeni - Lagja E Varfun 15. Migjeni - Luli I Vocer 16. Migjeni - Lutje 17. Migjeni - Malli Rinuer 18. Migjeni - Mbas Tryezës 19. Migjeni - Melodi E Këputun 20. Migjeni - Ndeshja 21. Migjeni - Nën Flamujt E Melankolisë 22. Migjeni - Një Natë 23. Migjeni - Një Natë Pa Gjumë 24. Migjeni - Poema E Mjerimit 25. Migjeni - Recital' Malsorit 26. Migjeni - Rezignata 27. Migjeni - Shpirtënt Shtegtarë 28. Migjeni - Sonet Pranveruer 29. Migjeni - Të Birtë E Shekullit Të Ri 30. Migjeni - Të Lindet Njeriu 31. Migjeni - Vetmia 32. Migjeni - Vetvrasja E Trumcakut 33. Migjeni - Vjeshta Në Parakalim 34. Migjeni - Vuejtja 35. Migjeni - Z.b. 36. Migjeni - Zgjimi
  • 7. Veprat e tij Vepra e tij nuk eshte thjesht nje argument letrar per analize ,por nje projekt politik ,shoqeror ,qe njerisht asnjehere nuk u u be I dikujt e askush nuk pati guxim te perqafoje. Sepse poeti me keqdashje eshte vene ne nje Kulle Babiloni ,duke na u bere te besojme ,se po I behej nje nder duke e trajtuar si perendi te letrave shqipe. Ne fakt , nuk eshte bere gje tjeter vecse eshte izoluar ne ate kulle qellimshem ,sipaa nje projekti famekeq ,por fatmiresisht te deshtuar. Njerzit qe e kane dashur dhe e duan , nk kane per ta besuar kurre qe ai ka qene nje mit apo perendi .Kush e do me te vertet e do afer vete ,tokesor , te prekshem pra. Don ta marre neper duar , don ta “shkatarroje “ e pastaj ta rindertoje me dashuri.Per kete ka bevoje Migjeni sot , me e zhveshe prej atyre rrobave te vjetra qe aq ngushte I rrine .Ajo kornize me te cilen e kane rrethuar eshte burg per te ,e vepra e tij nuk mund te jete ai qiell I copetuar prej kangjelles se hekurt te dritare se burgut.
  • 8. Temat qe trajton Migjeni Temat sociale që Migjeni trajton janë therëse, sepse pena e tij është e mprehtë. Në poezinë e tij, seksualiteti që konsumohet në skamje kthehet në një monstër, që gjë tjetër nuk arrin të riprodhojë përveçse skamje te mëtejshme. Në këtë seksualitet, ato që bashkohen nuk janë personat, por trupa veç prej mishit që shpirtin e kanë humbur në kërkimin e përhershëm të gjërave që nuk arrihen kurrë. Prej këtu tradhtia e “bashkë me tradhti motivi zë fillin/ e pena e poetit me të zhvillon vjershën”. Migjeni flet për tradhtitë që rëndom konsumohen rrugëve e shtretërve, pa dallim, si bija të varfërisë. Por Migjeni flet edhe për tradhëtinë si pasojë e hipokrizisë, për tradhëtinë e viteve të çiltra të fëminisë, që nuk kthehen më e vetëm në kujtesë mbeten të virgjëra. Ndërsa përditë damkosen edhe momente që akoma nuk i kemi jetuar. Kështu, kumbonat e vjetra na kanë folur për një Migjen që ka jetuar dikur, por që nuk jeton më; që ka shkruajtur poezi e për këtë ka një vend nderi nëpër antologjitë tona; një Migjen të mirë e të butë, se i paangazhuar politikisht e i mbi të gjitha i pafe. Po pse atëherë, ai vetë shkruan, se si gjindet në skajin e kundërt të po të njëjtit litar me murgeshën në Kanga skandaloze? E sikur ai ta dinte sa shumë e kemi keqkuptuar në të gjitha këto, do të na përgjigjej me vargjet e veta, ku përgjigjen e dyshimeve ekzistenciale, e kërkon, jo rastësisht, tek një gjel... që mua më pëlqen shumë të besoj se është gjeli biblik... “Dergjem n’errësinë pa gjumë dhe pa dritë.../ Askush nuk më ndigjon, çirrem kot me kot.../ Hesht more hesht! Por qindro o shpirt./ …Gjel, rren a s’rren? Cila asht fjala jote?/ Kur ti këndon thonë se asht afër drita…/ Por unë s’besoj sonte në fjalët e kësaj bote.
  • 9. Kanga E Rinis Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull... Mos e freno kangën! Le të marri udhë. Thueja kangës, rini, pash syt e tu... Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga. Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit te përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote. MILLOSH GJERGJ NIKOLLA