SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 6
Paragjykimet përgjithësisht përcaktohen si gjykime të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve,
formuar mbi bazë karakteristikash të përgjithshme, përkatësie në një grup të caktuar apo informacionesh të
cekëta. Kështu kemi paragjykime mbi bazën e seksit, karshi femrave në përgjithësi, paragjykime për shkak të
moshës, racës, fesë, kombësisë, por edhe për shkak të pamjes, një veprimi a fjale të vetme, një karakteristike
morale a fizike që nuk na pëlqen te të tjerët etj. Shpesh paragjykimet janë kategorike, sepse njerëzit janë të
prirur t’i ndajnë njerëzit a t’i mendojnë të futur në kategori, si formë më e lehtë gjykimi. Kështu thuhet me një
të rënë që filani “është negativ”, “psikopat”, ‘komunist”, pa u thelluar aspak në faktin që njeriu është shumë
dimensional dhe ka një larmi tiparesh që e karakterizojnë. Ta fusësh thjesht në një kategori dhe aq, do të thotë
të japësh përshkrimin më të cekët e paragjykues që mund të bëhet për të. Shpesh paragjykimet vinë edhe sepse
mendimi a gjykimi i njerëzve është pozitiv për anëtarët e grupit, shtetit, kombit ku ata vetë bëjnë pjesë e për
rrjedhojë, negativ a më i ulët për ata që u takojnë grupeve të tjera. Grupi të cilit nuk i takojmë, a ndryshe grupi
tjetër, shihet si më homogjen, pra paragjykohet më lehtë duke iu veshur anëtarëve të vet karakteristika të
përbashkëta që ata mund të mos i kenë të gjithë. Ndërkohë, grupi ku bëjmë pjesë shihet si heterogjen, më i
larmishëm edhe sepse e njohim më mirë dhe në detaje çdo anëtar. Ky lloj paragjykimi sipas grupit i takon
teorisë së racizmit simbolik. Sipas saj, anëtarësia në të, formon një pjesë kryesore të identitetit të individit.
Për rrjedhojë lind paragjykimi për të tjerët, jashtë grupi, duke i parë dallimet kulturore me ta në favor të vet. Po
kështu shihen ndryshimet fetare si jokompatibël me besimin fetar të paragjykuesit. Shqiptari në përgjithësi nuk
vuan nga këto lloj paragjykimesh edhe për shkak të izolimit të gjatë dhe pengimit të njohjes e si rrjedhim,
fetishizimit të kulturave të ndaluara të të tjerëve. Po kështu në aspektin fetar tek ne kanë munguar paragjykimet
ndaj të tjerëve për shkak të fesë, edhe për shkak të mungesës së një kulture të përgjithshme solide a bazale
fetare. Perceptimi i anëtarëve të grupeve të tjera si agresivë e violentë, është një tjetër lloj paragjykimi i njohur
për ne dekadat e fundit. Shqiptarët janë parë sidomos si objekt i këtij paragjykimi nga europianët në vitet ‘90
pas emigrimit. Burim tjetër i paragjykimeve është hierarkia e grupeve dominuese që legjitimon mitet, sipas të
cilave justifikohet moralisht e intelektualisht pozicioni zotërues i disa popujve a shteteve dhe zotërimi syresh i
burimeve të shumta natyrore. Këto lloj legjitimimesh mbajnë hierarkitë paragjykuese në këmbë dhe shtojnë
akoma më tepër paragjykimet negative karshi popujve të vegjël, të diskriminuar nga historia etj., si yni.
Paragjykimet vinë kryesisht nga stereotipet që janë përgjithësime rreth karakteristikave tipike të anëtarëve të
një grupi, (ato vazhdojnë edhe kur ka fakte që i hedhin poshtë këto paragjykime). Shqiptarët janë sidomos
tipikë për këto vlerësime me këmbënguljen e pamotivuar dhe konsiderimin si dobësi logjike a karakteri,
ndryshimin e mendimit të dhënë tashmë njëherë. Tek ne mbivlerësimi i sjelljeve negative të të paragjykuarve
është shpesh vlerësimi tipik për ta. Për rrjedhojë shihen si përjashtime shembujt që hedhin poshtë stereotipet.
Sipas një tjetër modeli, paragjykimi është një konflikt midis dëshirës për të shprehur paragjykimin dhe asaj për
të pasur një vlerësim pozitiv për veten. Duke zhvlerësuar a paragjykuar negativisht të tjerët, njeriu shmang
ndjesitë a vetëvlerësimet negative për veten. Edhe kjo është gati-gati tipar kombëtar yni: pothuaj gjithnjë
inferioriteti ekuilibrohet me uljen paragjykuese të vlerave të tjetrit, madje edhe pa e njohur pothuaj fare atë.
Fenomen ky i njohur në psikologji me emrin disonanca konjitive. Ndërkohë diskriminimi është realizimi
konkretisht i paragjykimit, veprimi konkret, përgjithësisht negativ, ndaj objektit të paragjykimit. Këtu
shqiptarët janë më të rezervuar dhe mbeten më shpesh tek shprehja me fjalë e paragjykimit.
Ndër paragjykimet, më të njohurat janë ato seksore, sipas të cilave siç dihet, femra nuk vlen a
konsiderohet më pak e aftë se mashkulli. Te shqiptarët në veçanti, ky paragjykim ka qenë zotërues për një kohë
të gjatë dhe vazhdon të jetë, ndonëse më pak, edhe sot. Ky paragjykim është reflektuar që nga ngarkesa me dru
e femrës e deri te mospërfshirja apo përfshirja e saj minimale në punë me rëndësi a pozicione të larta
shtetërore. Ndonëse tek ne flitet jo pak për këtë realitet paragjykues, ende nuk kapet thelbi i problemit. Synimi
kryesor, fokusi mbetet barazia gjinore, propaganda për të, pa realizuar a u fokusuar tek bindjet a besimet e
meshkujve por edhe të vetë femrave lidhur me raportin burrë-grua. Pse gratë ndjehen ende të diskriminuara,
ndonëse ka kaq kohë që flitet e veprohet shumë e madje në ndonjë vend edhe dënohet me ligj seksizmi. Edhe
sepse pritshmëritë e vetëbesimi i vetë grave, sidomos tek ne, janë ende të dobëta, dhe reagimet negative ndaj
femrave që synojnë a arrijnë pozicione lidershipi janë ende të forta. Pra ka ende barriera psikologjike,
paragjykime të brendësuara fort, njëanshmëri në qëndrimet individuale e institucionale, që i pengojnë femrat
sado të kualifikuara të arrijnë pozicione të larta.
Nacionalizmi është një paragjykim që bazohet në karakteristikat e përbashkëta kulturore, identitetin e
përbashkët dhe në mbivlerësimin e tyre në raport me ato të kombeve të tjera. Kështu theksohen shpesh pa të
drejtë mjaft karakteristika kinse pozitive që i ka vetëm ky apo ai komb a popull, a grup njerëzish. Shpesh ky
paragjykim sidomos tek ne është efekt i kundërt i kompleksit të inferioritetit, sidomos të së shkuarës, apo edhe
i dëshirës për të dalë së fundmi me nxitim në arenën ndërkombëtare të vlerave, ku kemi munguar gjatë si
rrjedhojë e izolimit. Kështu kemi shfaqje të tepruara nacionalizmi në sport, art etj, dhe së fundmi edhe në
politikë a gjeopolitikë duke kërkuar të bëjmë efekte që për vetë realitetin ku jemi, janë absurde. Në disa raste
njerëzit tanë kërkojnë të rrisin vetëvlerësimin duke e parë veten si pjesë të një grupi superior apo duke u
identifikuar me njerëz të famshëm si p.sh. me futbollistë fitimtarë të ekipit kombëtar, artistë tanët të njohur në
botë, ndonëse të paktë etj. Kështu i jepet vetes duke paragjykuar pozitivisht, identitet i njësuar me vlerat më të
larta apo të amplifikuara kombëtare. Kjo ka vlerën e vet në rrethana të caktuara historike, por duhet kombinuar
me vlerat individuale dhe nuk duhet lejuar të kalojë deri në shovinizëm, apo siç thuhet ‘në strehë të fundit për
maskarenjtë e sharlatanët e dështuar individualisht’. Një atlet i vetmuar vazhdonte stërvitjen duke vrapuar rreth
stadiumit, kur shokët e tij brenda në stadium shijonin kurorat e lavdisë. Pas disa kohe u shpall kampion: është
një shembull që më vjen ndër mend sa herë njerëzit kërkojnë me padurim lavdinë e madhe nëpërmjet
identifikimeve ekstreme. (Në disa raste, madje në mungesë të arritjes së lavdisë nacionale a individuale,
shqiptarët identifikohen edhe me lavdi ekipe kombesh të mëdha, me klube fitimtare si Milan a Real, me lojtarë
të mëdhenj, duke u bërë a vetëshpallur milanistë, juventinë etj. Kjo është sërish një derivat i kërkimit të
identitetit individual pas nacionalizmit të parealizuar). Shqiptarët janë gjithashtu tipikë për favorizimin ekstrem
të vetes mbi bazë përkatësie grupi a kombi kur u kërcënohet vetëvlerësimi, në situata të caktuara politike a
historike, apo kur ndjehen të marxhinalizuar. Shumë rrallë, madje edhe kur faktet historike janë kokëforta (për
to shpeshherë as dinë e as duan të dinë), i japin të drejtë vetes, veç vetes dhe aspak të tjerëve.
Homofobia shfaqet si paragjykim për shkak të orientimit a preferencave seksuale të njerëzve. Kryesisht
shfaqet siç dihet, ndaj homoseksualëve, gay, lesbike etj. Tek ne kohët e fundit po promovohen forttë drejtat e
homoseksualëve dhe po luftohet kundër paragjykimeve për ta. Ka angazhim deri në rang qeveritar. Por po
promovohet gjithashtu në media e në mjedise publike një qëndrim disi i tepruar publik fals në favor të tyre,
nisur edhe nga interesa politike, vetëvlerësimi etj. I njohur edhe si efekti “token”, ky lloj qëndrimi vë në dukje
me bujë veprime të parëndësishme, por spektakolare pozitive karshi të paragjykuarve, për t’i përdorur më vonë
këto si justifikime për moskryerjen e veprimeve më thelbësore pozitive në favor të tyre. Kështu, duke dashur të
dalin publikisht si jo paragjykues e të moderuar, u shfaqën në publik me biçikleta krahas
homoseksualëve,punonjës të administratës së Avokatit të Popullit, në një kohë që puna e tyre kryesore është jo
demonstrimi a propaganda, por mbrojtja e homoseksualëve rast pas rasti për diskriminime konkrete. Shfaqemi
kështu edhe si më të avancuar se popuj shumë më të qytetëruar të vendeve nga më të zhvilluarat. Rrezikojmë
veç kësaj të lindim e ngjallim pse jo një kulturë jotradicionale dhe edukim jonormal të brezave të rinj duke
fetishizuar atë çka duhet shumë ta mbrojmë ndaj diskriminimit e paragjykimeve. Për këtë arsye, por edhe për
vetë natyrën e formimit e mentalitetit tradicional shqiptar, mund të mbahet një qëndrim disi më i ekuilibruar,
sigurisht gjithmonë, kundër paragjykimeve homofobike. Paragjykimi nuk luftohet me një vrull e formalisht,
por ka disa kushte për t’u realizuar, të cilat do i shohim edhe më poshtë.
Racizmi është një paragjykim që bazohet në tipare fizike, si ngjyra e lëkurës etj., e që mbi këtë bazë
determinon karakteristikat kulturore të një race (p.sh ajo e zezë) a grupi si më inferiore. Tek ne, ky paragjykim
nuk është shumë i përhapur, ndonëse edhe pakicat raciale tek ne janë të pakta, dhe nuk kanë qenë asnjëherë
problem. Pakicat egjiptiane që shfaqin herë-herë probleme kanë patur përplasje më shumë me politikat
shtetërore sesa me njerëzit në përgjithësi. Gjithsesi paragjykimet e shqiptarëve ndaj pakicave të tilla, ndonëse
në masë të vogël ekzistojnë, por kurrë deri në diskriminim, eksese a veprim konkret karshi tyre.
Paragjykimet fetare tek ne janë pothuaj inekzistente dhe bashkëjetesa paqësore fetare e trajtimi i njerëzve të
feve të tjera, martesat mes fesh të ndryshme etj., janë bërë shpesh shkak mburrjesh në botë, për të demonstruar
tolerancën tonë fetare. Në të vërtetë, fetë historikisht nuk kanë patur bazament edukativ e tradicional këtu.
Shkollimi, institucionet dhe formimi fetar ose kanë qenë të cekët, ose të importuar a të realizuar nëpërmjet
konvertimesh pragmatiste nga njëra fe në tjetrën. Për më shumë, nën regjimin komunist janë vënë edhe
barriera ideologjike e politike si ato të vitit 1967, që eliminuan krejt institucionet fetare e ndaluan besimin
fetar. Për rrjedhojë, shqiptari në përgjithësi në disa breza të rinj konsekutivë është rritur pa fe e besim, gjë që e
ka bërë vetëm formal konsiderimin e tij si popull me tri besime. Në të vërtetë edhe ajo çka dinë mjaft të huaj
për ne në këtë aspekt është tepër e cekët. Kështu tregon mosnjohje të thuash se shqiptarët janë 70% popull
mysliman kur ne kryesisht, veç nga emri dallojmë si të tillë dhe jemi mjaft pak zbatues, praktikantë të riteve
fetare. Pra edhe njohja e feve nuk ka qenë në rrënjë, e për rrjedhojë nuk ka pasur luftëra a konflikte fetare e për
më pak as paragjykime a diskriminim fetar. Nuk duhet pra të mburremi kaq shumë në këtë aspekt, por
natyrisht duhet ta vlerësojmë faktin historik pozitiv që është në favor të harmonisë e tolerancës fetare.
Paragjykimet e kota, formale, apo për shkak të një karakteristike që tjetrit i duket jo e pakëndshme ose e
padëshirueshme. Këto janë paragjykime individuale që sjellin raporte negative të pajustifikuara mes njerëzve.
Kështu paragjykohen negativisht njerëz sipas karakteristikash fizike, si lloji i fytyrës, mbajtja e trupit, shprehjet
e fytyrës, etj. Tipike shprehja absurde paragjykuese shqiptare, për të panjohurit e papëlqyeshëm pa asnjë
shkak: “Ky sikur më ha bukën?!
Paragjykimi apo diskriminimi gjuhësor: ka në bazë përdorimin e gjuhës, ku përfshihen gjuha amtare
individuale, dialekti ose karakteristikat e të folurit të individit si aksenti, volumi i fjalorit (sa shumë fjalë njeh e
me ç’variacion i përdor etj). Kështu tek ne paragjykohen njerëzit që vijnë nga Veriu e malësitë mbi bazën e
gjuhës së tyre, por edhe të kufizueshmërisë së fjalorit për të cilin në disa raste me shpoti thuhet se reduktohet
në 300 fjalë. Po kështu paragjykimi gjuhësor lidhet edhe me sintaksën, ndërtimin e fjalisë, konstruktin e saj etj.
Tek ne deri edhe miset e vajzat e bukura do të jepnin mjaft shkas për këto paragjykime a më saktë kritika. Por
çuditërisht, tek ne ende vazhdon të ndodhë e kundërta. Kjo sepse goditjen e ka marrë vetë gjuha e për rrjedhojë
njerëzit e përdorin atë si të duan, shpesh duke e shkelur e shtrembëruar, dhe duke e çuar në degradim gjithnjë e
më të madh. Kështu, njerëz me nivel të ulët formimi e shprehjeje gjuhësore jo vetëm nuk paragjykohen, madje
as gjykohen, por paragjykojnë njerëzit e formuar e me nivel kulturor gjuhësor të lartë. Kjo sidomos kur të parët
arrijnë edhe deri në majat e pushtetit. Kështu ka ministra a deputetë, politikanë që flasin për tmerr në dialekt a
me gabime gjuhësore e sintaksore, ka vajza modele a mise që nuk njohin Ismail Qemalin, a ndërtojnë fjali
gramatikisht të tmerrshme. Dhe ndodh që për shkak të masës gjithnjë e më të madhe të injorancës së këtij lloji,
që ata jo vetëm nuk paragjykohen, por kthehen gradualisht në normalitet duke i zhvendosur diskriminimet tek
të kulturuarit. Do të thuhej:“Në mbretërinë e budallenjve, njerëzia tallen me të mençurit”.
Për të gjithë ata që operojnë, me një mënyrë a tjetër, në jetë ose në sferën publike, në botën e mendimit, për ata
që mendojnë dhe për ata që veprojnë, rreth paragjykimeve mbahet një qëndrim kryekëput i ndryshëm. Për ata
qëmendojnë, paragjykimet janë objekti i parë i dëshirueshëm për t’u hedhur poshtë, për t’u kritikuar, për t’u
analizuar, mundësisht për t’u përmbysur. Krejt e kundërta ndodh me ata që veprojnë, të cilat me paragjykimet
kanë një raport shumë më pozitiv. Paragjykimet janë një instrument shumë i dobishëm dhe efikas për të
mbaruar punë shpejt, për të marrë një vendim shpejt, për ta formuluar një vendim duke harxhuar sa më pak
energji.
Le t’i marrim me radhë dhe të shohim se cila është më e udhës në lidhje me paragjykimet. Paragjykimet në
parim, nga vetë etimologjia e fjalës, vijnë nga një gjykim paraprak ende i pashqyrtuar, në lidhje me çështje,
fenomene, individë, ngjarje, ose të themi, prirje shoqërore të cilat kanë dhënë provën në të kaluarën, kanë
manifestuar tipare në të kaluarën, dhe janë shndërruar në një lloj arketipi ose një lloj prototipi për individët me
tipare të ngulitura. Nuk do kishte sferë të mendimit njerëzor, reflektimit, intelektualizmit apo akademizmit, në
qoftë se nuk do të kishte një përpjekje të pashtershme për t’i hedhur poshtë këto paragjykime, për t’i
rishqyrtuar ato periodikisht ose pafundësisht, dhe për të ndërtuar të vërteta të reja, për të gjetur misteret e të
vërtetave të mëparshme, që deri në atë moment dukeshin si mister, ose për të çuar përpara një dije aty ku zona
e njohurisë është e mugullt dhe e paqartë.
Krejt e kundërta do të thuhej për ata që, në një mënyrë ose një tjetër, duhet të veprojnë, duhet të marrin
veprime në shpejtësi ose në stres, duhet të kalojnë nga një veprim në tjetrin, duhet të ndërtojnë një operacion të
izoluar apo të integruar me pasoja mbi komunitetet, njerëzit, financat, apo të themi çështjet e një vendi.
Le të marrim dy ilustrime: Për një shkencëtar, një psikolog, për një krimolog, te një kriminel, apo qoftë dhe një
me sjellje përsëritëse kriminale, ka gjithmonë një arsye më të thellë, më jashtë tij, më jashtë autorit të krimit,
autorit të veprës së përsëritur penale apo kundërvajtjes. Pikërisht në këtë kërkim, në këtë shpjegim, në këtë, të
themi refleksion, bën pjesë, ose e gjen thelbin e vet, ligjin e vet, të vepruarit e kërkuesit, e shkencëtarit.
Avancimi i dijes, dhe më pas përmirësimi ndoshta i legjislacionit, i politikave të caktuara publike, ose
psikologjike të trajtimit të njerëzve që janë subjekte të krimit. Krejt ndryshe do ta shihte një polic, një komisar
policie, apo një drejtor policie, apo një ministër i Brendshëm. Për të një përsëritës është apriori, me një
paragjykim të drejtë, një person më i rrezikshëm se të tjerët, një person i dyshuar, një person i cili duhet pasur
kujdes dyfish, duhet dënuar dyfish, apo nuk duhet toleruar më. Edhe pse herën e dytë, sipas shkencëtarit,
kërkuesit, kriminalistit, psikologut, sociologut, ai mund të kishte pasur një arsye jashtë vetes, për atë që ka
bërë. Në këtë kuptim, keqkuptimi mbi paragjykimet, ose kuptimi mbi paragjykimet, për ta thënë më drejt,
shndërrohet në një.
Për disa, paragjykimet janë gjëja e parë që duhen rrëzuar, duhen tejkaluar, dhe për disa paragjykimet janë
instrumenti i parë i veprimit. Me anë të tyre mund të jenë më të sigurt, mund të marrin një vendim më pak të
gabueshëm, me më pak risk.
Atëherë çfarë gjykimi mund të kemi mbi paragjykimet! A duhet t’i paragjykojmë ato? Në parim, apo pamje të
parë, mund të thuhet se, sipas llojit të veprimtarisë njerëzore, sipas llojit social, mund të kemi këtë qëndrim,
ose atë qëndrim. Në rastin emendimit mund të themi që paragjykimet janë për t’u luftuar, janë për t’u
kapërcyer, janë për t’u risistemuar, apo të gjejmë një të vërtetë tjetër zëvendësuese. Ndërsa për ata të lëmit
të veprimit, ata që vendosin, veprojnë, firmosin, vulosin, kanë një përgjegjësi, apo kanë një aksion për të kryer,
paragjykimet mund të ishin të dobishme. Kjo nuk është një dilemë për t’u kapërcyer. Paragjykimet në sferën
shoqërore mund të shërbejnë, në totalin e tyre, si një instrument i dobishëm, ashtu siç bacilet, ose disa mikrobe,
që janë baza e gjithë industrisë farmaceutike.
Problemi është, në çfarë forme përdoren ato, dhe në çfarë forme apo mase ato janë të ngurtësuara ose janë ide
fikse në krahasim me dinamikën e një paragjykimi ose të një fenomeni. Pra ‘po’ paragjykimeve, por jo
ngurtësisë kundrejt tyre. Paragjykimi bën pjesë, në këtë mënyrë, në fondin e eksperiencës njerëzore, ose të
veprimit njerëzor, veprimit përsëritës njerëzor, për të krijuar një mundësi që shoqëria të mund të trashëgojë më
të mirën e eksperiencës së vet. Që shoqëria të mund të shfrytëzojë nga brezat kuintesencën e fenomeneve,
ideve, ngjarjeve, personazheve historike. Ashtu siç bomba bërthamore, ose të themi energjia bërthamore, nuk
është as edhe njëherë e keqe në vetvete, por përdorimi i saj është i mirë ose i keq, mund të përdoret për
mjekësi, por mund të përdoret kundër njerëzve, mund të përdoret për të ruajtur paqen kundër terroristëve, apo
mund të përdoret për të kërcënuar një vend të lirë, ashtu edhe paragjykimet në këtë pikëpamje e humbasin
statusin e tyre plot ngjyra dhe kthehen në një instrument neutral të veprimit shoqëror. Mjafton të shohim
mënyrën e përdorimit, kohën dhe vendin, si dhe shkallën e ngurtësisë ndaj një paragjykimi. Mjafton që një
paragjykim të mos kthehet në një ide fikse. Pikërisht me këtë ide, gjatë kësaj rubrike në formatin e ri të gazetës
MAPO për weekend-in, do të merremi për disa javë rresht, duke u përpjekur të rishqyrtojmë disa ide fikse, ose
më saktë disa paragjykime që ekzistojnë në mjedisin tonë shoqëror, në lidhje me ngjarje, persona, fenomene,
dukuri historike, data, qëndrime, këndvështrime, të cilat kanë lënë vragë në ndërgjegjen tonë shoqërore, në
agorën tonë, duke u shndërruar, ose në një forcë inerciale shumë të fuqishme për zhvillimet e sotme, ose në një
forcë fërkimi të paneglizhueshme, në funksion, pikërisht të asaj, të disa zhvillimeve, ose disa tendencave të
shoqërisë shqiptare. Ide të tilla janë të shumta në një moment të caktuar në një shoqëri të caktuar. Disa prej
tyre më vijnë ndërmend menjëherë. A ishte luftë civile Lufta Nacionalçlirimtare?; a ishte, a është, Berisha
diktator?; a është Nano liberal?; a është republika parlamentare forma më e mirë, më demokratike?; a janë
shqiptarët shtet-formues apo shtet-shkatërrues?; a janë universitetet private më të mira, apo më të këqija?; a
është brezi i sotëm me më pak vullnet se brezat e mëparshëm?; a është Rama një jo-politikan ose një njeri
jokonvencional?; a ka përplasje Veri-Jug në Shqipëri?; a jemi shoqëri konfliktuale apo shoqëri thellësisht
pragmatiste?; a ka bashkëjetesë fetare në Shqipëri?; a janë shqiptarët më fatkeqët e kombeve të Europës?; a po
shpërbehet familja shqiptare?; dhe shumë ide të tilla ose klishe të tilla, ose paragjykime të tilla që rëndojnë,
mbushin atmosferën, mbushin debatin dhe ndoshta e bëjnë edhe të mërzitshëm, diskursin publik në Shqipëri.

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Polimeret sintetike
Polimeret sintetikePolimeret sintetike
Polimeret sintetikeD. Sh
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.EsliSula1
 
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveProjekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveGenti Germizi
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni2high
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticitetiMenaxherat
 
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneaktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneFialdoMema
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraolinuhi
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME gregorjupa
 

La actualidad más candente (20)

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Projekt droga
Projekt drogaProjekt droga
Projekt droga
 
Derivati dhe zbatimet
Derivati dhe zbatimet Derivati dhe zbatimet
Derivati dhe zbatimet
 
Polimeret sintetike
Polimeret sintetikePolimeret sintetike
Polimeret sintetike
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveProjekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
 
Trigonometri
TrigonometriTrigonometri
Trigonometri
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Ekonomia
EkonomiaEkonomia
Ekonomia
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni
 
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticitetiElasticiteti i kerkese dhe i ofertes  elasticiteti
Elasticiteti i kerkese dhe i ofertes elasticiteti
 
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin toneaktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
aktiviteti fizik dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 

Destacado

DISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIDISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIberdufi
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Diskriminimi ne pune
Diskriminimi ne puneDiskriminimi ne pune
Diskriminimi ne puneMenaxherat
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimielvakastrati
 
Konformizmi - Psikologji Sociale
Konformizmi - Psikologji SocialeKonformizmi - Psikologji Sociale
Konformizmi - Psikologji SocialeNela Bellovoda
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji SocialeAnida Ago
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJESilda Silda
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshencaAnida Rroshi
 
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreNormat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreDardan Aliu
 
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare elvakastrati
 
Vleresimi i Aftesive per Lojen
Vleresimi i Aftesive per LojenVleresimi i Aftesive per Lojen
Vleresimi i Aftesive per LojenAnida Ago
 
DIVORCI
DIVORCIDIVORCI
DIVORCIroni45
 
“ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...
  “ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...  “ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...
“ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...Chriss Kocibelli
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore Xheni Marku
 
Qytetari (familja )
Qytetari (familja )Qytetari (familja )
Qytetari (familja )jona jona
 
Sistemet politike-bashkohore
Sistemet politike-bashkohoreSistemet politike-bashkohore
Sistemet politike-bashkohoreEdona Donna
 

Destacado (20)

DISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIDISKRIMINIMI
DISKRIMINIMI
 
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes  ne Shqiperi  !!!!
DETYRE KURSI ...Krimi i urrejtjes ne Shqiperi !!!!
 
Diskriminimi
DiskriminimiDiskriminimi
Diskriminimi
 
Rracizmi (sociologji)
Rracizmi (sociologji)Rracizmi (sociologji)
Rracizmi (sociologji)
 
Diskriminimi ne pune
Diskriminimi ne puneDiskriminimi ne pune
Diskriminimi ne pune
 
Barazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimiBarazia gjinore dhe diskriminimi
Barazia gjinore dhe diskriminimi
 
Konformizmi - Psikologji Sociale
Konformizmi - Psikologji SocialeKonformizmi - Psikologji Sociale
Konformizmi - Psikologji Sociale
 
Psikologji Sociale
Psikologji SocialePsikologji Sociale
Psikologji Sociale
 
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJEPROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
PROJEKT PER BARAZINE GJINORE DHE DHUNEN NE FAMILJE
 
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social   adoleshencaZhvillimi moral dhe social   adoleshenca
Zhvillimi moral dhe social adoleshenca
 
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreNormat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
 
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
 
Vleresimi i Aftesive per Lojen
Vleresimi i Aftesive per LojenVleresimi i Aftesive per Lojen
Vleresimi i Aftesive per Lojen
 
DIVORCI
DIVORCIDIVORCI
DIVORCI
 
“ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...
  “ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...  “ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...
“ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës tradicionale...
 
Divorci
DivorciDivorci
Divorci
 
revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore revolucionet demokratike ne evropen lindore
revolucionet demokratike ne evropen lindore
 
Qytetari (familja )
Qytetari (familja )Qytetari (familja )
Qytetari (familja )
 
Sistemet politike-bashkohore
Sistemet politike-bashkohoreSistemet politike-bashkohore
Sistemet politike-bashkohore
 
Dhuna!
Dhuna!Dhuna!
Dhuna!
 

Similar a Paragjykimet

Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Andi Metaliaj
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtereguest41e4e
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereFSstudio
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtereguest41e4e
 

Similar a Paragjykimet (6)

Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
Projekt: "Dhuna" ICLUB 2015 - Gjimnazi:"Sinan Tafaj"
 
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetitDr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
Dr Hysni Aliu , Finlande. Qrregullimet e personalitetit
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
 
Margjinalizimi
MargjinalizimiMargjinalizimi
Margjinalizimi
 

Paragjykimet

  • 1. Paragjykimet përgjithësisht përcaktohen si gjykime të pafavorshme, përgjithësisht negative karshi njerëzve, formuar mbi bazë karakteristikash të përgjithshme, përkatësie në një grup të caktuar apo informacionesh të cekëta. Kështu kemi paragjykime mbi bazën e seksit, karshi femrave në përgjithësi, paragjykime për shkak të moshës, racës, fesë, kombësisë, por edhe për shkak të pamjes, një veprimi a fjale të vetme, një karakteristike morale a fizike që nuk na pëlqen te të tjerët etj. Shpesh paragjykimet janë kategorike, sepse njerëzit janë të prirur t’i ndajnë njerëzit a t’i mendojnë të futur në kategori, si formë më e lehtë gjykimi. Kështu thuhet me një të rënë që filani “është negativ”, “psikopat”, ‘komunist”, pa u thelluar aspak në faktin që njeriu është shumë dimensional dhe ka një larmi tiparesh që e karakterizojnë. Ta fusësh thjesht në një kategori dhe aq, do të thotë të japësh përshkrimin më të cekët e paragjykues që mund të bëhet për të. Shpesh paragjykimet vinë edhe sepse mendimi a gjykimi i njerëzve është pozitiv për anëtarët e grupit, shtetit, kombit ku ata vetë bëjnë pjesë e për rrjedhojë, negativ a më i ulët për ata që u takojnë grupeve të tjera. Grupi të cilit nuk i takojmë, a ndryshe grupi tjetër, shihet si më homogjen, pra paragjykohet më lehtë duke iu veshur anëtarëve të vet karakteristika të përbashkëta që ata mund të mos i kenë të gjithë. Ndërkohë, grupi ku bëjmë pjesë shihet si heterogjen, më i larmishëm edhe sepse e njohim më mirë dhe në detaje çdo anëtar. Ky lloj paragjykimi sipas grupit i takon teorisë së racizmit simbolik. Sipas saj, anëtarësia në të, formon një pjesë kryesore të identitetit të individit. Për rrjedhojë lind paragjykimi për të tjerët, jashtë grupi, duke i parë dallimet kulturore me ta në favor të vet. Po kështu shihen ndryshimet fetare si jokompatibël me besimin fetar të paragjykuesit. Shqiptari në përgjithësi nuk vuan nga këto lloj paragjykimesh edhe për shkak të izolimit të gjatë dhe pengimit të njohjes e si rrjedhim, fetishizimit të kulturave të ndaluara të të tjerëve. Po kështu në aspektin fetar tek ne kanë munguar paragjykimet ndaj të tjerëve për shkak të fesë, edhe për shkak të mungesës së një kulture të përgjithshme solide a bazale fetare. Perceptimi i anëtarëve të grupeve të tjera si agresivë e violentë, është një tjetër lloj paragjykimi i njohur për ne dekadat e fundit. Shqiptarët janë parë sidomos si objekt i këtij paragjykimi nga europianët në vitet ‘90 pas emigrimit. Burim tjetër i paragjykimeve është hierarkia e grupeve dominuese që legjitimon mitet, sipas të cilave justifikohet moralisht e intelektualisht pozicioni zotërues i disa popujve a shteteve dhe zotërimi syresh i burimeve të shumta natyrore. Këto lloj legjitimimesh mbajnë hierarkitë paragjykuese në këmbë dhe shtojnë akoma më tepër paragjykimet negative karshi popujve të vegjël, të diskriminuar nga historia etj., si yni. Paragjykimet vinë kryesisht nga stereotipet që janë përgjithësime rreth karakteristikave tipike të anëtarëve të një grupi, (ato vazhdojnë edhe kur ka fakte që i hedhin poshtë këto paragjykime). Shqiptarët janë sidomos tipikë për këto vlerësime me këmbënguljen e pamotivuar dhe konsiderimin si dobësi logjike a karakteri, ndryshimin e mendimit të dhënë tashmë njëherë. Tek ne mbivlerësimi i sjelljeve negative të të paragjykuarve është shpesh vlerësimi tipik për ta. Për rrjedhojë shihen si përjashtime shembujt që hedhin poshtë stereotipet. Sipas një tjetër modeli, paragjykimi është një konflikt midis dëshirës për të shprehur paragjykimin dhe asaj për të pasur një vlerësim pozitiv për veten. Duke zhvlerësuar a paragjykuar negativisht të tjerët, njeriu shmang ndjesitë a vetëvlerësimet negative për veten. Edhe kjo është gati-gati tipar kombëtar yni: pothuaj gjithnjë inferioriteti ekuilibrohet me uljen paragjykuese të vlerave të tjetrit, madje edhe pa e njohur pothuaj fare atë. Fenomen ky i njohur në psikologji me emrin disonanca konjitive. Ndërkohë diskriminimi është realizimi konkretisht i paragjykimit, veprimi konkret, përgjithësisht negativ, ndaj objektit të paragjykimit. Këtu shqiptarët janë më të rezervuar dhe mbeten më shpesh tek shprehja me fjalë e paragjykimit.
  • 2. Ndër paragjykimet, më të njohurat janë ato seksore, sipas të cilave siç dihet, femra nuk vlen a konsiderohet më pak e aftë se mashkulli. Te shqiptarët në veçanti, ky paragjykim ka qenë zotërues për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë, ndonëse më pak, edhe sot. Ky paragjykim është reflektuar që nga ngarkesa me dru e femrës e deri te mospërfshirja apo përfshirja e saj minimale në punë me rëndësi a pozicione të larta shtetërore. Ndonëse tek ne flitet jo pak për këtë realitet paragjykues, ende nuk kapet thelbi i problemit. Synimi kryesor, fokusi mbetet barazia gjinore, propaganda për të, pa realizuar a u fokusuar tek bindjet a besimet e meshkujve por edhe të vetë femrave lidhur me raportin burrë-grua. Pse gratë ndjehen ende të diskriminuara, ndonëse ka kaq kohë që flitet e veprohet shumë e madje në ndonjë vend edhe dënohet me ligj seksizmi. Edhe sepse pritshmëritë e vetëbesimi i vetë grave, sidomos tek ne, janë ende të dobëta, dhe reagimet negative ndaj femrave që synojnë a arrijnë pozicione lidershipi janë ende të forta. Pra ka ende barriera psikologjike, paragjykime të brendësuara fort, njëanshmëri në qëndrimet individuale e institucionale, që i pengojnë femrat sado të kualifikuara të arrijnë pozicione të larta. Nacionalizmi është një paragjykim që bazohet në karakteristikat e përbashkëta kulturore, identitetin e përbashkët dhe në mbivlerësimin e tyre në raport me ato të kombeve të tjera. Kështu theksohen shpesh pa të drejtë mjaft karakteristika kinse pozitive që i ka vetëm ky apo ai komb a popull, a grup njerëzish. Shpesh ky paragjykim sidomos tek ne është efekt i kundërt i kompleksit të inferioritetit, sidomos të së shkuarës, apo edhe i dëshirës për të dalë së fundmi me nxitim në arenën ndërkombëtare të vlerave, ku kemi munguar gjatë si rrjedhojë e izolimit. Kështu kemi shfaqje të tepruara nacionalizmi në sport, art etj, dhe së fundmi edhe në politikë a gjeopolitikë duke kërkuar të bëjmë efekte që për vetë realitetin ku jemi, janë absurde. Në disa raste njerëzit tanë kërkojnë të rrisin vetëvlerësimin duke e parë veten si pjesë të një grupi superior apo duke u identifikuar me njerëz të famshëm si p.sh. me futbollistë fitimtarë të ekipit kombëtar, artistë tanët të njohur në botë, ndonëse të paktë etj. Kështu i jepet vetes duke paragjykuar pozitivisht, identitet i njësuar me vlerat më të larta apo të amplifikuara kombëtare. Kjo ka vlerën e vet në rrethana të caktuara historike, por duhet kombinuar me vlerat individuale dhe nuk duhet lejuar të kalojë deri në shovinizëm, apo siç thuhet ‘në strehë të fundit për maskarenjtë e sharlatanët e dështuar individualisht’. Një atlet i vetmuar vazhdonte stërvitjen duke vrapuar rreth stadiumit, kur shokët e tij brenda në stadium shijonin kurorat e lavdisë. Pas disa kohe u shpall kampion: është një shembull që më vjen ndër mend sa herë njerëzit kërkojnë me padurim lavdinë e madhe nëpërmjet identifikimeve ekstreme. (Në disa raste, madje në mungesë të arritjes së lavdisë nacionale a individuale, shqiptarët identifikohen edhe me lavdi ekipe kombesh të mëdha, me klube fitimtare si Milan a Real, me lojtarë të mëdhenj, duke u bërë a vetëshpallur milanistë, juventinë etj. Kjo është sërish një derivat i kërkimit të identitetit individual pas nacionalizmit të parealizuar). Shqiptarët janë gjithashtu tipikë për favorizimin ekstrem të vetes mbi bazë përkatësie grupi a kombi kur u kërcënohet vetëvlerësimi, në situata të caktuara politike a historike, apo kur ndjehen të marxhinalizuar. Shumë rrallë, madje edhe kur faktet historike janë kokëforta (për to shpeshherë as dinë e as duan të dinë), i japin të drejtë vetes, veç vetes dhe aspak të tjerëve. Homofobia shfaqet si paragjykim për shkak të orientimit a preferencave seksuale të njerëzve. Kryesisht shfaqet siç dihet, ndaj homoseksualëve, gay, lesbike etj. Tek ne kohët e fundit po promovohen forttë drejtat e homoseksualëve dhe po luftohet kundër paragjykimeve për ta. Ka angazhim deri në rang qeveritar. Por po
  • 3. promovohet gjithashtu në media e në mjedise publike një qëndrim disi i tepruar publik fals në favor të tyre, nisur edhe nga interesa politike, vetëvlerësimi etj. I njohur edhe si efekti “token”, ky lloj qëndrimi vë në dukje me bujë veprime të parëndësishme, por spektakolare pozitive karshi të paragjykuarve, për t’i përdorur më vonë këto si justifikime për moskryerjen e veprimeve më thelbësore pozitive në favor të tyre. Kështu, duke dashur të dalin publikisht si jo paragjykues e të moderuar, u shfaqën në publik me biçikleta krahas homoseksualëve,punonjës të administratës së Avokatit të Popullit, në një kohë që puna e tyre kryesore është jo demonstrimi a propaganda, por mbrojtja e homoseksualëve rast pas rasti për diskriminime konkrete. Shfaqemi kështu edhe si më të avancuar se popuj shumë më të qytetëruar të vendeve nga më të zhvilluarat. Rrezikojmë veç kësaj të lindim e ngjallim pse jo një kulturë jotradicionale dhe edukim jonormal të brezave të rinj duke fetishizuar atë çka duhet shumë ta mbrojmë ndaj diskriminimit e paragjykimeve. Për këtë arsye, por edhe për vetë natyrën e formimit e mentalitetit tradicional shqiptar, mund të mbahet një qëndrim disi më i ekuilibruar, sigurisht gjithmonë, kundër paragjykimeve homofobike. Paragjykimi nuk luftohet me një vrull e formalisht, por ka disa kushte për t’u realizuar, të cilat do i shohim edhe më poshtë. Racizmi është një paragjykim që bazohet në tipare fizike, si ngjyra e lëkurës etj., e që mbi këtë bazë determinon karakteristikat kulturore të një race (p.sh ajo e zezë) a grupi si më inferiore. Tek ne, ky paragjykim nuk është shumë i përhapur, ndonëse edhe pakicat raciale tek ne janë të pakta, dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem. Pakicat egjiptiane që shfaqin herë-herë probleme kanë patur përplasje më shumë me politikat shtetërore sesa me njerëzit në përgjithësi. Gjithsesi paragjykimet e shqiptarëve ndaj pakicave të tilla, ndonëse në masë të vogël ekzistojnë, por kurrë deri në diskriminim, eksese a veprim konkret karshi tyre. Paragjykimet fetare tek ne janë pothuaj inekzistente dhe bashkëjetesa paqësore fetare e trajtimi i njerëzve të feve të tjera, martesat mes fesh të ndryshme etj., janë bërë shpesh shkak mburrjesh në botë, për të demonstruar tolerancën tonë fetare. Në të vërtetë, fetë historikisht nuk kanë patur bazament edukativ e tradicional këtu. Shkollimi, institucionet dhe formimi fetar ose kanë qenë të cekët, ose të importuar a të realizuar nëpërmjet konvertimesh pragmatiste nga njëra fe në tjetrën. Për më shumë, nën regjimin komunist janë vënë edhe barriera ideologjike e politike si ato të vitit 1967, që eliminuan krejt institucionet fetare e ndaluan besimin fetar. Për rrjedhojë, shqiptari në përgjithësi në disa breza të rinj konsekutivë është rritur pa fe e besim, gjë që e ka bërë vetëm formal konsiderimin e tij si popull me tri besime. Në të vërtetë edhe ajo çka dinë mjaft të huaj për ne në këtë aspekt është tepër e cekët. Kështu tregon mosnjohje të thuash se shqiptarët janë 70% popull mysliman kur ne kryesisht, veç nga emri dallojmë si të tillë dhe jemi mjaft pak zbatues, praktikantë të riteve fetare. Pra edhe njohja e feve nuk ka qenë në rrënjë, e për rrjedhojë nuk ka pasur luftëra a konflikte fetare e për më pak as paragjykime a diskriminim fetar. Nuk duhet pra të mburremi kaq shumë në këtë aspekt, por natyrisht duhet ta vlerësojmë faktin historik pozitiv që është në favor të harmonisë e tolerancës fetare. Paragjykimet e kota, formale, apo për shkak të një karakteristike që tjetrit i duket jo e pakëndshme ose e padëshirueshme. Këto janë paragjykime individuale që sjellin raporte negative të pajustifikuara mes njerëzve. Kështu paragjykohen negativisht njerëz sipas karakteristikash fizike, si lloji i fytyrës, mbajtja e trupit, shprehjet e fytyrës, etj. Tipike shprehja absurde paragjykuese shqiptare, për të panjohurit e papëlqyeshëm pa asnjë shkak: “Ky sikur më ha bukën?!
  • 4. Paragjykimi apo diskriminimi gjuhësor: ka në bazë përdorimin e gjuhës, ku përfshihen gjuha amtare individuale, dialekti ose karakteristikat e të folurit të individit si aksenti, volumi i fjalorit (sa shumë fjalë njeh e me ç’variacion i përdor etj). Kështu tek ne paragjykohen njerëzit që vijnë nga Veriu e malësitë mbi bazën e gjuhës së tyre, por edhe të kufizueshmërisë së fjalorit për të cilin në disa raste me shpoti thuhet se reduktohet në 300 fjalë. Po kështu paragjykimi gjuhësor lidhet edhe me sintaksën, ndërtimin e fjalisë, konstruktin e saj etj. Tek ne deri edhe miset e vajzat e bukura do të jepnin mjaft shkas për këto paragjykime a më saktë kritika. Por çuditërisht, tek ne ende vazhdon të ndodhë e kundërta. Kjo sepse goditjen e ka marrë vetë gjuha e për rrjedhojë njerëzit e përdorin atë si të duan, shpesh duke e shkelur e shtrembëruar, dhe duke e çuar në degradim gjithnjë e më të madh. Kështu, njerëz me nivel të ulët formimi e shprehjeje gjuhësore jo vetëm nuk paragjykohen, madje as gjykohen, por paragjykojnë njerëzit e formuar e me nivel kulturor gjuhësor të lartë. Kjo sidomos kur të parët arrijnë edhe deri në majat e pushtetit. Kështu ka ministra a deputetë, politikanë që flasin për tmerr në dialekt a me gabime gjuhësore e sintaksore, ka vajza modele a mise që nuk njohin Ismail Qemalin, a ndërtojnë fjali gramatikisht të tmerrshme. Dhe ndodh që për shkak të masës gjithnjë e më të madhe të injorancës së këtij lloji, që ata jo vetëm nuk paragjykohen, por kthehen gradualisht në normalitet duke i zhvendosur diskriminimet tek të kulturuarit. Do të thuhej:“Në mbretërinë e budallenjve, njerëzia tallen me të mençurit”. Për të gjithë ata që operojnë, me një mënyrë a tjetër, në jetë ose në sferën publike, në botën e mendimit, për ata që mendojnë dhe për ata që veprojnë, rreth paragjykimeve mbahet një qëndrim kryekëput i ndryshëm. Për ata qëmendojnë, paragjykimet janë objekti i parë i dëshirueshëm për t’u hedhur poshtë, për t’u kritikuar, për t’u analizuar, mundësisht për t’u përmbysur. Krejt e kundërta ndodh me ata që veprojnë, të cilat me paragjykimet kanë një raport shumë më pozitiv. Paragjykimet janë një instrument shumë i dobishëm dhe efikas për të mbaruar punë shpejt, për të marrë një vendim shpejt, për ta formuluar një vendim duke harxhuar sa më pak energji. Le t’i marrim me radhë dhe të shohim se cila është më e udhës në lidhje me paragjykimet. Paragjykimet në parim, nga vetë etimologjia e fjalës, vijnë nga një gjykim paraprak ende i pashqyrtuar, në lidhje me çështje, fenomene, individë, ngjarje, ose të themi, prirje shoqërore të cilat kanë dhënë provën në të kaluarën, kanë manifestuar tipare në të kaluarën, dhe janë shndërruar në një lloj arketipi ose një lloj prototipi për individët me tipare të ngulitura. Nuk do kishte sferë të mendimit njerëzor, reflektimit, intelektualizmit apo akademizmit, në qoftë se nuk do të kishte një përpjekje të pashtershme për t’i hedhur poshtë këto paragjykime, për t’i rishqyrtuar ato periodikisht ose pafundësisht, dhe për të ndërtuar të vërteta të reja, për të gjetur misteret e të vërtetave të mëparshme, që deri në atë moment dukeshin si mister, ose për të çuar përpara një dije aty ku zona e njohurisë është e mugullt dhe e paqartë. Krejt e kundërta do të thuhej për ata që, në një mënyrë ose një tjetër, duhet të veprojnë, duhet të marrin veprime në shpejtësi ose në stres, duhet të kalojnë nga një veprim në tjetrin, duhet të ndërtojnë një operacion të izoluar apo të integruar me pasoja mbi komunitetet, njerëzit, financat, apo të themi çështjet e një vendi.
  • 5. Le të marrim dy ilustrime: Për një shkencëtar, një psikolog, për një krimolog, te një kriminel, apo qoftë dhe një me sjellje përsëritëse kriminale, ka gjithmonë një arsye më të thellë, më jashtë tij, më jashtë autorit të krimit, autorit të veprës së përsëritur penale apo kundërvajtjes. Pikërisht në këtë kërkim, në këtë shpjegim, në këtë, të themi refleksion, bën pjesë, ose e gjen thelbin e vet, ligjin e vet, të vepruarit e kërkuesit, e shkencëtarit. Avancimi i dijes, dhe më pas përmirësimi ndoshta i legjislacionit, i politikave të caktuara publike, ose psikologjike të trajtimit të njerëzve që janë subjekte të krimit. Krejt ndryshe do ta shihte një polic, një komisar policie, apo një drejtor policie, apo një ministër i Brendshëm. Për të një përsëritës është apriori, me një paragjykim të drejtë, një person më i rrezikshëm se të tjerët, një person i dyshuar, një person i cili duhet pasur kujdes dyfish, duhet dënuar dyfish, apo nuk duhet toleruar më. Edhe pse herën e dytë, sipas shkencëtarit, kërkuesit, kriminalistit, psikologut, sociologut, ai mund të kishte pasur një arsye jashtë vetes, për atë që ka bërë. Në këtë kuptim, keqkuptimi mbi paragjykimet, ose kuptimi mbi paragjykimet, për ta thënë më drejt, shndërrohet në një. Për disa, paragjykimet janë gjëja e parë që duhen rrëzuar, duhen tejkaluar, dhe për disa paragjykimet janë instrumenti i parë i veprimit. Me anë të tyre mund të jenë më të sigurt, mund të marrin një vendim më pak të gabueshëm, me më pak risk. Atëherë çfarë gjykimi mund të kemi mbi paragjykimet! A duhet t’i paragjykojmë ato? Në parim, apo pamje të parë, mund të thuhet se, sipas llojit të veprimtarisë njerëzore, sipas llojit social, mund të kemi këtë qëndrim, ose atë qëndrim. Në rastin emendimit mund të themi që paragjykimet janë për t’u luftuar, janë për t’u kapërcyer, janë për t’u risistemuar, apo të gjejmë një të vërtetë tjetër zëvendësuese. Ndërsa për ata të lëmit të veprimit, ata që vendosin, veprojnë, firmosin, vulosin, kanë një përgjegjësi, apo kanë një aksion për të kryer, paragjykimet mund të ishin të dobishme. Kjo nuk është një dilemë për t’u kapërcyer. Paragjykimet në sferën shoqërore mund të shërbejnë, në totalin e tyre, si një instrument i dobishëm, ashtu siç bacilet, ose disa mikrobe, që janë baza e gjithë industrisë farmaceutike. Problemi është, në çfarë forme përdoren ato, dhe në çfarë forme apo mase ato janë të ngurtësuara ose janë ide fikse në krahasim me dinamikën e një paragjykimi ose të një fenomeni. Pra ‘po’ paragjykimeve, por jo ngurtësisë kundrejt tyre. Paragjykimi bën pjesë, në këtë mënyrë, në fondin e eksperiencës njerëzore, ose të veprimit njerëzor, veprimit përsëritës njerëzor, për të krijuar një mundësi që shoqëria të mund të trashëgojë më të mirën e eksperiencës së vet. Që shoqëria të mund të shfrytëzojë nga brezat kuintesencën e fenomeneve, ideve, ngjarjeve, personazheve historike. Ashtu siç bomba bërthamore, ose të themi energjia bërthamore, nuk është as edhe njëherë e keqe në vetvete, por përdorimi i saj është i mirë ose i keq, mund të përdoret për mjekësi, por mund të përdoret kundër njerëzve, mund të përdoret për të ruajtur paqen kundër terroristëve, apo mund të përdoret për të kërcënuar një vend të lirë, ashtu edhe paragjykimet në këtë pikëpamje e humbasin statusin e tyre plot ngjyra dhe kthehen në një instrument neutral të veprimit shoqëror. Mjafton të shohim mënyrën e përdorimit, kohën dhe vendin, si dhe shkallën e ngurtësisë ndaj një paragjykimi. Mjafton që një paragjykim të mos kthehet në një ide fikse. Pikërisht me këtë ide, gjatë kësaj rubrike në formatin e ri të gazetës MAPO për weekend-in, do të merremi për disa javë rresht, duke u përpjekur të rishqyrtojmë disa ide fikse, ose më saktë disa paragjykime që ekzistojnë në mjedisin tonë shoqëror, në lidhje me ngjarje, persona, fenomene,
  • 6. dukuri historike, data, qëndrime, këndvështrime, të cilat kanë lënë vragë në ndërgjegjen tonë shoqërore, në agorën tonë, duke u shndërruar, ose në një forcë inerciale shumë të fuqishme për zhvillimet e sotme, ose në një forcë fërkimi të paneglizhueshme, në funksion, pikërisht të asaj, të disa zhvillimeve, ose disa tendencave të shoqërisë shqiptare. Ide të tilla janë të shumta në një moment të caktuar në një shoqëri të caktuar. Disa prej tyre më vijnë ndërmend menjëherë. A ishte luftë civile Lufta Nacionalçlirimtare?; a ishte, a është, Berisha diktator?; a është Nano liberal?; a është republika parlamentare forma më e mirë, më demokratike?; a janë shqiptarët shtet-formues apo shtet-shkatërrues?; a janë universitetet private më të mira, apo më të këqija?; a është brezi i sotëm me më pak vullnet se brezat e mëparshëm?; a është Rama një jo-politikan ose një njeri jokonvencional?; a ka përplasje Veri-Jug në Shqipëri?; a jemi shoqëri konfliktuale apo shoqëri thellësisht pragmatiste?; a ka bashkëjetesë fetare në Shqipëri?; a janë shqiptarët më fatkeqët e kombeve të Europës?; a po shpërbehet familja shqiptare?; dhe shumë ide të tilla ose klishe të tilla, ose paragjykime të tilla që rëndojnë, mbushin atmosferën, mbushin debatin dhe ndoshta e bëjnë edhe të mërzitshëm, diskursin publik në Shqipëri.