SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 7
Descargar para leer sin conexión
E DREJTA ADMINISTRATIVE
1. Cka nënkupton e drejta?
E drejta nënkupton një sistem normash juridike të cilat sanksionon shteti, qëllimi i të cilave është mbrojta e rendit të caktuar
  shoqëror. Pra, e drejta përbëhet nga normat juridike, si pjesë më të rëndësishme të saj.
Cka paraqesin normat juridike?
Normat juridike paraqesin rregulla për sjelljen e njerzve të mbrojtura nga aparati shtetëror.
2. Cilat janë normat shoqërore?
Normat shoqërore janë: zakonet, morali dhe e drejta
3. Nga sa elemente qenësore përbëhen normat juridike?
Normat juridike përbëhen nga dy elemente qenësore: dispozicioni dhe sanksioni. Dispozicioni përmban rregullën e sjelljes
me të cilën urdhërohet ose ndalohet diçka. Mosrespektimi i asaj rregulle, d.m.th.,dispozicionit, shpie deri te aplikimi i
sanksionit, përkatësisht i dhunës shtetërore, dënimit etj.
4. Cka nënkupton me nocionin e pushtetit?
Pushteti paraqet raportin midis dy subjekteve në të cilën njëri subjekt i urdhëron subjektit tjetër, ndërsa ky i dyti atë urdhër
e kryen dhe e respekton. Pushteti pra, nënkupton imponimin e vullnetit të një subjekti ndaj subjektit tjetër.
5. Cka përfaqëson administrata shteterore?
Administrata shtetërore përfaqëson njërin nga instrumentet e aparatit shtetëror përmes të cilit shteti ushtron veprimtarin
e vet, të gjërë dhe të gjithanshme.
6. Cka nënkuptojmë me administratë shtetërore në kuptimin formal-organizativ?
Me administrat shtetërore në kuptimin formal-organizativ tregohet tërësia e sistemit të posaçëm të atyre organeve
shtetërore, të cilat njihen si organe të administratës shtetërore dhe të cilat ngarkohen me ushtrimin e pushtetit shtetëror në
formë të veprimtarisë së administratës shtetëror.
7. Cka nënkuptojmë me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional?
Me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional tregohet jo më aparatin administrativ të shtetit, por vet
veprimtaria shtetërore që zhvillon ky aparat dmth, tregohet veprimtaria qe zhvillohet në bazë dhe për zbatim të ligjit.
8. Cka është akti juridik?
Aktin juridik në kuptim më të përgjithshëm mundë ta përkufizojmë si veprim njerëzor, përkatësisht vendim me të cilin
krijohet e drejta, ose veprim njerzor, qëllimi i të cilit është krijimi I rregullave juridike dhe rregullimi I mardhënieve
shoqërore.
9. Si mund te jenë aktet juridike?
Aktet juridike mund të jenë: aktet juridike të pergjithshme dhe aktet juridike individuale.
10. Cka është akti juridik i përgjithshëm dhe cka akti juridik individual?
Akti juridik i përgjithshëm është ai lloj i aktit juridik, i cili krijon normë të përgjithshme juridike. Me aktet juridike indivuduale
bëhet konkretizimi i tyre, pa një konkretizim të tyre nuk do të mund të sigurohet mbrojtja e rendit juridik.
11. Akti administartiv në sa aspekte mund të vështrohet?
Akti administrative mund të vështrohet në dy aspekte: në atë formal dhe në atë material. Si akt administrativ, në kuptimin
formal, konsiderohet akti i organit shtetëror , i cili nxirret sipas procedurës së caktuar (procedura administrative), ndërsa akti
administrativ në kuptimin material paraqet shprehjen e vullnetit të organit shtetëror.
12. Cka përfaqëson mardhënia juridike?
Mardhënia juridike përfaqëson një pozitë shoqërore të rregulluar, sipas së cilës njerëzit duhen të sillen.
13. Cilat janë elementet e mardhënies juridike?
Elementet e marrëdhënies juridike janë:
AUTORIZIMI JURIDIK – që dmth mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të caktuara, sjelljes së caktuar që i mbron norma juridike.
DETYRIMI JURIDIK – që nënkupton se një subject është i obliguar që të sillet sipas mënyrës që e kërkon subjekti tjetër prej tij
14. Si mund të jetë autorizimi juridik?
KOMPETENCË - nënkupton të drejtën dhe detyrën e subjektit të së drejtës që të veprojë sipas normave juridike.
E DREJTA SUBJEKTIVE- nënkupton autorizimin e subjektit të së drejtës që ai të vlersojë interesin e vet dhe të ndërmarrë
masa adekuate të mbrojtjes së interesit të vet.
15. Cka është mardhënia juridike administrative?
Mardhënia juridike administrative është një mardhënie shoqërore specifike, e cila është e rregulluar me normë juridike e që
krijohen përmes aktit administrative apo heshtjen e administratës.
16. Cka është rendi juridik?
Uniteti i normave juridike dhe sjelljet e njerzve sipas atyre normave përcaktojnë nocionin e rendit juridik.
17. Cka përfaqëson sistemi juridik?
Sistemi juridik përfaqëson tërësinë e të gjitha normave te përgjithshme dhe të veçanta të sistemuara në atë mënyre që
paraqesin një unitet logjik të ndërlidhur dhe jo të kundërthënshëm.
18. Cka nënkupton instuticioni juridik?
Instuticioni juridik nënkupton tërësinë e të gjitha normave, të cilat i përkasin mardhënies së njejtë shoqërore ose grupit më
të vogël të saj dhe të cilat kanë baza te njejta si dhe janë pjesë përbërëse e ndonjë tërësie të caktuar më të lartë.
19. Cka quhet degë juridike?
Degë juridike quhet tërësia e instuticioneve, të cilat rregullojnë të njëjtën fushë të mardhënieve shoqërore mbi bazat e njejta.
20. Cka është subjekti i së drejtës?
Subjekti i së drejtës është titullari i të drejtave dhe detyrave në mardhënien juridike.
Titullarët e e të drejtave dhe detyrave në rendin juridik janë :personat fizik dhe personat juridik.Aftesia juridike e personave
fizik fitohet me lindje. Aftësia për të vepruar fitohet ne moshën madhore.
21. Cka paraqet organizata administrative?
Organizata administrative paraqet atë lloj organizate, në të cilën njerëzit kryejnë punë të përgjithshme shoqërore të cilat
konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, në njërën anë, dhe në ushtrimin e shërbimeve të caktuara për subjektet juridike me
mundësine e shfrytëzimit te autorizimit publik, në anën tjetër.
22. Cka është veprimtaria administrative?
Është veprimtari ekzekutive, ku veprimtaria e organeve të administratës paraqet vetëm një dimension të ushtrimit të saj.
23. Cka është procedura administrative?
Perkufizimi më i ngushtë i procedurës administrative është ai që përfshin në vete elementin e zbatimit të normave juridike
materiale për rregullimin e materieve të veçanta administrative.
24. Cilët janë elementet që përdoren në përkufizimin e procedurës administrative?
     • Garancia për palën se do të nxjerret vendim i ligjshëm dhe i drejt;
     • Përputhja në mes gjendjes faktike dhe juridike
     • Mbrojtja juridike e të drejtave subjective
     • Ndjenja e sigurisë së palës
     • Zbatimi i normave juridike materiale
25. Si përdoret shprehja “E dejta administrative” në literaturën juridike administrative?
Përdoret në dy kuptime:
• Si degë e sistemit juridik, e drejta administrative përfaqëson një tërësi normash juridike, me të cilat rregullohen
     mardhëniet shoqërore të caktuara.
• Si degë e shkencës juridike, ajo merret me studimin e normave juridike, me të cilat rregullohen mardhëniet e caktuara
     shoqërore.
26. Cka paraqet objekti i së drejtës administrative?
Objekti i së drejtës administrative paraqet normat juridike të caktuara, si dhe mardhëniet që krijohen përmes atyre normave
ose lidhur me to, edhe pse problemet paraqiten me rastin e përcaktimit se cilat norma juridike konsiderohen norma juridike
administrative dhe cilët mardhënie juridike janë mardhënie juridike administrative.
27. Sa grupe përkufizimesh të objektit të së drejtës administrative kemi?
Ekzistojnë, së paku, dy grupe përkufizimesh të objektit të së drejtës administrative:
 PËRKUFIZIMET NEGATIVE - sipas të cilave e drejta administrative stu-dion normat që i përkasin administratës dhe nuk i përkasin,
 përkatësisht nuk studiohen nga ndonjë degë' tjetër e së drejtës
 PËRKUFIZIMET POZITIVE - që përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative.
28. Çka quhet normë juridike administrative?
Normat juridike që rregullojnë marrdhëniet shoqërore të cilët përbëjnë objektin e së drejtës administrative quhen norma
juridike administrative.
29. Cka quhet rregullim juridik administrative?
Rregullimi që u bën e drejta administrative mardhënieve shoqërore që hyjnë në objektin e saj quhet rregullim juridik
administrativ.
30. Me kë ka lidhje e drejta administrative?
Me të drejtën kushtetuese, të drejtën civile, të drejtën penale, të drejtën e punës , gjithashtu edhe me të drejtën familjare,
të drejtën ekonomike, të drejtën finansiare etj.
31. Në sa drejtime toria mbi shtetin dhe të drejtën e trajton kuptimin e burimeve?
Teoria mbi shtetin dhe të drejtën e trajton kuptimin e burimeve të së drejtës në dy drejtime si burime ne kuptimin
material dhe si burime ne kuptim formal.
32. Si burime të së drejtës në kuptimin material kuptojmë?
Si burime të së drejtës në kuptimin material, teoria mbi shtetin dhe të drejtën kupton forcën ''që shkakton shfaqjen
(krijimin) e së drejtës".
33. Si burime të së drejtës në kuptimin formal kuptojmë?
Si burime të së drejtës në kuptimin formal, teoria mbi shtetin dhe të drejtën kupton formën me të cilën mvishen normat
jurudike, me fjalë të tjera kupton të drejtën pozitive, respektivisht atë që është në fuqi.
34. Cilat jane burimet themelore të së drejtës në përgjithësi dhe të drejtës administrative në veçanti?
Kushtetuta, Ligji, Dekreti dhe Aktet nenligjore.
35. Cka paraqet kushtetuta?
Kushtetuta paraqet formën juridike me përmbajtje më të lartë, sepse siç është njohur, me të mvishen normat juridike
kushtetuese më kryesore të cilat rregullojnë mardhëniet më të rëndësishme të shoqërisë.
36. Cka është ligji?
Ligji është një formë tjetër juridike në kuptim formal, fuqia juridike e të cilit në raport me kushtetutën është më e ulët,
ndërsa në raport me aktet tjera është më e lartë, ajo rregullon një marrëdhënie shoqërore të caktuar dhe si rregull nxirret
nga organi legjislativ sipas një procedure të caktuar
37. Kodi nënkupton përmbledhje ligjesh të një fushe të caktuar mardhëniesh shoqërore.
38. Cka paraqet dekreti?
Dekreti po ashtu paraqet njërin nga burimet e së drejtës në kuptimin formal, poqëse me të rregullohet një mardhënie e
caktuar shoqërore.
39. Cka janë aktet nënligjore?
Aktet nënligjore janë gjithashtu burime të së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës administrative në veçanti, mirëpo fuqia
juridike e tyre është më e ulët se sa ajo e ligjit.
40. Cka paraqet e drejta zakonore?
Normat e së drejtës zakonore paraqesin norma shoqerore, të cilat krijohen si rezultat i aplikimit të tyre më të gjatë në shoqëri.
41. Cka përfshin e drejta administrative?
E drejta administrative përfshin një numër të madh normash juridike. Ato janë normat juridike, të cilat i rregullojne
mardhëniet shoqërore në fushën e administratës.Të gjitha këto norma juridike, si rregull formojnë sistemin e së drejtës të një vendi.
42. Cka janë normat juridike administrative?
Ato janë norma juridike administrative që rregullojnë mardhënie juridike administrative.
43. Cilet janë elementet përbërëse të organizatës?
              a) njerëzit;                            d) struktura organizative;
              b) qëllimi i caktuar;                   e) mëvetësia në punë
              c) mjetet materiale dhe juridike;
44. Ç’wshtw organizata?
Termi “organizatë”mund të kuptohet së paku në dy aspekte: si punë e organizuar për të arritur një qëllim të caktuar dhe
  organizatë; si instuticion që ka elemente të caktuara dhe që është themeluar që të realizojë qëllim të caktuar.
45. 41.Cilat janë parimet themelore të organizatës?
              1.Parimi i ndarjes së punëve,           4.Koncentrimi dhe dekoncetrimi.
              2.Parimi i kordinimit,                  3.Centralizimi dhe decentralizimi
46. Cilat janë elementet e vendit të punës?
              a)punët dhe detyrat;
              b)punëtori-zbatuesi i punës;
              c) mjetet e punës;
              d) hapësira për punë;
47. Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra?
Ndarja funksionale, ndarja resoriale, ndarja vertikale, ndarja horizontale dhe ndarja operative.
48. Në cilët dukuri ka ndikim ndarja e punëve?
Ndarja e punëve ka ndikim në dukuritë e Specializimit, Tipizmit dhe SStandardizimit.
49. Cka nënkupton Specializmi?
Specializmi nënkupton tërësinë e thirjeve të veçanta dhe të nevojshme për ushtrimin e punëve profesionale të caktuara,
ose të më shumë punëve të ngjashme.
50. Cka nënkupton Tipizmi?
Tipizmi konsiston në ushtrimin e atyre punëve pas të cilëve qëndron produkti i njëjtë ose i ngjajshëm.
51. Cka nënkupton Standardizimi?
Standardizimi nënkupton atë ndarje të punëve, të cilën operacionet (veprimet) e thjeshta ( të rëndomta), kryhen më lehtë e
më shpejtë dhe me sukses kontrollohen.
52. Cka parqet Kordinimi?
Kordinimi është korelat i ndarjes së punës.Kordinimi bën të mundshëm “sigurimin e unitetit të veprimtarisë në organizatë”.
53. Cka është Centralizimi?
Me centralizim, në kuptimin më të pergjithshëm, shprehet gjendja kur një organizatë qeveriset nga një qendër.
54. Cka nënkupton Decentralizimi?
Decentralizimi shpreh bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve udhëheqëse (në majë të piramidës)në bartës
funksional të caktuar
55. Cka parqet Koncentrimi?
Koncentrimi, në fakt paraqet tendencën që vendimet të nxirren sa më afër që është e mundur, nga maja e pikës kierarkike.


56. Cka nënkupton Dekoncentrimi?
Dekoncentrimi, nënkupton tendencën që vendimet të nxirren nga ana e organeve varëse, natyrisht gjithnjë “në kuadër të
rregullimit të caktuar juridik të së drejtës, detyrimeve dhe përgjegjësive të subjekteve të caktuara”.
57. Dallimi ndërmjet Centralizimit dhe Koncentrimit?
Te koncentrimi egziston delegimi i pushtetit (në masë më të vogël apo më të madhe), por jo edhe transferimi i pushtetit,
respektivisht i autoritetit.
58. Cka paraqesin organizatat administrative?
Organizatat administrative paraqesin atë lloj organizatash, të cilat në mënyrë autoritative hyjnë në mardhënie juridike me
subjektet juridike.
59. Dallimi i organizatave administrative nga organizatat tjera?
 • E para, në organizatat administrative kryhen punët e përgjithshme shoqerore, dhe
 • E dyta, punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit.
60. Në sa grupe mundë të klasifikohen organizatat administrative?
 • Grupin e parë e përbëjnë organizatat administrative, punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, dhe
 • Grupin e dytë e përbëjnë organizatat administrative që ushtrojnë shërbime të caktuara.
61. Cka kuptojm me fjalën ‘organ”?
Fjala “organ” ka dy kuptime themelore: kuptimin subjektiv dhe objektiv.
• Në kuptimin subjektiv- fjala “organ” nënkupton njerëzit, qoftë si individ , qoftë si grup i tyre, nëpërmes të të cilave
     shteti ushtron punët e veta.
• Në kuptimin objektiv - fjala “organ” nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo grupeve të tyre, nëpërmes të
     cilave shteti, përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore, ushtron punët e veta.
62. Cka përbëjnë organet e adminisrtratës?
Organet e administratës shteterore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtetërorë e cila është e ngarkuar me veprimtarit
administrative, si njërën nga veprimtarit e përgjithshme që ushtron shteti.
63. Cila është karakteristika themelore që bën organet administrative të cilësohen si organe shtetërore.
Eshte mveshja e tyre me targa të pushtetit.Targat e pushtetit të organeve të administratës shtetërore, shprehen në të
drejtat dhe detyrat e tyre që:
a) të nxjerrin akte juridiko - administrative me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit, përkatësisht të pushtetit shtetëror
b) të mbrojnë dhe zbatojnë ligjet e tij nga cdo shkelje, duke përdorur edhe fuqinë shtrënguese.
64. Shprehjet “organ administrativ” dhe “person zyrtar”?
U perkasin dy nocioneve të ndryshme, prandaj edhe kan kuptim të ndryshëm juridik.Me shprehjen “organ administrativ”
  tregohet një formacion individual ose kolektiv, me organizimin e tij të mbrendshëm që është pjesë përbërëse e aparatit
  administrativ, ndërsa shprehja “person zyrtar” tregon individin, njeriun konkret, personin e caktuar që kryen këtë apo atë
  funksion administrative.
65. Si ndahen organet e administratës shtetërore?
• organe qëndrore - e shtrijnë veprimtarinë e tyre Brenda tërë territorit të vendit
• organe regjionale – e kanë të kufizuar shtrirjen e veprimtarisë së tyre, psh brenda një komune.
66. Kriteret themelore të ndarjeve të organeve administrative?
Kriter themelor për ndarje në organet individuale dhe kolegjiale të administratës është mënyra e vendosjes Organet
  individuale të "administratës shtetërore janë ato organe, në të cilat, si rregull, shprehet vullneti i individit, i atij që është në
  krye të organit, përkatësisht eprorit të organit p.sh., ministritë.. Organet kolegjiale të administratës shtetërore janë ato
  organe ku e drejta e vendosjes i takon një grupi personash.
- Kriter themelor për ndarjen në organet aktive dhe këshilluese të administratës shtetërore shërben lloji i punëve që
  kryejnë, përkatësisht i ushtrojnë ato organe,
Kriter themelor për klasifikimin në organet e mëvetësishme dhe në organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme
  të administratës është shkalla e mëvetësisë në punë, përkatësisht në ushtrimin e saj .
Kriter themelor për ndarjen në organe të larta dhe të ulta të administratës shtetërore është raporti ndërmjet tyre.
Kriter themelor për ndarje në organe të pergjithshme dhe organe të veçanta të administratës shtetërore është
  vëllimi i punëve.
67. Cka janë organet e përgjithshme të administratës shtetërore?
Organe të përgjithshme të administratës shtetërore janë ato organe të cilave u është dhënë në kompetencë
  ushtrimi i të gjitha punëve administrative, të cilat në përgjithësi mund t'i kryejnë organet e administratës.
68. Cka janë organet e vecanta të administratës shtetërore?
Organet e veçanta të administratës shtetërore janë ato organe, veprimtaria e të cilave është kufizuar në fushë të caktuar
  administrative.
69. Cilat janë parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore?
• Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ;- Funksionin ekzekutiv e ushtrojnë organet
     ekzekutive, ndërsa funksionin administrativ e ushtrojnë organet e administratës shtetërore.
• Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë;- Parimi i kushtetutëshmërisë dhe i ligjshmërisë paraqet parim politik
     juridik, që do të thotë pajtueshmërinë me kushtetutën dhe ligjin.
• Parimi i federalizimit, si tri nga parimet kryesore;- Në vendet me rregullim federativ, çështja e organizimit të
     administratës shtetërore shtrohet ndryshe nga vendet me rregullim unitar. Prandaj në vendet me rregullim federativ,
     nuk kemi përqëndrim të veprimtarië administrative vetëm në një hallkë organizative, por në më shumë hallka
     (komuna, krahina, republika, federatë).
70. Cka kuptojmë me kontroll administrativ?
Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi organet varëse, lidhur me kryerjen
  e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare ( ky është kontroll i mbrendshëm).
71. Cka është ushtrimi I kontrollit të mbrendshëm?
Ushtrimi i kontrollit të mbrendshëm në organet e administratës shtetërore, në esencë, është kontroll i organeve të larta ndaj
  organeve të ulta të administratës.
72. Në sa menyra zhvillohet kontrolli i brendshëm administrativ në sistemin administrativ bashkëkohor?
a) kontrolli institucional- bëhet, si rregull, në bazë të paknaqësisë së shprehur nga ana e palës, d.m.th. në bazë të ankesës.
b) kontrolli kierarkik- bëhet në bazë të pushtetit kierarkik dhe kështu organet më të larta administrative kan jo vetëm të
     drejtë, por edhe detyrim që të mbykqyrin punën e organeve më të ulta.
73. Kontrolli I jashtëm i administratës- kontrolli nga ana e parlamentit?
Kontrolli I administratës nga ana e parlamentit, ose siç e quajnë ndryshe kontrolli parlamentar, paraqet njërin nga format
  më të rëndësishme të kontrollit politik që e njohin pothuajse të gjitha vendet në sistemin parlamentar.Përmes këtij
  kontrolli pretendohet:
a) sigurimi I funksionimit të rregullt dhe të mirë të administratës;
b) garancioni I ligjshmerisë dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, dhe
c) ushtrimi i mbikqyrjes së përgjithshme mbi veprimtarin administrative.
74. Cka paraqet Ombudsmani?
Ombudsmani paraqet njërin nga llojet e kontrollit mbi punën e administratës. Fjala “ ombudsman” është huazuar nga gjuha
  suedeze që do të thotë “ ndërmjetësuesin ose përfaqësuesin”
75. Cilat janë funksionet themelore të ombudsmanit?
Funksionet themelore të ombudsmanit janë: që ti hulumtoj të gjitha rastet e shkeljes të së drejtës dhe ligjeve, për të cilat
  merr vesh ose për të cilat i drejtohen qytetarët, që të udhëheq procedurë dhe të ndjek përpara gjyqit çdo funksionar i cili
  në ushtrimin e detyrave të veta nga favoritizmi, nepotizmi, korumpiteti ose për çfarëdo motivi tjetër, shkel ligjin.
76. Cka nënkupton kontrolli gjyqësorë i administratës?
Kontrolli gjyqësorë i administratës nënkupton autorizimet të cilat i jepen një organi të pavarur nga pushteti politik dhe nga
administratë që ti zgjedh konfliktet, të cilat janë të shkaktuara me funksionimin e administratës.
77. Mjetet e kontrollit politik të administratës janë apo emërtohen?
Mjetet e kontrollit politik të administratës në kuptim të përgjithshëm emërtohen ato mjete të cilat kanë për qëllim që të
ndikojnë në organizatat administrative lidhur me rolin e tyre me mekanizmin e pushtetit.
78. Si ndahen mjetet e kontrollit politik të administratës sipas profesor Pusiqit?
Ndahen në dy grupe:
a) Mjetet organizative - janë decentralizimi, ndarja e funksioneve dhe parimi i kolegjialitetit
b) Mjetet funksionale- janë vendosjen e qytetarëve, përfaqësimi i qytetarëve, pjesmarrja e qytetarëve dhe kufizimi i
administratës me norma.
79. Cka nënkuptojmë me decentralizim?
Me decentralizim nënkuptohet secili dobësim i ndikimit të qendrës së caktuar të një sistemi të organizuar në pjesë të atij
sistemi.
80. Cka do të thotë Kolegjialiteti?
Kolegjialiteti, si mjet i kontrollit politik të administratës , do të thotë besimi i vendimeve të caktuara ose të vendosjes në
përgjithësi në organizatën administrative, njëkohësisht dy ose më shumë vetave (funksionar, eprorë).
81. Cka nënkupton vendosja e qytetarëve?
• Vendosja e qytetarëve nënkupton të drejtën e të gjithë qytetarëve me të drejta politike që të marrin pjesë në zgjedhjen
     e vemdimeve që i perkasin administratës.
Forma të veçanta të vendosjes së qytetarëve janë:
- Konsulltimet e qytetarëve – nuk paraqet formë të përhershme organizative; vendimi i përket qoftë çështjeve kushtetuese
e ligjore(referendumi).
- Tubimet e qytetarëve – janë formë e përhershme organizative e vendosjes së qytetarëve (ne procedurën zgjedhore).
82. Cka nënkupton përfaqesimi i qytetarëve?
Përfaqësimi I qytetarëve nënkupton pjesmarrjen e përfaqësuesve të qytetarëve në trupa të veçantë në nxjerjen e vendimeve
që i përkasin organizatave administrative.

83. Cka nënkupton pjesmarja e qytetarëve?
Pjesmarja e qytetarëve nënkupton marrjen pjesë të atyre qoftë si individ, qoftë si anëtarë të organizatës shoqërore, në
punën e administratës ose të ushtrimit të ndikimit të tyre në të.
84. Cka nënkupton kufizimi me norma i administratës?
Kufizimi me norma i administratës) nënkupton ekzistimin e atyre rregullave të cilat në çfarëdo mënyre restriktivisht
përkufizojnë veprimtarin e administratës ( instrumente të kontrollit politik janë : kushtetuta dhe institucionalizmi i kontrollit
përmes gjykatave).
85. Cka paraqet përgjegjësia?
Përgjegjësia paraqet njërin nga raportet themelore midis njeriut dhe pushtetit, përkatësisht shoqërisë.Përgjegjësia paraqet
raport shoqëror që në kuptim juridik do të thotë :ti nënshtrohesh sanksioneve të normës së caktuar juridike. Në kuptim të
përgjithshëm përgjegjësia paraqet raportin midis veprimit dhe pasojave të tij.
86. Në sa periudha ka kaluar përgjegjësia në të drejtën publike?
  Në të drejtën publike përgjegjesia ka kaluar nëpër këto tri periudha:
      1) periudha e mospërgjegjësisë shtetërore,
      2) periudha në të cilën përgjegjësia e shtetit fillon të zhvillohet, krahas zhvillimit të së drejtës administrative,
      3) periudha bashkohore e përgjegjësisë së shtetit.
87. Sa lloje themelore të përgjegjësisë i njeh teoria?
 • Përgjegjësinë shoqërore - të cilen e karakterizojnë elementet përkatëse shoqërore e jo sanksionet juridike, dhe
 • Përgjegjësinë juridike – me obligimet juridikisht të përcaktuara dhe të sanksionuara me kushtet dhe me format e
      përgjegjësisë.
88. Cka paraqet përgjegjësia politike?
Përgjegjësia politike paraqet formë të përgjegjësisë juridike.
89. Cka e paraqet bazën e përgjegjësisë politike?
Bazën e pergjegjësisë politike e paraqet puna jooportune, e cila nuk është në pajtim me qëndrimin, me pikpamjet , me
mendimin ose me interesat e forumit, përkatësisht të organit, para të cilit jepet përgjegjësia.
90. Cka paraqet përgjegjësia politike në raport me përgjegjësit tjera?
Përgjegjësia politike, paraqet formën më karakteristike të përgjegjësisë juridike në raport me përgjegjësit penale, materiale
e disciplinore.
91. Cka e karakterizon përgjegjësin politike?
Përgjegjësinë politike e karakterizon raporti i besimit.Përgjegjësia politike nënkupton përgjegjësinë për punën joopurtune
dhe jo edhe për punën e paligjshme (sepse në atë rastë kemi të bëjmë me forma të tjera të përgjegjësisë).
92. Baza e përgjegjësisë politike e ministrave si mundë të jetë?
Ata mundë të jenë përgjegjës:
     • për punën e vet;
     • për punën e organit në krye të të cilit janë, dhe
     • për punën e shefit të shtetit.
93. Cka jane ministrat?
Ministrat janë anëtarë të një organi kolegjial apo të Qeverisë, secili nga ato gjendet në krye të një resori. Në Qeveri mundë
të ketë edhe ministra pa resor.
94. Si mundë të jetë përgjegjësia politike e ministrave?
Përgjegjësia politike e ministrave mundë të jetë individuale dhe kolektive. Përgjegjësia individuale nënkupton përgjegjësin e
vet ministrit, ndërsa përgjegjësia kolektive e mban e tërë Qeveria.
95. Kush mund të paraqiten si iniciator të procedures për realizimin e përgjegjësisë politike?
Si iniciatore të procedurës për realizimin e përgjegjësisë politike mund të paraqiten:
     a) anëtarët e parlamentit, dhe
     b) numri i caktuar i zgjedhësve.
96. Cilat janë llojet dhe natyra e sanksioneve mbi përgjegjësinë politike?
Sanksionet për përgjegjësinë politike janë të natyrës dhe të karakterit të ndryshëm si shkarkimi, ndërrimi, revokimi dhe dorëheqja.
97. Cka paraqet dorëheqja?
Dorëheqja paraqet aktin me të cilin titullari i funksionit publik manifeston vendimin e vet që të dalë nga raporti, në të cilin
nga ai kërkohet ose pritet diçka tjetër nga ajo që ai është i gatshëm ta bëj.
98. Cilat janë tiparet specifike që e karakterizojnë organizatën administrative?
Tiparet specifike që e karakterizojnë organizatën administrative janë: KONTINUITETI, PROFESIONALIZMI I NËNPUNËSVE,
AUTORIZIMET, PUNËT SHOQËRORE etj.
RAMADAN ADEMI

Kumanovë - Maqedoni

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovRamadan Ademi
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareEllmedina Balidemaj
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 

La actualidad más candente (20)

Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi KumanovPyetjet Nga  E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
Pyetjet Nga E Drejta Kushtetuese -Shamicevi Kumanov
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI HYRJE NE DREJTSI
HYRJE NE DREJTSI
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiareShkenca mbi financat dhe e drejta financiare
Shkenca mbi financat dhe e drejta financiare
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta Romake
E Drejta Romake E Drejta Romake
E Drejta Romake
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 

Destacado

E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeKristi Nikolli
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir DobjaniRefik Mustafa
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...endritrrustemi9
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeRamadan Ademi
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitMenaxherat
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikeXhino Brokaj
 
Organizimi formal dhe informal ligj 2 Mr.Driton Sylqa
Organizimi formal dhe informal   ligj 2  Mr.Driton SylqaOrganizimi formal dhe informal   ligj 2  Mr.Driton Sylqa
Organizimi formal dhe informal ligj 2 Mr.Driton SylqaValdet Shala
 
Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2Ferdi Nuredini
 
Kushtetuta.e.republikes.se.kosoves
Kushtetuta.e.republikes.se.kosovesKushtetuta.e.republikes.se.kosoves
Kushtetuta.e.republikes.se.kosovesGurii
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTaulant Kelmendi
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaDriton Dobruna
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistikakosmaqi
 

Destacado (20)

E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
 
Ese
EseEse
Ese
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...Procedura administrative  si garanci per mbrojtjen  e lirive dhe te drejtave ...
Procedura administrative si garanci per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave ...
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje Pergjigje
 
Bazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimitBazat e menaxhimit
Bazat e menaxhimit
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publike
 
Kriminalistikë
KriminalistikëKriminalistikë
Kriminalistikë
 
Organizimi formal dhe informal ligj 2 Mr.Driton Sylqa
Organizimi formal dhe informal   ligj 2  Mr.Driton SylqaOrganizimi formal dhe informal   ligj 2  Mr.Driton Sylqa
Organizimi formal dhe informal ligj 2 Mr.Driton Sylqa
 
Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2Historia e se Drejtes 2
Historia e se Drejtes 2
 
Kushtetuta.e.republikes.se.kosoves
Kushtetuta.e.republikes.se.kosovesKushtetuta.e.republikes.se.kosoves
Kushtetuta.e.republikes.se.kosoves
 
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriutTe drejtat dhe lirit themelore te njeriut
Te drejtat dhe lirit themelore te njeriut
 
Menaxhmenti Financiar - Risku, Kthimi Dhe Buxhetimi Kapital
Menaxhmenti Financiar - Risku, Kthimi Dhe Buxhetimi KapitalMenaxhmenti Financiar - Risku, Kthimi Dhe Buxhetimi Kapital
Menaxhmenti Financiar - Risku, Kthimi Dhe Buxhetimi Kapital
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobrunaPunim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
Punim seminarik gjykata e strasburgut-driton dobruna
 
Stresi
StresiStresi
Stresi
 
Risku
RiskuRisku
Risku
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 

Similar a Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)

Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2ZuhdiHajzeri
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02petritzogaj
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
JurispodencaJURIST
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeRinorAjeti1
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1zogaj
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtesSelf employed
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitBledi Lila
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editimElvis Zaimi
 

Similar a Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired) (20)

Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Mustaf
MustafMustaf
Mustaf
 
E drejta Biznesore
E drejta BiznesoreE drejta Biznesore
E drejta Biznesore
 
Tema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesitTema 1 e drejta e biznesit
Tema 1 e drejta e biznesit
 
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2Pyetje  Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
Pyetje Pergjigje- Fille 1 -Kollekiumi 2
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
tafo
tafotafo
tafo
 
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
Ed kushtetuese-i-100608110031-phpapp02
 
Jurispodenca
JurispodencaJurispodenca
Jurispodenca
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Projekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publikeProjekt Hulumtues -Administrata publike
Projekt Hulumtues -Administrata publike
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Civile 1
Civile 1Civile 1
Civile 1
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Burimet e se drejtes
Burimet e se drejtesBurimet e se drejtes
Burimet e se drejtes
 
Tema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesitTema 2 e drejta e biznesit
Tema 2 e drejta e biznesit
 
Artikull Luarasi per editim
Artikull Luarasi  per editimArtikull Luarasi  per editim
Artikull Luarasi per editim
 

Más de Ramadan Ademi

Regjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteteroreRegjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteteroreRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Marrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit DaniMarrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit DaniRamadan Ademi
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 

Más de Ramadan Ademi (7)

Regjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteteroreRegjistri per nenpunes shteterore
Regjistri per nenpunes shteterore
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Marrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit DaniMarrveshja E Ohrit Dani
Marrveshja E Ohrit Dani
 
Globalizim Final
Globalizim FinalGlobalizim Final
Globalizim Final
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 

Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)

  • 1. E DREJTA ADMINISTRATIVE 1. Cka nënkupton e drejta? E drejta nënkupton një sistem normash juridike të cilat sanksionon shteti, qëllimi i të cilave është mbrojta e rendit të caktuar shoqëror. Pra, e drejta përbëhet nga normat juridike, si pjesë më të rëndësishme të saj. Cka paraqesin normat juridike? Normat juridike paraqesin rregulla për sjelljen e njerzve të mbrojtura nga aparati shtetëror. 2. Cilat janë normat shoqërore? Normat shoqërore janë: zakonet, morali dhe e drejta 3. Nga sa elemente qenësore përbëhen normat juridike? Normat juridike përbëhen nga dy elemente qenësore: dispozicioni dhe sanksioni. Dispozicioni përmban rregullën e sjelljes me të cilën urdhërohet ose ndalohet diçka. Mosrespektimi i asaj rregulle, d.m.th.,dispozicionit, shpie deri te aplikimi i sanksionit, përkatësisht i dhunës shtetërore, dënimit etj. 4. Cka nënkupton me nocionin e pushtetit? Pushteti paraqet raportin midis dy subjekteve në të cilën njëri subjekt i urdhëron subjektit tjetër, ndërsa ky i dyti atë urdhër e kryen dhe e respekton. Pushteti pra, nënkupton imponimin e vullnetit të një subjekti ndaj subjektit tjetër. 5. Cka përfaqëson administrata shteterore? Administrata shtetërore përfaqëson njërin nga instrumentet e aparatit shtetëror përmes të cilit shteti ushtron veprimtarin e vet, të gjërë dhe të gjithanshme. 6. Cka nënkuptojmë me administratë shtetërore në kuptimin formal-organizativ? Me administrat shtetërore në kuptimin formal-organizativ tregohet tërësia e sistemit të posaçëm të atyre organeve shtetërore, të cilat njihen si organe të administratës shtetërore dhe të cilat ngarkohen me ushtrimin e pushtetit shtetëror në formë të veprimtarisë së administratës shtetëror. 7. Cka nënkuptojmë me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional? Me administratën shtetërore në kuptimin material-funksional tregohet jo më aparatin administrativ të shtetit, por vet veprimtaria shtetërore që zhvillon ky aparat dmth, tregohet veprimtaria qe zhvillohet në bazë dhe për zbatim të ligjit. 8. Cka është akti juridik? Aktin juridik në kuptim më të përgjithshëm mundë ta përkufizojmë si veprim njerëzor, përkatësisht vendim me të cilin krijohet e drejta, ose veprim njerzor, qëllimi i të cilit është krijimi I rregullave juridike dhe rregullimi I mardhënieve shoqërore. 9. Si mund te jenë aktet juridike? Aktet juridike mund të jenë: aktet juridike të pergjithshme dhe aktet juridike individuale. 10. Cka është akti juridik i përgjithshëm dhe cka akti juridik individual? Akti juridik i përgjithshëm është ai lloj i aktit juridik, i cili krijon normë të përgjithshme juridike. Me aktet juridike indivuduale bëhet konkretizimi i tyre, pa një konkretizim të tyre nuk do të mund të sigurohet mbrojtja e rendit juridik. 11. Akti administartiv në sa aspekte mund të vështrohet? Akti administrative mund të vështrohet në dy aspekte: në atë formal dhe në atë material. Si akt administrativ, në kuptimin formal, konsiderohet akti i organit shtetëror , i cili nxirret sipas procedurës së caktuar (procedura administrative), ndërsa akti administrativ në kuptimin material paraqet shprehjen e vullnetit të organit shtetëror. 12. Cka përfaqëson mardhënia juridike? Mardhënia juridike përfaqëson një pozitë shoqërore të rregulluar, sipas së cilës njerëzit duhen të sillen. 13. Cilat janë elementet e mardhënies juridike? Elementet e marrëdhënies juridike janë: AUTORIZIMI JURIDIK – që dmth mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të caktuara, sjelljes së caktuar që i mbron norma juridike. DETYRIMI JURIDIK – që nënkupton se një subject është i obliguar që të sillet sipas mënyrës që e kërkon subjekti tjetër prej tij 14. Si mund të jetë autorizimi juridik? KOMPETENCË - nënkupton të drejtën dhe detyrën e subjektit të së drejtës që të veprojë sipas normave juridike. E DREJTA SUBJEKTIVE- nënkupton autorizimin e subjektit të së drejtës që ai të vlersojë interesin e vet dhe të ndërmarrë masa adekuate të mbrojtjes së interesit të vet. 15. Cka është mardhënia juridike administrative? Mardhënia juridike administrative është një mardhënie shoqërore specifike, e cila është e rregulluar me normë juridike e që krijohen përmes aktit administrative apo heshtjen e administratës. 16. Cka është rendi juridik? Uniteti i normave juridike dhe sjelljet e njerzve sipas atyre normave përcaktojnë nocionin e rendit juridik. 17. Cka përfaqëson sistemi juridik? Sistemi juridik përfaqëson tërësinë e të gjitha normave te përgjithshme dhe të veçanta të sistemuara në atë mënyre që paraqesin një unitet logjik të ndërlidhur dhe jo të kundërthënshëm. 18. Cka nënkupton instuticioni juridik?
  • 2. Instuticioni juridik nënkupton tërësinë e të gjitha normave, të cilat i përkasin mardhënies së njejtë shoqërore ose grupit më të vogël të saj dhe të cilat kanë baza te njejta si dhe janë pjesë përbërëse e ndonjë tërësie të caktuar më të lartë. 19. Cka quhet degë juridike? Degë juridike quhet tërësia e instuticioneve, të cilat rregullojnë të njëjtën fushë të mardhënieve shoqërore mbi bazat e njejta. 20. Cka është subjekti i së drejtës? Subjekti i së drejtës është titullari i të drejtave dhe detyrave në mardhënien juridike. Titullarët e e të drejtave dhe detyrave në rendin juridik janë :personat fizik dhe personat juridik.Aftesia juridike e personave fizik fitohet me lindje. Aftësia për të vepruar fitohet ne moshën madhore. 21. Cka paraqet organizata administrative? Organizata administrative paraqet atë lloj organizate, në të cilën njerëzit kryejnë punë të përgjithshme shoqërore të cilat konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, në njërën anë, dhe në ushtrimin e shërbimeve të caktuara për subjektet juridike me mundësine e shfrytëzimit te autorizimit publik, në anën tjetër. 22. Cka është veprimtaria administrative? Është veprimtari ekzekutive, ku veprimtaria e organeve të administratës paraqet vetëm një dimension të ushtrimit të saj. 23. Cka është procedura administrative? Perkufizimi më i ngushtë i procedurës administrative është ai që përfshin në vete elementin e zbatimit të normave juridike materiale për rregullimin e materieve të veçanta administrative. 24. Cilët janë elementet që përdoren në përkufizimin e procedurës administrative? • Garancia për palën se do të nxjerret vendim i ligjshëm dhe i drejt; • Përputhja në mes gjendjes faktike dhe juridike • Mbrojtja juridike e të drejtave subjective • Ndjenja e sigurisë së palës • Zbatimi i normave juridike materiale 25. Si përdoret shprehja “E dejta administrative” në literaturën juridike administrative? Përdoret në dy kuptime: • Si degë e sistemit juridik, e drejta administrative përfaqëson një tërësi normash juridike, me të cilat rregullohen mardhëniet shoqërore të caktuara. • Si degë e shkencës juridike, ajo merret me studimin e normave juridike, me të cilat rregullohen mardhëniet e caktuara shoqërore. 26. Cka paraqet objekti i së drejtës administrative? Objekti i së drejtës administrative paraqet normat juridike të caktuara, si dhe mardhëniet që krijohen përmes atyre normave ose lidhur me to, edhe pse problemet paraqiten me rastin e përcaktimit se cilat norma juridike konsiderohen norma juridike administrative dhe cilët mardhënie juridike janë mardhënie juridike administrative. 27. Sa grupe përkufizimesh të objektit të së drejtës administrative kemi? Ekzistojnë, së paku, dy grupe përkufizimesh të objektit të së drejtës administrative: PËRKUFIZIMET NEGATIVE - sipas të cilave e drejta administrative stu-dion normat që i përkasin administratës dhe nuk i përkasin, përkatësisht nuk studiohen nga ndonjë degë' tjetër e së drejtës PËRKUFIZIMET POZITIVE - që përcaktojnë normat që studiohen nga e drejta administrative. 28. Çka quhet normë juridike administrative? Normat juridike që rregullojnë marrdhëniet shoqërore të cilët përbëjnë objektin e së drejtës administrative quhen norma juridike administrative. 29. Cka quhet rregullim juridik administrative? Rregullimi që u bën e drejta administrative mardhënieve shoqërore që hyjnë në objektin e saj quhet rregullim juridik administrativ. 30. Me kë ka lidhje e drejta administrative? Me të drejtën kushtetuese, të drejtën civile, të drejtën penale, të drejtën e punës , gjithashtu edhe me të drejtën familjare, të drejtën ekonomike, të drejtën finansiare etj. 31. Në sa drejtime toria mbi shtetin dhe të drejtën e trajton kuptimin e burimeve? Teoria mbi shtetin dhe të drejtën e trajton kuptimin e burimeve të së drejtës në dy drejtime si burime ne kuptimin material dhe si burime ne kuptim formal. 32. Si burime të së drejtës në kuptimin material kuptojmë? Si burime të së drejtës në kuptimin material, teoria mbi shtetin dhe të drejtën kupton forcën ''që shkakton shfaqjen (krijimin) e së drejtës". 33. Si burime të së drejtës në kuptimin formal kuptojmë? Si burime të së drejtës në kuptimin formal, teoria mbi shtetin dhe të drejtën kupton formën me të cilën mvishen normat jurudike, me fjalë të tjera kupton të drejtën pozitive, respektivisht atë që është në fuqi. 34. Cilat jane burimet themelore të së drejtës në përgjithësi dhe të drejtës administrative në veçanti? Kushtetuta, Ligji, Dekreti dhe Aktet nenligjore.
  • 3. 35. Cka paraqet kushtetuta? Kushtetuta paraqet formën juridike me përmbajtje më të lartë, sepse siç është njohur, me të mvishen normat juridike kushtetuese më kryesore të cilat rregullojnë mardhëniet më të rëndësishme të shoqërisë. 36. Cka është ligji? Ligji është një formë tjetër juridike në kuptim formal, fuqia juridike e të cilit në raport me kushtetutën është më e ulët, ndërsa në raport me aktet tjera është më e lartë, ajo rregullon një marrëdhënie shoqërore të caktuar dhe si rregull nxirret nga organi legjislativ sipas një procedure të caktuar 37. Kodi nënkupton përmbledhje ligjesh të një fushe të caktuar mardhëniesh shoqërore. 38. Cka paraqet dekreti? Dekreti po ashtu paraqet njërin nga burimet e së drejtës në kuptimin formal, poqëse me të rregullohet një mardhënie e caktuar shoqërore. 39. Cka janë aktet nënligjore? Aktet nënligjore janë gjithashtu burime të së drejtës në përgjithësi dhe të së drejtës administrative në veçanti, mirëpo fuqia juridike e tyre është më e ulët se sa ajo e ligjit. 40. Cka paraqet e drejta zakonore? Normat e së drejtës zakonore paraqesin norma shoqerore, të cilat krijohen si rezultat i aplikimit të tyre më të gjatë në shoqëri. 41. Cka përfshin e drejta administrative? E drejta administrative përfshin një numër të madh normash juridike. Ato janë normat juridike, të cilat i rregullojne mardhëniet shoqërore në fushën e administratës.Të gjitha këto norma juridike, si rregull formojnë sistemin e së drejtës të një vendi. 42. Cka janë normat juridike administrative? Ato janë norma juridike administrative që rregullojnë mardhënie juridike administrative. 43. Cilet janë elementet përbërëse të organizatës? a) njerëzit; d) struktura organizative; b) qëllimi i caktuar; e) mëvetësia në punë c) mjetet materiale dhe juridike; 44. Ç’wshtw organizata? Termi “organizatë”mund të kuptohet së paku në dy aspekte: si punë e organizuar për të arritur një qëllim të caktuar dhe organizatë; si instuticion që ka elemente të caktuara dhe që është themeluar që të realizojë qëllim të caktuar. 45. 41.Cilat janë parimet themelore të organizatës? 1.Parimi i ndarjes së punëve, 4.Koncentrimi dhe dekoncetrimi. 2.Parimi i kordinimit, 3.Centralizimi dhe decentralizimi 46. Cilat janë elementet e vendit të punës? a)punët dhe detyrat; b)punëtori-zbatuesi i punës; c) mjetet e punës; d) hapësira për punë; 47. Ndarja e punëve mund të bëhet në shumë mënyra? Ndarja funksionale, ndarja resoriale, ndarja vertikale, ndarja horizontale dhe ndarja operative. 48. Në cilët dukuri ka ndikim ndarja e punëve? Ndarja e punëve ka ndikim në dukuritë e Specializimit, Tipizmit dhe SStandardizimit. 49. Cka nënkupton Specializmi? Specializmi nënkupton tërësinë e thirjeve të veçanta dhe të nevojshme për ushtrimin e punëve profesionale të caktuara, ose të më shumë punëve të ngjashme. 50. Cka nënkupton Tipizmi? Tipizmi konsiston në ushtrimin e atyre punëve pas të cilëve qëndron produkti i njëjtë ose i ngjajshëm. 51. Cka nënkupton Standardizimi? Standardizimi nënkupton atë ndarje të punëve, të cilën operacionet (veprimet) e thjeshta ( të rëndomta), kryhen më lehtë e më shpejtë dhe me sukses kontrollohen. 52. Cka parqet Kordinimi? Kordinimi është korelat i ndarjes së punës.Kordinimi bën të mundshëm “sigurimin e unitetit të veprimtarisë në organizatë”. 53. Cka është Centralizimi? Me centralizim, në kuptimin më të pergjithshëm, shprehet gjendja kur një organizatë qeveriset nga një qendër. 54. Cka nënkupton Decentralizimi? Decentralizimi shpreh bartjen e autorizimeve të caktuara prej organeve udhëheqëse (në majë të piramidës)në bartës funksional të caktuar 55. Cka parqet Koncentrimi?
  • 4. Koncentrimi, në fakt paraqet tendencën që vendimet të nxirren sa më afër që është e mundur, nga maja e pikës kierarkike. 56. Cka nënkupton Dekoncentrimi? Dekoncentrimi, nënkupton tendencën që vendimet të nxirren nga ana e organeve varëse, natyrisht gjithnjë “në kuadër të rregullimit të caktuar juridik të së drejtës, detyrimeve dhe përgjegjësive të subjekteve të caktuara”. 57. Dallimi ndërmjet Centralizimit dhe Koncentrimit? Te koncentrimi egziston delegimi i pushtetit (në masë më të vogël apo më të madhe), por jo edhe transferimi i pushtetit, respektivisht i autoritetit. 58. Cka paraqesin organizatat administrative? Organizatat administrative paraqesin atë lloj organizatash, të cilat në mënyrë autoritative hyjnë në mardhënie juridike me subjektet juridike. 59. Dallimi i organizatave administrative nga organizatat tjera? • E para, në organizatat administrative kryhen punët e përgjithshme shoqerore, dhe • E dyta, punët e përgjithshme shoqërore konsistojnë në ushtrimin e pushtetit. 60. Në sa grupe mundë të klasifikohen organizatat administrative? • Grupin e parë e përbëjnë organizatat administrative, punët e të cilave konsistojnë në ushtrimin e pushtetit, dhe • Grupin e dytë e përbëjnë organizatat administrative që ushtrojnë shërbime të caktuara. 61. Cka kuptojm me fjalën ‘organ”? Fjala “organ” ka dy kuptime themelore: kuptimin subjektiv dhe objektiv. • Në kuptimin subjektiv- fjala “organ” nënkupton njerëzit, qoftë si individ , qoftë si grup i tyre, nëpërmes të të cilave shteti ushtron punët e veta. • Në kuptimin objektiv - fjala “organ” nënkupton vëllimin e veprimtarisë së individëve apo grupeve të tyre, nëpërmes të cilave shteti, përkatësisht bashkësia e caktuar shoqërore, ushtron punët e veta. 62. Cka përbëjnë organet e adminisrtratës? Organet e administratës shteterore përbëjnë atë pjesë të aparatit shtetërorë e cila është e ngarkuar me veprimtarit administrative, si njërën nga veprimtarit e përgjithshme që ushtron shteti. 63. Cila është karakteristika themelore që bën organet administrative të cilësohen si organe shtetërore. Eshte mveshja e tyre me targa të pushtetit.Targat e pushtetit të organeve të administratës shtetërore, shprehen në të drejtat dhe detyrat e tyre që: a) të nxjerrin akte juridiko - administrative me të cilat manifestojnë vullnetin e shtetit, përkatësisht të pushtetit shtetëror b) të mbrojnë dhe zbatojnë ligjet e tij nga cdo shkelje, duke përdorur edhe fuqinë shtrënguese. 64. Shprehjet “organ administrativ” dhe “person zyrtar”? U perkasin dy nocioneve të ndryshme, prandaj edhe kan kuptim të ndryshëm juridik.Me shprehjen “organ administrativ” tregohet një formacion individual ose kolektiv, me organizimin e tij të mbrendshëm që është pjesë përbërëse e aparatit administrativ, ndërsa shprehja “person zyrtar” tregon individin, njeriun konkret, personin e caktuar që kryen këtë apo atë funksion administrative. 65. Si ndahen organet e administratës shtetërore? • organe qëndrore - e shtrijnë veprimtarinë e tyre Brenda tërë territorit të vendit • organe regjionale – e kanë të kufizuar shtrirjen e veprimtarisë së tyre, psh brenda një komune. 66. Kriteret themelore të ndarjeve të organeve administrative? Kriter themelor për ndarje në organet individuale dhe kolegjiale të administratës është mënyra e vendosjes Organet individuale të "administratës shtetërore janë ato organe, në të cilat, si rregull, shprehet vullneti i individit, i atij që është në krye të organit, përkatësisht eprorit të organit p.sh., ministritë.. Organet kolegjiale të administratës shtetërore janë ato organe ku e drejta e vendosjes i takon një grupi personash. - Kriter themelor për ndarjen në organet aktive dhe këshilluese të administratës shtetërore shërben lloji i punëve që kryejnë, përkatësisht i ushtrojnë ato organe, Kriter themelor për klasifikimin në organet e mëvetësishme dhe në organet në përbërjen e organeve të mëvetësishme të administratës është shkalla e mëvetësisë në punë, përkatësisht në ushtrimin e saj . Kriter themelor për ndarjen në organe të larta dhe të ulta të administratës shtetërore është raporti ndërmjet tyre. Kriter themelor për ndarje në organe të pergjithshme dhe organe të veçanta të administratës shtetërore është vëllimi i punëve. 67. Cka janë organet e përgjithshme të administratës shtetërore? Organe të përgjithshme të administratës shtetërore janë ato organe të cilave u është dhënë në kompetencë ushtrimi i të gjitha punëve administrative, të cilat në përgjithësi mund t'i kryejnë organet e administratës. 68. Cka janë organet e vecanta të administratës shtetërore? Organet e veçanta të administratës shtetërore janë ato organe, veprimtaria e të cilave është kufizuar në fushë të caktuar administrative.
  • 5. 69. Cilat janë parimet themelore të organizimit të administratës shtetërore? • Parimi i ndarjes së funksionit ekzekutiv nga funksioni administrativ;- Funksionin ekzekutiv e ushtrojnë organet ekzekutive, ndërsa funksionin administrativ e ushtrojnë organet e administratës shtetërore. • Parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë;- Parimi i kushtetutëshmërisë dhe i ligjshmërisë paraqet parim politik juridik, që do të thotë pajtueshmërinë me kushtetutën dhe ligjin. • Parimi i federalizimit, si tri nga parimet kryesore;- Në vendet me rregullim federativ, çështja e organizimit të administratës shtetërore shtrohet ndryshe nga vendet me rregullim unitar. Prandaj në vendet me rregullim federativ, nuk kemi përqëndrim të veprimtarië administrative vetëm në një hallkë organizative, por në më shumë hallka (komuna, krahina, republika, federatë). 70. Cka kuptojmë me kontroll administrativ? Me kontroll administrativ kuptojmë ndikimin që ushtron organi administrativ epror mbi organet varëse, lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare ( ky është kontroll i mbrendshëm). 71. Cka është ushtrimi I kontrollit të mbrendshëm? Ushtrimi i kontrollit të mbrendshëm në organet e administratës shtetërore, në esencë, është kontroll i organeve të larta ndaj organeve të ulta të administratës. 72. Në sa menyra zhvillohet kontrolli i brendshëm administrativ në sistemin administrativ bashkëkohor? a) kontrolli institucional- bëhet, si rregull, në bazë të paknaqësisë së shprehur nga ana e palës, d.m.th. në bazë të ankesës. b) kontrolli kierarkik- bëhet në bazë të pushtetit kierarkik dhe kështu organet më të larta administrative kan jo vetëm të drejtë, por edhe detyrim që të mbykqyrin punën e organeve më të ulta. 73. Kontrolli I jashtëm i administratës- kontrolli nga ana e parlamentit? Kontrolli I administratës nga ana e parlamentit, ose siç e quajnë ndryshe kontrolli parlamentar, paraqet njërin nga format më të rëndësishme të kontrollit politik që e njohin pothuajse të gjitha vendet në sistemin parlamentar.Përmes këtij kontrolli pretendohet: a) sigurimi I funksionimit të rregullt dhe të mirë të administratës; b) garancioni I ligjshmerisë dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, dhe c) ushtrimi i mbikqyrjes së përgjithshme mbi veprimtarin administrative. 74. Cka paraqet Ombudsmani? Ombudsmani paraqet njërin nga llojet e kontrollit mbi punën e administratës. Fjala “ ombudsman” është huazuar nga gjuha suedeze që do të thotë “ ndërmjetësuesin ose përfaqësuesin” 75. Cilat janë funksionet themelore të ombudsmanit? Funksionet themelore të ombudsmanit janë: që ti hulumtoj të gjitha rastet e shkeljes të së drejtës dhe ligjeve, për të cilat merr vesh ose për të cilat i drejtohen qytetarët, që të udhëheq procedurë dhe të ndjek përpara gjyqit çdo funksionar i cili në ushtrimin e detyrave të veta nga favoritizmi, nepotizmi, korumpiteti ose për çfarëdo motivi tjetër, shkel ligjin. 76. Cka nënkupton kontrolli gjyqësorë i administratës? Kontrolli gjyqësorë i administratës nënkupton autorizimet të cilat i jepen një organi të pavarur nga pushteti politik dhe nga administratë që ti zgjedh konfliktet, të cilat janë të shkaktuara me funksionimin e administratës. 77. Mjetet e kontrollit politik të administratës janë apo emërtohen? Mjetet e kontrollit politik të administratës në kuptim të përgjithshëm emërtohen ato mjete të cilat kanë për qëllim që të ndikojnë në organizatat administrative lidhur me rolin e tyre me mekanizmin e pushtetit. 78. Si ndahen mjetet e kontrollit politik të administratës sipas profesor Pusiqit? Ndahen në dy grupe: a) Mjetet organizative - janë decentralizimi, ndarja e funksioneve dhe parimi i kolegjialitetit b) Mjetet funksionale- janë vendosjen e qytetarëve, përfaqësimi i qytetarëve, pjesmarrja e qytetarëve dhe kufizimi i administratës me norma. 79. Cka nënkuptojmë me decentralizim? Me decentralizim nënkuptohet secili dobësim i ndikimit të qendrës së caktuar të një sistemi të organizuar në pjesë të atij sistemi. 80. Cka do të thotë Kolegjialiteti? Kolegjialiteti, si mjet i kontrollit politik të administratës , do të thotë besimi i vendimeve të caktuara ose të vendosjes në përgjithësi në organizatën administrative, njëkohësisht dy ose më shumë vetave (funksionar, eprorë). 81. Cka nënkupton vendosja e qytetarëve? • Vendosja e qytetarëve nënkupton të drejtën e të gjithë qytetarëve me të drejta politike që të marrin pjesë në zgjedhjen e vemdimeve që i perkasin administratës. Forma të veçanta të vendosjes së qytetarëve janë: - Konsulltimet e qytetarëve – nuk paraqet formë të përhershme organizative; vendimi i përket qoftë çështjeve kushtetuese e ligjore(referendumi). - Tubimet e qytetarëve – janë formë e përhershme organizative e vendosjes së qytetarëve (ne procedurën zgjedhore). 82. Cka nënkupton përfaqesimi i qytetarëve?
  • 6. Përfaqësimi I qytetarëve nënkupton pjesmarrjen e përfaqësuesve të qytetarëve në trupa të veçantë në nxjerjen e vendimeve që i përkasin organizatave administrative. 83. Cka nënkupton pjesmarja e qytetarëve? Pjesmarja e qytetarëve nënkupton marrjen pjesë të atyre qoftë si individ, qoftë si anëtarë të organizatës shoqërore, në punën e administratës ose të ushtrimit të ndikimit të tyre në të. 84. Cka nënkupton kufizimi me norma i administratës? Kufizimi me norma i administratës) nënkupton ekzistimin e atyre rregullave të cilat në çfarëdo mënyre restriktivisht përkufizojnë veprimtarin e administratës ( instrumente të kontrollit politik janë : kushtetuta dhe institucionalizmi i kontrollit përmes gjykatave). 85. Cka paraqet përgjegjësia? Përgjegjësia paraqet njërin nga raportet themelore midis njeriut dhe pushtetit, përkatësisht shoqërisë.Përgjegjësia paraqet raport shoqëror që në kuptim juridik do të thotë :ti nënshtrohesh sanksioneve të normës së caktuar juridike. Në kuptim të përgjithshëm përgjegjësia paraqet raportin midis veprimit dhe pasojave të tij. 86. Në sa periudha ka kaluar përgjegjësia në të drejtën publike? Në të drejtën publike përgjegjesia ka kaluar nëpër këto tri periudha: 1) periudha e mospërgjegjësisë shtetërore, 2) periudha në të cilën përgjegjësia e shtetit fillon të zhvillohet, krahas zhvillimit të së drejtës administrative, 3) periudha bashkohore e përgjegjësisë së shtetit. 87. Sa lloje themelore të përgjegjësisë i njeh teoria? • Përgjegjësinë shoqërore - të cilen e karakterizojnë elementet përkatëse shoqërore e jo sanksionet juridike, dhe • Përgjegjësinë juridike – me obligimet juridikisht të përcaktuara dhe të sanksionuara me kushtet dhe me format e përgjegjësisë. 88. Cka paraqet përgjegjësia politike? Përgjegjësia politike paraqet formë të përgjegjësisë juridike. 89. Cka e paraqet bazën e përgjegjësisë politike? Bazën e pergjegjësisë politike e paraqet puna jooportune, e cila nuk është në pajtim me qëndrimin, me pikpamjet , me mendimin ose me interesat e forumit, përkatësisht të organit, para të cilit jepet përgjegjësia. 90. Cka paraqet përgjegjësia politike në raport me përgjegjësit tjera? Përgjegjësia politike, paraqet formën më karakteristike të përgjegjësisë juridike në raport me përgjegjësit penale, materiale e disciplinore. 91. Cka e karakterizon përgjegjësin politike? Përgjegjësinë politike e karakterizon raporti i besimit.Përgjegjësia politike nënkupton përgjegjësinë për punën joopurtune dhe jo edhe për punën e paligjshme (sepse në atë rastë kemi të bëjmë me forma të tjera të përgjegjësisë). 92. Baza e përgjegjësisë politike e ministrave si mundë të jetë? Ata mundë të jenë përgjegjës: • për punën e vet; • për punën e organit në krye të të cilit janë, dhe • për punën e shefit të shtetit. 93. Cka jane ministrat? Ministrat janë anëtarë të një organi kolegjial apo të Qeverisë, secili nga ato gjendet në krye të një resori. Në Qeveri mundë të ketë edhe ministra pa resor. 94. Si mundë të jetë përgjegjësia politike e ministrave? Përgjegjësia politike e ministrave mundë të jetë individuale dhe kolektive. Përgjegjësia individuale nënkupton përgjegjësin e vet ministrit, ndërsa përgjegjësia kolektive e mban e tërë Qeveria. 95. Kush mund të paraqiten si iniciator të procedures për realizimin e përgjegjësisë politike? Si iniciatore të procedurës për realizimin e përgjegjësisë politike mund të paraqiten: a) anëtarët e parlamentit, dhe b) numri i caktuar i zgjedhësve. 96. Cilat janë llojet dhe natyra e sanksioneve mbi përgjegjësinë politike? Sanksionet për përgjegjësinë politike janë të natyrës dhe të karakterit të ndryshëm si shkarkimi, ndërrimi, revokimi dhe dorëheqja. 97. Cka paraqet dorëheqja? Dorëheqja paraqet aktin me të cilin titullari i funksionit publik manifeston vendimin e vet që të dalë nga raporti, në të cilin nga ai kërkohet ose pritet diçka tjetër nga ajo që ai është i gatshëm ta bëj. 98. Cilat janë tiparet specifike që e karakterizojnë organizatën administrative? Tiparet specifike që e karakterizojnë organizatën administrative janë: KONTINUITETI, PROFESIONALIZMI I NËNPUNËSVE, AUTORIZIMET, PUNËT SHOQËRORE etj.