SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 30
OBJEKTIVAT
•NXENESI TE NJOHE VEÇORITE E UJIT
• TE AFTESOHET PER TE PUNUAR
INDIVIDUALISHT
•TE JETE I AFTE TE KERKOJE NE
INTERNET , LIBRA , ETJ PER TEMEN E
CAKTUAR
Ç’ESHTE UJI
Uji është lëng pa shije ,pa ngjyre , pa
forme dhe pa erë. Ai njihet si tretësi
më i gjithanshëm apo si lengu I jetes
sepse eshte shume I domosdoshem.Në
planetin tonë, uji është në lëvizje të
vazhdueshme e qarkulluese natyrore
duke përfshirë avullimin, reshjet dhe
derdhjen në det. Uji i përshtatshëm për
t’u pirë nga njeriu, quhet ujë i
pijëshem. Uji që nuk është i
përshtatshëm për t’u pirë, por që nuk
është i rrezikshëm për njerëzit quhet
ujë i sigurt.
u
j
i
• Disa veti te ujit :
UJI
Lengu I jetes
H2OPa ngjyre
Pa ere
Pa shije
Pa forme
VETITE E UJIT
Vetitë kimike dhe fizike
Uji ka formulen H2O, sepse një molekulë uji përbehet
nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Uji është në
ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të
lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në
vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të
gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe
merr një shije të thartë acidi karbonik që nuk është i
mirë për shëndetin. Në shkencë uji quhet ndryshe edhe
tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër
qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.
VETITE TRETESE
Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume
lloje substancash. Substancat qe treten mire ne
ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë ‘mike’
të ujit. Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet
hidrofibike.
Anomalia e ujit dhe
Veçoritë e
jashtëzakonshme
termale të ujit
Pjesa më e madhe e substancave fryhet (bymehet) në
mënyrë uniforme me rritjen e temperaturës; kjo deri sa
nuk ndodh një kalim gjendeje .
Uji, aq i rëndësishëm për jetën në Tokë, nuk e ndjek këtë
sjellje të përbashkët të shumë substancave: nëse uji në
temperaturen 0ngrohet, ai reduktohet në vëllim deri sa
mbërrin në temperaturën 4C. Sipër temperaturës 4C uji
sillet normalisht, sikundër pjesa më e madhe e
substancave, dhe zgjeron vëllimin e vet me rritjen e
temperaturës. Uji e ka dendësinë më të madhe pra në
temperaturën 4C.
Kjo sjellje anormale e ujit ka një rëndësi të
madhe për mbijetesën e specieve/llojeve të
gjallesave ujore gjatë dimrave shumë të ftohtë,
kur temperaturat rrotullohet rreth dhe nën
zero. Ngrirja e plotë e vëllimit të një liqeni do
të shkaktonte një dëm të madh për bimët dhe
kafshët e ekosistemit ujor.
Falë sjelljes jo të zakonshme të ujit nën 4C,
sipërfaqet apo vëllimet e mëdha ujore rrallë
ngrijnë plotësisht. Kjo ndihmohet edhe nga
shtresa e akullit që vepron si izolant për të
reduktuar fluksin e ngrohtësisë të ujit drejt
ajrit të ftohtë që qëndron sipër. Pa këtë
veçanti, jeta në planetin tonë siç e njohim ne
nuk do te ishte e mundur.
VECORITE TERMALE TE UJIT
Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng
nuk mund të matet me ujin. Kapaciteti termal" i
ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur
për të rritur një gradë temperaturën e ujit është
më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.
Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e
përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me
lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e
madhe. Përcjellshmëria termale e gjendjes së
ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.
Uji ka rol shume te rendesishem ne jeten tone.
Roli i ujit
Për shkak të ngrohjes së pabarabartë të ujit, në sipërfaqe dhe në
thellësi të oqeaneve krijohen rrymat e ujit. Këto rryma ndikojnë jo
vetëm në ndërrimet e klimës në det, por edhe në ndërrimet e klimës
në tokë e në atmosferë.
Të avulluarit e ujit shkakton lagështirë dhe sajimin e reve. Retë
sjellin në tokë në formë të reshurave, si shi ose borë, formojnë
lumenj, të cilët e shpërlajnë tokën pjellore dhe i pasurojnë detet dhe
oqeanet.
Konditat klimatike, si në të kaluarën ashtu edhe sot varen nga uji, i
cili i formon masat e akullit të vendosura në pole të tokës.
Uji luan rol me rëndësi edhe në proceset e ndryshme kimike. Asnjë
lëng tjetër nuk është në gjendje për të tretur një numër aq të madh të
substancave kimike, qofshin ato në gjendje agregate, të ngurtë, të
lëngët apë të gaztë.
Një përqindje e madhe e trupit të bimës është e përbërë nga uji.
Mungesa e ujit te bimët për disa kohë (në varësi të llojit të bimës)
shkakton tharjen e tyre. Deti, liqeni dhe pellgjet shërbejnë si habitat
(vendbanim) për bimët.
Roli i ujit në zhvillimin e natyrës
Të gjitha ndërrimet që bëhen në
planetin tonë, si ndërrimi i klimës,
ndërrimet kimike, gjeologjike e
biologjike, janë të lidhura ngushtë
me ujin.
Uji në planetin tonë është gjithnjë
në lëvizje të vazhdueshme
qarkulluese si avullim, reshje,
derdhje në det, ngrirje e shkrirje etj
Ujërat e Tokës:
• Ujërat sipërfaqësore: Oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet,
burimet, përrenjtë.
• Ujërat nëntokësor: Lumenj nëntokësorë, përrenj nëntokësorë,
liqenet nëntokësore.
•Uji njihet edhe si tretës universal dhe është e vetmja substancë e
pastër që gjendet në natyrë në tri gjendje agregate të lëndës
materiale.
Roli I ujit ne jeten e kafsheve
Një përqindje e madhe e trupit te kafshës është e përbërë nga uji.
Mungesa e ujit te kafshët për disa ditë shkakton ngordhjen e tyre.
Shumë kafshë zhyten në ujërat e pellgjeve, lumenjve apo liqene për
të hequr nga lëkura e tyre parazitë që shkaktojnë sëmundje të
rrezikshme. Shumë kafshë e gjejnë ushqimin e tyre në ujërat e
deteve, liqeneve, lumenjve. Ujërat shërbejnë për shumë kafshë si
habitati i tyre (vendbanim apo vendstrehim). Aty depozitojnë vezët,
lindin, rriten, ushqehen, etj.
70% e trupit të njeriut është ujë. Mungesa për disa ditë
e ujit te njeriu, shkakton vdekjen e tij. Uji termal kuron
njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Uji
shërben si rrugë për transportin e mallrave dhe
njerëzve. Nëpërmjet ujit njeriu merr kripëra minerale
që gjenden të tretura në të. Ujërat e lumenjve të
mëdhenj kanë shërbyer si vatra për lindjen e
qytetërimeve të lashta. Bregdetet, lumenjtë, liqenet
përdoren për çlodhje dhe turizëm.
Në planetin tonë mbi dy të tretat e
sipërfaqes së lëmshit tokësorë janë të
mbuluara me ujë, 97,2% e të cilit
ndodhet ndër pesë oqeane. Shtresa e
akullt në pole (arktik e antarktik)
përmban 90% të të gjithë ujit të ëmbël
të planetit. Uji avullues atmosferik
mund të shihet në forme të reshje
bore, që shkakton bardhësinë e tokës
Roli i ujit në proceset jetësore të
bimeve
Uji është njëri nga përbërësit kryesor të gjithë organizmave të gjallë.
Rëndësia fiziologjike e ujit rrjedh nga supozimi se jeta ka filluar në ujë. Uji
është përbërësi kryesor ekologjik për të gjithë bimët, për shkak se për
kryerjen e proceseve jetësore, bimëve dhe organizmave të tjerë u nevojitet
ambienti ujor.
Uji është i domosdoshëm për sigurimin e unitetit struktural të qelizës,
indeve dhe tërë organizmit. Uji është tretës dhe mjedis në të cilin kryhet
transporti i materieve organike dhe joorganike, dhe në të cilin kryhen
proceset metabolike. Ai siguron hidratimin e molekulave, bymimin
koloideve të protoplazmës dhe shtypjen e turgorit. Përmes shtypjes së
turgorit uji mundëson fortësinë e bimëve, ndërsa ka rol të rëndësishëm
edhe në rregullimin e temperaturës së bimëve.
Përpos rolit fizik dhe fiziko-kimik, uji ka edhe funksion të
rëndësishëm biokimik, meqenëse paraqet burim të hidrogjenit për
shumicën e bimëve autotrofe gjatë asimilimit të CO2.
Trupi i bimëve në pjesën më të madhe është i përbërë prej ujit.
Pjesëmarrja e tij sillet rreth 75%. Nga sasia e përgjithshme e ujit të
absorbuar, vetëm rreth 2% ngel në bimë, ndërsa 98% te mesofitet
dhe 50% te kserofitet, largohet në formë të avullit në ambientin
rrethues. Vetëm një sasi minimale e ujit të absorbuar, rreth 0,2%
shfrytëzohet gjatë fotosintezës. Pjesa tjetër e ujit të ngelur siguron
hidratimin e indeve bimore.
Furnizimi I bimëve me ujë varet nga
absorbimi, transporti dhe largimi i ujit, të cilat
e përbëjnë regjimin ujor apo qarkullimin e ujit
nëpër bimë. Ekonomizimi ujor i bimëve
paraqet një term të gjerë dhe ngërthen
mekanizmat e përputhjes së absorbimit dhe
lirimit të ujit. Te higrofitet për mekanizmat e
tillë shumë pak ekziston nevojë, ndërsa
përkundër kësaj te mesofitet dhe posaçërisht
te kserofitet, ato janë mjaft të rëndësishëm
dhe shpesh shumë të ndërlikuar. Regjimi ujor
paraqet një fushë mjaft të rëndësishme në
fiziologjinë e bimëve, pasi që uji shpesh
paraqitet si shkaktari kufizues në përhapjen e
bimëve dhe në prodhimtarinë bimore.
Roli i ujit ne organizmin tonë
Uji është i pazëvendësueshëm për jetën tonë. Aq i rëndësishëm saqë ne
nuk mund të qëndrojmë në këmbë më shumë se një javë pa ujë.
Trupi ynë përbëhet nga 55-75% ujë, prandaj edhe kemi nevojë aq të
madhe për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del
nga organizmi. Trupi yne eshte nje makine tejet e nderlikuar.
Uji përbën 3/5 e trupit dhe është përbërësi kryesor i tij. Ndihmon në
rindërtimin e eshtrave, lehtëson grumbullimin por dhe sekretimin e
materialit të pavlefshëm. Gratë permbajnë më pak ujë se burrat. Ky
ndryshim ka të bëjë me vetë faktin se trupi i gruas ka më shumë
dhjamë. Sasinë e nevojshme të tij organizmi e merr nëpërmjet
ushqimit.
Pra, uji përbën sekretin e shëndetit të mirë. Por edhe
përdorimi i tepërt i tij mund të shkaktojë:
hollim të lëngjeve tretëse të stomakut
çrregullime në shtypjen e gjakut
vështirësi në qarkullimin e venës portale
Ekzistenca e sasisë së madhe të kripërave të magnezit e
bën ujin më laksativ. Që uji i pijshëm të jetë sa më i mirë,
kloruri i natriumit nuk duhet të tejkalojë 0,04% por as
kalciumi i karbonit nuk duhet të jetë më shumë se 0,15%.
Uji i trupit përmban shumë parazite, askaride (krimba të
rrumbullaktë) etj.
Uji i trupit është intraqelizor dhe jashtëqelizor. Uji
intraqelizor është 50%. jashtëqelizori 30%, interqelizori
15% dhe uji i plazmës 5%. Uji sekretohet përmes tretjes 4
– 10%, urinimit 50 – 60% dhe djersitjes/mushkrive 35 –
40%.
Mungesa e ujit ndikon në organet vitale. Ekzistojne shenja të qarta të dehidrimit që nuk
i vërejmë.
Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin
stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë
për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe
rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni.
Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja
e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin.
Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor
sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore.
Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja
në shkallë.
Gjaku – trupi lirohet nga nxehtësia përmes zgjerimit të enëve të gjakut të cilat gjenden
afër sipërfaqes së lëkurës. Për këtë arsye fytyra skuqet gjatë ushtrimeve. Megjithatë,
kur jeni të dehidruar, enët e gjakut zgjerohen në temperatura më të larta, dhe për këtë
shkak e keni ende nxehtë.
Lëkura – te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike.
Veshkat – veshkat kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të larguar materiet toksike
nga gjaku. Përveç kësaj, uji i mjaftueshëm parandalon zhvillimin e gurëve. Nëse jeni
shumë gjatë pa ujë, veshkat mund të dështojnë ndërsa toksinat grumbullohen në trup.
Këmbët dhe duart – nëse keni pirë mjaftueshëm ujë, ai në stacione qelizore dhe jashtë
tyre ofron sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe largon toksinat. Për këtë
arsye muskujt punojnë më mirë. Përveç kësaj, uji është i rëndësishëm për “lubrifikimin”
e nyjave.
Dobite e ujit
Uji luan rol të rëndësishëm tek të gjithë sistemet duke filluar që nga
kyçet e deri tek zorrët, nga lëkura e deri të veshkat.
1- Uji ndihmon në transportimin e karbohidrateve, proteinave dhe
vitaminave në pjesë të rëndësishme të trupit.
2- Luan rol të rëndësishëm në nxjerrjen jashtë trupit të lëndëve të
tepërta të krijuara në qeliza dhe zorrë.
3- Mundëson kyçe më elastikë.
4- Ndërkohë që mundëson lagështirën e syve, gojës dhe hundës,
kontrollon edhe lagështirën e lëkurës.
5- Ekuilibron temperaturën e trupit dhe mban gjakun në një vëllim
të mjaftueshëm.
6- Pasi mundëson kalimin e ilaçit në vendet e nevojshme ndihmon
në hedhjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta.
7- Përshpejton dobësimin duke minimizuar oreksin dhe duke shtuar
ndjesinë e ngopjes. Bashkë me një ushqyerje të shëndetshme dhe të
ekuilibruar uji është një ndërprerës i mire i oreksit. Veçanërisht uji i
konsumuar para vakteve ndikon shumë për një dobësim më efektiv.
8- Mundëson rënien në peshë duke rritur ritmin e
metabolizmit.
9- Nxjerr nga trupi papastertite dhe helmet
10.Shuan etjen
11.Njom dhe ushqen organet,
12.Ka veti kunder plakjes,
13.Zbukuron lekuren dhe pakeson rrudhat,
14.Permireson funksionimin e trurit ,
15.Lubrifikon artikulacionet,
16.Ju ben me energjike ,
17.Ul stresin pasi dehidrimi eshte nje nga
stresuesit me te medhenj te trupit
Mbetja pa ujë dehidraton trupin
Dehidratimi sjell shumë probleme shëndetësore. Trupi i dehidratuar mundohet të
ruajë ujin e trupit. Si pasojë minimizohet vëllimi i gjakut dhe shihet një rënie tensioni.
Pakësimi i ujit në trup sjell me vete sëmundje të ndryshme në sistemin e tretjes,
performancë mendore, në lëvizjet si dhe dhimbje koke. Madje pas një etjeje të gjatë
dhe pas humbjes së 15 % të ujit të trupit njeriu mund të hyjë në koma ose të vdesë.
Uji është i vetmi lëng pa kalori dhe kafeinë. Nëse konsumoni më shumë nga lëngjet e
tjera atëherë do të merrni me shumicë kalori ose kafeinë
Mos e teproni!
Ashtu siç konsumimi i pakët i ujit është i dëmshëm për trupin e njeriut edhe
konsumimi i tepërt sjell pasoja negative. Uji i tepërt ndikon në funksionimin e tepërt të
veshkave dhe prishjen ekuilibrit të sodiumit, potasiumit dhe mineraleve. Prandaj nuk
sugjerohet konsumimi i më shumë se 2-3 litrave në ditë.
Ndotja e ujit
Gjate gjithe kesaj detyre eshte permendur rendesia e ujit ne te gjitha
aspektet e jetes. Uji është vetë jeta, jo vetëm për njeriun, por për
gjithë krijesat tjera, sepse asgjë mbi tokë nuk mund të jetojë pa ujë.
Por a e vleresojme ne ujin aq sa duhet?!
Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në
shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga
rrugët përmbajnë metale të rënda, si dhe
ndotës të tjerë që vijnë nga makinat. Ujërat
ezeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në
përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te
oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te
ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale
koliforme,nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe
baktere te tjera.Edhe ne kanalizimet e trajtuara
mire mund te kete sasi te larte te
nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato
siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet
toksike,rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet
e qellimshme te substancave te rrezikshme.
Më i ndoturi ne Shqiperi rezulton se eshte bregdeti I Adriatikut
dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe
urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i funddetit, derdhja e
vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat grumbullohen në det
bejne që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto
të fundit kane filluar tëzhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërëqë
shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në
një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellëndotje të
vazhdueshme të ujërave në këto zona.
Jo vetem detet por edhe lumenjte vujane nga ndotja e ujit.I tille
eshte lumi Shkumbin ne Elbasan. Buzë lumit, pothuajse në të
gjithëgjatësinë e tij gjenden mbetje urbane.. Shkumbini mbledh
mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit,
Librazhdit,Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave
përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale
derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit
vërehen mijëra ton mbetje .
Si ta ndalojme ndotjen
Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga
ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra:
• me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit,
• me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë,
• me ndërmarjen e masave të posacme të pastrimit,
• me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e
ujëraveefluente,
• me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të
naftës nga tankerët.
Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të
mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon
ekosistemin, shpesh shkatërron populacione tëtëra të
organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnë
kushtet fizike dhe kimike. Me këtë rast paraqiten rreziqet
globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës
dhe pakësimi I biodiversitetit. Prandaj, të kujtojmë thënien e
natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka
frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”
PUNOI: KORALDA BASHA

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetSindi_haka
 
Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiAdri Arapi
 
Ndotja e mjedisit
Ndotja e mjedisitNdotja e mjedisit
Ndotja e mjedisitOlsi Sita
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Orven Bregu
 
Bimet dhe rendesia e tyre
Bimet dhe rendesia e tyreBimet dhe rendesia e tyre
Bimet dhe rendesia e tyrexhessiana
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet16211903
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitAdelina Fejzulla
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drDonalda Kellezi
 
Projekt Harxhimet
Projekt HarxhimetProjekt Harxhimet
Projekt Harxhimetluisballa1
 

La actualidad más candente (20)

Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Kequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjetKequshqyerja dhe semundjet
Kequshqyerja dhe semundjet
 
Ndryshimet e klimes
Ndryshimet e klimesNdryshimet e klimes
Ndryshimet e klimes
 
Ngrohja globale
Ngrohja globaleNgrohja globale
Ngrohja globale
 
Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe Sporti
 
Ndotja e mjedisit
Ndotja e mjedisitNdotja e mjedisit
Ndotja e mjedisit
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Projekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valetProjekt Fizik - valet
Projekt Fizik - valet
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Uji
UjiUji
Uji
 
Bimet dhe rendesia e tyre
Bimet dhe rendesia e tyreBimet dhe rendesia e tyre
Bimet dhe rendesia e tyre
 
Ndotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjetNdotja e mjedisit semundjet
Ndotja e mjedisit semundjet
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshitSyprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
Syprina e katërorit dhe drejtkëndëshit
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
problemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te drproblemet e respektimit te te dr
problemet e respektimit te te dr
 
Projekt Harxhimet
Projekt HarxhimetProjekt Harxhimet
Projekt Harxhimet
 

Similar a uji

Biomet e ujrave te kripura Brisilda Vrapi shkolla "Albanet" klasa VI
Biomet e ujrave te kripura Brisilda  Vrapi shkolla "Albanet" klasa VIBiomet e ujrave te kripura Brisilda  Vrapi shkolla "Albanet" klasa VI
Biomet e ujrave te kripura Brisilda Vrapi shkolla "Albanet" klasa VIlira kuca
 
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesStudim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesChriss Kocibelli
 
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...
 Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri... Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri...
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...lira kuca
 
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ... Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...#MesueseAurela Elezaj
 
Ceshtjet mjedisore ujore
Ceshtjet mjedisore ujoreCeshtjet mjedisore ujore
Ceshtjet mjedisore ujoreAdoraHallunej
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
EutrofikimiArlinda
 
Biodiversiteti.ppt
Biodiversiteti.pptBiodiversiteti.ppt
Biodiversiteti.pptEniLikaj
 
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janarBasenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janarIsida Majko
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIKarakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIlira kuca
 
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorProjekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorAldrin Pashku
 

Similar a uji (20)

Uji doc,, peci
Uji doc,, peciUji doc,, peci
Uji doc,, peci
 
Uji
UjiUji
Uji
 
Kimi
KimiKimi
Kimi
 
Biomet e ujrave te kripura Brisilda Vrapi shkolla "Albanet" klasa VI
Biomet e ujrave te kripura Brisilda  Vrapi shkolla "Albanet" klasa VIBiomet e ujrave te kripura Brisilda  Vrapi shkolla "Albanet" klasa VI
Biomet e ujrave te kripura Brisilda Vrapi shkolla "Albanet" klasa VI
 
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te KorcesStudim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
Studim I gjendjes te ujerave te rrethit te Korces
 
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...
 Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri... Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e  ujërave të kripura  Klevis Kadri...
Faktorët abiotik që karakterizoje biomat e ujërave të kripura Klevis Kadri...
 
Fakte reale rreth ndotjes Globale
 Fakte reale  rreth  ndotjes Globale Fakte reale  rreth  ndotjes Globale
Fakte reale rreth ndotjes Globale
 
Uji
UjiUji
Uji
 
Kimi
KimiKimi
Kimi
 
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ... Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 
Ceshtjet mjedisore ujore
Ceshtjet mjedisore ujoreCeshtjet mjedisore ujore
Ceshtjet mjedisore ujore
 
Eutrofikimi
EutrofikimiEutrofikimi
Eutrofikimi
 
Biomonitorim
BiomonitorimBiomonitorim
Biomonitorim
 
Biodiversiteti.ppt
Biodiversiteti.pptBiodiversiteti.ppt
Biodiversiteti.ppt
 
Ne dhe mjedisi!
Ne dhe mjedisi!Ne dhe mjedisi!
Ne dhe mjedisi!
 
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janarBasenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VIKarakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
Karakteristikat e mjedisit Brian Kuca shkolla "Albanet" klasa VI
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesorProjekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
Projekt, Gjeografi : Hidrosfera ne rruzullin tokesor
 

Más de koralda

La gastronomie francaise
La gastronomie francaiseLa gastronomie francaise
La gastronomie francaisekoralda
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diazkoralda
 
Reklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesitReklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesitkoralda
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEkoralda
 
Recyclage
RecyclageRecyclage
Recyclagekoralda
 
Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit
Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanitNdotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit
Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanitkoralda
 
French Cuisine
French CuisineFrench Cuisine
French Cuisinekoralda
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikekoralda
 
funksioni
funksioni funksioni
funksioni koralda
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmekoralda
 
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksiacrregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksiakoralda
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutkoralda
 
projekt ne informatike
projekt ne informatikeprojekt ne informatike
projekt ne informatikekoralda
 
informatika
informatikainformatika
informatikakoralda
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksionikoralda
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperiakoralda
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeukoralda
 
Defendre la nature
Defendre la natureDefendre la nature
Defendre la naturekoralda
 

Más de koralda (20)

La gastronomie francaise
La gastronomie francaiseLa gastronomie francaise
La gastronomie francaise
 
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo DiazUdhetimi i Bartolomeo Diaz
Udhetimi i Bartolomeo Diaz
 
Reklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesitReklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesit
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BE
 
Recyclage
RecyclageRecyclage
Recyclage
 
Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit
Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanitNdotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit
Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit
 
French Cuisine
French CuisineFrench Cuisine
French Cuisine
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
funksioni
funksioni funksioni
funksioni
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksiacrregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
crregullimet ne te ngrene, bulimia, obeziteti dhe anoreksia
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
projekt ne informatike
projekt ne informatikeprojekt ne informatike
projekt ne informatike
 
informatika
informatikainformatika
informatika
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksioni
 
stresi
stresistresi
stresi
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperia
 
Ozoni
OzoniOzoni
Ozoni
 
skenderbeu
skenderbeuskenderbeu
skenderbeu
 
Defendre la nature
Defendre la natureDefendre la nature
Defendre la nature
 

uji

  • 1.
  • 2. OBJEKTIVAT •NXENESI TE NJOHE VEÇORITE E UJIT • TE AFTESOHET PER TE PUNUAR INDIVIDUALISHT •TE JETE I AFTE TE KERKOJE NE INTERNET , LIBRA , ETJ PER TEMEN E CAKTUAR
  • 3. Ç’ESHTE UJI Uji është lëng pa shije ,pa ngjyre , pa forme dhe pa erë. Ai njihet si tretësi më i gjithanshëm apo si lengu I jetes sepse eshte shume I domosdoshem.Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme e qarkulluese natyrore duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det. Uji i përshtatshëm për t’u pirë nga njeriu, quhet ujë i pijëshem. Uji që nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.
  • 4. u j i • Disa veti te ujit : UJI Lengu I jetes H2OPa ngjyre Pa ere Pa shije Pa forme
  • 5. VETITE E UJIT Vetitë kimike dhe fizike Uji ka formulen H2O, sepse një molekulë uji përbehet nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të thartë acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin. Në shkencë uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.
  • 6. VETITE TRETESE Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë ‘mike’ të ujit. Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike.
  • 7. Anomalia e ujit dhe Veçoritë e jashtëzakonshme termale të ujit Pjesa më e madhe e substancave fryhet (bymehet) në mënyrë uniforme me rritjen e temperaturës; kjo deri sa nuk ndodh një kalim gjendeje . Uji, aq i rëndësishëm për jetën në Tokë, nuk e ndjek këtë sjellje të përbashkët të shumë substancave: nëse uji në temperaturen 0ngrohet, ai reduktohet në vëllim deri sa mbërrin në temperaturën 4C. Sipër temperaturës 4C uji sillet normalisht, sikundër pjesa më e madhe e substancave, dhe zgjeron vëllimin e vet me rritjen e temperaturës. Uji e ka dendësinë më të madhe pra në temperaturën 4C.
  • 8. Kjo sjellje anormale e ujit ka një rëndësi të madhe për mbijetesën e specieve/llojeve të gjallesave ujore gjatë dimrave shumë të ftohtë, kur temperaturat rrotullohet rreth dhe nën zero. Ngrirja e plotë e vëllimit të një liqeni do të shkaktonte një dëm të madh për bimët dhe kafshët e ekosistemit ujor. Falë sjelljes jo të zakonshme të ujit nën 4C, sipërfaqet apo vëllimet e mëdha ujore rrallë ngrijnë plotësisht. Kjo ndihmohet edhe nga shtresa e akullit që vepron si izolant për të reduktuar fluksin e ngrohtësisë të ujit drejt ajrit të ftohtë që qëndron sipër. Pa këtë veçanti, jeta në planetin tonë siç e njohim ne nuk do te ishte e mundur.
  • 9. VECORITE TERMALE TE UJIT Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin. Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet. Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe. Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët. Uji ka rol shume te rendesishem ne jeten tone.
  • 10. Roli i ujit Për shkak të ngrohjes së pabarabartë të ujit, në sipërfaqe dhe në thellësi të oqeaneve krijohen rrymat e ujit. Këto rryma ndikojnë jo vetëm në ndërrimet e klimës në det, por edhe në ndërrimet e klimës në tokë e në atmosferë. Të avulluarit e ujit shkakton lagështirë dhe sajimin e reve. Retë sjellin në tokë në formë të reshurave, si shi ose borë, formojnë lumenj, të cilët e shpërlajnë tokën pjellore dhe i pasurojnë detet dhe oqeanet. Konditat klimatike, si në të kaluarën ashtu edhe sot varen nga uji, i cili i formon masat e akullit të vendosura në pole të tokës. Uji luan rol me rëndësi edhe në proceset e ndryshme kimike. Asnjë lëng tjetër nuk është në gjendje për të tretur një numër aq të madh të substancave kimike, qofshin ato në gjendje agregate, të ngurtë, të lëngët apë të gaztë. Një përqindje e madhe e trupit të bimës është e përbërë nga uji. Mungesa e ujit te bimët për disa kohë (në varësi të llojit të bimës) shkakton tharjen e tyre. Deti, liqeni dhe pellgjet shërbejnë si habitat (vendbanim) për bimët.
  • 11. Roli i ujit në zhvillimin e natyrës Të gjitha ndërrimet që bëhen në planetin tonë, si ndërrimi i klimës, ndërrimet kimike, gjeologjike e biologjike, janë të lidhura ngushtë me ujin. Uji në planetin tonë është gjithnjë në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese si avullim, reshje, derdhje në det, ngrirje e shkrirje etj
  • 12. Ujërat e Tokës: • Ujërat sipërfaqësore: Oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet, burimet, përrenjtë. • Ujërat nëntokësor: Lumenj nëntokësorë, përrenj nëntokësorë, liqenet nëntokësore. •Uji njihet edhe si tretës universal dhe është e vetmja substancë e pastër që gjendet në natyrë në tri gjendje agregate të lëndës materiale.
  • 13. Roli I ujit ne jeten e kafsheve Një përqindje e madhe e trupit te kafshës është e përbërë nga uji. Mungesa e ujit te kafshët për disa ditë shkakton ngordhjen e tyre. Shumë kafshë zhyten në ujërat e pellgjeve, lumenjve apo liqene për të hequr nga lëkura e tyre parazitë që shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Shumë kafshë e gjejnë ushqimin e tyre në ujërat e deteve, liqeneve, lumenjve. Ujërat shërbejnë për shumë kafshë si habitati i tyre (vendbanim apo vendstrehim). Aty depozitojnë vezët, lindin, rriten, ushqehen, etj.
  • 14. 70% e trupit të njeriut është ujë. Mungesa për disa ditë e ujit te njeriu, shkakton vdekjen e tij. Uji termal kuron njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Uji shërben si rrugë për transportin e mallrave dhe njerëzve. Nëpërmjet ujit njeriu merr kripëra minerale që gjenden të tretura në të. Ujërat e lumenjve të mëdhenj kanë shërbyer si vatra për lindjen e qytetërimeve të lashta. Bregdetet, lumenjtë, liqenet përdoren për çlodhje dhe turizëm.
  • 15. Në planetin tonë mbi dy të tretat e sipërfaqes së lëmshit tokësorë janë të mbuluara me ujë, 97,2% e të cilit ndodhet ndër pesë oqeane. Shtresa e akullt në pole (arktik e antarktik) përmban 90% të të gjithë ujit të ëmbël të planetit. Uji avullues atmosferik mund të shihet në forme të reshje bore, që shkakton bardhësinë e tokës
  • 16. Roli i ujit në proceset jetësore të bimeve Uji është njëri nga përbërësit kryesor të gjithë organizmave të gjallë. Rëndësia fiziologjike e ujit rrjedh nga supozimi se jeta ka filluar në ujë. Uji është përbërësi kryesor ekologjik për të gjithë bimët, për shkak se për kryerjen e proceseve jetësore, bimëve dhe organizmave të tjerë u nevojitet ambienti ujor. Uji është i domosdoshëm për sigurimin e unitetit struktural të qelizës, indeve dhe tërë organizmit. Uji është tretës dhe mjedis në të cilin kryhet transporti i materieve organike dhe joorganike, dhe në të cilin kryhen proceset metabolike. Ai siguron hidratimin e molekulave, bymimin koloideve të protoplazmës dhe shtypjen e turgorit. Përmes shtypjes së turgorit uji mundëson fortësinë e bimëve, ndërsa ka rol të rëndësishëm edhe në rregullimin e temperaturës së bimëve.
  • 17. Përpos rolit fizik dhe fiziko-kimik, uji ka edhe funksion të rëndësishëm biokimik, meqenëse paraqet burim të hidrogjenit për shumicën e bimëve autotrofe gjatë asimilimit të CO2. Trupi i bimëve në pjesën më të madhe është i përbërë prej ujit. Pjesëmarrja e tij sillet rreth 75%. Nga sasia e përgjithshme e ujit të absorbuar, vetëm rreth 2% ngel në bimë, ndërsa 98% te mesofitet dhe 50% te kserofitet, largohet në formë të avullit në ambientin rrethues. Vetëm një sasi minimale e ujit të absorbuar, rreth 0,2% shfrytëzohet gjatë fotosintezës. Pjesa tjetër e ujit të ngelur siguron hidratimin e indeve bimore.
  • 18. Furnizimi I bimëve me ujë varet nga absorbimi, transporti dhe largimi i ujit, të cilat e përbëjnë regjimin ujor apo qarkullimin e ujit nëpër bimë. Ekonomizimi ujor i bimëve paraqet një term të gjerë dhe ngërthen mekanizmat e përputhjes së absorbimit dhe lirimit të ujit. Te higrofitet për mekanizmat e tillë shumë pak ekziston nevojë, ndërsa përkundër kësaj te mesofitet dhe posaçërisht te kserofitet, ato janë mjaft të rëndësishëm dhe shpesh shumë të ndërlikuar. Regjimi ujor paraqet një fushë mjaft të rëndësishme në fiziologjinë e bimëve, pasi që uji shpesh paraqitet si shkaktari kufizues në përhapjen e bimëve dhe në prodhimtarinë bimore.
  • 19. Roli i ujit ne organizmin tonë Uji është i pazëvendësueshëm për jetën tonë. Aq i rëndësishëm saqë ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë më shumë se një javë pa ujë. Trupi ynë përbëhet nga 55-75% ujë, prandaj edhe kemi nevojë aq të madhe për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Trupi yne eshte nje makine tejet e nderlikuar. Uji përbën 3/5 e trupit dhe është përbërësi kryesor i tij. Ndihmon në rindërtimin e eshtrave, lehtëson grumbullimin por dhe sekretimin e materialit të pavlefshëm. Gratë permbajnë më pak ujë se burrat. Ky ndryshim ka të bëjë me vetë faktin se trupi i gruas ka më shumë dhjamë. Sasinë e nevojshme të tij organizmi e merr nëpërmjet ushqimit.
  • 20. Pra, uji përbën sekretin e shëndetit të mirë. Por edhe përdorimi i tepërt i tij mund të shkaktojë: hollim të lëngjeve tretëse të stomakut çrregullime në shtypjen e gjakut vështirësi në qarkullimin e venës portale Ekzistenca e sasisë së madhe të kripërave të magnezit e bën ujin më laksativ. Që uji i pijshëm të jetë sa më i mirë, kloruri i natriumit nuk duhet të tejkalojë 0,04% por as kalciumi i karbonit nuk duhet të jetë më shumë se 0,15%. Uji i trupit përmban shumë parazite, askaride (krimba të rrumbullaktë) etj. Uji i trupit është intraqelizor dhe jashtëqelizor. Uji intraqelizor është 50%. jashtëqelizori 30%, interqelizori 15% dhe uji i plazmës 5%. Uji sekretohet përmes tretjes 4 – 10%, urinimit 50 – 60% dhe djersitjes/mushkrive 35 – 40%.
  • 21. Mungesa e ujit ndikon në organet vitale. Ekzistojne shenja të qarta të dehidrimit që nuk i vërejmë. Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni. Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin. Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja në shkallë. Gjaku – trupi lirohet nga nxehtësia përmes zgjerimit të enëve të gjakut të cilat gjenden afër sipërfaqes së lëkurës. Për këtë arsye fytyra skuqet gjatë ushtrimeve. Megjithatë, kur jeni të dehidruar, enët e gjakut zgjerohen në temperatura më të larta, dhe për këtë shkak e keni ende nxehtë. Lëkura – te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike. Veshkat – veshkat kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të larguar materiet toksike nga gjaku. Përveç kësaj, uji i mjaftueshëm parandalon zhvillimin e gurëve. Nëse jeni shumë gjatë pa ujë, veshkat mund të dështojnë ndërsa toksinat grumbullohen në trup. Këmbët dhe duart – nëse keni pirë mjaftueshëm ujë, ai në stacione qelizore dhe jashtë tyre ofron sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe largon toksinat. Për këtë arsye muskujt punojnë më mirë. Përveç kësaj, uji është i rëndësishëm për “lubrifikimin” e nyjave.
  • 22. Dobite e ujit Uji luan rol të rëndësishëm tek të gjithë sistemet duke filluar që nga kyçet e deri tek zorrët, nga lëkura e deri të veshkat. 1- Uji ndihmon në transportimin e karbohidrateve, proteinave dhe vitaminave në pjesë të rëndësishme të trupit. 2- Luan rol të rëndësishëm në nxjerrjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta të krijuara në qeliza dhe zorrë. 3- Mundëson kyçe më elastikë. 4- Ndërkohë që mundëson lagështirën e syve, gojës dhe hundës, kontrollon edhe lagështirën e lëkurës. 5- Ekuilibron temperaturën e trupit dhe mban gjakun në një vëllim të mjaftueshëm. 6- Pasi mundëson kalimin e ilaçit në vendet e nevojshme ndihmon në hedhjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta. 7- Përshpejton dobësimin duke minimizuar oreksin dhe duke shtuar ndjesinë e ngopjes. Bashkë me një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar uji është një ndërprerës i mire i oreksit. Veçanërisht uji i konsumuar para vakteve ndikon shumë për një dobësim më efektiv.
  • 23. 8- Mundëson rënien në peshë duke rritur ritmin e metabolizmit. 9- Nxjerr nga trupi papastertite dhe helmet 10.Shuan etjen 11.Njom dhe ushqen organet, 12.Ka veti kunder plakjes, 13.Zbukuron lekuren dhe pakeson rrudhat, 14.Permireson funksionimin e trurit , 15.Lubrifikon artikulacionet, 16.Ju ben me energjike , 17.Ul stresin pasi dehidrimi eshte nje nga stresuesit me te medhenj te trupit
  • 24. Mbetja pa ujë dehidraton trupin Dehidratimi sjell shumë probleme shëndetësore. Trupi i dehidratuar mundohet të ruajë ujin e trupit. Si pasojë minimizohet vëllimi i gjakut dhe shihet një rënie tensioni. Pakësimi i ujit në trup sjell me vete sëmundje të ndryshme në sistemin e tretjes, performancë mendore, në lëvizjet si dhe dhimbje koke. Madje pas një etjeje të gjatë dhe pas humbjes së 15 % të ujit të trupit njeriu mund të hyjë në koma ose të vdesë. Uji është i vetmi lëng pa kalori dhe kafeinë. Nëse konsumoni më shumë nga lëngjet e tjera atëherë do të merrni me shumicë kalori ose kafeinë Mos e teproni! Ashtu siç konsumimi i pakët i ujit është i dëmshëm për trupin e njeriut edhe konsumimi i tepërt sjell pasoja negative. Uji i tepërt ndikon në funksionimin e tepërt të veshkave dhe prishjen ekuilibrit të sodiumit, potasiumit dhe mineraleve. Prandaj nuk sugjerohet konsumimi i më shumë se 2-3 litrave në ditë.
  • 25. Ndotja e ujit Gjate gjithe kesaj detyre eshte permendur rendesia e ujit ne te gjitha aspektet e jetes. Uji është vetë jeta, jo vetëm për njeriun, por për gjithë krijesat tjera, sepse asgjë mbi tokë nuk mund të jetojë pa ujë. Por a e vleresojme ne ujin aq sa duhet?!
  • 26. Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga rrugët përmbajnë metale të rënda, si dhe ndotës të tjerë që vijnë nga makinat. Ujërat ezeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale koliforme,nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe baktere te tjera.Edhe ne kanalizimet e trajtuara mire mund te kete sasi te larte te nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet toksike,rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet e qellimshme te substancave te rrezikshme.
  • 27. Më i ndoturi ne Shqiperi rezulton se eshte bregdeti I Adriatikut dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i funddetit, derdhja e vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat grumbullohen në det bejne që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto të fundit kane filluar tëzhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërëqë shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellëndotje të vazhdueshme të ujërave në këto zona. Jo vetem detet por edhe lumenjte vujane nga ndotja e ujit.I tille eshte lumi Shkumbin ne Elbasan. Buzë lumit, pothuajse në të gjithëgjatësinë e tij gjenden mbetje urbane.. Shkumbini mbledh mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit, Librazhdit,Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit vërehen mijëra ton mbetje .
  • 28. Si ta ndalojme ndotjen Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra: • me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit, • me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë, • me ndërmarjen e masave të posacme të pastrimit, • me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e ujëraveefluente, • me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët.
  • 29. Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin, shpesh shkatërron populacione tëtëra të organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnë kushtet fizike dhe kimike. Me këtë rast paraqiten rreziqet globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi I biodiversitetit. Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”