SlideShare a Scribd company logo
1 of 9
Procedura jokontestimore
E drejta procedurale jokontestimore është sistem rregullash procedurale, me të cilat rregullohet
struktura e procedurës jokontestimore, pozita dhe roli i subjekteve procedurale, aktivitetet procedurale
të tyre, si dhe raportet reciproke midis tyre.
Ajo nuk përbën një tërësi unike dhe homogjene, sepse përbëhet nga rregullat procedurale të
diferencuara, me të cilat rregullohet dhënia e mbrojtjes juridike në çështjet e caktuara juridiko-civile, të
cilat nuk zgjidhen sipas rregullave të procedurës kontestimore.
Procedurë jokontestimore (juridictio non contentiosa) është ajo procedurë që nuk është kontestimore
(juridictio contentiosa), pra, përkufizimi është negativ.
Llojet
•Statusi personal dhe familjar
–Procedura e heqjes së aftësisë për të vepruar
–Ndalja në org. Shëndetësore
–Shpallja e personi të zhdukur si i vdekur
–Vërtetimi i vdekjes
–Procedura për zgjatjen, heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore
–Procedura për dhënien e lejës për martesë
•Procedura për çështje pasurore
–Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore
–Për shpronësim-kompensim
–Rregullimin e mezhdave
–Ndarjen e sendit të përbashkët
–Depozitën gjyqësore
–Edhe procedura të tjera: Regjistrimi për paluajtshmëri; Vërtetimi i nënshkrimit
Konflikti mes procedures kontestimore dhe asaj jokontestimore
Nëse gjatë zhvillimit të procë kontestimore, del se duhet proc. jashtëkontestimore, atëherë pasi vendimi
të bëhet i formës së prerë, lënda i drejtohet gjykatës për proc. jashtëkontestimore, por Nëse procesi
është jashtëkontestimor dhe del se lënda në proc.kontestimore: atëherë procedura ndalet dhe lënda i
drejtohet gjykatës kompetente. Por (ekspertiza, deshmia etj, nuk perseriten.)
Subjektet e procedures kontestimore
–Gjykata, organet ndihmëse dhe palet
Kompetenca territoriale
Në procedurën në të cilën vendoset mbi gjendjet personale dhe familjare e kompetencës
territoriale është gjykata në territorin e të cilës e ka vendbanimin personi në interesin e të cilit
zhvillohet procedura. Kur personi i tillë nuk ka vendbanim, atëherë e kompetencës territoriale
është gjykata në territorin e të cilës ai e ka vendqëndrimin, po qe se me ligj nuk është paraparë
ndryshe.
Në çështjet tjera jokontestimore e kompetencës territoriale për gjykim është gjykata në
territorin e të cilës propozuesi e ka vendbanimin apo vendqëndrimin, respektivisht selinë, nëse
me ligj nuk është paraparë ndryshe.
Kur në procedurën jokontestimore vendoset lidhur me sendet e paluajtshme, e
kompetencës territoriale ekskluzive është gjykata në territorin e të cilës ndodhet
paluajtshmëria. Nëse paluajtshmëria shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë kompetente
është secila nga to. Në këtë rast gjykata që e fillon zhvillimin e procedurës nuk mund të
shpallet më vonë jokompetente
Pjesmarresit ne procedure jokontestimore
Parimisht: një person
•Propozuesi dhe kundërshtari i propozuesit
•Personi, i cili ka inicuar procedurën jashtë kontestimore
•Personi, për të drejtat dhe interesat e të cilit vendoset në proc. jashtëkontestimore
•Organi publik (kujdestarisë, prokurori publik etj.)
Aftesia procedurale
Gjykata mund të lejoj që pjesëmarrësi në procedurë, edhe kur nuk e ka zotësinë për të vepruar, të kryej
veprime procedurale me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave që i takojnë, po qe se është në
gjendje ta kuptojë domethënien dhe pasojat e ve-primeve të tilla
Parimet e procedures jokontestimore
•Për inicimin e procedurës jokontestimore, në disa çështje juridike vlen parimi i dispozitivitetit, por edhe
ai i oficialitetit.
•Mirëpo, procedura e filluar njëherë, pa marrë parasysh se cili e ka inicuar atë, arrin gjer në përfundimin
e saj me kujdesin e gjykatës.
•Pjesëmarrësit në procedurë nuk mund ta përfundojnë atë me anë të veprimeve dispozitive, me të cilat
përfundon procedura kontestimore e inicuar me padi. Kjo rregull vlen sidomos në çështjet statusore.
•Mirëpo, tërheqja e propozimit me të cilin është inicuar procedura jokontestimore mund të bëhet deri
në momentin e dhënies së vendimit meritor për çështjen juridike.
•Parimi gojor
–Parimi gojor nuk vlen në shumicën dërrmuese të rasteve.
–Vetëm në një rast: për çështje banesore
•As parimi direkt as parimi i publicitetit (familjare) nuk vlejnë:
•Parimi i mbrojtjes së veçantë të peronave të paaftë.
Vendimet dhe mjetet e goditejes se vendimeve
•Vendimet kondemnatore kanë rëndësinë e dokumenteve ekzekutive.
•Disa vendime të dhëna në procedurë jokontestimore i zbatojnë organet apo organizatat e tjera e jo
gjykatat.
–I tillë është, p.sh., rasti me vendimin e gjykatës për ndalimin e një personi në institucionin shëndetësor
në lëmin e neuropsikiatrisë
•Vendimet: kanë formë të aktvendimit.
•Aktvendimi i shkallës së parë kundër të cilit lejohet ankesa e posaçme duhet ta ketë pjesën hyrëse,
dispozitivin dhe pjesën arsyetuese.
•Kjo vlen edhe për vendimet e gjykatës së shkallës së dytë.
•Kundër çdo vendimi meritor lejohet ankesë e posaçme. Afati për ankim është 15-ditor, nëse me LPJ nuk
është parashikuar një afat tjetër.
–Nga parimi se ankesa e paraqitur e pengon ekzekutimin e vendimit ligji parashikon përjashtime të
rëndësishme. Përveç kësaj, edhe vetë gjykata mundet, për shkaqe të rëndësishme, të vendosë se ankesa
nuk ka efekt suspenziv.
•Gjykata e shkallës së parë edhe vetë mund ta marrë në konsideratë ankesën e vonuar. Kjo rregull
zbatohet vetëm nëse me të nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve në procedurë që nuk janë ankuar
(ose kur ekziston vetëm një pjesëmarrës në procedurë).
•Sa u përket mjeteve të goditjes së jashtëzakonshme (revizionit, kml, ppp) subsidiarisht zbatohen
dispozitat e LPK-ës për këto mjete goditjeje.
Shpenzimet procedurale
1 Në procedurën në të cilën vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen personale ose familjare
të pjesëmarrësit, për shpenzimet procedurale gjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke i marrë
parasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës.
2 Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohen me pjesëmarrjen e organit të kujdestarisë,
zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore.
3 Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat pasurore të pjesëmarrësve, shpenzimet
procedurale u mbeten në ngarkim në pjesë të barabarta. Mirëpo,nëse ekzistojnë dallime të rëndësishme
të pjesëve që u takojnë pjesëmarrësve në të drejtën pasurore që është objekt vendosjeje, atëherë
gjykata varësisht nga madhësia e pjesëve në të do t’i caktojë pjesët e shpenzimeve që do t’i mbeten në
ngarkim secilit nga ta.
4 Në çështjet juridike nga paragrafi 3 i këtij neni gjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimet
procedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e të cilit zhvillohet procedura jokontestimore,
respektivisht pjesëmarrësi që ekskluzivisht me sjelljet e tij i ka dhënë shkas fillimit të procedurës.
Procedura per heqjen e zotesise per te vepruar , nenet 31 – 48
Në seanca thirret: organi i kujdestarisë, personi të cilit duhet t’i hiqet zotësia për të vepruar, kujdestari i
tij apo përfaqësuesi i tij i përkohshëm si dhe propozuesi.
Gjykata,para se të vendosë, duhet ta dëgjojë personin e tillë,
– përveçse kur një gjë e tillë është e dëmshme për shëndetin e tij apo është e pamundur nga shkaku i
gjendjes së tij shpirtërore apo fizike.
– Përveç tij gjykata e merr në pyetje kujdestarin, përfaqësuesin e përkohshëm, propozuesin si dhe të
gjithë ata që mund të japin informata për jetën dhe sjelljet e personit, të cilit duhet t’i hiqet zotësia për
të vepruar
Para se të vendoset mbi propozimin, personin duhet ta kontrollojnë së paku 3 (tre) mjekë specialist në
lëmin e neuropsikiatrisë, të cilët e japin me shkrim konstatimin dhe mendimin lidhur me gjendjen
shpirtërore dhe aftësitë për gjykim të tij. Kontrollimi në fjalë bëhet në praninë e gjyqtarit, përveçse kur
bëhet në organizatën shëndetësore stacionare. Konstatimi dhe mendimi me shkrim dhe i arsyetuar
bëhet brenda afatit 8-ditor nga dita e kontrollimit të personit për të cilin është fjala.
Shkaqet per heqjen apo kufizimin e zotesise per te vepruar
Plotësisht privohet nga zotësia për të vepruar personi i moshës madhore, i cili, për shkak të sëmundjes
shpirtërore, prapambetjes në zhvillim shpirtëror apo për ndonjë shkak tjetër, nuk është i aftë të kujdeset
për të drejtat e veta dhe interesat që i takojnë.
Ndërkaq, pjesërisht privohet nga zotësia për të vepruar personi i cili, me sjelljet dhe me veprimet e tij,
drejtpërsëdrejti i rrezikon të drejtat dhe interesat e veta apo të ndonjë personi tjetër nga shkaku i
sëmundjes psikike (mendore), prapambetjes në zhvillimin mendor, konsumimit të tepruar të alkoolit apo
drogës etj.
Gjykata mund ta shtyjë marrjen e vendimit për heqjen pjesërisht të zotësisë për të vepruar, për shkak të
keqpërdorimit të alkoolit ose të mjeteve të tjera të dehjes, po qe se mund të pritet me arsye se personi
do të përmbahet nga keqpërdorimi i mjeteve në fjalë
Kthimi I zotesise per te vepruar
Kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat i është hequr zotësia për të vepruar, gjykata ex ofitio apo
sipas propozimit të organit të kujdestarisë ose të ndonjë personi tjetër që ka të drejtë ta inicojë
procedurën në fjalë, do të marrë vendimin për kthimin e zotësisë për të vepruar.
Në qoftë se konstatohet se gjendja psikike e personit është përmirësuar
Esencialisht, gjykata do ta ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe do ta caktojë heqjen e pjesshme të
zotësisë për të vepruar.
Në procedurën për kthimin e zotësisë për të vepruar dhe në atë për ndryshimin e vendimit mbi heqjen e
plotë të zotësisë për të vepruar në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat me të cilat është rregulluar
procedura për heqjen e saj.
Kur gjykata e refuzon propozimin për kthimin e plotë apo të pjesshëm të zotësisë për të vepr-uar, ajo
mund të vendosë që propozimi i ri të mos mund të paraqitet para se të kalojë 1 (një) vit.
Procedura e shpalljes se vdekjes se personit te zhdukur , neni 59-74
1.Për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë lajmesh gjatë 5 (pesë) vjetëve të fundit, ndërsa nga lindja e tij
të kenë kaluar 70 vjet.;2.Për jetën e të cilit gjatë 5 vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë lajmesh,
ndërsa rrethanat në të cilat është zhdukur ai bëjnë të besohet se nuk është më i gjallë;3. Që është
zhdukur në një anijethyerje, aksident komunikacioni, zjarr, përmbytje, tërmet ose në ndonjë rrezik tjetër
të drejtpërdrejtë për jetën, kurse për jetën e tij nuk ka pasur kurrfarë lajmesh për 6 muaj, nga dita e
heqjes së rrezikut; 4.Që është zhdukur gjatë luftës dhe lidhur me ngjarjet e luftës, ndërsa për jetën e tij
nuk ka pasur kurrfarë lajmesh për një vit, nga dita e pushimit të armiqësive.
•Afatet e përmendura në dy pikat e para llogariten nga dita në të cilën, sipas lajmeve të fundit ,personi i
zhdukur, pa dyshim, ka qenë i gjallë.
Procedurat per rregullimin e qeshtjeve pasurore
Procedura per caktimin e kompensimit per pasurine e eksporprijuar , nenet 215 – 231
Nëse nuk ka pajtim brenda 2 muajsh nga data kur vendimi per shpronësim behet i plotefuqishem,
atëherë organi i administratës ia dërgon lëndën gjykatës kompetente. Ex offitio ose me propozim të
pronarit, organi i administrates e drejton lenden te gjykata.
Mospjesemarrja e njeres pale nuk është pengesë
Kompetent: gjykatësi i vetem
Konstatimi i provave dhe materialit te grumbulluar dhe pastaj vendimi per kompensim. Nëse ka
marrëveshje gjate zhvillimit t ë procedurës, atëherë gjykata e merr për bazë këtë
–Nëse ka marrëveshje për kompensim me ndonjë pasuri tjetër të paluajtshme, duhet të caktohet afati
për kryerjen e detyrimeve reciproke.
–Nëse nuk ka afat me marrëveshje, atëherë gjykata e cakton vetë afatin
Shpenzimet i bartë, shfrytëzuesi i shpronësimit, Nëse janë shkaktuar shpenzime te panevojshme nga
pronari, ai i bartë shpenzimet.
Procedura per rregullimin e administrimit dhe shfrytezimit te sendit te perbashket , nenet 190 – 196
Bashkëpronarët, Bashkëshfrytëzues, Bashkëmbajtës, Bashkëpjesëtarë
Vetëm lidhur me administrimin dhe shfrytëzimin e sendit të përbashkët
Inicimin: çdo bashkëpjesëtarë
Kompetenca: në territorin e së cilës ndodhet sendi, nëse në disa territore, atëherë secila gjykatë
Procedura: gjykata i inkurajon për pajtim,
Nëse jo, vazhdohet procedura dhe vendimi sillet
Nëse gjatë procedurës del kontestuese vet e drejta (e pronësisë), gjykata kërkon nga palët që të iniciojnë
proc. kontestimore.
Në këtë rast, propozuesi brenda 15 ditësh duhet të paraqes padi
Nëse nuk ka padi, prezumim ligjor se është tërhequr propozimi.
Mund të merren masa të përkohshme
Ndarja e sendeve ose pasurise se perbashket
•Propozimi nga secili bashkëpjesëtarë
• Mundshme edhe ndarja në pjesë alikuote(ideore).
•Propozimi përmban të dhëna për bashkëpjesëtarët e tjerë dhe
•Nëse paluajtshmëri, atëherë të dhëna nga regjistri i tokës.
• Nëse ka pajtim, shenohet në procesverbal
•Gjykata i inkurajon për pajtim
•Nëse nuk ka pajtim, dëgjohen pjesëtarët dhe ofrohen mjetet provuese.
•Me vendim, caktohet ndarja e pasurisë dhe mundësitë e shfrytëzimit të sendit të përbashkët.
•Nëse gjatë procedurës del kontestuese vet e drejta (e pronësisë), gjykata kërkon nga palët që të
iniciojnë proc. kontestimore.
•Në këtë rast, propozuesi brenda 15 ditësh duhet të paraqes padi
•Nëse nuk ka padi, prezumim ligjor se është tërhequr propozimi
Procedura per rregullimin e mezhdave, nenet 205 – 214
Në procedurën e rregullimit të megjave ( kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet
paluajtshmërive fqinje kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizur.
Propozimin për rregullimin e megjave ndërmjet parcelave ngastrave fqinje të tokave ka të drejtë ta
paraqesë në gjykatë secili nga pronarët përkatësisht poseduesit e parcelave të tilla, e kur ligji e
parashohë një gjë të këtillë edhe organi i autorizuar mund të paraqesë propozim të këtillë.
Pas propozimit, caktohet seanca gjyqësore Inkurajohen palët për marrëveshje, nëse nuk ka marrëveshje,
caktohet seancë në vendin e ngjarjes, thirret edhe gjeometrin, edhe deshmitarë.
Nëse kontestuese, për sipërfaqe me vlerë të vogël (LPJ 209.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të
procedurës lindë kontesti lidhur me sipërfaqen kufitare vlera e të cilës nuk e kalon vlerën e kontestit të
vlerës së vogël në procedurën kontestimore, gjykata do të caktojë megjën në mbështetje të së drejtës
më të fortë, e nëse kjo nuk është e mundshme,atëherë në mbështetje të gjendjes së posedimit të fundit
të qetë. Në qoftë se kontesti nuk mund të zgjidhet as në këtë mënyrë, gjykata sipërfaqen kontestuese
kufitare do ta pjestojë sipas parimit të drejtshmërisë.
Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve në procedurë ekziston kontesti për sipërfaqen kufitare vlera e të
cilës e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën ko-ntestimore, e nuk arrijnë
marrëveshjen në kuptimin e paragrafit 3. të nenit 209. të këtij ligji, gjykata do ta udhëzojë inicuesin e
procedurës që me padi të inicojë procedur-ën kontestimore me qëllim të zgjidhjes së kontestit. Në këtë
rast procedura jokontest-imore përfundon pa vendim meritor
Procedura ne qeshtjet trashegimore
Në procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore gjykata konstaton se kush janë trashëgimtarët e
personit të vdekur, ose të personit vdekja e të cilit është shpallur me vendim gjyqësor, cila pasuri përbën
pasurinë trashëgimore të tij,dhe cilat të drejta nga pasuria trashëgimore u takojnë trashëgimtarëve,
legatarëve dhe personave të tjerë.
Kompetenca :
Gjykata komunale; Gjykatësi i vetëm
Sendet e paluajtshme: gjykata e vendit tonë, edhe nëse shtetas të huaj
Tokësore: vendbanimi ose vendqëndrimi i trashëgimlënësit
Nëse nuk ka, vendi ku ka pasurinë më të madhe
Pergatitja e shqyrtimit te pasurise trashegimore
Përpilimi i aktvdekjes;Nëse vdes. Ofiqari ia dërgon aktvdekjen gjykatës trashëgimore; Aktvdekja
përpilohet, edhe kur trashëgimlënësi nuk ka lënë kurrfarë pasurie
•Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë
•Jo gjithmonë; Në këto raste:
–Kur nuk dihen trashëgimtarët
–Kur trashëgimtarët nuk janë të aftë për të kuptuar efektet
–Kur pasuria trashëguese i dorëzohet ndonjë institucioni
•Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë bëhet nga organi administrativ i komunës; Në praninë e dy
dëshmitarëve të moshës madhore
• Organi i administratës është i detyruar që të kujdeset për pasurinë trashëgimore
• Ofiqari duhet të kujdeset, nëse trashëgimlënësi ka lënë ndonjë testament ose “dokument” për
testament gojor
Rastet kur fare nuk shqyrtohet pasuria trashegimore
Nëse nuk ka lënë kurrfarë pasuri; Ose pasuri “të vogël”
•Nëse trashëgimlënësi ka vetëm pasuri të luajtshme e askush nuk propozon shqyrtimin e pasurisë
trashëgimore
•Në disa raste mundet, te ndërpritet procedura dhe propozuesi të drejtohet në procedurë
kontestimore, si p.sh,
–Vlefshmëria e testamentit
–Arsyeshmëria e përjashtimit të trashëgimtarëve të domosdoshëm
–Nëse ka hequr dorë ndonjë pjesëmarrës nga trashëgimia
•Aktvendimi i u drejtohet të gjithëve:
–Trashëgimtarëve
–Legatorëve
–Kreditorëve të trashëgimlënësit
–Edhe personave të tjerë që kanë jetuar në bashkësi me trashëgimlënësin

More Related Content

What's hot

E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimoreDonikë Mjaki
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleRefik Mustafa
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeRefik Mustafa
 

What's hot (20)

E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimorePyetje nga E drejta e procedures permbarimore
Pyetje nga E drejta e procedures permbarimore
 
E Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare PrivateE Drejta Ndërkombtare Private
E Drejta Ndërkombtare Private
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Burimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes PenaleBurimet e Se Drejtes Penale
Burimet e Se Drejtes Penale
 
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me PërgjigjeE Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
E Dreja e Procedures Penale - Pyetje Me Përgjigje
 

Viewers also liked

punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristëDonikë Mjaki
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleDonikë Mjaki
 
provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014Ina Ina
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaHelio RAMOLLARI
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publikekulla 2010
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skriptaMuhamet Sopa
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 

Viewers also liked (18)

punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Procedura jokontestimore
Procedura jokontestimoreProcedura jokontestimore
Procedura jokontestimore
 
Anglishtja për juristë
Anglishtja për juristëAnglishtja për juristë
Anglishtja për juristë
 
Ese
EseEse
Ese
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penaleMjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
Mjetet juridike të jashtëzakonshme në procedurë penale
 
provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014provimi i letersise 2014
provimi i letersise 2014
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 AnglishtjaProvimi i lirimit 2015 Anglishtja
Provimi i lirimit 2015 Anglishtja
 
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
27364095 e-drejta-nderkombetare-publike
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 

Similar to Pyetje nga Procedura jokontestimore

Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciJURIST
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2kulla 2010
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëRamadan Ademi
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 
Punim praktik granit shabani
Punim praktik   granit shabaniPunim praktik   granit shabani
Punim praktik granit shabaniLume Xhemajli
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penalezogaj
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1Rilind Kastrati
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.anashqipe
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaKastriot Gashi
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesMarjan DODAJ
 

Similar to Pyetje nga Procedura jokontestimore (18)

Procedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovciProcedura civile2.avni brestovci
Procedura civile2.avni brestovci
 
Procedura administrativ2
Procedura administrativ2Procedura administrativ2
Procedura administrativ2
 
Dispenc IV
Dispenc IVDispenc IV
Dispenc IV
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV KumanovëDispenca e materialit semestri IV Kumanovë
Dispenca e materialit semestri IV Kumanovë
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 
Procedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarikProcedura penale,punim seminarik
Procedura penale,punim seminarik
 
Gjyqesia
GjyqesiaGjyqesia
Gjyqesia
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Gjykata kushtetuese
Gjykata kushtetueseGjykata kushtetuese
Gjykata kushtetuese
 
Punim praktik granit shabani
Punim praktik   granit shabaniPunim praktik   granit shabani
Punim praktik granit shabani
 
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
25317763 e-drejta-e-peocedures-penale
 
252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1252995500 e-drejta-penale-1
252995500 e-drejta-penale-1
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 
E drejta biznesore.
E drejta biznesore.E drejta biznesore.
E drejta biznesore.
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
 
Kodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosovesKodi i procedurës penale i kosoves
Kodi i procedurës penale i kosoves
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 

Pyetje nga Procedura jokontestimore

  • 1. Procedura jokontestimore E drejta procedurale jokontestimore është sistem rregullash procedurale, me të cilat rregullohet struktura e procedurës jokontestimore, pozita dhe roli i subjekteve procedurale, aktivitetet procedurale të tyre, si dhe raportet reciproke midis tyre. Ajo nuk përbën një tërësi unike dhe homogjene, sepse përbëhet nga rregullat procedurale të diferencuara, me të cilat rregullohet dhënia e mbrojtjes juridike në çështjet e caktuara juridiko-civile, të cilat nuk zgjidhen sipas rregullave të procedurës kontestimore. Procedurë jokontestimore (juridictio non contentiosa) është ajo procedurë që nuk është kontestimore (juridictio contentiosa), pra, përkufizimi është negativ. Llojet •Statusi personal dhe familjar –Procedura e heqjes së aftësisë për të vepruar –Ndalja në org. Shëndetësore –Shpallja e personi të zhdukur si i vdekur –Vërtetimi i vdekjes –Procedura për zgjatjen, heqjen dhe kthimin e së drejtës prindërore –Procedura për dhënien e lejës për martesë •Procedura për çështje pasurore –Për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore –Për shpronësim-kompensim –Rregullimin e mezhdave –Ndarjen e sendit të përbashkët –Depozitën gjyqësore –Edhe procedura të tjera: Regjistrimi për paluajtshmëri; Vërtetimi i nënshkrimit Konflikti mes procedures kontestimore dhe asaj jokontestimore Nëse gjatë zhvillimit të procë kontestimore, del se duhet proc. jashtëkontestimore, atëherë pasi vendimi të bëhet i formës së prerë, lënda i drejtohet gjykatës për proc. jashtëkontestimore, por Nëse procesi është jashtëkontestimor dhe del se lënda në proc.kontestimore: atëherë procedura ndalet dhe lënda i drejtohet gjykatës kompetente. Por (ekspertiza, deshmia etj, nuk perseriten.)
  • 2. Subjektet e procedures kontestimore –Gjykata, organet ndihmëse dhe palet Kompetenca territoriale Në procedurën në të cilën vendoset mbi gjendjet personale dhe familjare e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të cilës e ka vendbanimin personi në interesin e të cilit zhvillohet procedura. Kur personi i tillë nuk ka vendbanim, atëherë e kompetencës territoriale është gjykata në territorin e të cilës ai e ka vendqëndrimin, po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. Në çështjet tjera jokontestimore e kompetencës territoriale për gjykim është gjykata në territorin e të cilës propozuesi e ka vendbanimin apo vendqëndrimin, respektivisht selinë, nëse me ligj nuk është paraparë ndryshe. Kur në procedurën jokontestimore vendoset lidhur me sendet e paluajtshme, e kompetencës territoriale ekskluzive është gjykata në territorin e të cilës ndodhet paluajtshmëria. Nëse paluajtshmëria shtrihet në territorin e disa gjykatave, atëherë kompetente është secila nga to. Në këtë rast gjykata që e fillon zhvillimin e procedurës nuk mund të shpallet më vonë jokompetente Pjesmarresit ne procedure jokontestimore Parimisht: një person •Propozuesi dhe kundërshtari i propozuesit •Personi, i cili ka inicuar procedurën jashtë kontestimore •Personi, për të drejtat dhe interesat e të cilit vendoset në proc. jashtëkontestimore •Organi publik (kujdestarisë, prokurori publik etj.) Aftesia procedurale Gjykata mund të lejoj që pjesëmarrësi në procedurë, edhe kur nuk e ka zotësinë për të vepruar, të kryej veprime procedurale me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave që i takojnë, po qe se është në gjendje ta kuptojë domethënien dhe pasojat e ve-primeve të tilla
  • 3. Parimet e procedures jokontestimore •Për inicimin e procedurës jokontestimore, në disa çështje juridike vlen parimi i dispozitivitetit, por edhe ai i oficialitetit. •Mirëpo, procedura e filluar njëherë, pa marrë parasysh se cili e ka inicuar atë, arrin gjer në përfundimin e saj me kujdesin e gjykatës. •Pjesëmarrësit në procedurë nuk mund ta përfundojnë atë me anë të veprimeve dispozitive, me të cilat përfundon procedura kontestimore e inicuar me padi. Kjo rregull vlen sidomos në çështjet statusore. •Mirëpo, tërheqja e propozimit me të cilin është inicuar procedura jokontestimore mund të bëhet deri në momentin e dhënies së vendimit meritor për çështjen juridike. •Parimi gojor –Parimi gojor nuk vlen në shumicën dërrmuese të rasteve. –Vetëm në një rast: për çështje banesore •As parimi direkt as parimi i publicitetit (familjare) nuk vlejnë: •Parimi i mbrojtjes së veçantë të peronave të paaftë. Vendimet dhe mjetet e goditejes se vendimeve •Vendimet kondemnatore kanë rëndësinë e dokumenteve ekzekutive. •Disa vendime të dhëna në procedurë jokontestimore i zbatojnë organet apo organizatat e tjera e jo gjykatat. –I tillë është, p.sh., rasti me vendimin e gjykatës për ndalimin e një personi në institucionin shëndetësor në lëmin e neuropsikiatrisë •Vendimet: kanë formë të aktvendimit. •Aktvendimi i shkallës së parë kundër të cilit lejohet ankesa e posaçme duhet ta ketë pjesën hyrëse, dispozitivin dhe pjesën arsyetuese. •Kjo vlen edhe për vendimet e gjykatës së shkallës së dytë. •Kundër çdo vendimi meritor lejohet ankesë e posaçme. Afati për ankim është 15-ditor, nëse me LPJ nuk është parashikuar një afat tjetër. –Nga parimi se ankesa e paraqitur e pengon ekzekutimin e vendimit ligji parashikon përjashtime të rëndësishme. Përveç kësaj, edhe vetë gjykata mundet, për shkaqe të rëndësishme, të vendosë se ankesa nuk ka efekt suspenziv.
  • 4. •Gjykata e shkallës së parë edhe vetë mund ta marrë në konsideratë ankesën e vonuar. Kjo rregull zbatohet vetëm nëse me të nuk cenohen të drejtat e pjesëmarrësve në procedurë që nuk janë ankuar (ose kur ekziston vetëm një pjesëmarrës në procedurë). •Sa u përket mjeteve të goditjes së jashtëzakonshme (revizionit, kml, ppp) subsidiarisht zbatohen dispozitat e LPK-ës për këto mjete goditjeje. Shpenzimet procedurale 1 Në procedurën në të cilën vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen personale ose familjare të pjesëmarrësit, për shpenzimet procedurale gjykata vendosë sipas vlerësimit të lirë duke i marrë parasysh rrethanat e rastit dhe rezultatin e procedurës. 2 Sa u përket shpenzimeve procedurale që shkaktohen me pjesëmarrjen e organit të kujdestarisë, zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën kontestimore. 3 Në çështjet jokontestimore që kanë të bëjnë me të drejtat pasurore të pjesëmarrësve, shpenzimet procedurale u mbeten në ngarkim në pjesë të barabarta. Mirëpo,nëse ekzistojnë dallime të rëndësishme të pjesëve që u takojnë pjesëmarrësve në të drejtën pasurore që është objekt vendosjeje, atëherë gjykata varësisht nga madhësia e pjesëve në të do t’i caktojë pjesët e shpenzimeve që do t’i mbeten në ngarkim secilit nga ta. 4 Në çështjet juridike nga paragrafi 3 i këtij neni gjykata mund të vendosë që të gjitha shpenzimet procedurale t’i heqë pjesëmarrësi në interesin e të cilit zhvillohet procedura jokontestimore, respektivisht pjesëmarrësi që ekskluzivisht me sjelljet e tij i ka dhënë shkas fillimit të procedurës. Procedura per heqjen e zotesise per te vepruar , nenet 31 – 48 Në seanca thirret: organi i kujdestarisë, personi të cilit duhet t’i hiqet zotësia për të vepruar, kujdestari i tij apo përfaqësuesi i tij i përkohshëm si dhe propozuesi. Gjykata,para se të vendosë, duhet ta dëgjojë personin e tillë, – përveçse kur një gjë e tillë është e dëmshme për shëndetin e tij apo është e pamundur nga shkaku i gjendjes së tij shpirtërore apo fizike. – Përveç tij gjykata e merr në pyetje kujdestarin, përfaqësuesin e përkohshëm, propozuesin si dhe të gjithë ata që mund të japin informata për jetën dhe sjelljet e personit, të cilit duhet t’i hiqet zotësia për të vepruar Para se të vendoset mbi propozimin, personin duhet ta kontrollojnë së paku 3 (tre) mjekë specialist në lëmin e neuropsikiatrisë, të cilët e japin me shkrim konstatimin dhe mendimin lidhur me gjendjen shpirtërore dhe aftësitë për gjykim të tij. Kontrollimi në fjalë bëhet në praninë e gjyqtarit, përveçse kur bëhet në organizatën shëndetësore stacionare. Konstatimi dhe mendimi me shkrim dhe i arsyetuar bëhet brenda afatit 8-ditor nga dita e kontrollimit të personit për të cilin është fjala.
  • 5. Shkaqet per heqjen apo kufizimin e zotesise per te vepruar Plotësisht privohet nga zotësia për të vepruar personi i moshës madhore, i cili, për shkak të sëmundjes shpirtërore, prapambetjes në zhvillim shpirtëror apo për ndonjë shkak tjetër, nuk është i aftë të kujdeset për të drejtat e veta dhe interesat që i takojnë. Ndërkaq, pjesërisht privohet nga zotësia për të vepruar personi i cili, me sjelljet dhe me veprimet e tij, drejtpërsëdrejti i rrezikon të drejtat dhe interesat e veta apo të ndonjë personi tjetër nga shkaku i sëmundjes psikike (mendore), prapambetjes në zhvillimin mendor, konsumimit të tepruar të alkoolit apo drogës etj. Gjykata mund ta shtyjë marrjen e vendimit për heqjen pjesërisht të zotësisë për të vepruar, për shkak të keqpërdorimit të alkoolit ose të mjeteve të tjera të dehjes, po qe se mund të pritet me arsye se personi do të përmbahet nga keqpërdorimi i mjeteve në fjalë Kthimi I zotesise per te vepruar Kur pushojnë së ekzistuari shkaqet për të cilat i është hequr zotësia për të vepruar, gjykata ex ofitio apo sipas propozimit të organit të kujdestarisë ose të ndonjë personi tjetër që ka të drejtë ta inicojë procedurën në fjalë, do të marrë vendimin për kthimin e zotësisë për të vepruar. Në qoftë se konstatohet se gjendja psikike e personit është përmirësuar Esencialisht, gjykata do ta ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe do ta caktojë heqjen e pjesshme të zotësisë për të vepruar. Në procedurën për kthimin e zotësisë për të vepruar dhe në atë për ndryshimin e vendimit mbi heqjen e plotë të zotësisë për të vepruar në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat me të cilat është rregulluar procedura për heqjen e saj. Kur gjykata e refuzon propozimin për kthimin e plotë apo të pjesshëm të zotësisë për të vepr-uar, ajo mund të vendosë që propozimi i ri të mos mund të paraqitet para se të kalojë 1 (një) vit. Procedura e shpalljes se vdekjes se personit te zhdukur , neni 59-74 1.Për jetën e të cilit nuk ka pasur kurrfarë lajmesh gjatë 5 (pesë) vjetëve të fundit, ndërsa nga lindja e tij të kenë kaluar 70 vjet.;2.Për jetën e të cilit gjatë 5 vjetëve të fundit nuk ka pasur kurrfarë lajmesh, ndërsa rrethanat në të cilat është zhdukur ai bëjnë të besohet se nuk është më i gjallë;3. Që është zhdukur në një anijethyerje, aksident komunikacioni, zjarr, përmbytje, tërmet ose në ndonjë rrezik tjetër të drejtpërdrejtë për jetën, kurse për jetën e tij nuk ka pasur kurrfarë lajmesh për 6 muaj, nga dita e heqjes së rrezikut; 4.Që është zhdukur gjatë luftës dhe lidhur me ngjarjet e luftës, ndërsa për jetën e tij nuk ka pasur kurrfarë lajmesh për një vit, nga dita e pushimit të armiqësive. •Afatet e përmendura në dy pikat e para llogariten nga dita në të cilën, sipas lajmeve të fundit ,personi i zhdukur, pa dyshim, ka qenë i gjallë.
  • 6. Procedurat per rregullimin e qeshtjeve pasurore Procedura per caktimin e kompensimit per pasurine e eksporprijuar , nenet 215 – 231 Nëse nuk ka pajtim brenda 2 muajsh nga data kur vendimi per shpronësim behet i plotefuqishem, atëherë organi i administratës ia dërgon lëndën gjykatës kompetente. Ex offitio ose me propozim të pronarit, organi i administrates e drejton lenden te gjykata. Mospjesemarrja e njeres pale nuk është pengesë Kompetent: gjykatësi i vetem Konstatimi i provave dhe materialit te grumbulluar dhe pastaj vendimi per kompensim. Nëse ka marrëveshje gjate zhvillimit t ë procedurës, atëherë gjykata e merr për bazë këtë –Nëse ka marrëveshje për kompensim me ndonjë pasuri tjetër të paluajtshme, duhet të caktohet afati për kryerjen e detyrimeve reciproke. –Nëse nuk ka afat me marrëveshje, atëherë gjykata e cakton vetë afatin Shpenzimet i bartë, shfrytëzuesi i shpronësimit, Nëse janë shkaktuar shpenzime te panevojshme nga pronari, ai i bartë shpenzimet. Procedura per rregullimin e administrimit dhe shfrytezimit te sendit te perbashket , nenet 190 – 196 Bashkëpronarët, Bashkëshfrytëzues, Bashkëmbajtës, Bashkëpjesëtarë Vetëm lidhur me administrimin dhe shfrytëzimin e sendit të përbashkët Inicimin: çdo bashkëpjesëtarë Kompetenca: në territorin e së cilës ndodhet sendi, nëse në disa territore, atëherë secila gjykatë Procedura: gjykata i inkurajon për pajtim, Nëse jo, vazhdohet procedura dhe vendimi sillet Nëse gjatë procedurës del kontestuese vet e drejta (e pronësisë), gjykata kërkon nga palët që të iniciojnë proc. kontestimore. Në këtë rast, propozuesi brenda 15 ditësh duhet të paraqes padi Nëse nuk ka padi, prezumim ligjor se është tërhequr propozimi. Mund të merren masa të përkohshme
  • 7. Ndarja e sendeve ose pasurise se perbashket •Propozimi nga secili bashkëpjesëtarë • Mundshme edhe ndarja në pjesë alikuote(ideore). •Propozimi përmban të dhëna për bashkëpjesëtarët e tjerë dhe •Nëse paluajtshmëri, atëherë të dhëna nga regjistri i tokës. • Nëse ka pajtim, shenohet në procesverbal •Gjykata i inkurajon për pajtim •Nëse nuk ka pajtim, dëgjohen pjesëtarët dhe ofrohen mjetet provuese. •Me vendim, caktohet ndarja e pasurisë dhe mundësitë e shfrytëzimit të sendit të përbashkët. •Nëse gjatë procedurës del kontestuese vet e drejta (e pronësisë), gjykata kërkon nga palët që të iniciojnë proc. kontestimore. •Në këtë rast, propozuesi brenda 15 ditësh duhet të paraqes padi •Nëse nuk ka padi, prezumim ligjor se është tërhequr propozimi Procedura per rregullimin e mezhdave, nenet 205 – 214 Në procedurën e rregullimit të megjave ( kufijve të tokave) gjykata e rregullon megjën ndërmjet paluajtshmërive fqinje kur shenjat e megjave janë asgjësuar, dëmtuar ose lëvizur. Propozimin për rregullimin e megjave ndërmjet parcelave ngastrave fqinje të tokave ka të drejtë ta paraqesë në gjykatë secili nga pronarët përkatësisht poseduesit e parcelave të tilla, e kur ligji e parashohë një gjë të këtillë edhe organi i autorizuar mund të paraqesë propozim të këtillë. Pas propozimit, caktohet seanca gjyqësore Inkurajohen palët për marrëveshje, nëse nuk ka marrëveshje, caktohet seancë në vendin e ngjarjes, thirret edhe gjeometrin, edhe deshmitarë. Nëse kontestuese, për sipërfaqe me vlerë të vogël (LPJ 209.1 Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve të procedurës lindë kontesti lidhur me sipërfaqen kufitare vlera e të cilës nuk e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën kontestimore, gjykata do të caktojë megjën në mbështetje të së drejtës më të fortë, e nëse kjo nuk është e mundshme,atëherë në mbështetje të gjendjes së posedimit të fundit të qetë. Në qoftë se kontesti nuk mund të zgjidhet as në këtë mënyrë, gjykata sipërfaqen kontestuese kufitare do ta pjestojë sipas parimit të drejtshmërisë. Në qoftë se ndërmjet pjesëmarrësve në procedurë ekziston kontesti për sipërfaqen kufitare vlera e të cilës e kalon vlerën e kontestit të vlerës së vogël në procedurën ko-ntestimore, e nuk arrijnë marrëveshjen në kuptimin e paragrafit 3. të nenit 209. të këtij ligji, gjykata do ta udhëzojë inicuesin e
  • 8. procedurës që me padi të inicojë procedur-ën kontestimore me qëllim të zgjidhjes së kontestit. Në këtë rast procedura jokontest-imore përfundon pa vendim meritor Procedura ne qeshtjet trashegimore Në procedurën për shqyrtimin e pasurisë trashëgimore gjykata konstaton se kush janë trashëgimtarët e personit të vdekur, ose të personit vdekja e të cilit është shpallur me vendim gjyqësor, cila pasuri përbën pasurinë trashëgimore të tij,dhe cilat të drejta nga pasuria trashëgimore u takojnë trashëgimtarëve, legatarëve dhe personave të tjerë. Kompetenca : Gjykata komunale; Gjykatësi i vetëm Sendet e paluajtshme: gjykata e vendit tonë, edhe nëse shtetas të huaj Tokësore: vendbanimi ose vendqëndrimi i trashëgimlënësit Nëse nuk ka, vendi ku ka pasurinë më të madhe Pergatitja e shqyrtimit te pasurise trashegimore Përpilimi i aktvdekjes;Nëse vdes. Ofiqari ia dërgon aktvdekjen gjykatës trashëgimore; Aktvdekja përpilohet, edhe kur trashëgimlënësi nuk ka lënë kurrfarë pasurie •Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë •Jo gjithmonë; Në këto raste: –Kur nuk dihen trashëgimtarët –Kur trashëgimtarët nuk janë të aftë për të kuptuar efektet –Kur pasuria trashëguese i dorëzohet ndonjë institucioni •Regjistrimi dhe vlerësimi i pasurisë bëhet nga organi administrativ i komunës; Në praninë e dy dëshmitarëve të moshës madhore • Organi i administratës është i detyruar që të kujdeset për pasurinë trashëgimore • Ofiqari duhet të kujdeset, nëse trashëgimlënësi ka lënë ndonjë testament ose “dokument” për testament gojor Rastet kur fare nuk shqyrtohet pasuria trashegimore Nëse nuk ka lënë kurrfarë pasuri; Ose pasuri “të vogël” •Nëse trashëgimlënësi ka vetëm pasuri të luajtshme e askush nuk propozon shqyrtimin e pasurisë trashëgimore
  • 9. •Në disa raste mundet, te ndërpritet procedura dhe propozuesi të drejtohet në procedurë kontestimore, si p.sh, –Vlefshmëria e testamentit –Arsyeshmëria e përjashtimit të trashëgimtarëve të domosdoshëm –Nëse ka hequr dorë ndonjë pjesëmarrës nga trashëgimia •Aktvendimi i u drejtohet të gjithëve: –Trashëgimtarëve –Legatorëve –Kreditorëve të trashëgimlënësit –Edhe personave të tjerë që kanë jetuar në bashkësi me trashëgimlënësin