Shqiptaret e famshem ne bote ( George Tenet Ish-drejtor i CIA-s)
Ndotja e ajrit
1. Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit është ndryshimi që
pëson ajri nga përbërje të tjera kimike, që
zakonisht sjell dëme në mjedis.
2. • Ndotësit
• Oksidet e squfurit (SOx) - veçanërisht dioksidi i squfurit, një
përbërje kimike që prodhohet nga vullkanet, industri të ndryshme
dhe nga djegia e lëndëve djegëse si nafta dhe qymyri. SO2 është gaz
që merr pjesë në formimin e shiut acid.
• Oksidet e azotit (NOx) - veçanërisht dioksidi i azotit, prodhohet nga
industria. NO2 është toksik dhe merr pjesë në formimin e shiut
acid.
• Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa erë, jo-
irritues, por shumë helmues. Prodhohet nga djegia jo e plotë e gazit
natyror, drurit ose qymyrit.
• Dioksidi i karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit serë, gjendet
në atmosferë, nxirret nga djegia dhe është jetësor për shumë
organizma.
• Metalet toksikë, si plumbi (Pb), Bakri (Cu) dhe kadmiumi (Cd).
• Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) - të dëmshme për shtresën e ozonit, i
prodhuar nga produkte që sot janë të ndaluara, si aerosolët.
3. Ndotja, karburantet jashtë kontrollit
• Problem nuk është vetëm pluhuri i respirueshëm por edhe benzeni i
cili gjatë viteve të fundit ka pësuar rritje të ndjeshme.
• Cilësia e dobët e karburanteve që qarkullojnë në vend,
dhe mungesa e kontrollit të makinave në pikat e koalidimit janë disa
ndër shkaqet e ndotjes së ajrit.
• Deputet gjatë prezantimit të ndryshimit që duhet të pësoje ligji mbi
ajrin në Komisionin e Mjedisit, ka kërkuar që të forcohen kontrollet
në tregun e karburaneteve por edhe tek pikat e koalidimit të
makinave.
• Instituti i Shëndetit Publik përmes matjeve të bëra gjatë këtyre
viteve, ka treguar se ndotja e ajrit në kryeqytet është 3 deri në 4
herë më e lartë se nivelet e përcaktuara nga
Bashkimi Europian. Problem nuk është vetëm pluhuri i
respirueshëm por edhe benzeni i cili gjatë viteve të fundit ka
pësuar rritje të ndjeshme.
4. • Statistikat dhe rreziqet
• Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion
persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë
direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i
atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që
zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka
më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet
automobilistike. 310.000 Evropianë vdesin çdo vit nga
ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit
në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e
propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të
ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte
më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë
ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me
frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.
•
5. • Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e
ndotur janë :
• Kanceri
• Sëmundje zemre
• Sëmundje mushkërie
• Astma
• Pneumonia dhe komplikacionet e saj
• Bronkiti
• Alergji të lidhura me frymëmarrjen
• Dhimbje koke dhe migrenë
6. Ndotja e ujërave
• Pjesë përbërëse e sipërfaqes së Tokës është edhe UJI. Pikërisht sasia e madhe e tij
është arsyeja që na bën ta quajmë Tokën “ Planeti i kaltër”. Megjithatë, pjesa më e
madhe e rezervave të ujit u përket oqeaneve dhe deteve dhe vetëm 0, 6% e sasisë
së përgjithshmetë ujërave është e përshtatshme për t’u pirë.Megjithëse uji i
deteve mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës,kripësia e tij e bën të papërdorshëm për
qëllime pirjeje, gatimi dhe ujitjeje.Ujërat e ëmbla janë vetëm 2 %e rezervave të
përgjithshme ujore të globit. Prandaj vecanërisht kjo sasi duhet mbrojtur nga
ndotja.
• NUK MUND TË JETOJMË PA UJË .
• Bota sot po përballet me krizën globale të ujit: Më shumë se 1 miliard njerëz nuk
kanë ujë të pastër për të pirë. Më shumë se 2,5 miliard njerëz jetojnë në kushte
sanitare të papranueshme nuk kanë rrjet kanalizimesh për ujërat e zeza dhe nuk
kanë trajtim bashkëkohor të ujërave të zeza. Parashikimet tregojnë se rreth vitit
2025, 2/3 e popullsisë në tokë, do të vuajë nga pakësimi i ujit. Një njeri i
rritur në kohët e sotme ka nevojë afërsisht për 80 litra në ditë. Rreth 25 000 njerëz
vdesin cdo ditë si rezultat i përdorimit të ujit të pijshëm të ndotur, shumica e të
cilëve janë fëmijë.Pra, uji është thelbi i jetës.
•
7. • DERDHJA E NAFTËS NË DETE
• Përveç ndotjes së ujit nga kemikate të ndryshme , ndotja më e madhe paraqitet të jetë
nga derivatet e ndryshme të naftës ( lubrifikantët e makinave, dhe karburantet ) të cilat
janë veçanërisht të rrezikshme. Derdhja e tyre drejtpërdrejt në rrjetin e kanalizimeve të
ujërave të zeza është e patolerueshme pasi ajo duhet të bëhet veçanërisht në vende të
caktuara ( auto – servise dhe stacione karburanti ) , ku bëhet edhe mbledhja,
transportimi, dhe trajtimi i tyre sipas rregullave strikte.Në përmasa globale ndotësi më i
madh i ujërave është nafta. Ajo mund të derdhet në ujëra detare me mjete
transportuese të naftës në rast të avarive, ose duke shpërlarë mbeturinat e naftës nga
rezervuarët e tankerëve.Nafta e derdhur në ujin e detit mjaft vështirë mund të
zbërthehet me rrugë biologjike,bakteriale dhe fotokimike. Nafta shpërndahet në
sipërfaqe të detërave, duke penguar shkëmbimin e gazrave në mes të ujit dhe
atmosferës. Për të larguar naftën nga uji i detit dhe oqeaneve , anglezët përdorin sasi të
mëdha të detergjentëve , gjë që ka keqësuaredhe më tepër situatën. Kurse francezët
përdorin sasi të mëdha të shkumësit me të cilin e kanë pluhëruar cipën e naftës ( p.sh.
në kanalin Lamansh ) . Grimcat e shkumësit e kanë absorbuar naftën dhe deri diku e
kanë fundosur dhe e kanë izoluar atë.Si pasojë e ndotjes së ujërave pësojnë shumë
organizma ujorë, crregullohet zinxhiri trofik për shkak të ngordhjes së organizmave
ujorë dhe për shkak të akumulimit të materieve toksike në organizmat ujorë ( si: peshku
). Mandej këto materie toksike me anë të organizmave ujorë të cilët i konsumon njeriu
arrijnë në organizimin e njeriut duke shkaktuar helmime.Edhe ujërat e lumenjve,
deteve, liqeneve rrezikohen vazhdimisht nga ndotja si rezultat i mos trajtimit të ujërave
të zeza ose ujërave urbane.Uji në oqeane është në lëvizje të vazhdueshme në saje të
ngrohjes diellore, rrotullimit tëTokës dhe tërheqjes gravitacionale të Hënës dhe Diellit.
Rrymat e oqeanit përziejnë ujin engrohtë të tropikut me ujin e ngrirë të deteve polarë.
Përzierja e ujit të ngrohtë me atë të ftohtë është e rëndësishme për klimën e Tokës, për
jetën e sistemeve ekologjike që mbështesin jetën e gjallë të oqeaneve dhe për familjet
e peshqve që jetojnë aty.
8. • “Mbijetesa e çdo qenieje njerëzore varet nga mbajtja gjallë dhe pastër e
oqeaneve dhe e deteve, që gjenden kudo në botë. Sot mbi det ngrihen
platforma gjigande për nxjerrjen e naftës, gazit dhe
mineraleve.Fatkeqsisht, oqeanet dhe detet sot janë kthyer në vende
grumbullimi për mbeturinat e njerëzve, duke përfshirë ujërat e zeza,
mbeturinat urbane dhe produkte të rrezikshmesi mbeturinat bërthamore
duke ndikuar mbi mjedisin jetësor në dete. Rreziku i incidenteve që
shkaktojnë ndotjet e mjedisit detar nga nafta ose lëndë të tjera të
dëmshme është i madh. Ndërsa risqet janë të mëdha, kërkohet përcaktimi
i një politike dhe strategji për reagimin ndaj rrjedhjeve të naftës ose të
lëndëve të rrezikshme dhe helmuese në det.Përbërësit kryesorë të naftës
janë hidrokarburet. Kryesisht ka arene, alkane, dhecikloalkane. Në naftë
gjenden edhe komponome që përmbajnë oksigjen, azot, sulfur.Pikërisht
komponimet e azotit dhe sulfurit i japin erë të pakëndshme naftës.Nafta e
papërpunuar është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të
celët.Është më e lehtë se uji, dhe nuk tretet në të. Nuk ka pikë vlimi të
caktuar. Vetitë fizike të naftës varen nga përbërja kimike e saj.Edhe
shpenzimet për rregullimin e këtij problemi global , derdhjes së naftës në
dete eoqeane janë të mëdha. Kompania britanike naftë – nxjerrëse
“British Petroleum” kashpenzuar mëse 300 milionë dollarë gjatë tre ditëve
për t’ iu përgjigjur derdhjeve të naftës në Gjirin e Meksikës.Kështu
ekspertët e kësaj kompanie pohojnë se po shpenzojnë gati 100 milionë
dollarë në ditë për të rikuperuar pastrimin e detit nga nafta.
9. • Kryesisht ka arene, alkane, dhecikloalkane. Në naftë gjenden edhe
komponome që përmbajnë oksigjen, azot, sulfur.Pikërisht komponimet e
azotit dhe sulfurit i japin erë të pakëndshme naftës.Nafta e papërpunuar
është lëng me ngjyrë kafe në të zezë, por edhe me ngjyrë të celët.Është më
e lehtë se uji, dhe nuk tretet në të. Nuk ka pikë vlimi të caktuar. Vetitë
fizike të naftës varen nga përbërja kimike e saj.Edhe shpenzimet për
rregullimin e këtij problemi global , derdhjes së naftës në dete eoqeane
janë të mëdha. Kompania britanike naftë – nxjerrëse “British Petroleum”
kashpenzuar mëse 300 milionë dollarë gjatë tre ditëve për t’ iu përgjigjur
derdhjeve të naftës në Gjirin e Meksikës.Kështu ekspertët e kësaj
kompanie pohojnë se po shpenzojnë gati 100 milionë dollarë në ditë për
të rikuperuar pastrimin e detit nga nafta. Gjiganti i naftës deklaron se në
këto shpenzime përfshihen operacionet për të ndalur derdhjen e naftës,
për të pastruar zonat e prekura prej saj në det, si edhe për të mbuluar
koston e dëmeve.Për këto të fundit, deri tani kanë arritur mëse 41 000
kërkesa. Thuhet se deri tani, janë paguar më se 128 milionë dollarë, por
është ende shumë herët të përcaktohet sasia e shpenzimeve totale të
shkaktuara nga ndotja e naftës. Një tjetër derdhje e naftës ka ndodhur në
Australi, ku brenda tre ditësh ka krijuar një lumë të zi e të gjatë rreth 14
kilometra. Sipas punëtorëve, humbja nuk mund të bllokohe tpër dy muaj,
ndërkohë që ambientalistët lëshojnë alarmin.Një tjtetër përzierje gazi me
naftë të kondensuar ka rrjedhur në detin e Timorit,3600 metra në thellësi
nganjë pus nëndetar.Të tilla havari po ndodhin dita ditës, dhe uji po ndotet
në masa shumë të mëdha.Ndonëse tani kjo mund të duket thjesht ‘ndotje
që nuk ndikon në ne’ , nuk është kështu.
10. • Edhe pse tani nuk mund t’ i vërejmë dëmet e shkaktuara nga veprimet tona, është
shumë e sigurtë që e ardhmja do të na i vendosë në rrugë një ditë të gjitha këto.
Përvec se të shpresojmë që kjo ditë të jetë sa më larg, ne duhet të punojmë për t’ i
minimizuar dëmet e shkaktuara deri më sot, dhe të mos shkaktojmë më të
tilla.Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga ndotja.Kjo bëhet në disa
mënyra:
• • me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit,
• • me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë,
• • me ndërmarjjen e masave të posacme të pastrimit,
• • me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e ujërave efluente,
• • me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të naftës nga tankerët.
•
• Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të mirën tonë dhe të
gjeneratave qëdo të vijnë.Njeriu ndryshon ekosistemin,e me urbanizim dhe
industrializim ndryshojnë kushtet fizike dhe kimike. Me këtë rast paraqiten rreziqet
globale, si : hollimi i shtresëssë ozonit, ndryshimi i klimës dhe pakësimi i
biodiversitetit.Prandaj, të kujtojmë thënien e natyralistit ZhakIv Kusto që thotë se :
“ Dikur natyra e ka frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”Kjo vlen
edhe për ndotjen e deteve, oqeaneve, dhe për të gjitha llojet e ndotjeve të tjera.
•