SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 62
Descargar para leer sin conexión
2
TI DUHET TA DISH
Suad Bajrami
3
Iizdava JU Dom na kultura “Ko~o Racin” Skopje
Za izdava~ot:
Safet Kamberi
Redakcija:
Ahmet Selmani
Puntorie Mu~a-Ziba
Artan Arslani
Edicija:
Patot na bukvite
Realizacija na izdanieto:
,,Gerakom plus”
Tira` 250 primeroci
CI – Katalogizacija vo publikacija
Nacionalna i univerzitetska biblioteka “S.v. Kliment Ohridski”, Skopje
821.18.18(497.7)-1
BAJRAMI, Suad
Ti duhet ta dish/ Suad Bajrami.- Shkup : #Shtëpia e kulturës
#”Koço Racin”, 2014. – 62 str. ; 21cm
ISBN 978-9989-2835-8-1
COBISS.MK-ID 97350922
Izdanieto na knigata e finansiski pomognato
od Grad Skopje
****
Site prava na izdanieto gi ima JU Domot na kultura
,,Ko~o Racin” – Skopje
Zabraneto e kopiraweto, razmno`uvawe i objavuvawe na delovi ili na celoto
izdanie vo pe~ateni ili elektronski mediumi bez odobrenie na izdava~ot.
4
BIOGRAFIA
Suad Bajrami u lind në Shkup më 23.09.1992. Mësimet e para i
mori në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov”, ndërsa më pas e vazhdoi
shkollimin e mesëm në gjimnazin e qytetit të Shkupit “Cvetan
Dimov”. Që nga fëmijëria, ka treguar interes të veçantë për artin në
përgjithësi, ndërsa për letërsinë në veçanti. Kjo shtyu që në vitin
akademik 2010/2011 të regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë
“Bllazhe Koneski” në Shkup, në degën “Gjuhë dhe Letërsi
shqiptare” ku dhe momentalisht studion.
Është ndjekës i aktiviteteve kulturoro-artistike, ka marrë pjesë në
shumë shfaqje e manifestime me role të ndryshme. Rolet kryesore:
“Zyberi” në dramën “Besa”, “Kamarieri” në skeçet “Aga dull” dhe
“Ëmbëltorja Memish”, “Plaku” në dramën“ Pajtimi i gjaqeve” dhe “Gjergj Fishta” në dramën
“Dita e alfabetit”.
Shkrimin artistik e ka pasion shpirtëror dhe merret me të që nga mosha e vegjëlisë. Është lëvrues
thuajse i të gjitha gjinive letrare, por theks të veçantë në veprimtarinë e tij ka poezia. Tematika
kryesore e shkrimeve e sidomos e poezive të autorit është erotika. Ai trajton tema që kanë të
bëjnë me realitetin e shoqërisë, duke i vënë dukuritë moderne përballë traditës. Gjerë më tani nuk
ka pasur të botuar asgjë, ndërsa këtë vit në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” e boton
përmbledhjen e parë poetike me titull “Ti duhet ta dish”.
5
Disa fjalë për lexuesit
Të nderuar lexues, shpreh respekt të veçantë për kohën tuaj të çmuar që do ta ndani
për ta lexuar këtë përmbledhje poetike. Poezitë e përfshira në këtë botim, shpresoj që sado pak
t’u mbushin me energji artistike dhe dëshiroj që rryma ime letrare të ndikoj pozitivisht në
zemrat tuaja. Asgjë s’është e përkryer, jam i vetëdishëm se edhe këto poezi modeste i kanë
mangësitë e tyre.
Mundi dhe sakrifica gjithmonë shpërblehen. Ka një kohë të gjatë që kam punuar për
këtë përmbledhje poetike. Sigurisht që asgjë nuk është e lehtë, por dëshira për të bërë diçka të
bukur padyshim se gjithmonë të jep kurajo për të vazhduar.
Këtë përmbledhje e kam emërtuar me titullin “Ti duhet ta dish”, për shkak që shumica e
poezive trajton një botë me re të zeza. Ëndrrat rinore, fshehtësitë, paqartësitë dhe mëdyshjet
janë temat që më së shumëti i kam prekur. Duke i strukur nën hijen e naivitetit rinor,
shpërthimet e ndjenjave marrin drejtim të pakuptueshëm.
Poezitë që do t’i lexoni në vijim në përgjithësi janë të frymës erotike. Kam investuar
shumë në melodinë, ritmin dhe dinamikën e vargjeve. Figurat stilistike gjithashtu janë pjesë e
poezive pa të cilat efekti artistik nuk do të ishte i pranishëm. Besoj që nëpërmjet metodave të
ndryshme për ndërtimin e poezive, kam arritur të krijoj diçka të bukur.
Poetët e mëdhenj qofshin shqiptar apo të huaj, kanë merita të veçanta në gdhendjen e
stilit tim poetik. Gjurmët e tyre gjithnjë kanë qenë para meje duke ma treguar rrugën e
mendimit artistik.
“Poezinë e lind poeti, poetin e lind poezia”
Fillimisht e falënderoj Zotin për të gjitha sukseset e mia. Gjithashtu i falënderoj të gjith
dashamirët që më kanë përkrahur dhe ndihmuar për të dalur në dritë puna ime disa vjeçare.
Shpresoj që botimi im i parë, do të më motivoj edhe më tepër për të vazhduar në këtë rrugë.
6
TI DUHET TA DISH
Perla e Strugës Ajtene Qamili
Sot u zgjuam, të gjithë me një mendje
Na përcollën ëndrrat prej shtëpisë
Të mirët kujtohen edhe në heshtje
Uratat janë pak, për njerëzit e mirë!
Ju, mburrja dhe krenaria e studentëve
Simbol i modestisë, pendë e mëshirës
Si nënë, si zonjë, si grua e suksesshme
Shembull, i mençurisë dhe i diturisë!
Profesoreshë, gjithçka na mësuat,
Të shkruajmë drejt si e do gjuha,
T'i dimë mirë rrënjët e shqiptarit,
Kombin dhe fenë gjithmonë ta mbajmë!
Për ne u sakrifikuat si shkop qiriri,
Si ngjyrë stilolapsi e laps prej druri,
Fleta që e mban peshën e dashurisë së Drinit,
Duhet të mburret me këso mjellma Struge!
Dhe erërat e liqenit që ua dhanë vallen,
Zërin, shkrimin e të gjithë artet,
Në Shkup na i keni sjellur me to dhe mallin
Ju, degë e rritur prej rrënjëve të arta!
S.B, 01.02.2013, Shkup
7
TI DUHET TA DISH
Bella
Ç'tu deshën ato valixhe moj Bella
Bashkë me zarfin e puthjen e fundit në faqe
Ç'tu desh që ta doje lamtumirën time
Bashkë me qeshjen, prehjen dhe pëllumbin në paqe
Lumi i gabuar Bella, ç'tu desh
Në shtrat kristalesh pse të flesh
Kur në det pendese ai gjithmonë derdhet
Përndahet pa kthim, përndahet pa shpresë
Dhe pastaj shushurima boshe sjell
Bella afshi flet veç dyherë
Njëherë kur qesh, njëherë kur hesht
Pastaj s'dëgjohet me mijëra vjet
Gjersa si porosi të humbet,
E ta gjej dikush ndonjëherë
Gjykimi i tij gjithsesi
S'do të ishte si ky që kemi ne!
S.B, 01.10.2014, Shkup
8
TI DUHET TA DISH
Universi ynë
Qamë, ndonëse dënesa erdhi vonë
Përkëdhelje siluetash leverdisnin
Ëndrrat e safirta gjersa kullonin bosh
Të pathënat nëpër ëndrra heroikisht vdisnin.
Kot na përbehen, besë nuk u zëmë
Jetë për të gjallët s'paska këtu
Lulnajat qenkan zverdhur, ç'presim?
Vallë çeljen e trëndafilit blu?
Fjetjet e shpirtrave gjurmë kanë
Netët pa gjinkalla, marrin frymë thellë
Universit që s'i përshtatemi
Do t'i këndoj një jetë e re!
Mbi sy smeraldi do të pikoj butësisht
Shkëlqim xhevahirësh, elmaz
Flokët e valëta, fishek do të t'i bëj
Kurorë brilanti do të të fal.
Kështu imazhi i ri do ta kap hapësirën
E ardhmja plogështinë do ta vdesë
Do të zgjohemi nga ëndrrat e kobshme
Ta jetojmë të lirë këtë univers!
S.B, 15.09.2014, Shkup
9
TI DUHET TA DISH
Faj i pafalur
Prap mbrëmë na kishte marrë ajo ëndërr
Shoqja që na bën bashkë pa na pyetur
Më pas na afroi të na i plotësojë ëndjet
Për puthjen e ikur të përjetësisë
Atë të largëtën, nëse e mban mend
Që buzëkuqin e fshinte, të përlynte
Kur me gisht mbi buzë të thoshte hesht!
Sa s'të kanë bërë fjalët peng të dashurisë
Dhe, çuditërisht, peng më la
Ndarja rëndë erdhi porsi koha
Dashurinë e ndaluar ajo ma dha
Tha zbraze botën, të jetë veç e jona
Thash mirë, por do ta ndajmë si i ndamë kujtimet
Do të jap ca pjesë të mia, më jep dhe ti ca
Pjesët që s'ndahen do t'i lëmë për takime
Për ditët e lumtura, për jetë e për varr
Për ditët sikur të sotmet, këmbëprera
Për pendesat se ne jemi mëkatarë
Për shoqen e ëndrrës, që ma sjell te dera
Atë bashkim të bukur, që e ndan veç një faj!
S.B, 30.04.2014, Shkup
10
TI DUHET TA DISH
Stina e pestë
Eja moj aromë e qetësisë së afshit ëndërror
Si erë lagështie e mëngjeseve të njoma
Bëhu ditë e bukur në tmerret e botës sonë
Në kopshtin idilor, ku fiton e heshtura
Koha e mund thirrjen e harxhuar
Qetësitë s'bien sikur shi e borë
Në stinën e pestë ato janë lule
Që ujiten çdo ditë për një çast aromë.
Era e mallit të dashurisë s'lulëzon
As fluturat rinore, s'shkrepin hutime
As shikimet therrëse që të thonë vepro
Në stinën e pestë ato të gjitha veniten
I kap plogështia e pranverës
Bashkë me rrëmujën e verës së pluhurtë
I merr gjumi i shiut të vjeshtës
Bashkë me dridhjet e dimrit të heshtur
Ne s’u përshatemi katër stinëve
Le të shkojmë apo të vijë ajo
Kush tjetër, pos e pesta klimë
Do të na ngjallte aromën tonë!
S.B, 22.04.2014, Shkup
11
TI DUHET TA DISH
Ndarje
Le të ishte, veç të ishte
Edhe si kjo botë që s'ka kthim
Si varg ëndrrash të pakuptimshme
Me fillim të bardhë e fund të zi
Edhe pse ata kanë shumë dhembje
Ethe të qelqta e mornica të kaltërta
Qielli i zbrazur u bie heshtje
Prej katit të shtatë, yje të zjarrta
Derisa të flaken fjalët që janë thënë
Të shkrepin dhembjet nostalgji
Dhe ta kujtojnë se s’i është vrarë
Shpirti i bardhë e shpirti i zi
Le të ishte, veç të ishte
Qoftë e vdekur a qoftë e gjallë,
Mumie trupi i saj do të mbetet
Në lëng qershie e në lëng balsam!
Gjithsesi, do ta dua dhe të ishte
Vdekje në derë, vdekje e lajmëruar
Apo shpirt i rreptë, në morg pa fjalë
Le të ishte çfarëdo, veç mos të ishte
NDARJE!
S.B, 26.12.2013, Shkup
12
TI DUHET TA DISH
Helena ime
Në eliksirin e fjalëve
Themër Akili, m'u bë ajo
Në kalanë e në fortesën time
Helenë s'dua të frymoj!
Ja që e dua, por më ndryshe
Disa pëllëmbë moral më lartë
Më pak e bukur, sa mos t'më zaliste
Një të vërtetë për një fjalë!
Gjurmë patkuash në oborrin tim
Dikush po kalëron, pa samar
Duket i mençur, pa besnikëri
Kalin e Trojës po e ngjall!
Të pathënat s'kanë agime
Ku ka zjarr ka dhe prush
Fshehtësitë e Helenës sime
I ditsha unë dhe askush!
S.B, 22.12.2013, Shkup
13
TI DUHET TA DISH
Ç'janë?
Ç'janë këto fije floku pa nishan?
Të kujt janë, kujt i ranë?
Me zjarrin pa tym, s'ka shaka
I urtë e pafjalë, por të kall!
Ç'janë këto fjalë të panjohura?
Kush i tha e kujt ia thanë?
Dukë ngrënë ëmbëlsira të kryposura
Panxhar sheqeri paska çelur mbi varr!
Ç'janë këto shikime pa vëmendje?
Ku shikon e kënd ke parë?
Sheh pranverën me kureshtje!
Shpirtin dimrit ia ke fal!
Ç'janë këto ngjarje që s'të ngjajnë?
Kush është i drejtë e kush ka faj?
Dikush do të vuajë, por s'do të qajë
Dhembja dhembjen do ta mbajë!
Ç'janë këto daulle që s'bien për mua?
Kush i thërriti e për kë po lozin?
Në valle hyra ballëkrenar,
Mindilin e prijësit dikush ma mori!
Ç'janë këto jetë e këta njerëz?
Kush janë e kë e imitojnë?
Krisin pushkë e tërmete
Për një fjalë të zënë be në gojë!
Ç'janë këto hije që më rrethojnë?
Kë e duan e kë kërkojnë?
Besa me ngjyra dikush më pikturoi!
Ç'janë këta, njerëz apo piktorë?
S.B, 04.12.2013, Shkup
14
TI DUHET TA DISH
Peizazh lamtumire
Ç’qenka ky peizazh, pse më solle?
Ngjyrat vajtuese e paskan rënduar
Tani që kullojnë mërzitë e kavërdisura
Portreti ynë ku mbeti?
Qëndisjet e bukura, pse i shkarravite?
Kuptimin e vetëm mos ua humb
Qenia jonë do të ndryshojë
Me një pikë vaji e një varëse argjendi
Mos lejo t’i mbulojë pluhuri
Netët e ftohta rrudhin më keq se mplakja
Harresa i copëton ngjyrat e mermerta
Mozaiku pa korrnizë e lë varur peng me shekuj
Porosi e lashtë pikture mbetëm!
Portreti i fundit na la gjallë
Sa shkriheshin për ne dikur
Sot s’na njohin... këtu jemi!
S.B, 05.09.2014, Shkup
15
TI DUHET TA DISH
Heshtni
Heshtni para se të vdisni!
Ju ndjenjat e mia, mos flisni!
Vetëm shikoni dhe prisni
Kur t'ju vrasin, ju mos i vrisni!
Ju heshtni, fjala - shpatë
Le mos t’ju gjejë në gjumë,
Mos lër të të mbysë në luftë
Pas shpine – krenari për lumë!
Nesër, juve mos t'ju qajnë
Veç me lule e me ca lotë,
Me pak vargje me ca këngë
Me pak kohë e gjëmë e kotë!
Ç'meritoni ju, jo s'e dini!
Ndjenjat e mia, heshtni, pritni!
Mos ju ndani syve as shpirtit
Veç me veten, merrni flisni!
14.01.2014
S.B
16
TI DUHET TA DISH
Dashuri pa emër
Takat krisnin sikur pushkë
Tak mbi gur, krak në zemër!
Vera shpirtin ma sillte në gushë
Për dashurinë e madhe pa emër!
A të kujtohen moj e dashur
Ditët e verës pa ajër, pa frymë
Kur bridhnim fshehurazi si të varfër
Ngushticave dhe rrugëve pa dritë!
Qelqet e zeza, perde mbi sy
Në udhë të Zotit ishim të huaj
Pa u prekur, pa marrë frymë
Rreze vere që të ngrin!
Sa hidhnim hapin me të parën
Dridhjet zinin prej thellësirave
Atëherë, zjarr e barut bëheshin tok
Ishim dashnorë e quheshim shokë!
Dukeshim si det pa peshq
Si verë e nxehtë, pa lejlekë
Si plazh pa rërë e pa njerëz
Si diell pa rreze e natë pa hënë!
S.B, 19.12.2013, Shkup
17
TI DUHET TA DISH
Vjosa
S'pashë askund më tepër bardhësi
Se shpirti yt dhe bora e parë
Si copë diamanti me shkëlqim
Magnet rrezesh në janar
Flokët e tua dallgë-dallgë
Sygështenjë, kafembyllur
Vetullthyese mbi qepallë
Ballin pasqyrë të stolisur
Dhe buzëqeshjen ta fali hëna
Ti je ylli i tretë nga katër yjet e nënës
Shkëlqejnë vetëm pranë njëri-tjetrit
Dhe bashkë me të sillen rreth diellit
Nga përrenjtë e kulluar të Nerezit
Mishërove pastërtinë e kristaltë
Vallen ta dhanë retë e qiellit
Bashkë me shtatin, ylber me krahë
Ti je Vjosa e çiltër
Fjalë dhe vepër e thjeshtësisë
Gjuhë dhe zemër që flet drejt
Dorë e fshehtë e mirësisë!
S.B, 8.02.2014, Shkup
18
TI DUHET TA DISH
Metamorfoza
Ditët e gjata a i mban mend?
Çudirat si ndodhnin nëpër to
Përpjekjet e pakumtimta
Si i shpjegonte një kuptim i kotë!
S'ke harruar apo jo?
Ëndrrat e rënda s'kanë shpjegim
Dhe kujtesa e ngarkuar
Kur stërngarkohet pa qëllim!
E ndien efektin e metamorfozës
Qetësohet egërsira e natyrshme
Kahjen truri e ndërron
Me botë të qarë me lot butësie
Ditët e kthejnë numërimin
Stinët mbrapsht vrapojnë
Vera e vonuar vjen në qiell
Për t’iu përshtatur dashurisë sonë!
S.B, 03.09.2014, Shkup
19
TI DUHET TA DISH
Lot i ftohtë
Acar në pranverën e njomzës
Lot që kullon në stinë të huaj!
Ti frymon dhe ndjell të ftohtë
Lot i ngrirë, lot i humbur!
Valë që s'thehet e s'trazohet
Det pa zë me klithma ëndrrash,
Kotje ankthi, lot që dorëzohet
Faqekaltër, heshtje këngësh!
Botë amshimi është loti i ftohtë
Dhimbja rrudhet edhe plaket,
Prej syve të heshtur e bukurosh
Qepallat lëshojnë të rrjedhë ujëvara!
Nurin e rinisë, s'e njeh në pasqyrë
As të shtënën e dorës së fshehur
Përroi i kujtimeve shpirtin e ngrin
Loti i ftohtë, loti i heshtur!
S.B, 26.03.2014, Shkup
20
TI DUHET TA DISH
Kashtë në diell
Njëra dorë jep, tjetra fshihet
Një sy mbyllet, tjetri ruhet
Buzët puthen si nata me yjet
Digjet kashta, po le të digjet
Fshehurazi shikime pa premtime
Fjalë me bishta sa të duash
Në mes të rrugës buzët fshihen
Të vërtetat i kanë harruar dyshimet
Ajo në rreze nxihet e piqet
Kërcëllon vrazhdë e nxjerr tym
Pranë zjarrit që s'dua ta shuaj
Digjet kashta... sa të duash, thuaj
Flaka le t'i dalë përpjetë
Ti mos thuaj se ke parë gjë
Me hile atëherë mos ik
Qëndro përballë zjarrit tënd!
S.B, 30.01.2014, Shkup
21
TI DUHET TA DISH
Nuk jetohet në dy kohë
Për ca gishta të shkoi krahu, me fjalë të ëmbla ledharake
Me këmbëngulje ta nxinte pragun, ti e uroje e ajo të shante!
Sytë e bukur i përpëlisje, gjersa gjeje bukuroshen
Copë-copë buzëqeshjen ta grinte dhe ta jepte si copë lëmoshe
Mendja jote ëndërrore i dha flakë dhe më tej
Ndoshta vonë, por e kuptove, me një gacë s'thahet një det!
Më pas jehove me zë të huaj, të tmerruar nga tortura
Ishin fjalët "unë e dua", me flamur të bardhë e nise luftën!
Derisa kënaqësia e ngulfatur, s’të la të marrësh ajër e të pish ujë
Prap vazhdove i pajtuar me fatin, prite lulen të mbijë në gur!
Pasi ti nuk mundesh, lësho një zë, lësho një klithmë
Vdekja është e shëmtuar, për një zemër që s’do ndihmë!
Lësho ta zë këtë bukuri gjarpërore, qoftë për helm a për mjekim
Ta shtrëngojë mirë për koke, për shumë fjalë e një sqarim!
E më pas ta përdredhë që nga bishti e gjer te qafa
Dhe ta lus Zotin e vërtetë, kohën kurrë të mos e kthejë mbrapa!
Që ti të ikësh me shpejtësi si erë e lehtë apo ciklon
Në stinë të blertë të dashurisë, kurrë mos të të prek e mos të të njoh!
Sikur zog të shëtisësh gjersa qielli të të ndalojë
Të të bëjë një ngjyrë ylberi apo ndoshta një yll të zjarrtë!
Më pastaj të xixëllosh apo ndoshta laraman do të jesh
Të kalosh nga e kaluara e ta shohësh atë planet të shkretë!
Se si i vdesin lumturitë, nëpër detërat e vrrullshme
Si i qajnë e si i qeshin, dashuritë e pakuptueshme
E të tjerët me druajtje si shohin, gjaku nëpër syçka si u rrjedh
Tërmet frike zemrat si u ndiejnë, larg mëngjesi dashuritë mos t'i gjejë!
E të mos i ndajë në fije-fije, agimi i mbushur me lot vjeshte
Me hidhërim dimri që zbret si hije, e pret diellin me mall të kthehet
Koha vetëm atëherë do të vijë, e ti do të shkosh tek ajo
Kohën e sotme sigurisht do ta lësh, s’e nuk jetohet në dy kohë!
S.B, 23.03.2014, Shkup
22
TI DUHET TA DISH
Ik për të ardhur
Zbraze për së fundi herë,
Kupën e dalldisjes së mbushur plot,
Në enë ku kavërdiset kujtimi,
Afshi fluturon e zbret si lot.
Sikur shi vere i përlloçur
Ti vjen kohë pas kohe befas
Prej zemrës sate shkretëtirore,
Ma sjell pluhurin me kilometra!
Mu në kopshtin e qëndisur
Në mermer e në kristal
E lëshon duke përlyer,
Çdo bukuri tjetër më pastaj!
Ngadalë ik për t’më ardhur
Si ylber që i shkund retë
Dhe si hëna e mesnatës
Që jep dritë për një shpresë
S.B, 28.06.2014, Shkup
23
TI DUHET TA DISH
Lulja e yllit
I ndale rrotullimet e planeteve,
Shtegu i fundit e pa botën e panjohur
Shirat erdhën e lanë në harresë kaltërsinë
Rrëmuja solli vite të kobshme
Fshehtësisht e përkëdhelje
Manushaqen e lulnajës sate
Syçkat e vjedhura nën vetullkthetra
I përpëlisje ta mbaje afër!
Ajo e plogësht, e lodhur
Rrinte në këmbë për ndihmesë
Krahët e huaj mos ta presin
Në çarçafe vdekjesh pa asnjë shpresë
Që të mos i ikë magjia e saj
Planet tjetër të uzurpojë
Zbrazet nga brenda e nga jashtë
Ta mbajë gjall e të mos rrojë.
Rreth e qark të mos i sillet
Gjuhës mëkatit pa dobi
Gjersa zemra e pafaj
T’i falë një pjesë të dashurisë!
S.B, 26.08.2014, Shkup
24
TI DUHET TA DISH
Ti po ik
Në krahët e mi po vdes
Shkon diku, gjithëkund
Ti largohesh më s’do vish
Prej asaj bote të pafund!
Sidoqoftë unë do të të ngrej
Kristal morgu, gur mermer
Në lulishte me qershia
Me plot bilbila zëshkretë!
Prehja do të të kaplojë një ditë
Malli për njerëz do të të marrë
S'do të mundesh ta thyesh heshtjen
As për vaj e as për këngë
Kur të kaloj rreth varrit tënd
Shpirti im do të të flasë,
Befas dhe ti do të ma kthesh
Me zë fantazme e pelerinë të bardhë
Unë s’do të mundem ta ndiej torturën
Përqafimet do të më ftohin
Dhe s’do të shkoj prej atij vendi
Pa e ndarë për gjysmë gropën!
S.B, 24.08.2014, Shkup
25
TI DUHET TA DISH
Paramendoje
Vetëm paramendoje
Botërat tona të përzihen
Akullnajat përballë diellit
Pa u lënduar, karpë do të rrinin
Shekujt e hershëm sikur të ktheheshin
Historia do të ngjallej vet
Mizorët dhe legjendarët
Do të pajtoheshin veç për ne
Sytë do ta shihnin
Muzgun e përndarë mbi re
Valët e detrave si rrihen
Për rrezen tonë që hesht me vjet
Thuaj atë hap ta hedhim
Ti prej lart e unë prej poshtë
Prej të ftohtëve të dy poleve
Poli i ngrohtë të na largojë.
S.B, 22.08.2014, Shkup
26
TI DUHET TA DISH
Kujtimet u kthyen mbrapsht
Qytetin e trazirave,
Atë të njohjes sonë të largët
Shirat e kapluan një pas një
Kujtimet befas kthyen mbrapsht
Diktatori që na malltretoi
Tiktaket i shpejtonte qëllimisht
Pastaj të kuqtë e semaforëve
I ndizte në rrugët ku s’kishte njeri
Ne të plogësht si adoleshentë
U bezdisëm nga fjetja shekullore
Në protestë me flamuj dashurie
Bërtitëm “duam ëndrra” dorë për dore
Policët na ndoqën me shkopa gome
Ikëm pa asnjë faj, për një kohë
Gjersa fillimi i fundit, agonia
Diktatorin e zu dy metra nën tokë
Dhe pastaj lulëzoj liria
Afërsia na gjeti largë
Shirat mbuluan ylberët
Kujtimet befas kthyen mbrapsht!
S.B, 12.07.204, Shkup
27
TI DUHET TA DISH
Hon
Pakujdesisht rrëshqiti fara e fjalës
Në hon të thellë rrugës së mjaltit
Kurth apo sprovë ajo qe
Gropa e ftohtë u bë strehë
Ditët vdiqën bashkë me netët
Gënjeshtra betohej në sytë e saj
Se të vërtetën s’e verbuan
Qeshjet-shpatë që presin larg
Në hon të errët britmë e rëndë
Shprti durues plas një ditë
Kujton për shoqen më të afërt
Çka t'i falë përpara pos dashurisë
Që të dalë nga errësira
Në kopsht dashurie krahëhapur ta presë
Ta zërë gjumi mes milion yjeve
Në ëndrra të plota lartë mbi re
Dhe për një kohë ndoshta të gjatë
Do ta shpjerë në kujtime
Pastaj aroma natë për natë
Te shpirti i saj do ta ngjallë magjinë
Do ta ndiejë dhe kancerin e kohës
Se si heroikisht ai bie ngadalë
Derisa një ditë të lëshojë rrënjë flokësh
Veç për sytë e mi smerald!
S.B, 10.07.2014, Shkup
28
TI DUHET TA DISH
Ndryshim
Kohë më parë, jo aq larg
Dashurova çuditërisht përnjëherë
Pastaj ndryshova, ndryshoi dhe ajo
Koha na ndau siç di beftë!
Sa keq që ende s'u mor vesh
Erdhi vetëm për një mall
Të sjellë e të përcjellë
Porosi në oqean!
Ndoshta heshtja e pathënë
Sihariqin e la mynxyrë
Botën njëqind herë e drodhi
Për atë fjalë të dashirsë
Në zemrën tënde prehu qetë
Ëndrrat lulëzojnë ndonjëherë pa kohë
Loti i tharë e di të vërtetën
Më shumë ndoshta se ndryshimi ynë!
S.B, 15.06.2014, Shkup
29
TI DUHET TA DISH
Prilli i fundit
Botë, tregomë sinqerisht,
Sytë e tu si na panë?
Dhembjen e atij prilli nëse e mban mend
A e ndjeu sikur unë ajo fluturëz e vrarë?
Dhe si u zhduk pas aq fjalëve?
Në ç'ëndërr ra thellë i verbuar?
Rrugët e takimeve kush i zbrazi,
Ajo e vonuar, por jo e harruar!
I shoh të mbushura me plot dashnorë
Ajo fluturon mbi qiell kujtimesh
Miqësisë së lashtë i thotë të shndërrohen
Në kurorë brilanti për dashurinë
Që të zgjohet në vend të vet
Butësisht bukur ai zambak i bardhë
Dhe ta pret në qetësira mëngjesore
Si aromë të njomë dhe të lagësht!
Lulja e turpshme e ul kokën
Gjersa dielli ia ngre qepallat
Dhe pastaj spektri i shirave
Ia përdredh flokët e bardha!
Mes mjegullave ia çon
Ëndrrat e dridhin thellë në palcë
Me zgjimet e rënda pranverore
Prillin e fundit ia bëjnë të veçantë!
S.B, 08.06.2014, Shkup
30
TI DUHET TA DISH
E vërteta si e vërtetë
Prej krahëve të zogut befas rashë
Mu në duart e sharmit tënd,
Flokët tua përdrodhën dhe tërhoqën
Fijet e simpatisë gjerë në rrënjë
Dhe dalëngadalë dobësohej
Kërcelli s’mbante gjë në dorë
Tinëz rriteshte shpejt, por s'nxorri
Bile një kokë lule nga ata një milion
Zogu i qiejve rrotull sillej
Iku larg, në netë pendesash duke qarë
Kur m'u desh, u humb dhe s'doli
Të ma thotë një këngë a një vaj
Na la të kavërdiset kureshtja
Të lindin mistere rrotull nesh
Të vijë një kohë, qe do të dalë
E vërteta veç si e vërtetë!
S.B, 04.06.2014, Shkup
31
TI DUHET TA DISH
Cigaret
Cigaret Puthje u harxhuan
Buzët i ndiejnë, shpuzat e fundit djegëse
Dhe oksigjenin e humbur sytë e shohin
Në dhomën ku të qarën e kanë patjetër!
Tek ajo që pinim fshehurazi dhe shpejt
Gjersa mendtë na rrotulloheshin
Dritaret edhe në të ftohtë i linim çelë
Besën e jepnim se s'do të tregonim
Ashtu bëmë gjersa na zunë të dyve
As ta hedhim as ta pimë, ramë në pozitë
Pritëm të na dënonin, por doli ndryshe
Lejen na dhanë, veç për një pako në ditë!
Publikisht, filloi siç duhet
Oreksi filloi ngadalë të shtohet
Cigaret s'kishin të numëruar
Pakon e ditës në mengjes e harxhonim
Gishtat u zverdhën,
Sollëm plakjen e heshtjes
Xhepat i shkundëm mirë
Blozë u ngjyrosëm brenda
Cigaret u harxhuan
Buzët u dogjën nga shpuzat
U kthyem te dhoma si të humbur
Tani qajmë, sepse e kemi patjetër!
S.B, 03.06.204, Shkup
32
TI DUHET TA DISH
Nanina
Këngët e mëngjesit pasi të përhapen
Prej qiellit të ëndrrës ngadalë bie
Rrezja e diellit prej qiellit të pastër
Bukurinë ta çelë bashkë me trëndafilet
Si yll i paparë del befas
Floknajë si sykafet e tua rrumbullake
Qepalleshtizë, me vetulla të mprehtë
Kullon buzëqeshje në çdo anë
Ke nur brilanti, nur kristali
Kadifenë e kuqërremtë e rëndon me ar
Bukuria mëngjesore pushton hovshëm afshet
Glamuri njëmilionëshe buzëqeshja kur u fal
Dhe jetë përrallore u jep çdo ditë
Si në ëndrrat e bukura mbi re
Dhe prapë në mëngjes del butësisht
Në lulnajën ku ti jeton përjetë!
S.B, 20.05.2014, Shkup
33
TI DUHET TA DISH
E mbrëmshmja e çuditshme!
Natë e parë dhe e fundit
Ishte e mbrëmshja e çuditshme
Siluetë dashurie që s'përkundi
Prej shikimit tim asnjë fije
Dashurisht e ndjeva mjaft shpejt
Sidomos në vallen e fundit
Kujtimet që mora, m'i la në qiell
U zhduk në ajër si fluskë sapuni
Rastësitë e bukura me vrap shkojnë
U harxhuan vërtitjet, rreth e qark
Pa kockë zemra, por thehet, kërcëllon
Më shumë se qelqet e takat e saj
Nata e këngëve të gjalla lozake
Fustaneve me ngjyra xixëllonjëse
Iku duke i fshirë zvarras pllakat e porcelanta
Dhe dashurinë që do ta kisha, ndoshta!
S.B, 20.05.2014, Shkup
34
TI DUHET TA DISH
Bilbilat dhe Brilantesha
Frymojnë e këndojnë bilbilat
Me etje kureshtare e fluturojnë botën
I mbledhin më të bukurat trëndafila
Veç për ta thurrur ty kurorën
Fjalët më të këndshme të poezive
Nga zemra lakmitare i kullojnë
Veç Brilanteshë shtathyri
Në vargje të lutem mos u kthe vonë
Me tinguj serenatash ngriti në qiell
Në botën tënde të mrekullirave
Fundin kur ta kërkojnë e të mos e gjejnë
Thuaju jeta ka shumë ngjyra
Pastaj tregoju për sytë e ftohtë
Si shkëlqejnë në mugëtirat pa shpresë
Labirinthet s’do ta ndalin
Që ëndrra t’i bëjë kokënyje përjetë!
S.B, 14.05.2014, Shkup
35
TI DUHET TA DISH
Fillim fundi
Kur e shoh se vjen e shuhet
Dashuria që ndriste kristalet
Më vjen ta thyej, por jo si buka
As si qelqi, as si shpata
Do ta lë të mbetet njollë e kohës
Edhe ashtu duhet të pushojnë ndjenjat
Le të kujtohet në mes të krahërorit
Si bukuroshja që e fjeti heshtjen
Duket e hutuar, por ndjell dobësi
Fal shumë fjalë, në botën gënjeshtare
Shëmtinë e shfaq si stoli
Në botën tënde lajkatare!
Harroi shikimet e fshehta
Ëndrrat e përvëluara qafë për qafë
Tmerret e jetës së zezë përgjërim
I sjell ndryshe loti i pastër!
S.B, 11.05.2014, Shkup
36
TI DUHET TA DISH
Bukuria që vret
Lumturia goditi shumë rëndë
Dashurinë e rrëzoi në dy gjunjë
Përpëlisjet si yjet në mesnatë
Mjegulla e kaluar i mori dhe u humb
Si kokë bilbili majtas-djathtas
Shihte rrugët nga t'ia mbajë
Asohere dhembshurisht shkoi e vajti
Te jeta e shpresës sa më larg
Zgjati dorën si lypsar
Me kokë ulur, lutej e lutej
Përvëluar me shpirt të vrarë
Duke u larguar, më tepër futej
Në rraskapitjet e mesnatës
Rrotullohej me sy të qarë
Në etjet e shtratit që i falte
Veç mendime rreth e qark
Ia kujtonte qeshjet fluturake
Perqafimet gjerë në mpirje
Dhe shakatë e fshehta të mesnatës
Që pamëshirshëm i goditi lumturia!
S.B, 07.04.2014, Shkup
37
TI DUHET TA DISH
Kometa e Haleut
M'u fanit një rast i rrallë
Çuditërisht më zu të dremitur
Polen në hapesirë u përnda
Çasti që me vite e kisha pritur
Si kometa e Haleut iku mjaft shpejt
S'kishin fjalë sytë e mi smerald
Ajo që shihet një herë në jetë
Rrebesh më mori, unë asgjë s'i thashë
Bashkë më ëndrrën e mesnatës
U palos në arkivol lamtumire
Mynxyrë ishte kureshtja vdekatare
Ta di, pse nga dielli do të shkrihet!
Që do të vij kam qenë i sigurt
Por dhe që do të shkoj e dija mirë
Kënaqësitë e mëdha zgjasin fare shkurt
Ndoshta për një sekondë shkon një vit!
S.B, 29.04.2014, Shkup
38
TI DUHET TA DISH
Arrati buzëqeshjeje
Ti buzëqeshje e ndaluar, afrohu
Hiqi petkat e kllapisë, kthjellu dhe më shih
Thuaj brendisë sate, “Ti duhet të zgjohesh”
Nga kjo vdekje që vdekje lind!
Pastaj ndalu pak, mendo si ishim dje?
A s'loznim bashkë, a s'ishim miq?
A s'i ngjaje zambakut që deh veç me erë?
A s'ma këpute shpirtin si rrembin e qershisë?
Në fushë jargavanesh a s'çole roze?
A s'u hape si qielli i zogut të përpëlitur?
A s'e mbaje titullin, lule mbretëreshë
Me kurorë pranvere në fron kamomili?
Dhe me fustan rubini, në botën e kristaltë
Në qiell zafirësh, endacake, dritë e thyer
S'afrohesh, as nuk zgjohesh nga ky ankth
Ti buzëqeshje që dikur ishe pronë e imja!
S.B, 24.04.2014, Shkup
39
TI DUHET TA DISH
Fshehtësi
Tingull melankolie ishte
Ia thurrja shprehjet më të bukura
Kënga që kuptim s'kishte
Jehonte brenda, zhdukej si fluska!
Ende sipas nesh, ç'është s'dihet
Fshehtësia që s'u fshihte
Nëpër mendje vetëm na sillej
Ndër gjuhë rrinte, shpirtin vriste
Dhe shpalosej vetëm shpalosej
Ndryshe një ditë e ndryshe tjetrën
Dalëngadalë nisi prej flokëve
Vazhdoi me ëndrrat, por te fjala ngeli
Papritmas zemrën ma tregoi pa qëllim
Ajo mike, fshehtësi e zbuluar,
Pasi më njohu në mua u bind
Se përjetësisht do ta ruaj!
S.B, 09.04.2014, Shkup
40
TI DUHET TA DISH
Mall çasti
Faj i pafajshëm është malli
Ashik i mekur, afsh ledhatar
Të kap pa vetëdije ta ngjallë zjarrin
Për buzët e ënjtura e puthjen e parë!
Në ëndrrën e mbrëmshme
Ma zgjate dorën, më the afrohu
Fli në prehrin e ndjenjave të këndshme
Mallit rriji pranë, te ai dorëzohu!
Fare pak më foli, iku…
Ishte errësirë nga shkoi s'e pashë
Më pas gjumin prisja, ai s'vinte
Doli drita e sabahut, agu i bardhë!
Pastaj me kujtimet luftoja
Fytyra e saj, nga sytë s'më hiqej aspak
Pas u ktheva, sado që s'kthen koha
Vetëm një çast mendimi, nganjëherë është mjaft!
S.B, 06.04.2014, Shkup
41
TI DUHET TA DISH
Bota e saj
Kohë e gjatë kaloi, sikur e harrova
Madje pak më kujtohet bota e saj
Ishte këngë që e këndonte, këndova
Vargje qeshjesh, vargje vaj!
Në detra të dyshimtë, doja të notoja
Nëpër shira nën ombrellën e saj
Vjeshtën hapëronte, hapërova
Të qullosurin si të tharë!
Në tokë të egër të punoj, u mundova
I heqja gurët me shatin e saj
Korrte në kohën e të korrave, korra
Koka misri, gjethe, bar!
Kënga jehoi, kënga u shua,
Deti u tmerrua, deti u zbut
E ashpër, por me arë nën truall
Atë botë e desha, por ajo botë u zhduk!
S.B, 30.03.2014, Shkup
42
TI DUHET TA DISH
Zjarr i uritur
Një ditë pa ditë iu dha flaka
Kërcunjëve të nxehur shkul
Era i ndezi fishkëllonin gacat
Kërcëllonin e lëshonin aromë dushku!
Ma ngjalli dhembjen dhe mallin
U afrova të ngrohem si dikur
Kujtesa kërkoi të fiket zjarri
Të kaluarën në prush, s'e pranon si gur!
Tymi i humbur gjithkund u përnda
U nxi qielli dhe filloi të murmurojë
Mali i priste shirat, por s’erdhën
Hiri zjarrin prapë e ftoi!
Pastaj vetes i thashë, është i uritur
S'është mik që sheh në katër sy
Djeg gjithçka dhe s’i bëhet vonë
Të të bëjë flakë, të të bëjë tym!
S.B, 18.03.2014, Shkup
43
TI DUHET TA DISH
Kur u pamë e kur u ndamë
Ti s'bëhesh si dje dot
Mbete mërzi e lot sot
Ti më mbolle dje shumë mall
Kur u pamë e kur u ndamë?
Hidhërim, ditë e natë
Heshtje e gabuar në çdo rast
Truri kthen e zemra fal
Gur i brishtë, gur pa fjalë!
Ty shtatëgjatë, lis e qiri
Dashuri moj dashuri
Të kam laps, pendë e ngjyrë
Të kam këngë e melodi
Pse s’folim haptaz në katër sy
Por, veç mall për mua e mall për ty
Fjalë me ndjenja e me shpirt
Rrahje zemrash pa kufi!
Kështu vrasin miqësitë
Në brendi me fshehtësi
Dashuri moj dashuri
Kuptojnë të gjithë, por jo ne të dy!
S.B, 10.12.2013, Shkup
44
TI DUHET TA DISH
Morg ëndrre
Do të flas me zë të huaj
Ajo që erdhi, le të kthehet
Sot unë dua, mos ta dua
Ëndrrat e etshme le të vdesin
Sikur erdhën le të ikin, pa zhurmë
Kusar nate, pëshpërimë sikur hije
Dashuri e mbuluar me pëlhurë
Unë e zhveshja, ti s'e shihje!
Nga i pat themrat, t'i vërë gishtat
Çka u dasht pa, tani ta shohë veten
Të ikë, por jo si dallëndyshja
Ta marrë malli, prapë të kthehet
Ku të zërë vend, le të lëshojë rrënjë,
Ku të shkojë, unë prapë do ta njoh
Me zë të huaj, do t'i thurr këngë
Serenatë malli për kohën tonë!
S.B, 15.03.2014, Shkup
45
TI DUHET TA DISH
Guri flet e goja hesht
Ç'është ky lëmsh pa fije?
Ç'është kjo lojë me hile?
Dashuri që s'e merr vesh!
Guri flet e goja hesht
Ditët e errëta më përcjellin
E ngas në tokë e shoh në qiell
Rrahin zemrat shpesh në jetë
Tmerrësisht shpojnë si gjemb e tel
Si të hiqem që s'i dua bashkë
Flokëvjeshtën e valët e detit
Kur e dëgjoj si merr frymë ngadalë
Kur bien gjethet e vala kur tretet
Unë e dua kur skuqet
Kur e ul kokën me buzë në gaz,
Atëherë pema rritet e bëhet nuse
Me sy ulur fryte ngjall!
Dhe dëliri me zemrën bie ndesh
Trupi petkun e dridhjes e vesh
Dashuri që s'e merr vesh!
Guri flet e goja hesht!
S.B, 07.12.2013, Shkup
46
TI DUHET TA DISH
Ky shikim
E kam në mendje një shikim
Aq i shpeshtë e aq i ngrydhtë
Loz si valle e gjall me shpirt
Pa më thuaj, a mos je ti ai shikim?
Shushurima në vesh çdo natë,
Më belbëzon dashuri e histori
S’ka kush tjetër të më dehë
Përpos teje me atë shikim!
Sa i rëndë, dot s'e mbaj
Plot mall e paqartësi
Largohet, kur përplasen sytë
Ti je, veç ti.. ky shikim
Që moti hesht si nuse
Dhembje ka, por dhe lumturi
Do të kuptohet të nesërmen e afërt
A je ti, në të vërtetë
KY SHIKIM?
S.B, 28.11.2013, Shkup
47
TI DUHET TA DISH
Kotje
Shtrëngatë më vjen në ëndërr,
Kuturu, ndryshe s'më gjen
Në kotjet e mesnatës, më bën dhëndër
Lypsarë dashurie në mëngjes më le!
Mendtë fluturojnë si leckë
Përballë ciklonit që shkakton
Valsin e ëndrrës ti s'e ngec
As kur ankthi gjakun ma bën top!
Gjumë i dehur është kotja
Do të flesh e do të zgjohesh
Torturat dhe lumturitë
I shijon në tjetër botë!
Krahët i ke të lira
Ndoshta dhe mund të fluturosh
Liria lirohet nga robëria
Me robër që kotjet s'i ëndërrojnë!
S.B, 24.02.2014, Shkup
48
TI DUHET TA DISH
Dashuri veç dashuri
E bukur në këtë heshtje dimri
Në shpirtin tënd dua të flej
Bota di të bëjë sehir
Kënaqu botë, kënaqu ti!
Luleborë e qeshur, e hedhur
Erë vjeshte, fllad në diell
Puthje gënjeshtare mos paç ti
Dashuri veç dashuri
Në xhamat e ftohtë e të ngrirë
Në çarçaf bore të shoh ty
Kënaqu botë, kënaqu ti
Qesh me ne e bëj sehir!
Aroma jote afsh në shpirt
Të deh në palcë e të zalis
Puthje gënjeshtare mos paç ti
Dashuri veç dashuri!
Fol me mua, rrafshoi kodrat
Si bilbil a si thëllëzë
Pa e gjithë bota sehir le të bëjë
Fyti kënaqësinë mos ua nxëntë!
Ti je pranverë me lule
Tjerët të ftohtit le t'ia mbajnë!
Veç puthje gënjeshtare mos paç ti
Dashuri veç dashuri!
S.B, 27.11.2013, Shkup
49
TI DUHET TA DISH
Poet i vrarë
Fllad vjeshte ndër kujtime, i mpirë,
Mall i lashtë e dashuri e ndrirë
Letër e copëtuar e fjalë e pathënë,
Dert i përsëritur e këngë e larë në gjëmë!
Me prirje për drejtësinë,
Me ëndërr para lumturisë
Me lakmi për dashurinë,
Me dritë para diturisë!
Ti më bëre si pikë loti i gjakosur,
Si fjalë në fletë e pluhurosur
Si ujë bunari i turbulluar,
Si det i frikshëm e i tërbuar!
Më dhe helmin dhe sheqerin,
Më dhe varfërinë dhe kurorën e mbretit
Më dhe lirinë dhe burgosjen,
më dhe ajrin dhe më bëre të syrgjynosur!
Ti më dhe sëmundje dhe ilaç,
Më dhe dashurinë e më bëre të ngratë!
S.B, 22.11.2011, Shkup
50
TI DUHET TA DISH
Unaza
Takat e tua sot e sa vite
Ende kërcasin në veshët e mi
Me ritmin e tyre e coptoj ditën
Veç t'i shërbejnë prapë dashurisë
Dhe fustani yt para meje sillet ende
Ai i kuqi i larë në lumë trëndafilash
M'i merr sytë e ma merr mendjen
Më bëj të çmallem, më bëj të çmendem
M'u prish heshtja një natë vonë,
Gjeta unazën tënde në ditarin tim
Dhe ca letra që më thelluan në mendime,
Ta zvarrë lotin gjerë në agim!
Kujtimet janë ato që ishin
Miqtë e mi që më korruptuan
Ato dikur ma shkelën bishtin
Ma dhanë një fije, ma morën tufën
Ku i dihet nesër në ç'krah zgjohemi
Unaza është premtim i përjetshëm
Ëndrrat e hershme, thonë, lulëzojnë
Në lulnaja parajse, në botëra të heshtura!
S.B, 23.02.2014, Shkup
51
TI DUHET TA DISH
Bukëshkalëti
Këpucëtarit, këpucëgrisurit
Bota mjeshtërinë ia pa
Xhepfryrit, barkngopurit
Këmbëzbathurit me para!
Këpucëshkelëti, këpucëndezur
Endacaku i errësirave
Mendjemprehëti i hutuar
Dritëllambë e dëshirave
"Filozofi", "mendimtari"
"Biblioteka" edhe "deti"
"Shpëtojnë" popuj edhe "varin"
Gjykojnë tjerët, por jo veten!
Ku s'shkon fjala, shkon dajaku
Ku ka frikë, ka dhe nder
Trima ka, por jo që flasin
Trimat vdesin, por jo në derë.
S.B, 23.11.2013, Shkup
52
TI DUHET TA DISH
Bëhu
Kupë e mbushur rasti ynë,
Lules "mos më prek" i ngjan
Lëmsh pa fije me shumë nyje
Si duket që moti shpirt s'mbajmë
Kur sillesh si e lumtur, s'quhet,
Shkëndi, gaca e zjarr më ndez mua
Vishesh e lyhesh, pse a thua?
Zërat varrosen, por ndjenjat s'shuhen!
As shikimet, s'i pushojnë zjarret
Kur vuan nga molla e ndaluar
Ata ngjallin buzëqeshje malli
Ateherë do t'ia luash lojën që ta luan!
S.B, 20.02.2014, Shkup
53
TI DUHET TA DISH
QAJ
Qaj, valët e detërave sot u dalldisën, nuk lozin aspak,
Qaj, sot kjo ditë vjeshte, po loton gjak!
Qaj, kodrat shikojnë njëra-tjetrën si po shemben,
Qaj, edhe kafshët qajnë, por kur na shohin ne, ata tremben!
Qaj, një njeri për së gjalli u varros,
qaj, o shpirt i zi se vetëm loti do të të ngrohë!
Qaj, s’paskemi qenë në ëndërr, ajo qenka vetëm gënjeshtër,
Qaj, ajo paska qenë këtu, mos druaj, e djeshmja nuk kthehet!
Qaj, se duke qarë jam duke të lutur të qash,
Qaj, se kur t'i them këto fjalë më qahet sepse ti nuk qan!
Qaj, nuk zgjohem as në krevat e as në varr,
Qaj, kjo botë s'mjafton për ne, të pres pas kësaj të të marr!
Pa shiko se të gjithë janë të mërzitur e vetëm qajnë,
Vaji vajin po e imiton, zërat ngriten lart dhimbjen dot s'e mbajnë!
S.B, 18.09.2011, Shkup
54
TI DUHET TA DISH
Koha jonë
Fjalë të nxehëta avullojnë
Koha jonë xham i turbullt
Brenda flaka përvëlon
Jashta shiu, pluhur zgjon!
Syrrubullakja kafemshelur
Rrotull çarshisë kur i bie
Çjerrë këpucët duke ikur
Kohës sonë pa i pëshpëritur
Matanë urës së gurit si rrufe e shpejtë
Qiellëtërbuesja e rrugëve të mia
Rashë në dashuri, më mirë në dhe
Koha ishte, por jo për ne!
Kur më kthehesh në çarshi
Koka yte me kurorë
Lëkurëgjarpri mos ke ti
Që s'i ngjan kohës sonë!
S.B, 22.11.2013, Shkup
55
TI DUHET TA DISH
Mundesh
Mundesh të më flasësh ndryshe
Me gjuhë shpirti e të ëndrrës
Mundesh perdet t'i lëshosh
Unë të kam ardhur në oborr!
Nëse do, ti mundesh
Të bëhesh e bukur, joshëse
Buzët të të kullojnë prej të kuqit
Sydritë zjarri, gaca prushi!
Mundesh të bëhesh
Nurmadhja që s'e ka shoqen
Qepallëpërveshura e përmendur
Vetullthyesja, flokëverdha!
Dy anë i ka kjo botë,
Në dy rrugë ndahet kjo jetë
Dy herë ndërrohet drita jonë
I mirë lind, s'e di ç'vdes!
Fjala është gur që e hedh përpjetë
E kap në kohë ose koka then
Vet e merr, vet e zgjedh
Kur s'e qëllon ankth ndjell
Lum ai që flet dhe e godet,
Në kohë dhe në vend të duhur,
Ti mundesh sot të mos më duash
Por të nesërmen mos ma thuaj!
S.B, 19.11.2013, Shkup
56
TI DUHET TA DISH
Dy bilbilat
Më kanë bërë zë dy bilbila
Pas dashurisë pa ndalur vrapo
Hije të zeza s'ka ku s'ka
Gërrij bunare, ujë ku ka!
Ju bilbila më dëftoni,
A këndoni kur më shihni?
Kur vrapoj e djersitem
A këndoni kur venitem?
Gëlltis gjuhën me gjithë fjalë
E ndal mendjen me mendime
Kohë paska, por për mua s'ka
Veç ëndrra të lodhura në agime!
Më vijnë në vesh takat e tua,
Taka-krak, mbi kalldërmë
Hap dritaret e s'të shoh
Lulet vyshken në oborr!
E kur sytë na takohen,
Shkrepin dhimbje dhe fshehtësi
Dhe fjalët nga brenda fillojnë të heshtin
S’marrim guxim, as unë as ti!
S.B, 18.11.2013, Shkup
57
TI DUHET TA DISH
Tigri
Në qytetin tim, gropë
Tigri ec dhe gjurmon
Vertikale ai larat i ka
Gjah në gjah pa faj ka ra
Ky qytet i madh shumë,
Ka mace, dhelpra, ujq
Ka dhe kuaj me pixhame
Dhe sorkadhe që hedhin valle
Ka bilbila ngjyra-ngjyra
Dallëndyshe dhe pëllumba
Gjarpërinj edhe akrepa
Bletë puntore dhe bubrreca
Tigri sheh lart përpjetë
Qenka mbushur huta plot
S'i ka hije qytetit në gropë
Shqiponja s’ka që fluturojnë
S.B, 08.11.2013, Shkup
58
TI DUHET TA DISH
Dashuria e detit
Deti i heshtur e i përgjumur
Me maje gjuhe m'i tha ca fjalë
Trupi im veç hidhet e shkundet
Nga erërat që mëshirë s'kanë!
I dhashë shpresë të mos lëndohet
Ia tregova hallin tim të madh
Aroma që mëngjeset m'i zbardh
Dhe mua si ty më përplasë karpave matanë
Iu zbut zemra, më foli për rrezet
Dashuri e rrezikshme që i çan erërat
Ishte i dashuruar si unë në ylberin
Në shtatë mrekullitë e ngjyrat e qiellit
Në netët që s'i shihte i priste në ëndrra
Shkuma e tij nxirrte klithma vuajtjesh
Valët e thyera ishin gjëma
Që luteshin për heshtjen e muzgët
S.B, 06.02.2014, Shkup
59
TI DUHET TA DISH
Besë
Ku strukesh, diku a je?
S'të shoh, s'të prek, por të ndiej
Besë ke, por mua s'më dhe
Më dhe puthje, ike si rrufe
U ngrys hëna me lot qau
Deti iu hodh e përqafoi
Unë i shkreti pa zë, pa fjalë
Besë prapë ajo s'më dha
Atëherë bredhja nëpër plumba vjeshte
Ajo kishte zemër, që mua s’më zërë
Dhe vazhdova si pata në mjegull
Besë t’i kërkoj me fjalë ndër dhëmbë
Këndesi i agut këngës ia dha,
Në fyt më ngelën dy lugë mjaltë
Gjumi më zu ca netë në plazh
Nëpër ëndërra besë prapë s'më dha
Pasi shkoi kohë e gjatë
Thërriste e bërtiste deti me furi
Mos e lërë, këngën pa tekst
Detin pa valë e qiellin pa shi
Atëherë me vrap u nisa
I rashë plazhit mes për mes
Deti villte me stuhi
Krisma breshëri, besë me shi
I qullosur gjer në palcë
Të kërkova cep më cep
Puthje ledhatare s’më duhen,
Bubullima që frikë ndjellin
E kam plazhin dëshmitar
Detin, hënën edhe yjet
Besë me puthje askund s'ka
Që sjell bubullima nën hijen time!
S.B, 06.11.2013, Shkup
60
TI DUHET TA DISH
Valse ashikësh
Pushojnë afshet në idilë
Ashiku i rinisë s’di frikë
Për vals melhemi mbahet gjallë
I dehur në natë për natë
Qepallëpërveshura, shtratzeza
Valsin e ëndrrës di ta shkrumojë
Di t’i çojë yjet gjer në dehje
Të vijnë njëherë e kurrë të mos shkojnë
Pastaj kalojnë orët e errëta
Dielli krahët i zgjat
Ajo shkrep si vetëtimë zbret nga lart
Tërbon detrat si tërmet mëngjesi
Atëherë s'ndalet, as s'pushon
Ashik më thotë, por unë i lodhur
Me të katrat, zjarr mbi re
Prap ia mbath ta luaj valsin e idilës
pa frikë!
S.B, 27.01.2014, Shkup
61
TI DUHET TA DISH
Për ty bëhem
A s'të dukem se për ty flijohem?
Bëhem prush dhe mbulohem
Bëhem bilbil që nuk flet,
Bëhem lum e bëhem det
Do të bëhem dhe kërcu,
S'do të frikohem dhe më humb
Se s'më djeg flaka e zjarrit,
Sa më dogji flaka e mallit.
S.B, 04.02.2012, Shkup
62
TI DUHET TA DISH
Linjë e zbrazur
Ndjenjëzhveshur, vet
Pa gjumë, por as i zgjuar s’isha
Fryma e friktë, s’erdhi
Në atë botë të errët të bëhej kandil!
Ashtu i nisa hapat pa mend
Në krahët e udhës së paditur
Me një cigare që digjej dhjetë herë
E kërokoja autobusin e mërzitur
Me kënaqësi e prita për disa orë
Gjersa më iku para syve duke qeshur
Pastaj e zura atë të fundit
Që e djeg benzinën për një biletë
Ngadalë-ngadalë shoferi i dehur e nisi
Në kthesën e parë hyri ndër udhë
I vrari asnjëherë nuk vritet
Fshiva pallton dhe vazhdova në këmbë
A do të vonohem, rëndësi s'kishte
As llogari, aq më pak kureshtje
Për të gjithë, por veçmas për dashurinë
Kontaktin e fundit e lash në heshtje!
Posa kalova urën e Vardarit
Te stacioni i Kalasë e takova atë
Bisedë miqësie më tepër ishte
Pak dëgjova se ç’më tha
Pretendonte se do të humbem në errësirë
Do të përzihem nga aromat që i sillnin blirat
Te stacioni tjetër kot më priti të kthehem
Folenë tonë s’e shoh si përpara!
S.B, 12.06.2014, Shkup

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIMarjan Dodaj
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Ibrahim Hajdari
 
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD) Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD) Fezga Muci
 
Forkiadat e Getes dhe E penguara e Kadarese
Forkiadat e Getes dhe E penguara e KadareseForkiadat e Getes dhe E penguara e Kadarese
Forkiadat e Getes dhe E penguara e KadareseUDHA E SHKRONJAVE
 
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mfVila e mistereve mf
Vila e mistereve mfFezga Muci
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje BoteAgjencia eMagic
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJMarjan DODAJ
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Adriatik Rexha
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljestancela
 
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``Adriatik Rexha
 
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varrAbasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varrFezga Muci
 
Testi a profesional_ii_qershor_2009
Testi a profesional_ii_qershor_2009Testi a profesional_ii_qershor_2009
Testi a profesional_ii_qershor_2009Arian Idrizaj
 
Testi b profesional_ii_qershor_2009
Testi b profesional_ii_qershor_2009Testi b profesional_ii_qershor_2009
Testi b profesional_ii_qershor_2009Arian Idrizaj
 
4testi b-profesional-ii-qershor-2010
4testi b-profesional-ii-qershor-20104testi b-profesional-ii-qershor-2010
4testi b-profesional-ii-qershor-2010Arian Idrizaj
 
Testi i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 ATesti i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 AArian Idrizaj
 
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimittancela
 
Arsimi profesional-a-gusht-2008
Arsimi profesional-a-gusht-2008Arsimi profesional-a-gusht-2008
Arsimi profesional-a-gusht-2008Arian Idrizaj
 

La actualidad más candente (20)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLIVëllim poetik nga Daniel GAZULLI
Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI
 
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"Vellimi poetik "Koha ne eklips"
Vellimi poetik "Koha ne eklips"
 
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD) Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
Xhanaj- fshat i bukuri i Dëshnicës (FbD)
 
Forkiadat e Getes dhe E penguara e Kadarese
Forkiadat e Getes dhe E penguara e KadareseForkiadat e Getes dhe E penguara e Kadarese
Forkiadat e Getes dhe E penguara e Kadarese
 
Vila e mistereve mf
Vila e mistereve mfVila e mistereve mf
Vila e mistereve mf
 
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje BoteVjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote
Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote
 
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJCikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
Cikli poetik nga poeti i ri dhe i talentuar Mark KUZHNINI - shkruan Lek MRIJAJ
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
 
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
148415471 migjeni-kanget-e-ringjalljes
 
Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``Shefki Oseku ``Hetimet``
Shefki Oseku ``Hetimet``
 
Abasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varrAbasi - dëshnicari pa_varr
Abasi - dëshnicari pa_varr
 
Testi a profesional_ii_qershor_2009
Testi a profesional_ii_qershor_2009Testi a profesional_ii_qershor_2009
Testi a profesional_ii_qershor_2009
 
Poezi
PoeziPoezi
Poezi
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Testi b profesional_ii_qershor_2009
Testi b profesional_ii_qershor_2009Testi b profesional_ii_qershor_2009
Testi b profesional_ii_qershor_2009
 
4testi b-profesional-ii-qershor-2010
4testi b-profesional-ii-qershor-20104testi b-profesional-ii-qershor-2010
4testi b-profesional-ii-qershor-2010
 
Testi i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 ATesti i Matures 2011 A
Testi i Matures 2011 A
 
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
148413749 migjeni-kanget-e-mjerimit
 
Arsimi profesional-a-gusht-2008
Arsimi profesional-a-gusht-2008Arsimi profesional-a-gusht-2008
Arsimi profesional-a-gusht-2008
 

Destacado

Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...
Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...
Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...Marjan DODAJ
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Progress test click on 3
Progress test  click on 3Progress test  click on 3
Progress test click on 3Tsedo Batsukh
 
Click on 3 student's book
Click on 3 student's bookClick on 3 student's book
Click on 3 student's bookYulia Karpenko
 
Click on 3 workbook student's
Click on 3 workbook student'sClick on 3 workbook student's
Click on 3 workbook student'sYulia Karpenko
 

Destacado (6)

Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...
Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...
Ku m`ka shkue dallendyshja, by Anyla Uneune ...
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Progress test click on 3
Progress test  click on 3Progress test  click on 3
Progress test click on 3
 
Click on 3 student's book
Click on 3 student's bookClick on 3 student's book
Click on 3 student's book
 
Click on 3 workbook student's
Click on 3 workbook student'sClick on 3 workbook student's
Click on 3 workbook student's
 

Similar a Ti duhet ta dish - Suad Bajrami

classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxORIADAHASA
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxZajmiMelissa1
 
Programi festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime kompletProgrami festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime kompletAberi Kajo
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014ALB-AID Kukes
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djaleJURIST
 
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc BezhiCIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc BezhiMarjan DODAJ
 
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnoretancela
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013ALB-AID Kukes
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx313klevis
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseAgjencia eMagic
 
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl  Rudi, Lule Dhe VjeshteXhemajl  Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshtebotimetshqiptare
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  KalaseHamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalasebotimetshqiptare
 
Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008Arian Idrizaj
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzikeS Gashi
 

Similar a Ti duhet ta dish - Suad Bajrami (18)

classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxxclassic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
classic-english-novels xxxxxxxxxxxxxxxxx
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsxletersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
letersi-kl-12-lirike-me-shi-azem-shkreli-1.ppsx
 
Programi festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime kompletProgrami festa e abetares. agime komplet
Programi festa e abetares. agime komplet
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Jam bije e malsis
Jam bije e malsisJam bije e malsis
Jam bije e malsis
 
Sikur te isja djale
Sikur te isja djaleSikur te isja djale
Sikur te isja djale
 
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc BezhiCIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
CIKEL POETIK - nga poeti Xhenc Bezhi
 
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
250053053 dante-aligeri-ferri-komedia-hyjnore
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
POETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptxPOETET SHQIPTARE.pptx
POETET SHQIPTARE.pptx
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E KalaseHamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalase
 
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl  Rudi, Lule Dhe VjeshteXhemajl  Rudi, Lule Dhe Vjeshte
Xhemajl Rudi, Lule Dhe Vjeshte
 
Hamdi Islami Guret E Kalase
Hamdi  Islami  Guret E  KalaseHamdi  Islami  Guret E  Kalase
Hamdi Islami Guret E Kalase
 
Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008Arsimi profesional-b-gusht-2008
Arsimi profesional-b-gusht-2008
 
Projekt muzike
Projekt muzikeProjekt muzike
Projekt muzike
 

Ti duhet ta dish - Suad Bajrami

  • 1.
  • 2. 2 TI DUHET TA DISH Suad Bajrami
  • 3. 3 Iizdava JU Dom na kultura “Ko~o Racin” Skopje Za izdava~ot: Safet Kamberi Redakcija: Ahmet Selmani Puntorie Mu~a-Ziba Artan Arslani Edicija: Patot na bukvite Realizacija na izdanieto: ,,Gerakom plus” Tira` 250 primeroci CI – Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka “S.v. Kliment Ohridski”, Skopje 821.18.18(497.7)-1 BAJRAMI, Suad Ti duhet ta dish/ Suad Bajrami.- Shkup : #Shtëpia e kulturës #”Koço Racin”, 2014. – 62 str. ; 21cm ISBN 978-9989-2835-8-1 COBISS.MK-ID 97350922 Izdanieto na knigata e finansiski pomognato od Grad Skopje **** Site prava na izdanieto gi ima JU Domot na kultura ,,Ko~o Racin” – Skopje Zabraneto e kopiraweto, razmno`uvawe i objavuvawe na delovi ili na celoto izdanie vo pe~ateni ili elektronski mediumi bez odobrenie na izdava~ot.
  • 4. 4 BIOGRAFIA Suad Bajrami u lind në Shkup më 23.09.1992. Mësimet e para i mori në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov”, ndërsa më pas e vazhdoi shkollimin e mesëm në gjimnazin e qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”. Që nga fëmijëria, ka treguar interes të veçantë për artin në përgjithësi, ndërsa për letërsinë në veçanti. Kjo shtyu që në vitin akademik 2010/2011 të regjistrohet në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Shkup, në degën “Gjuhë dhe Letërsi shqiptare” ku dhe momentalisht studion. Është ndjekës i aktiviteteve kulturoro-artistike, ka marrë pjesë në shumë shfaqje e manifestime me role të ndryshme. Rolet kryesore: “Zyberi” në dramën “Besa”, “Kamarieri” në skeçet “Aga dull” dhe “Ëmbëltorja Memish”, “Plaku” në dramën“ Pajtimi i gjaqeve” dhe “Gjergj Fishta” në dramën “Dita e alfabetit”. Shkrimin artistik e ka pasion shpirtëror dhe merret me të që nga mosha e vegjëlisë. Është lëvrues thuajse i të gjitha gjinive letrare, por theks të veçantë në veprimtarinë e tij ka poezia. Tematika kryesore e shkrimeve e sidomos e poezive të autorit është erotika. Ai trajton tema që kanë të bëjnë me realitetin e shoqërisë, duke i vënë dukuritë moderne përballë traditës. Gjerë më tani nuk ka pasur të botuar asgjë, ndërsa këtë vit në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Koço Racin” e boton përmbledhjen e parë poetike me titull “Ti duhet ta dish”.
  • 5. 5 Disa fjalë për lexuesit Të nderuar lexues, shpreh respekt të veçantë për kohën tuaj të çmuar që do ta ndani për ta lexuar këtë përmbledhje poetike. Poezitë e përfshira në këtë botim, shpresoj që sado pak t’u mbushin me energji artistike dhe dëshiroj që rryma ime letrare të ndikoj pozitivisht në zemrat tuaja. Asgjë s’është e përkryer, jam i vetëdishëm se edhe këto poezi modeste i kanë mangësitë e tyre. Mundi dhe sakrifica gjithmonë shpërblehen. Ka një kohë të gjatë që kam punuar për këtë përmbledhje poetike. Sigurisht që asgjë nuk është e lehtë, por dëshira për të bërë diçka të bukur padyshim se gjithmonë të jep kurajo për të vazhduar. Këtë përmbledhje e kam emërtuar me titullin “Ti duhet ta dish”, për shkak që shumica e poezive trajton një botë me re të zeza. Ëndrrat rinore, fshehtësitë, paqartësitë dhe mëdyshjet janë temat që më së shumëti i kam prekur. Duke i strukur nën hijen e naivitetit rinor, shpërthimet e ndjenjave marrin drejtim të pakuptueshëm. Poezitë që do t’i lexoni në vijim në përgjithësi janë të frymës erotike. Kam investuar shumë në melodinë, ritmin dhe dinamikën e vargjeve. Figurat stilistike gjithashtu janë pjesë e poezive pa të cilat efekti artistik nuk do të ishte i pranishëm. Besoj që nëpërmjet metodave të ndryshme për ndërtimin e poezive, kam arritur të krijoj diçka të bukur. Poetët e mëdhenj qofshin shqiptar apo të huaj, kanë merita të veçanta në gdhendjen e stilit tim poetik. Gjurmët e tyre gjithnjë kanë qenë para meje duke ma treguar rrugën e mendimit artistik. “Poezinë e lind poeti, poetin e lind poezia” Fillimisht e falënderoj Zotin për të gjitha sukseset e mia. Gjithashtu i falënderoj të gjith dashamirët që më kanë përkrahur dhe ndihmuar për të dalur në dritë puna ime disa vjeçare. Shpresoj që botimi im i parë, do të më motivoj edhe më tepër për të vazhduar në këtë rrugë.
  • 6. 6 TI DUHET TA DISH Perla e Strugës Ajtene Qamili Sot u zgjuam, të gjithë me një mendje Na përcollën ëndrrat prej shtëpisë Të mirët kujtohen edhe në heshtje Uratat janë pak, për njerëzit e mirë! Ju, mburrja dhe krenaria e studentëve Simbol i modestisë, pendë e mëshirës Si nënë, si zonjë, si grua e suksesshme Shembull, i mençurisë dhe i diturisë! Profesoreshë, gjithçka na mësuat, Të shkruajmë drejt si e do gjuha, T'i dimë mirë rrënjët e shqiptarit, Kombin dhe fenë gjithmonë ta mbajmë! Për ne u sakrifikuat si shkop qiriri, Si ngjyrë stilolapsi e laps prej druri, Fleta që e mban peshën e dashurisë së Drinit, Duhet të mburret me këso mjellma Struge! Dhe erërat e liqenit që ua dhanë vallen, Zërin, shkrimin e të gjithë artet, Në Shkup na i keni sjellur me to dhe mallin Ju, degë e rritur prej rrënjëve të arta! S.B, 01.02.2013, Shkup
  • 7. 7 TI DUHET TA DISH Bella Ç'tu deshën ato valixhe moj Bella Bashkë me zarfin e puthjen e fundit në faqe Ç'tu desh që ta doje lamtumirën time Bashkë me qeshjen, prehjen dhe pëllumbin në paqe Lumi i gabuar Bella, ç'tu desh Në shtrat kristalesh pse të flesh Kur në det pendese ai gjithmonë derdhet Përndahet pa kthim, përndahet pa shpresë Dhe pastaj shushurima boshe sjell Bella afshi flet veç dyherë Njëherë kur qesh, njëherë kur hesht Pastaj s'dëgjohet me mijëra vjet Gjersa si porosi të humbet, E ta gjej dikush ndonjëherë Gjykimi i tij gjithsesi S'do të ishte si ky që kemi ne! S.B, 01.10.2014, Shkup
  • 8. 8 TI DUHET TA DISH Universi ynë Qamë, ndonëse dënesa erdhi vonë Përkëdhelje siluetash leverdisnin Ëndrrat e safirta gjersa kullonin bosh Të pathënat nëpër ëndrra heroikisht vdisnin. Kot na përbehen, besë nuk u zëmë Jetë për të gjallët s'paska këtu Lulnajat qenkan zverdhur, ç'presim? Vallë çeljen e trëndafilit blu? Fjetjet e shpirtrave gjurmë kanë Netët pa gjinkalla, marrin frymë thellë Universit që s'i përshtatemi Do t'i këndoj një jetë e re! Mbi sy smeraldi do të pikoj butësisht Shkëlqim xhevahirësh, elmaz Flokët e valëta, fishek do të t'i bëj Kurorë brilanti do të të fal. Kështu imazhi i ri do ta kap hapësirën E ardhmja plogështinë do ta vdesë Do të zgjohemi nga ëndrrat e kobshme Ta jetojmë të lirë këtë univers! S.B, 15.09.2014, Shkup
  • 9. 9 TI DUHET TA DISH Faj i pafalur Prap mbrëmë na kishte marrë ajo ëndërr Shoqja që na bën bashkë pa na pyetur Më pas na afroi të na i plotësojë ëndjet Për puthjen e ikur të përjetësisë Atë të largëtën, nëse e mban mend Që buzëkuqin e fshinte, të përlynte Kur me gisht mbi buzë të thoshte hesht! Sa s'të kanë bërë fjalët peng të dashurisë Dhe, çuditërisht, peng më la Ndarja rëndë erdhi porsi koha Dashurinë e ndaluar ajo ma dha Tha zbraze botën, të jetë veç e jona Thash mirë, por do ta ndajmë si i ndamë kujtimet Do të jap ca pjesë të mia, më jep dhe ti ca Pjesët që s'ndahen do t'i lëmë për takime Për ditët e lumtura, për jetë e për varr Për ditët sikur të sotmet, këmbëprera Për pendesat se ne jemi mëkatarë Për shoqen e ëndrrës, që ma sjell te dera Atë bashkim të bukur, që e ndan veç një faj! S.B, 30.04.2014, Shkup
  • 10. 10 TI DUHET TA DISH Stina e pestë Eja moj aromë e qetësisë së afshit ëndërror Si erë lagështie e mëngjeseve të njoma Bëhu ditë e bukur në tmerret e botës sonë Në kopshtin idilor, ku fiton e heshtura Koha e mund thirrjen e harxhuar Qetësitë s'bien sikur shi e borë Në stinën e pestë ato janë lule Që ujiten çdo ditë për një çast aromë. Era e mallit të dashurisë s'lulëzon As fluturat rinore, s'shkrepin hutime As shikimet therrëse që të thonë vepro Në stinën e pestë ato të gjitha veniten I kap plogështia e pranverës Bashkë me rrëmujën e verës së pluhurtë I merr gjumi i shiut të vjeshtës Bashkë me dridhjet e dimrit të heshtur Ne s’u përshatemi katër stinëve Le të shkojmë apo të vijë ajo Kush tjetër, pos e pesta klimë Do të na ngjallte aromën tonë! S.B, 22.04.2014, Shkup
  • 11. 11 TI DUHET TA DISH Ndarje Le të ishte, veç të ishte Edhe si kjo botë që s'ka kthim Si varg ëndrrash të pakuptimshme Me fillim të bardhë e fund të zi Edhe pse ata kanë shumë dhembje Ethe të qelqta e mornica të kaltërta Qielli i zbrazur u bie heshtje Prej katit të shtatë, yje të zjarrta Derisa të flaken fjalët që janë thënë Të shkrepin dhembjet nostalgji Dhe ta kujtojnë se s’i është vrarë Shpirti i bardhë e shpirti i zi Le të ishte, veç të ishte Qoftë e vdekur a qoftë e gjallë, Mumie trupi i saj do të mbetet Në lëng qershie e në lëng balsam! Gjithsesi, do ta dua dhe të ishte Vdekje në derë, vdekje e lajmëruar Apo shpirt i rreptë, në morg pa fjalë Le të ishte çfarëdo, veç mos të ishte NDARJE! S.B, 26.12.2013, Shkup
  • 12. 12 TI DUHET TA DISH Helena ime Në eliksirin e fjalëve Themër Akili, m'u bë ajo Në kalanë e në fortesën time Helenë s'dua të frymoj! Ja që e dua, por më ndryshe Disa pëllëmbë moral më lartë Më pak e bukur, sa mos t'më zaliste Një të vërtetë për një fjalë! Gjurmë patkuash në oborrin tim Dikush po kalëron, pa samar Duket i mençur, pa besnikëri Kalin e Trojës po e ngjall! Të pathënat s'kanë agime Ku ka zjarr ka dhe prush Fshehtësitë e Helenës sime I ditsha unë dhe askush! S.B, 22.12.2013, Shkup
  • 13. 13 TI DUHET TA DISH Ç'janë? Ç'janë këto fije floku pa nishan? Të kujt janë, kujt i ranë? Me zjarrin pa tym, s'ka shaka I urtë e pafjalë, por të kall! Ç'janë këto fjalë të panjohura? Kush i tha e kujt ia thanë? Dukë ngrënë ëmbëlsira të kryposura Panxhar sheqeri paska çelur mbi varr! Ç'janë këto shikime pa vëmendje? Ku shikon e kënd ke parë? Sheh pranverën me kureshtje! Shpirtin dimrit ia ke fal! Ç'janë këto ngjarje që s'të ngjajnë? Kush është i drejtë e kush ka faj? Dikush do të vuajë, por s'do të qajë Dhembja dhembjen do ta mbajë! Ç'janë këto daulle që s'bien për mua? Kush i thërriti e për kë po lozin? Në valle hyra ballëkrenar, Mindilin e prijësit dikush ma mori! Ç'janë këto jetë e këta njerëz? Kush janë e kë e imitojnë? Krisin pushkë e tërmete Për një fjalë të zënë be në gojë! Ç'janë këto hije që më rrethojnë? Kë e duan e kë kërkojnë? Besa me ngjyra dikush më pikturoi! Ç'janë këta, njerëz apo piktorë? S.B, 04.12.2013, Shkup
  • 14. 14 TI DUHET TA DISH Peizazh lamtumire Ç’qenka ky peizazh, pse më solle? Ngjyrat vajtuese e paskan rënduar Tani që kullojnë mërzitë e kavërdisura Portreti ynë ku mbeti? Qëndisjet e bukura, pse i shkarravite? Kuptimin e vetëm mos ua humb Qenia jonë do të ndryshojë Me një pikë vaji e një varëse argjendi Mos lejo t’i mbulojë pluhuri Netët e ftohta rrudhin më keq se mplakja Harresa i copëton ngjyrat e mermerta Mozaiku pa korrnizë e lë varur peng me shekuj Porosi e lashtë pikture mbetëm! Portreti i fundit na la gjallë Sa shkriheshin për ne dikur Sot s’na njohin... këtu jemi! S.B, 05.09.2014, Shkup
  • 15. 15 TI DUHET TA DISH Heshtni Heshtni para se të vdisni! Ju ndjenjat e mia, mos flisni! Vetëm shikoni dhe prisni Kur t'ju vrasin, ju mos i vrisni! Ju heshtni, fjala - shpatë Le mos t’ju gjejë në gjumë, Mos lër të të mbysë në luftë Pas shpine – krenari për lumë! Nesër, juve mos t'ju qajnë Veç me lule e me ca lotë, Me pak vargje me ca këngë Me pak kohë e gjëmë e kotë! Ç'meritoni ju, jo s'e dini! Ndjenjat e mia, heshtni, pritni! Mos ju ndani syve as shpirtit Veç me veten, merrni flisni! 14.01.2014 S.B
  • 16. 16 TI DUHET TA DISH Dashuri pa emër Takat krisnin sikur pushkë Tak mbi gur, krak në zemër! Vera shpirtin ma sillte në gushë Për dashurinë e madhe pa emër! A të kujtohen moj e dashur Ditët e verës pa ajër, pa frymë Kur bridhnim fshehurazi si të varfër Ngushticave dhe rrugëve pa dritë! Qelqet e zeza, perde mbi sy Në udhë të Zotit ishim të huaj Pa u prekur, pa marrë frymë Rreze vere që të ngrin! Sa hidhnim hapin me të parën Dridhjet zinin prej thellësirave Atëherë, zjarr e barut bëheshin tok Ishim dashnorë e quheshim shokë! Dukeshim si det pa peshq Si verë e nxehtë, pa lejlekë Si plazh pa rërë e pa njerëz Si diell pa rreze e natë pa hënë! S.B, 19.12.2013, Shkup
  • 17. 17 TI DUHET TA DISH Vjosa S'pashë askund më tepër bardhësi Se shpirti yt dhe bora e parë Si copë diamanti me shkëlqim Magnet rrezesh në janar Flokët e tua dallgë-dallgë Sygështenjë, kafembyllur Vetullthyese mbi qepallë Ballin pasqyrë të stolisur Dhe buzëqeshjen ta fali hëna Ti je ylli i tretë nga katër yjet e nënës Shkëlqejnë vetëm pranë njëri-tjetrit Dhe bashkë me të sillen rreth diellit Nga përrenjtë e kulluar të Nerezit Mishërove pastërtinë e kristaltë Vallen ta dhanë retë e qiellit Bashkë me shtatin, ylber me krahë Ti je Vjosa e çiltër Fjalë dhe vepër e thjeshtësisë Gjuhë dhe zemër që flet drejt Dorë e fshehtë e mirësisë! S.B, 8.02.2014, Shkup
  • 18. 18 TI DUHET TA DISH Metamorfoza Ditët e gjata a i mban mend? Çudirat si ndodhnin nëpër to Përpjekjet e pakumtimta Si i shpjegonte një kuptim i kotë! S'ke harruar apo jo? Ëndrrat e rënda s'kanë shpjegim Dhe kujtesa e ngarkuar Kur stërngarkohet pa qëllim! E ndien efektin e metamorfozës Qetësohet egërsira e natyrshme Kahjen truri e ndërron Me botë të qarë me lot butësie Ditët e kthejnë numërimin Stinët mbrapsht vrapojnë Vera e vonuar vjen në qiell Për t’iu përshtatur dashurisë sonë! S.B, 03.09.2014, Shkup
  • 19. 19 TI DUHET TA DISH Lot i ftohtë Acar në pranverën e njomzës Lot që kullon në stinë të huaj! Ti frymon dhe ndjell të ftohtë Lot i ngrirë, lot i humbur! Valë që s'thehet e s'trazohet Det pa zë me klithma ëndrrash, Kotje ankthi, lot që dorëzohet Faqekaltër, heshtje këngësh! Botë amshimi është loti i ftohtë Dhimbja rrudhet edhe plaket, Prej syve të heshtur e bukurosh Qepallat lëshojnë të rrjedhë ujëvara! Nurin e rinisë, s'e njeh në pasqyrë As të shtënën e dorës së fshehur Përroi i kujtimeve shpirtin e ngrin Loti i ftohtë, loti i heshtur! S.B, 26.03.2014, Shkup
  • 20. 20 TI DUHET TA DISH Kashtë në diell Njëra dorë jep, tjetra fshihet Një sy mbyllet, tjetri ruhet Buzët puthen si nata me yjet Digjet kashta, po le të digjet Fshehurazi shikime pa premtime Fjalë me bishta sa të duash Në mes të rrugës buzët fshihen Të vërtetat i kanë harruar dyshimet Ajo në rreze nxihet e piqet Kërcëllon vrazhdë e nxjerr tym Pranë zjarrit që s'dua ta shuaj Digjet kashta... sa të duash, thuaj Flaka le t'i dalë përpjetë Ti mos thuaj se ke parë gjë Me hile atëherë mos ik Qëndro përballë zjarrit tënd! S.B, 30.01.2014, Shkup
  • 21. 21 TI DUHET TA DISH Nuk jetohet në dy kohë Për ca gishta të shkoi krahu, me fjalë të ëmbla ledharake Me këmbëngulje ta nxinte pragun, ti e uroje e ajo të shante! Sytë e bukur i përpëlisje, gjersa gjeje bukuroshen Copë-copë buzëqeshjen ta grinte dhe ta jepte si copë lëmoshe Mendja jote ëndërrore i dha flakë dhe më tej Ndoshta vonë, por e kuptove, me një gacë s'thahet një det! Më pas jehove me zë të huaj, të tmerruar nga tortura Ishin fjalët "unë e dua", me flamur të bardhë e nise luftën! Derisa kënaqësia e ngulfatur, s’të la të marrësh ajër e të pish ujë Prap vazhdove i pajtuar me fatin, prite lulen të mbijë në gur! Pasi ti nuk mundesh, lësho një zë, lësho një klithmë Vdekja është e shëmtuar, për një zemër që s’do ndihmë! Lësho ta zë këtë bukuri gjarpërore, qoftë për helm a për mjekim Ta shtrëngojë mirë për koke, për shumë fjalë e një sqarim! E më pas ta përdredhë që nga bishti e gjer te qafa Dhe ta lus Zotin e vërtetë, kohën kurrë të mos e kthejë mbrapa! Që ti të ikësh me shpejtësi si erë e lehtë apo ciklon Në stinë të blertë të dashurisë, kurrë mos të të prek e mos të të njoh! Sikur zog të shëtisësh gjersa qielli të të ndalojë Të të bëjë një ngjyrë ylberi apo ndoshta një yll të zjarrtë! Më pastaj të xixëllosh apo ndoshta laraman do të jesh Të kalosh nga e kaluara e ta shohësh atë planet të shkretë! Se si i vdesin lumturitë, nëpër detërat e vrrullshme Si i qajnë e si i qeshin, dashuritë e pakuptueshme E të tjerët me druajtje si shohin, gjaku nëpër syçka si u rrjedh Tërmet frike zemrat si u ndiejnë, larg mëngjesi dashuritë mos t'i gjejë! E të mos i ndajë në fije-fije, agimi i mbushur me lot vjeshte Me hidhërim dimri që zbret si hije, e pret diellin me mall të kthehet Koha vetëm atëherë do të vijë, e ti do të shkosh tek ajo Kohën e sotme sigurisht do ta lësh, s’e nuk jetohet në dy kohë! S.B, 23.03.2014, Shkup
  • 22. 22 TI DUHET TA DISH Ik për të ardhur Zbraze për së fundi herë, Kupën e dalldisjes së mbushur plot, Në enë ku kavërdiset kujtimi, Afshi fluturon e zbret si lot. Sikur shi vere i përlloçur Ti vjen kohë pas kohe befas Prej zemrës sate shkretëtirore, Ma sjell pluhurin me kilometra! Mu në kopshtin e qëndisur Në mermer e në kristal E lëshon duke përlyer, Çdo bukuri tjetër më pastaj! Ngadalë ik për t’më ardhur Si ylber që i shkund retë Dhe si hëna e mesnatës Që jep dritë për një shpresë S.B, 28.06.2014, Shkup
  • 23. 23 TI DUHET TA DISH Lulja e yllit I ndale rrotullimet e planeteve, Shtegu i fundit e pa botën e panjohur Shirat erdhën e lanë në harresë kaltërsinë Rrëmuja solli vite të kobshme Fshehtësisht e përkëdhelje Manushaqen e lulnajës sate Syçkat e vjedhura nën vetullkthetra I përpëlisje ta mbaje afër! Ajo e plogësht, e lodhur Rrinte në këmbë për ndihmesë Krahët e huaj mos ta presin Në çarçafe vdekjesh pa asnjë shpresë Që të mos i ikë magjia e saj Planet tjetër të uzurpojë Zbrazet nga brenda e nga jashtë Ta mbajë gjall e të mos rrojë. Rreth e qark të mos i sillet Gjuhës mëkatit pa dobi Gjersa zemra e pafaj T’i falë një pjesë të dashurisë! S.B, 26.08.2014, Shkup
  • 24. 24 TI DUHET TA DISH Ti po ik Në krahët e mi po vdes Shkon diku, gjithëkund Ti largohesh më s’do vish Prej asaj bote të pafund! Sidoqoftë unë do të të ngrej Kristal morgu, gur mermer Në lulishte me qershia Me plot bilbila zëshkretë! Prehja do të të kaplojë një ditë Malli për njerëz do të të marrë S'do të mundesh ta thyesh heshtjen As për vaj e as për këngë Kur të kaloj rreth varrit tënd Shpirti im do të të flasë, Befas dhe ti do të ma kthesh Me zë fantazme e pelerinë të bardhë Unë s’do të mundem ta ndiej torturën Përqafimet do të më ftohin Dhe s’do të shkoj prej atij vendi Pa e ndarë për gjysmë gropën! S.B, 24.08.2014, Shkup
  • 25. 25 TI DUHET TA DISH Paramendoje Vetëm paramendoje Botërat tona të përzihen Akullnajat përballë diellit Pa u lënduar, karpë do të rrinin Shekujt e hershëm sikur të ktheheshin Historia do të ngjallej vet Mizorët dhe legjendarët Do të pajtoheshin veç për ne Sytë do ta shihnin Muzgun e përndarë mbi re Valët e detrave si rrihen Për rrezen tonë që hesht me vjet Thuaj atë hap ta hedhim Ti prej lart e unë prej poshtë Prej të ftohtëve të dy poleve Poli i ngrohtë të na largojë. S.B, 22.08.2014, Shkup
  • 26. 26 TI DUHET TA DISH Kujtimet u kthyen mbrapsht Qytetin e trazirave, Atë të njohjes sonë të largët Shirat e kapluan një pas një Kujtimet befas kthyen mbrapsht Diktatori që na malltretoi Tiktaket i shpejtonte qëllimisht Pastaj të kuqtë e semaforëve I ndizte në rrugët ku s’kishte njeri Ne të plogësht si adoleshentë U bezdisëm nga fjetja shekullore Në protestë me flamuj dashurie Bërtitëm “duam ëndrra” dorë për dore Policët na ndoqën me shkopa gome Ikëm pa asnjë faj, për një kohë Gjersa fillimi i fundit, agonia Diktatorin e zu dy metra nën tokë Dhe pastaj lulëzoj liria Afërsia na gjeti largë Shirat mbuluan ylberët Kujtimet befas kthyen mbrapsht! S.B, 12.07.204, Shkup
  • 27. 27 TI DUHET TA DISH Hon Pakujdesisht rrëshqiti fara e fjalës Në hon të thellë rrugës së mjaltit Kurth apo sprovë ajo qe Gropa e ftohtë u bë strehë Ditët vdiqën bashkë me netët Gënjeshtra betohej në sytë e saj Se të vërtetën s’e verbuan Qeshjet-shpatë që presin larg Në hon të errët britmë e rëndë Shprti durues plas një ditë Kujton për shoqen më të afërt Çka t'i falë përpara pos dashurisë Që të dalë nga errësira Në kopsht dashurie krahëhapur ta presë Ta zërë gjumi mes milion yjeve Në ëndrra të plota lartë mbi re Dhe për një kohë ndoshta të gjatë Do ta shpjerë në kujtime Pastaj aroma natë për natë Te shpirti i saj do ta ngjallë magjinë Do ta ndiejë dhe kancerin e kohës Se si heroikisht ai bie ngadalë Derisa një ditë të lëshojë rrënjë flokësh Veç për sytë e mi smerald! S.B, 10.07.2014, Shkup
  • 28. 28 TI DUHET TA DISH Ndryshim Kohë më parë, jo aq larg Dashurova çuditërisht përnjëherë Pastaj ndryshova, ndryshoi dhe ajo Koha na ndau siç di beftë! Sa keq që ende s'u mor vesh Erdhi vetëm për një mall Të sjellë e të përcjellë Porosi në oqean! Ndoshta heshtja e pathënë Sihariqin e la mynxyrë Botën njëqind herë e drodhi Për atë fjalë të dashirsë Në zemrën tënde prehu qetë Ëndrrat lulëzojnë ndonjëherë pa kohë Loti i tharë e di të vërtetën Më shumë ndoshta se ndryshimi ynë! S.B, 15.06.2014, Shkup
  • 29. 29 TI DUHET TA DISH Prilli i fundit Botë, tregomë sinqerisht, Sytë e tu si na panë? Dhembjen e atij prilli nëse e mban mend A e ndjeu sikur unë ajo fluturëz e vrarë? Dhe si u zhduk pas aq fjalëve? Në ç'ëndërr ra thellë i verbuar? Rrugët e takimeve kush i zbrazi, Ajo e vonuar, por jo e harruar! I shoh të mbushura me plot dashnorë Ajo fluturon mbi qiell kujtimesh Miqësisë së lashtë i thotë të shndërrohen Në kurorë brilanti për dashurinë Që të zgjohet në vend të vet Butësisht bukur ai zambak i bardhë Dhe ta pret në qetësira mëngjesore Si aromë të njomë dhe të lagësht! Lulja e turpshme e ul kokën Gjersa dielli ia ngre qepallat Dhe pastaj spektri i shirave Ia përdredh flokët e bardha! Mes mjegullave ia çon Ëndrrat e dridhin thellë në palcë Me zgjimet e rënda pranverore Prillin e fundit ia bëjnë të veçantë! S.B, 08.06.2014, Shkup
  • 30. 30 TI DUHET TA DISH E vërteta si e vërtetë Prej krahëve të zogut befas rashë Mu në duart e sharmit tënd, Flokët tua përdrodhën dhe tërhoqën Fijet e simpatisë gjerë në rrënjë Dhe dalëngadalë dobësohej Kërcelli s’mbante gjë në dorë Tinëz rriteshte shpejt, por s'nxorri Bile një kokë lule nga ata një milion Zogu i qiejve rrotull sillej Iku larg, në netë pendesash duke qarë Kur m'u desh, u humb dhe s'doli Të ma thotë një këngë a një vaj Na la të kavërdiset kureshtja Të lindin mistere rrotull nesh Të vijë një kohë, qe do të dalë E vërteta veç si e vërtetë! S.B, 04.06.2014, Shkup
  • 31. 31 TI DUHET TA DISH Cigaret Cigaret Puthje u harxhuan Buzët i ndiejnë, shpuzat e fundit djegëse Dhe oksigjenin e humbur sytë e shohin Në dhomën ku të qarën e kanë patjetër! Tek ajo që pinim fshehurazi dhe shpejt Gjersa mendtë na rrotulloheshin Dritaret edhe në të ftohtë i linim çelë Besën e jepnim se s'do të tregonim Ashtu bëmë gjersa na zunë të dyve As ta hedhim as ta pimë, ramë në pozitë Pritëm të na dënonin, por doli ndryshe Lejen na dhanë, veç për një pako në ditë! Publikisht, filloi siç duhet Oreksi filloi ngadalë të shtohet Cigaret s'kishin të numëruar Pakon e ditës në mengjes e harxhonim Gishtat u zverdhën, Sollëm plakjen e heshtjes Xhepat i shkundëm mirë Blozë u ngjyrosëm brenda Cigaret u harxhuan Buzët u dogjën nga shpuzat U kthyem te dhoma si të humbur Tani qajmë, sepse e kemi patjetër! S.B, 03.06.204, Shkup
  • 32. 32 TI DUHET TA DISH Nanina Këngët e mëngjesit pasi të përhapen Prej qiellit të ëndrrës ngadalë bie Rrezja e diellit prej qiellit të pastër Bukurinë ta çelë bashkë me trëndafilet Si yll i paparë del befas Floknajë si sykafet e tua rrumbullake Qepalleshtizë, me vetulla të mprehtë Kullon buzëqeshje në çdo anë Ke nur brilanti, nur kristali Kadifenë e kuqërremtë e rëndon me ar Bukuria mëngjesore pushton hovshëm afshet Glamuri njëmilionëshe buzëqeshja kur u fal Dhe jetë përrallore u jep çdo ditë Si në ëndrrat e bukura mbi re Dhe prapë në mëngjes del butësisht Në lulnajën ku ti jeton përjetë! S.B, 20.05.2014, Shkup
  • 33. 33 TI DUHET TA DISH E mbrëmshmja e çuditshme! Natë e parë dhe e fundit Ishte e mbrëmshja e çuditshme Siluetë dashurie që s'përkundi Prej shikimit tim asnjë fije Dashurisht e ndjeva mjaft shpejt Sidomos në vallen e fundit Kujtimet që mora, m'i la në qiell U zhduk në ajër si fluskë sapuni Rastësitë e bukura me vrap shkojnë U harxhuan vërtitjet, rreth e qark Pa kockë zemra, por thehet, kërcëllon Më shumë se qelqet e takat e saj Nata e këngëve të gjalla lozake Fustaneve me ngjyra xixëllonjëse Iku duke i fshirë zvarras pllakat e porcelanta Dhe dashurinë që do ta kisha, ndoshta! S.B, 20.05.2014, Shkup
  • 34. 34 TI DUHET TA DISH Bilbilat dhe Brilantesha Frymojnë e këndojnë bilbilat Me etje kureshtare e fluturojnë botën I mbledhin më të bukurat trëndafila Veç për ta thurrur ty kurorën Fjalët më të këndshme të poezive Nga zemra lakmitare i kullojnë Veç Brilanteshë shtathyri Në vargje të lutem mos u kthe vonë Me tinguj serenatash ngriti në qiell Në botën tënde të mrekullirave Fundin kur ta kërkojnë e të mos e gjejnë Thuaju jeta ka shumë ngjyra Pastaj tregoju për sytë e ftohtë Si shkëlqejnë në mugëtirat pa shpresë Labirinthet s’do ta ndalin Që ëndrra t’i bëjë kokënyje përjetë! S.B, 14.05.2014, Shkup
  • 35. 35 TI DUHET TA DISH Fillim fundi Kur e shoh se vjen e shuhet Dashuria që ndriste kristalet Më vjen ta thyej, por jo si buka As si qelqi, as si shpata Do ta lë të mbetet njollë e kohës Edhe ashtu duhet të pushojnë ndjenjat Le të kujtohet në mes të krahërorit Si bukuroshja që e fjeti heshtjen Duket e hutuar, por ndjell dobësi Fal shumë fjalë, në botën gënjeshtare Shëmtinë e shfaq si stoli Në botën tënde lajkatare! Harroi shikimet e fshehta Ëndrrat e përvëluara qafë për qafë Tmerret e jetës së zezë përgjërim I sjell ndryshe loti i pastër! S.B, 11.05.2014, Shkup
  • 36. 36 TI DUHET TA DISH Bukuria që vret Lumturia goditi shumë rëndë Dashurinë e rrëzoi në dy gjunjë Përpëlisjet si yjet në mesnatë Mjegulla e kaluar i mori dhe u humb Si kokë bilbili majtas-djathtas Shihte rrugët nga t'ia mbajë Asohere dhembshurisht shkoi e vajti Te jeta e shpresës sa më larg Zgjati dorën si lypsar Me kokë ulur, lutej e lutej Përvëluar me shpirt të vrarë Duke u larguar, më tepër futej Në rraskapitjet e mesnatës Rrotullohej me sy të qarë Në etjet e shtratit që i falte Veç mendime rreth e qark Ia kujtonte qeshjet fluturake Perqafimet gjerë në mpirje Dhe shakatë e fshehta të mesnatës Që pamëshirshëm i goditi lumturia! S.B, 07.04.2014, Shkup
  • 37. 37 TI DUHET TA DISH Kometa e Haleut M'u fanit një rast i rrallë Çuditërisht më zu të dremitur Polen në hapesirë u përnda Çasti që me vite e kisha pritur Si kometa e Haleut iku mjaft shpejt S'kishin fjalë sytë e mi smerald Ajo që shihet një herë në jetë Rrebesh më mori, unë asgjë s'i thashë Bashkë më ëndrrën e mesnatës U palos në arkivol lamtumire Mynxyrë ishte kureshtja vdekatare Ta di, pse nga dielli do të shkrihet! Që do të vij kam qenë i sigurt Por dhe që do të shkoj e dija mirë Kënaqësitë e mëdha zgjasin fare shkurt Ndoshta për një sekondë shkon një vit! S.B, 29.04.2014, Shkup
  • 38. 38 TI DUHET TA DISH Arrati buzëqeshjeje Ti buzëqeshje e ndaluar, afrohu Hiqi petkat e kllapisë, kthjellu dhe më shih Thuaj brendisë sate, “Ti duhet të zgjohesh” Nga kjo vdekje që vdekje lind! Pastaj ndalu pak, mendo si ishim dje? A s'loznim bashkë, a s'ishim miq? A s'i ngjaje zambakut që deh veç me erë? A s'ma këpute shpirtin si rrembin e qershisë? Në fushë jargavanesh a s'çole roze? A s'u hape si qielli i zogut të përpëlitur? A s'e mbaje titullin, lule mbretëreshë Me kurorë pranvere në fron kamomili? Dhe me fustan rubini, në botën e kristaltë Në qiell zafirësh, endacake, dritë e thyer S'afrohesh, as nuk zgjohesh nga ky ankth Ti buzëqeshje që dikur ishe pronë e imja! S.B, 24.04.2014, Shkup
  • 39. 39 TI DUHET TA DISH Fshehtësi Tingull melankolie ishte Ia thurrja shprehjet më të bukura Kënga që kuptim s'kishte Jehonte brenda, zhdukej si fluska! Ende sipas nesh, ç'është s'dihet Fshehtësia që s'u fshihte Nëpër mendje vetëm na sillej Ndër gjuhë rrinte, shpirtin vriste Dhe shpalosej vetëm shpalosej Ndryshe një ditë e ndryshe tjetrën Dalëngadalë nisi prej flokëve Vazhdoi me ëndrrat, por te fjala ngeli Papritmas zemrën ma tregoi pa qëllim Ajo mike, fshehtësi e zbuluar, Pasi më njohu në mua u bind Se përjetësisht do ta ruaj! S.B, 09.04.2014, Shkup
  • 40. 40 TI DUHET TA DISH Mall çasti Faj i pafajshëm është malli Ashik i mekur, afsh ledhatar Të kap pa vetëdije ta ngjallë zjarrin Për buzët e ënjtura e puthjen e parë! Në ëndrrën e mbrëmshme Ma zgjate dorën, më the afrohu Fli në prehrin e ndjenjave të këndshme Mallit rriji pranë, te ai dorëzohu! Fare pak më foli, iku… Ishte errësirë nga shkoi s'e pashë Më pas gjumin prisja, ai s'vinte Doli drita e sabahut, agu i bardhë! Pastaj me kujtimet luftoja Fytyra e saj, nga sytë s'më hiqej aspak Pas u ktheva, sado që s'kthen koha Vetëm një çast mendimi, nganjëherë është mjaft! S.B, 06.04.2014, Shkup
  • 41. 41 TI DUHET TA DISH Bota e saj Kohë e gjatë kaloi, sikur e harrova Madje pak më kujtohet bota e saj Ishte këngë që e këndonte, këndova Vargje qeshjesh, vargje vaj! Në detra të dyshimtë, doja të notoja Nëpër shira nën ombrellën e saj Vjeshtën hapëronte, hapërova Të qullosurin si të tharë! Në tokë të egër të punoj, u mundova I heqja gurët me shatin e saj Korrte në kohën e të korrave, korra Koka misri, gjethe, bar! Kënga jehoi, kënga u shua, Deti u tmerrua, deti u zbut E ashpër, por me arë nën truall Atë botë e desha, por ajo botë u zhduk! S.B, 30.03.2014, Shkup
  • 42. 42 TI DUHET TA DISH Zjarr i uritur Një ditë pa ditë iu dha flaka Kërcunjëve të nxehur shkul Era i ndezi fishkëllonin gacat Kërcëllonin e lëshonin aromë dushku! Ma ngjalli dhembjen dhe mallin U afrova të ngrohem si dikur Kujtesa kërkoi të fiket zjarri Të kaluarën në prush, s'e pranon si gur! Tymi i humbur gjithkund u përnda U nxi qielli dhe filloi të murmurojë Mali i priste shirat, por s’erdhën Hiri zjarrin prapë e ftoi! Pastaj vetes i thashë, është i uritur S'është mik që sheh në katër sy Djeg gjithçka dhe s’i bëhet vonë Të të bëjë flakë, të të bëjë tym! S.B, 18.03.2014, Shkup
  • 43. 43 TI DUHET TA DISH Kur u pamë e kur u ndamë Ti s'bëhesh si dje dot Mbete mërzi e lot sot Ti më mbolle dje shumë mall Kur u pamë e kur u ndamë? Hidhërim, ditë e natë Heshtje e gabuar në çdo rast Truri kthen e zemra fal Gur i brishtë, gur pa fjalë! Ty shtatëgjatë, lis e qiri Dashuri moj dashuri Të kam laps, pendë e ngjyrë Të kam këngë e melodi Pse s’folim haptaz në katër sy Por, veç mall për mua e mall për ty Fjalë me ndjenja e me shpirt Rrahje zemrash pa kufi! Kështu vrasin miqësitë Në brendi me fshehtësi Dashuri moj dashuri Kuptojnë të gjithë, por jo ne të dy! S.B, 10.12.2013, Shkup
  • 44. 44 TI DUHET TA DISH Morg ëndrre Do të flas me zë të huaj Ajo që erdhi, le të kthehet Sot unë dua, mos ta dua Ëndrrat e etshme le të vdesin Sikur erdhën le të ikin, pa zhurmë Kusar nate, pëshpërimë sikur hije Dashuri e mbuluar me pëlhurë Unë e zhveshja, ti s'e shihje! Nga i pat themrat, t'i vërë gishtat Çka u dasht pa, tani ta shohë veten Të ikë, por jo si dallëndyshja Ta marrë malli, prapë të kthehet Ku të zërë vend, le të lëshojë rrënjë, Ku të shkojë, unë prapë do ta njoh Me zë të huaj, do t'i thurr këngë Serenatë malli për kohën tonë! S.B, 15.03.2014, Shkup
  • 45. 45 TI DUHET TA DISH Guri flet e goja hesht Ç'është ky lëmsh pa fije? Ç'është kjo lojë me hile? Dashuri që s'e merr vesh! Guri flet e goja hesht Ditët e errëta më përcjellin E ngas në tokë e shoh në qiell Rrahin zemrat shpesh në jetë Tmerrësisht shpojnë si gjemb e tel Si të hiqem që s'i dua bashkë Flokëvjeshtën e valët e detit Kur e dëgjoj si merr frymë ngadalë Kur bien gjethet e vala kur tretet Unë e dua kur skuqet Kur e ul kokën me buzë në gaz, Atëherë pema rritet e bëhet nuse Me sy ulur fryte ngjall! Dhe dëliri me zemrën bie ndesh Trupi petkun e dridhjes e vesh Dashuri që s'e merr vesh! Guri flet e goja hesht! S.B, 07.12.2013, Shkup
  • 46. 46 TI DUHET TA DISH Ky shikim E kam në mendje një shikim Aq i shpeshtë e aq i ngrydhtë Loz si valle e gjall me shpirt Pa më thuaj, a mos je ti ai shikim? Shushurima në vesh çdo natë, Më belbëzon dashuri e histori S’ka kush tjetër të më dehë Përpos teje me atë shikim! Sa i rëndë, dot s'e mbaj Plot mall e paqartësi Largohet, kur përplasen sytë Ti je, veç ti.. ky shikim Që moti hesht si nuse Dhembje ka, por dhe lumturi Do të kuptohet të nesërmen e afërt A je ti, në të vërtetë KY SHIKIM? S.B, 28.11.2013, Shkup
  • 47. 47 TI DUHET TA DISH Kotje Shtrëngatë më vjen në ëndërr, Kuturu, ndryshe s'më gjen Në kotjet e mesnatës, më bën dhëndër Lypsarë dashurie në mëngjes më le! Mendtë fluturojnë si leckë Përballë ciklonit që shkakton Valsin e ëndrrës ti s'e ngec As kur ankthi gjakun ma bën top! Gjumë i dehur është kotja Do të flesh e do të zgjohesh Torturat dhe lumturitë I shijon në tjetër botë! Krahët i ke të lira Ndoshta dhe mund të fluturosh Liria lirohet nga robëria Me robër që kotjet s'i ëndërrojnë! S.B, 24.02.2014, Shkup
  • 48. 48 TI DUHET TA DISH Dashuri veç dashuri E bukur në këtë heshtje dimri Në shpirtin tënd dua të flej Bota di të bëjë sehir Kënaqu botë, kënaqu ti! Luleborë e qeshur, e hedhur Erë vjeshte, fllad në diell Puthje gënjeshtare mos paç ti Dashuri veç dashuri Në xhamat e ftohtë e të ngrirë Në çarçaf bore të shoh ty Kënaqu botë, kënaqu ti Qesh me ne e bëj sehir! Aroma jote afsh në shpirt Të deh në palcë e të zalis Puthje gënjeshtare mos paç ti Dashuri veç dashuri! Fol me mua, rrafshoi kodrat Si bilbil a si thëllëzë Pa e gjithë bota sehir le të bëjë Fyti kënaqësinë mos ua nxëntë! Ti je pranverë me lule Tjerët të ftohtit le t'ia mbajnë! Veç puthje gënjeshtare mos paç ti Dashuri veç dashuri! S.B, 27.11.2013, Shkup
  • 49. 49 TI DUHET TA DISH Poet i vrarë Fllad vjeshte ndër kujtime, i mpirë, Mall i lashtë e dashuri e ndrirë Letër e copëtuar e fjalë e pathënë, Dert i përsëritur e këngë e larë në gjëmë! Me prirje për drejtësinë, Me ëndërr para lumturisë Me lakmi për dashurinë, Me dritë para diturisë! Ti më bëre si pikë loti i gjakosur, Si fjalë në fletë e pluhurosur Si ujë bunari i turbulluar, Si det i frikshëm e i tërbuar! Më dhe helmin dhe sheqerin, Më dhe varfërinë dhe kurorën e mbretit Më dhe lirinë dhe burgosjen, më dhe ajrin dhe më bëre të syrgjynosur! Ti më dhe sëmundje dhe ilaç, Më dhe dashurinë e më bëre të ngratë! S.B, 22.11.2011, Shkup
  • 50. 50 TI DUHET TA DISH Unaza Takat e tua sot e sa vite Ende kërcasin në veshët e mi Me ritmin e tyre e coptoj ditën Veç t'i shërbejnë prapë dashurisë Dhe fustani yt para meje sillet ende Ai i kuqi i larë në lumë trëndafilash M'i merr sytë e ma merr mendjen Më bëj të çmallem, më bëj të çmendem M'u prish heshtja një natë vonë, Gjeta unazën tënde në ditarin tim Dhe ca letra që më thelluan në mendime, Ta zvarrë lotin gjerë në agim! Kujtimet janë ato që ishin Miqtë e mi që më korruptuan Ato dikur ma shkelën bishtin Ma dhanë një fije, ma morën tufën Ku i dihet nesër në ç'krah zgjohemi Unaza është premtim i përjetshëm Ëndrrat e hershme, thonë, lulëzojnë Në lulnaja parajse, në botëra të heshtura! S.B, 23.02.2014, Shkup
  • 51. 51 TI DUHET TA DISH Bukëshkalëti Këpucëtarit, këpucëgrisurit Bota mjeshtërinë ia pa Xhepfryrit, barkngopurit Këmbëzbathurit me para! Këpucëshkelëti, këpucëndezur Endacaku i errësirave Mendjemprehëti i hutuar Dritëllambë e dëshirave "Filozofi", "mendimtari" "Biblioteka" edhe "deti" "Shpëtojnë" popuj edhe "varin" Gjykojnë tjerët, por jo veten! Ku s'shkon fjala, shkon dajaku Ku ka frikë, ka dhe nder Trima ka, por jo që flasin Trimat vdesin, por jo në derë. S.B, 23.11.2013, Shkup
  • 52. 52 TI DUHET TA DISH Bëhu Kupë e mbushur rasti ynë, Lules "mos më prek" i ngjan Lëmsh pa fije me shumë nyje Si duket që moti shpirt s'mbajmë Kur sillesh si e lumtur, s'quhet, Shkëndi, gaca e zjarr më ndez mua Vishesh e lyhesh, pse a thua? Zërat varrosen, por ndjenjat s'shuhen! As shikimet, s'i pushojnë zjarret Kur vuan nga molla e ndaluar Ata ngjallin buzëqeshje malli Ateherë do t'ia luash lojën që ta luan! S.B, 20.02.2014, Shkup
  • 53. 53 TI DUHET TA DISH QAJ Qaj, valët e detërave sot u dalldisën, nuk lozin aspak, Qaj, sot kjo ditë vjeshte, po loton gjak! Qaj, kodrat shikojnë njëra-tjetrën si po shemben, Qaj, edhe kafshët qajnë, por kur na shohin ne, ata tremben! Qaj, një njeri për së gjalli u varros, qaj, o shpirt i zi se vetëm loti do të të ngrohë! Qaj, s’paskemi qenë në ëndërr, ajo qenka vetëm gënjeshtër, Qaj, ajo paska qenë këtu, mos druaj, e djeshmja nuk kthehet! Qaj, se duke qarë jam duke të lutur të qash, Qaj, se kur t'i them këto fjalë më qahet sepse ti nuk qan! Qaj, nuk zgjohem as në krevat e as në varr, Qaj, kjo botë s'mjafton për ne, të pres pas kësaj të të marr! Pa shiko se të gjithë janë të mërzitur e vetëm qajnë, Vaji vajin po e imiton, zërat ngriten lart dhimbjen dot s'e mbajnë! S.B, 18.09.2011, Shkup
  • 54. 54 TI DUHET TA DISH Koha jonë Fjalë të nxehëta avullojnë Koha jonë xham i turbullt Brenda flaka përvëlon Jashta shiu, pluhur zgjon! Syrrubullakja kafemshelur Rrotull çarshisë kur i bie Çjerrë këpucët duke ikur Kohës sonë pa i pëshpëritur Matanë urës së gurit si rrufe e shpejtë Qiellëtërbuesja e rrugëve të mia Rashë në dashuri, më mirë në dhe Koha ishte, por jo për ne! Kur më kthehesh në çarshi Koka yte me kurorë Lëkurëgjarpri mos ke ti Që s'i ngjan kohës sonë! S.B, 22.11.2013, Shkup
  • 55. 55 TI DUHET TA DISH Mundesh Mundesh të më flasësh ndryshe Me gjuhë shpirti e të ëndrrës Mundesh perdet t'i lëshosh Unë të kam ardhur në oborr! Nëse do, ti mundesh Të bëhesh e bukur, joshëse Buzët të të kullojnë prej të kuqit Sydritë zjarri, gaca prushi! Mundesh të bëhesh Nurmadhja që s'e ka shoqen Qepallëpërveshura e përmendur Vetullthyesja, flokëverdha! Dy anë i ka kjo botë, Në dy rrugë ndahet kjo jetë Dy herë ndërrohet drita jonë I mirë lind, s'e di ç'vdes! Fjala është gur që e hedh përpjetë E kap në kohë ose koka then Vet e merr, vet e zgjedh Kur s'e qëllon ankth ndjell Lum ai që flet dhe e godet, Në kohë dhe në vend të duhur, Ti mundesh sot të mos më duash Por të nesërmen mos ma thuaj! S.B, 19.11.2013, Shkup
  • 56. 56 TI DUHET TA DISH Dy bilbilat Më kanë bërë zë dy bilbila Pas dashurisë pa ndalur vrapo Hije të zeza s'ka ku s'ka Gërrij bunare, ujë ku ka! Ju bilbila më dëftoni, A këndoni kur më shihni? Kur vrapoj e djersitem A këndoni kur venitem? Gëlltis gjuhën me gjithë fjalë E ndal mendjen me mendime Kohë paska, por për mua s'ka Veç ëndrra të lodhura në agime! Më vijnë në vesh takat e tua, Taka-krak, mbi kalldërmë Hap dritaret e s'të shoh Lulet vyshken në oborr! E kur sytë na takohen, Shkrepin dhimbje dhe fshehtësi Dhe fjalët nga brenda fillojnë të heshtin S’marrim guxim, as unë as ti! S.B, 18.11.2013, Shkup
  • 57. 57 TI DUHET TA DISH Tigri Në qytetin tim, gropë Tigri ec dhe gjurmon Vertikale ai larat i ka Gjah në gjah pa faj ka ra Ky qytet i madh shumë, Ka mace, dhelpra, ujq Ka dhe kuaj me pixhame Dhe sorkadhe që hedhin valle Ka bilbila ngjyra-ngjyra Dallëndyshe dhe pëllumba Gjarpërinj edhe akrepa Bletë puntore dhe bubrreca Tigri sheh lart përpjetë Qenka mbushur huta plot S'i ka hije qytetit në gropë Shqiponja s’ka që fluturojnë S.B, 08.11.2013, Shkup
  • 58. 58 TI DUHET TA DISH Dashuria e detit Deti i heshtur e i përgjumur Me maje gjuhe m'i tha ca fjalë Trupi im veç hidhet e shkundet Nga erërat që mëshirë s'kanë! I dhashë shpresë të mos lëndohet Ia tregova hallin tim të madh Aroma që mëngjeset m'i zbardh Dhe mua si ty më përplasë karpave matanë Iu zbut zemra, më foli për rrezet Dashuri e rrezikshme që i çan erërat Ishte i dashuruar si unë në ylberin Në shtatë mrekullitë e ngjyrat e qiellit Në netët që s'i shihte i priste në ëndrra Shkuma e tij nxirrte klithma vuajtjesh Valët e thyera ishin gjëma Që luteshin për heshtjen e muzgët S.B, 06.02.2014, Shkup
  • 59. 59 TI DUHET TA DISH Besë Ku strukesh, diku a je? S'të shoh, s'të prek, por të ndiej Besë ke, por mua s'më dhe Më dhe puthje, ike si rrufe U ngrys hëna me lot qau Deti iu hodh e përqafoi Unë i shkreti pa zë, pa fjalë Besë prapë ajo s'më dha Atëherë bredhja nëpër plumba vjeshte Ajo kishte zemër, që mua s’më zërë Dhe vazhdova si pata në mjegull Besë t’i kërkoj me fjalë ndër dhëmbë Këndesi i agut këngës ia dha, Në fyt më ngelën dy lugë mjaltë Gjumi më zu ca netë në plazh Nëpër ëndërra besë prapë s'më dha Pasi shkoi kohë e gjatë Thërriste e bërtiste deti me furi Mos e lërë, këngën pa tekst Detin pa valë e qiellin pa shi Atëherë me vrap u nisa I rashë plazhit mes për mes Deti villte me stuhi Krisma breshëri, besë me shi I qullosur gjer në palcë Të kërkova cep më cep Puthje ledhatare s’më duhen, Bubullima që frikë ndjellin E kam plazhin dëshmitar Detin, hënën edhe yjet Besë me puthje askund s'ka Që sjell bubullima nën hijen time! S.B, 06.11.2013, Shkup
  • 60. 60 TI DUHET TA DISH Valse ashikësh Pushojnë afshet në idilë Ashiku i rinisë s’di frikë Për vals melhemi mbahet gjallë I dehur në natë për natë Qepallëpërveshura, shtratzeza Valsin e ëndrrës di ta shkrumojë Di t’i çojë yjet gjer në dehje Të vijnë njëherë e kurrë të mos shkojnë Pastaj kalojnë orët e errëta Dielli krahët i zgjat Ajo shkrep si vetëtimë zbret nga lart Tërbon detrat si tërmet mëngjesi Atëherë s'ndalet, as s'pushon Ashik më thotë, por unë i lodhur Me të katrat, zjarr mbi re Prap ia mbath ta luaj valsin e idilës pa frikë! S.B, 27.01.2014, Shkup
  • 61. 61 TI DUHET TA DISH Për ty bëhem A s'të dukem se për ty flijohem? Bëhem prush dhe mbulohem Bëhem bilbil që nuk flet, Bëhem lum e bëhem det Do të bëhem dhe kërcu, S'do të frikohem dhe më humb Se s'më djeg flaka e zjarrit, Sa më dogji flaka e mallit. S.B, 04.02.2012, Shkup
  • 62. 62 TI DUHET TA DISH Linjë e zbrazur Ndjenjëzhveshur, vet Pa gjumë, por as i zgjuar s’isha Fryma e friktë, s’erdhi Në atë botë të errët të bëhej kandil! Ashtu i nisa hapat pa mend Në krahët e udhës së paditur Me një cigare që digjej dhjetë herë E kërokoja autobusin e mërzitur Me kënaqësi e prita për disa orë Gjersa më iku para syve duke qeshur Pastaj e zura atë të fundit Që e djeg benzinën për një biletë Ngadalë-ngadalë shoferi i dehur e nisi Në kthesën e parë hyri ndër udhë I vrari asnjëherë nuk vritet Fshiva pallton dhe vazhdova në këmbë A do të vonohem, rëndësi s'kishte As llogari, aq më pak kureshtje Për të gjithë, por veçmas për dashurinë Kontaktin e fundit e lash në heshtje! Posa kalova urën e Vardarit Te stacioni i Kalasë e takova atë Bisedë miqësie më tepër ishte Pak dëgjova se ç’më tha Pretendonte se do të humbem në errësirë Do të përzihem nga aromat që i sillnin blirat Te stacioni tjetër kot më priti të kthehem Folenë tonë s’e shoh si përpara! S.B, 12.06.2014, Shkup