SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 10
Descargar para leer sin conexión
Lënda : Histori Bazë
Tema : “Qeveritë Shqipëtare gjatë
pushtimit”
Kush ishin këto qeveri?
Cili ishte roli I tyre 1940-1944 ?
A përfaqesonin Shqipëtarët?
Punoi : Algita Mesiti
Klasa : 12- 6
“Raste të qëndresës së armatosur erdhën duke u rritur me zgjatjen e pushtimit”... Autori flet për
sulme sporadike bandash të armatosura në zonat kufitare, nga çetat e Dibrës të Murat Kaloshit dhe
të asaj që drejtohej nga Haxhi Lleshi. Luftëtarët guerrilas Myslim Peza dhe Muharrem Bajraktari, të
cilët do të luanin një rol të rëndësishëm në organizimin e qëndresës së armatosur. Në verë të vitit
1940 herë pas here ata përmenden në lajmet si elementë potencialë të rrezikshëm. Në raportin e
qeverisë kukull thuhej se këto grupe prishnin linjat telefonike dhe elektrike, shpërndanin trakte anti-
italiane dhe kryenin akte të vogla sabotazhi. Në Tiranë 17 Maj 1941 u bë atentati kundër mbretit të
Italisë, Viktor Emanuelit të III-të nga i riu Vasil Laçi, që Çiano e quajti greko-maqedon dhe jo
shqiptar, të cilin e varën në Tiranë, italianët i shtuan represionet dhe në maj të vitit 1941 bastisën
1130 shtëpi, 21.131 shqiptarë i quajtën armiq të shtetit, 5270 i internuan. Nga fundi i vitit 1941
italianët kishin nisur të humbnin kontrollin e tyre kudo, me përjashtim të qyteteve dhe rrugëve
kryesore të komunikacionit” (faqe 138).
“Aty nga fundi i vitit 1941 njoftohej se kishin kaluar në veprime disa çeta të organizuara në mënyrë të
përhershme. Këto grupe të vogla udhëhiqeshin nga persona të tillë: Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari,
që kishin ngritur nga një çetë të vogël, i pari në zonën e Krujës dhe i dyti në atë të Lumës... Ky i
fundit, Muharrem Bajraktari ushqente ambicie për t’u bërë president i Republikës së Shqipërisë,
megjithëse thuhet se vuante nga mania e persekutimit që nganjëherë e çonte në çmenduri,
megjithatë ai që arriti të fitonte emër, të shquhet herët si udhëheqës çete ishte Myslym Peza. Ky qe i
vetmi që vendosi më pas lidhje të ngushta me komunistët... Në grupin e udhëheqësve të hershëm
bënte pjesë dhe kleriku bektashi, Baba Faja Martaneshi, ku si rrjedhojë e deklaratave të tij
antifashiste, të veprimtarisë të hershme luftarake dhe të bashkëpunimit me Komunistët, ajo u bë një
nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri. Grupet e organizuara më parë sulmonin ushtarakë të
veçantë, vetëm për fitime personale, ndërsa grupet e reja të rezistencës sulmonin objekte me
rëndësi ekonomike për italianët, siç ishte prerja e tubit të naftësjellësit që shkonte në Vlorë,
shkatërrimi i pjesshëm i minierës së bakrit nëkrahinën e Mirditës. Nga fundi i vitit 1942 ekzistenca
dhe rritja e vazhdueshme e këtyre grupeve përbënte për pushtuesit një shqetësim të madh...
Vëzhgues të huaj u habitën me rritjen e qëndresës së organizuar, jo vetëm me fjalë, por edhe me
vepra konkrete”. (faqe 147).
“Fillimisht edhe italianëve iu duk me të vërtetë e çuditshme rritja e kësaj qëndrese, duke patur
parasysh shumën e parave që u kishin dhënë shqiptarëve”. Më poshtë autori analizon vijën politike
që kishin ndjekur italianët në Shqipëri, siç ishte: krijimi i kushtetutës së re, krijimi i qeverive shqiptare
dhe kompetencat e tyre etj... Ndaj rezistencës të patriotëve shqiptarë, italianët filluan të ndërmerrnin
masa siç ishin: rritja e veprimtarisë së zbulimit ushtarak (SIMI-t) arrestimi dhe internimi i shumë
patriotëve shqiptarë gjatë verës së vitit 1939, nxjerrja e disa dekreteve në vitin 1940, ku urdhërohej
arrestimi dhe internimi i individëve që konsideroheshin të rrezikshëm për vendin; dorëzimi i armëve e
ndalimi i manifestimeve dhe të ardhjeve të ndryshme, ku në rast mosbindjeje dënoheshin me vdekje.
Në vitin 1942, pas fillimit të qëndresës së organizuar hynë në fuqi disa ligje dragoniane; siç ishin:
patrullat ushtarake fashiste kishin të drejtë të qëllonin mbi çdo kalimtar që nuk ndalonte, vendosja e
shtetrrethimit të përgjithshëm nga ora 800 e darkës deri në orën 600 të mëngjesit, ndalimi i mbajtjes
së perçes nga gratë e vajzat, ndalimi i udhëtimit me biçikletë, me motorçiklël dhe kamion të mbuluar,
ndalimi i veshjes me uniformë ushtarake pa autorizimin e autoriteteve, krijimi i skuadrave të
vrasjeve, për eliminimin e patriotëve shqiptarë etj. Më vonë italianët së bashku me kamxhikun e
ofruan dhe kulaçin, kështu ata bashkë me represionet në rritje bënë dhe disa konçesione, siç qenë:
heqja e italianit Xhiro nga drejtimi i partisë fashiste shqiptare, rikonstruktimi i partisë fashiste,
ripagëzimi i gazetës së saj “Tomorri” etj. Të gjithë këto nuk sollën ndonjë gjë të dobishme (fq 159).
Qeveria e Mustafa Krujës me ndihmesën e dhënë nga Musolini u përpoq për t’i dhënë shqiptarëve
një reagim më liberal dhe më autonom. Kështu shqiptarëve ju kthye flamuri i mëparshëm, duke ju
hequr atij kurorën e Savojës dhe Fashiot e liktorit; u liruan nga internimi e burgu një numër i madh
antifashistësh; u shpall amnisti për çetat që vepronin kundër italianëve, u ripërtëri xhandarmëria
shqiptare, u vendosën lidhje me disa nga udhëheqësit e çetave, shumë prej të cilëve ai kishte patur
marrëdhënie me ta që në vitet e para të veprimtarisë antizogiste. Mundi t’i bëjë për vete të paktën
përkohësisht disa nga udhëheqësit e çetave, përfshi këtu dhe Myslim Pezën, i cili pranoi një amnisti
të plotë dhe të drejtën për të lëvizur lirisht. Megjithatë Myslim Peza nuk pranoi të vijë në Tiranë për
të marrë ndihmën e premtuar në të holla, për shkak të mosbesimit që kishte ndaj autoriteteve
italianë. Këto suksese të qeverisë së Krujës qenë të përkohshme, shumë prej premtimeve të tija
mbetën në mes të rrugës, kështu: shumë antifashistë që u liruan nga internimet në Itali u bashkuan
me grupet e rezistencës, dolën në mal, gjendja në vend u keqësua më tej etj. Po megjithatë deri në
fund të vitit 1941 në Shqipëri nuk qe zhvilluar një lëvizje me të vërtetë mbarëkombëtare dhe kjo nisi
të zhvillohej më në fund nga përpjekjet e lëvizjes komuniste e përafërt me lëvizjen e qëndresës
kombëtare (faqe 162).
Me rritjen e dy organizatave (LNÇ dhe B. K) u rrit dhe qëndresa e tyre veçanërisht e LNÇ-së... Pas
betejës së Stalingradit forcat e boshtit kishin kaluar në mbrojtje. Nga kjo shqiptarët morën zemër si
dhe nga mbështetja e deklaratave të tre shteteve kryesore aleate, në dhjetor të vitit 1942, ku ato
patën një ndikim të madh mbi qëndresën dhe frikësuan qeverinë e Krujës.
Por arsyeja që ndikoi në rritjen e qëndresës – shkruan autori – duhet kërkuar në politikën e
suksesshme të rekrutimit si dhe në organizimin e mirë të LNÇ-së. Rreth fillimit të vitit 1943 çetat e
saj nisën të bashkërendonin për herë të parë veprimet e tyre. Si rrjedhojë e përpjekjeve të LNÇ-së
qëndresa në Shqipëri mori për herë të parë një karakter kombëtar, dhe italianët u detyruan të
ndryshonin taktikën e tyre politike dhe ushtarake. Në janar numri i partizanëve u rrit në tre, katër mijë
vetë dhe numri i çetave shtohej me intensifikimin e raprezaljeve. Në rritjen e numrit të partizanëve
ndikoi dhe dërgimi nga qeveria e Krujës, e çetave (mercenarët e Halili Alisë e të Kaloshit K. D.)
Dibrës të armatosura nga qeveria. Në Shqipërinë e Jugut, ato u sollën më keq se sa italianët...
Dhjetë ditë më vonë komandanti i karabinierisë italiane pranoi se pjesa më e madhe e zonave të
fshatrave të Shqipërisë së Jugut gjendeshin në duart e forcave partizane. Për këtë ai propozonte
marrjen e masave energjike ku të ndiqej shembulli i gjermanëve duke pushkatuar 50 shqiptarë për
çdo italian të vrarë. Sulmet e partizanëve u shumëfishuan veçanërisht në krahinën e Korçës, Vlorës
dhe Gramshit... Në mars 1943 pas Konferencës së Parë Kombëtare të PKSH, çetat nisën të
grumbulloheshin dhe të konsolidoheshin në batalionet partizane. Më poshtë autori flet për aksionet e
njësiteve partizane në minierën e Selenicës, në betejën e Leskovikut, në rrugën Strugë-Dibër si dhe
në të Përmetit, ku italianët pësuan shumë humbje. Në qershor të vitit 1943 forcat partizane sipas
tyre përmbanin dhjetë mijë luftëtarë, të organizuar në 30 çeta e 20 batalione. Për më tepër ato kishin
dhe 20.000 forca rezerviste të përbërë në çeta vullnetare fshatare dhe nga njësite guerrile të qytetit.
Në fillim të korrikut, Këshilli i Përgjithshëm i LNÇ-së (lexo Frontin Nacionalçlirimtar K. D.) vendosi të
krijonte Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Enver Hoxha u caktua komisar ti
Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Spiro Moisiu, një njeri pa ndonjë farë rëndësie u caktua si
komandant ushtarak të tij. U krijuan Shtabe krahinore si dhe Brigada e Parë partizane, në gusht të
vitit 1943 me komandant Mehmet Shehun, figura ushtarake më i aftë ndër forcat partizane.
Pavarësisht nga organizimi i ri, forcat partizane ruajtën deri në fund të vitit 1944, karakterin
tradicional të luftës partizane pa sulme frontale”.
Në fillimet e shtetit shqiptar e deri në fund të vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes së rendit ishte xhandarmëria. Krahas
saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila më tepër kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javë
pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e
forcave të rendit.
Qeveria ngarkoi për të kryer detyrat e një xhandarmërie Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin
Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor të parë Halim Gostivarin.
Për nevoja të qeverisë, hynë në këtë shërbim edhe rreth 70 oficerë të larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana
tjetër, në maj 1913, Esat pashë Toptani formoi në Durrës një qeveri dhe një batalion xhandarmërie nën komandën e
Tajar Tetovës.
Arma e Xhandarmërisë mori paksa formë aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione të drejtuara nga maj.
Hysen Prishtina në Vlorë, nga kap. Ali Tetova në Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati në Elbasan. Xhandarmëria
caktoi edhe uniformën e rregullt të saj gri-jeshil, jakën kuq e zi, kësulën pa strehë dhe gradat në pjesën e përparshme
të jakës. Më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicise shqiptare.
Qeveria më 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e përkohshëm mbi krijimin e xhandarmërisë së jugut.
Në mars 1914 erdhën disa oficerë të tjerë holandezë, të cilët shpërndanë 4 detashmente të krijuara më parë. Këta
oficerë ishin të ngarkuar nga fuqitë e mëdha për të bërë organizimin e forcave të armatosura shqiptare. Me
zhvendosjen e kryeqytetit në Durrës, në krye të policisë vjen Veli Vasjari.
Sipas kushtetutës së parë të vendit, kapitullit IX të Statusit Organik të Shqipërisë, në Forcat e Armatosura bënin
pjesë Xhandarmëria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në
kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë.
Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, formimi i qeverisë së re më 25 dhjetor 1918 mblodhi shumë oficerë e kuadro
të tjerë me shpresën se po fillonte më në fund të lëvizte pushteti përmbarues në vend. Nën komandën e Haki Ismail
Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua një forcë xhandarmërie. Më pas, Ismail Haki Tatzati
u emërua komandant batalioni në Berat, ndërsa në Durrës e Elbasan, përkatësisht major Kasem Qafëzezi dhe major
Mustafa Aranitasi. Në Tiranë u hap një shkollë për aspirantë dhe për xhandarë. Në gusht 1919, u formuan batalione
xhandarmërie në qendrat e prefekturave.
Xhandarmëria dhe Policia në vitet 1920 – 1939
Pas Kongresit të Lushnjes u bë riorganizimi i forcave të rendit. Në fillim të vitit 1921, organizmi i xhandarmërisë u bë
në krah, qark, rreth dhe post komanda. Varësia e xhandarmërisë sipas rregulloreve përkatëse ishte tërthorazi nga
Ministria e Punëve të Brendshme për qetësinë dhe nga Ministria e Drejtësisë për zbatimin e vendimeve të gjykatave.
Xhandarmërisë ishte një fuqi e armatosur që siguronte qetësinë e brendshme të shtetit dhe zbatimin e ligjeve e
urdhrave të qeverisë, e komanduar prej një komandanti të përgjithshëm, që ishte oficer i shtabit dhe propozohej nga
Ministria e Luftës në marrëveshje me MPB-në, i dekretuar nga Këshilli i Naltë. Për çështje ushtarake si dhe për
gradime, disiplinë, gjykime, faje ushtarake, xhandarmëria varej nga Ministria e Luftës, ndërsa për çështje
administrative e qetësie nga MPB-ja dhe për çështje drejtësie nga MD-ja.
Nga pikëpamja organike ndahej në qark (në çdo prefekturë), rreth (në çdo nënprefekturë), post – komanda (në çdo
krahinë ose fshat). Emërimi e qarkullimi i oficerëve bëhej me propozim të Komandës së Përgjithshme të
Xhandarmërisë dhe me pëlqim të MPB-së. Komanda kishte 4 seksione.
Xhandarmëria fillimisht ndahej në 9 qarkkomanda, 40 rrethkomanda, e shumë rrethkomanda. Qarkkomanda e
Tiranës, përfshinte edhe Durrësin i cili ishte qendër e prefekturës, duke pasur në varësi Nënprefekturën e Tiranës
deri në vitin 1926.
Pas vitit 1925, aparatit shtetëror u riorganizimi. Xhandarmëria u nda në 4 zonëkomanda me qendër në Tiranë,
Shkodër, Peshkopi dhe Sarandë me komandantë përkatës kapitenët Preng Previzi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari
dhe Hysni Dema. Për organizimin e tyre, në vitet 1925 - 1926, këshilloi inspektori i përgjithshëm kol.Walter F.
Stirling, dhe më pas deri vitin 1939 vazhdoi gjen – maj. Jocelyn Percy.
Rregullorja e 17 majit 1925, përcaktonte marrëdhëniet e xhandarmërisë me degët e tjera të administratës, sipas së
cilës për çështje ushtarake si gradime, emërime, nderime e disiplinë, varësia e saj ishte e drejtpërdrejtë nga komanda
e përgjithshme e saj. Përveç kësaj të fundit, duhej marrë edhe mendimi i inspektorit të përgjithshëm i cili ishte
përgjegjës para kryetarit të shtetit. Në rast konflikti midis komandantit të përgjithshëm të xhandarmërisë dhe
inspektorit të përgjithshëm, zgjidhjen e jepte qeveria.
Sipas ligjit të 18 majit 1933, Arma e Gjindarmërisë Mbretnore (AGJM), ndahej në komandën e përgjithshme,
komandën e shkollës së gjindarmërisë, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Nga
pikëpamja ushtarake varej nga komanda e përgjithshme, ndërsa përsa i përket mbajtjes së rregullit nga MPB-ja dhe
për shërbimin e policisë gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë.
Xhandarmëria kishte rrjetin e saj informativ, të vënë kurdoherë nën dijeninë e prefektit.
Nga ana tjetër, Policia, nuk ka funksionuar në të njëjtin nivel me xhandarmërinë.
Në fillimet e saj kur policia drejtohej nga drejtori i përgjithshëm i saj, Ahmet Sinani, kishte detyra kryesore:
Administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese, etj).
Të drejtësisë
Civile dhe politike
Në detyrat bazë të policisë ishte marrja e identitetit të njerëzve në hotele, hyrje – daljeve, hartimin e statistikave të
ngjarjeve, etj.
Policia ka funksionuar në vitet 1920 – 1922, në vitet 1925 – 1935 dhe gjatë luftës. Pas kësaj kohe detyrat e saj i
ushtroi xhandarmëria shëtitëse. Në kohën e luftës u organizuan disa lloje policish. Policia ishte një institucion civil, e
cila urdhërohej në nivel vendor nga prefekti, ndërsa varej tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëpër
qendrat e qyteteve vepronin komiseritë e policisë të cilat përbëheshin sipas rëndësisë, nga komisarë, inspektore,
detektivë, etj. Gjurmimin e përfaqësive diplomatike për një kohë të gjatë e ka bërë policia. Më 1922 u shkri Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë, pasi ishin shkrirë më parë disa zyra të këtij niveli.
Por me anë të ligjit të 22 dhjetorit 1925, u krijuan zyrat e policisë në Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër,
Shkodër, Durrës dhe Tiranë.
Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte në varësi të prefektit. Dekreti i 20 dhjetorit 1926,
formoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me të drejtat e drejtorive të tjera të MPB-së. Drejtoria kishte një drejtor që
merrte 400 franga ari pagesë dhe një sekretar që merrte 300 franga ari.
Qeveria “Evangjeli”, zbatoi dekretligjin e 25 qershorit 1935, sipas së cilit policia u shkri dhe vendin e saj e zuri
xhandarmëria qytetëse, duke vepruar nën urdhrat e prefektëve, nënprefektëve dhe kryetarëve të komunave.
Në verën e vitit 1937 nisi projekti për formimin e Policisë së Sigurimit Botnor. Në provën e parë hynë në provë 275
policë, të gjithë të moshës 23 – 33 vjeç me shkollë të posaçme policie. Projekti parashikonte që kjo lloj policie të
zëvendësonte xhandarmëritë e qyteteve Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Sarandë. Nëpër qytetet e tjera do
të vazhdonte të ndihej më i fortë roli i xhandarmërisë. Varësia e kësaj strukture ishte nga Ministria e Punëve të
Brendshme. Ligji u miratua 19 janarit 1938 por zbatueshmëria e tij u duke shumë pak për shkak të pushtimit fashist të
7 prillit 1939.
Xhandarmëria gjatë periudhës së luftës
Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, Arma e Gjindarmërisë Mbretërore u shkri dhe kaloi në përbërje të Armës së
Karabinierisë sipas ligjit të 10 majit 1939. Vendin e xhandarit e zuri karabinieri. Rregullat për veprimin e armës së re u
përcaktuan me dekretin e mëkëmbësit të datës 6 prillit 1940. Karabinierët siguronin rregullin publik, lirinë e shtetasve,
paprekshmërinë e tyre, pronën private e publike, vëzhgonin respektimin e ligjeve, etj.
Më 31 gusht 1939 mëkëmbësi nxori dekretin, për krijimin e Trupit të Armatosur të Policisë së Shqipërisë. Kjo
përkujdesej për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të përgjithshme të shtetit, të pushtetit vendor, ndihmonte në raste
fatkeqësish, si dhe bashkëpunonte me të gjitha shërbimet e policisë. Trupa në fjalë përbëhej nga Drejtoria Qendrore,
zyrat pranë çdo prefekture e në disa nënprefektura si dhe postat e kufirit. Në organikë të Drejtorisë Qendrore të
Policisë ishin drejtori, këshilltari i përhershëm, nënkuestori, 10 funksionarë të sigurimit publik, 60 agjentë të sigurimit,
Pas dobësimit të pushtetit fashist, u ndërmorën hapa për rikrijimin e xhandarmërisë.
Ndër reformat e fillimit të vitit 1943, përmendet nisja e punës për formimin e Trupit të Gjindarmërisë Mbretërore
(TGJM). Ky ishte një lëshim që bënin fashistët për të mundësuar zbutjen e armiqësisë së tyre që kishte shkuar
gjithsesi në një pikë të padëshirushme. Dekreti i Jacomonit i datës 5 shkurt 1943, autorizonte Qeverinë Shqiptare të
krijonte TGJM-në për të ushtruar të gjitha detyrat e policisë gjyqësore, administrative dhe politike që deri ato çaste i
ushtronte Arma e Karabinierisë Mbretërore. TGJM, përbëhej prej oficerësh shqiptarë, komandohej prej një
komandanti shqiptar dhe ishte në varësi të MPB.
Me këtë projekt u mor pastaj qeveria e Maliq Bushatit. Më 8 mars 1943, sikurse edhe ishte premtuar, u krijua Arma e
Gjindarmërisë Mbretnore me qëllimin “për me u kujdesun për sigurinë dhe rregullimin publik e për me përgjue
respektimin e ligjeve dhe rregulloreve”. Ajo ishte një nga fuqitë e armatosura dhe në rast lufte bashkëpunonte me
forcat e ushtrisë. AGJM përfshinte komandën e përgjithshme, inspektorinë, komandën shkollës, 14 komanda
qarqesh, 64 komanda rrethesh, 440 komanda postash. Në këtë mënyrë, me propozim të MPB-së dhe me dekret të
mëkëmbësit, kol.Hysni Peja u emërua komandant i Armës së Gjindarmërisë. Fundi i vitit 1944 do të zhdukte
përfundimisht armën e xhandarmërisë në Shqipëri.
Formimi i Policisë Popullore
Fundi i vitit 1944 e gjeti Shqipërinë nën një regjim të ri. Komunistët vendosën pushtetin e tyre ushtarak në të gjithë
vendin. Në tetor 1944 ata formuan Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit që ishte instrumenti i parë i organizuar i ndjekjes
së kundërshtarëve politikë, duke qenë edhe organ informativ. Kjo drejtori ndahej në 3 seksione në Tiranë, Berat dhe
Shkodër.
Pas vendosjes së plotë të regjimit komunist, më 30 gusht 1945 Kryesia e KANÇ-it nxori “ligjin” mbi formimin e
Policisë Popullore, në çdo prefekturë dhe nënprefekturë pranë KANÇ-ve vendorë. Pas miratimit të statutit të RPSH-
së, me ligjin e 9 dhjetorit 1946, Policia Popullore u përcaktua si organ ekzekutiv i administratës shtetërore.
Policia Popullore ishte një prej organeve të diktaturës së proletariatit, e ndërtuar sipas parimeve marksiste – leniniste
parimi i luftës së klasave, vija e masave, etj. Gjatë kësaj kohe, kjo polici regjistroi raste të shumta të shkeljes së lirive
dhe të drejtave të njeriut si pjesë e një sistemi që i mohonte këto të drejta. Policia Popullore si çdo organ tjetër
shtetëror udhëhiqej nga Partia e Punës së Shqipërisë.
Policia në pluralizëm
Me rënien e regjimit komunist, filloi puna e vështirë për reformimin e forcave të armatosura. Më 8 qershor 1991,
Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7492 për depolitizimin e këtyre forcave. Një vit më vonë, Policisë ju hoq simboli
komunist i yllit të kuq me pesë cepa dhe iu rikthyen simbolet kombëtare.
Më 30 korrik 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7504 “Mbi policinë e rendit”. Ky ishte hapi i parë drejt shkëputjes
nga tradita e keqe e Policisë Popullore.
Sipas këtij ligji “Policia e rendit është organ ekzekutiv i armatosur, pjesë përbërëse e Ministrisë së Rendit Publik, në
strukturën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, veprimtari që bazohej “në Kushtetutë e në
legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe i përmbahet parimit të ligjshmërisë, të humanizmit e të objektivitetit”.
Detyrë kryesore përcaktohej ruajtja e rendin publik, parandalimi e zbulimi i veprimtarive kriminale që cenonin të
drejtat e ligjshme të individëve dhe të mbronte pronën shtetërore e private dhe interesat e organizatave ekonomike,
politike e shoqërore nga veprimet e kundërligjshme.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.548, datë 29 dhjetor 1992, data 13 janar 1913 u caktua Dita e Krijimit të
Forcave të Ruajtjes së Rendit.
Pas vitit 1992 Policia iu nënshtrua një reformimi të thellë. Nga një instrument shtypës të diktaturës ajo u shndërrua në
një institucion në mbrojtje të shtetit demokratik dhe lirive dhe të drejtave të njeriut. Për herë të parë në këtë kohë,
Policia përfshiu në radhët e saj edhe shumë ish të përndjekur politikë nga regjimi komunist.
Në vitin 1997 Policia pësoi një goditje të rëndë, kur si pasojë e shkeljes së rendit kushtetues, u dogjën ose u
shkatërruan pjesa më e madhe e komisariateve të saj.
Qysh prej majit 1997, ndihmesë të rëndësishme për Policinë e Shtetit jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit
Evropian Perëndimor (BEP). Po ashtu nga viti 1997 pranë Policisë operojnë edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE
(Itali).
Reforma në fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit” nr.8553, datë 25 nëntor
1999.
Sipas këtij ligji Policia e Shtetit është institucion i administratës shtetërore të Republikës së Shqipërisë, në varësi të
Ministrisë së Brendshme, që ka për mision të mbrojë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit.
Veprimtaria e Policisë bazohet në Kushtetutë, në aktet normative në zbatim të saj, si dhe në aktet ndërkombëtare të
pranuara në përputhje me të. Policia ka organizim unik e të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e
Shqipërisë, si dhe është e depolitizuar.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkonte realizimin e një procesi reformash institucionale, ekonomike
dhe sociale. Suksesi i këtyre reformave do të përshpejtonte procesin e aderimit të vendit tonë në familjen evropiane.
Në këtë kontekst, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash në funksion të këtij integrimi, dhe pjesë e tyre janë dhe
ato të ndërmarra në institucionin e Policisë së Shtetit.
Nga viti 2006 e në vijim me synim për të sjellë ndryshime cilësore në funksionimin e strukturave të Policisë së Shtetit
u ideua e realizua një proces i tërë reformimi, i cili synonte krijimin e standarteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin
e mëtejshëm të policisë, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar ndaj komunitetit.
Ky proces u zhvillua jashtë ndikimeve politike në përzgjedhjen e personelit, si dhe me asistencën e misioneve të
huaja PAMECA, ICITAP dhe OSBE.
Reforma u shtri në disa aspekte atë legjislativ, organizativ, strukturor dhe teknologjik. Të gjitha nismat e ndërmarra
kanë synuar realizimin e ndryshimeve thelbësore në Policinë e Shtetit si në drejtim të legjislacionit, strukturave ashtu
dhe në drejtim të krijimit të një stili të ri policimi, i cili do t’i përshtatej zhvillimeve dhe kërkesave të shoqërisë.
Përsa i përket reformës legjislative në themel dhe më i rëndësishmi është hartimi dhe miratimi i Ligjit nr.9749, datë
04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, i cili përcakton qartazi ndarjen e policisë nga politika, duke e përcaktuar policinë
si institucion të depolitizuar.
Një hap i rëndësishëm ishte dhe hartimi e miratimi i Strategjisë afatgjatë për periudhën 2007-2013, e cila synon
orientimin e shërbimit të Policisë së Shtetit drejt qytetarëve. Kjo Strategji, përmban zhvillimet më të rëndësishme të
Policisë së Shtetit, duke u përqëndruar në realizimin e prioriteteve strategjike të saj dhe ndryshimin e filozofisë së
policimit dhe të menaxhimit, duke ofruar një shërbim policor modern.
Plani strategjik 7-vjeçar për Policinë e Shtetit është i pari dokument i këtij lloji i cili shërben për projektimin e politikave
me qëllim sigurimin e suksesit afatgjatë të Policisë. Kjo strategji, do të sjellë një sërë përfitimesh për Policinë e Shtetit
të konkretizuara në:
Krijimin e një kulture moderne manaxhimi, zhvillimin e vazhdueshëm të potencialeve të organizatës, orientimin e
strukturave të policisë drejt planifikimit strategjik, përmirësimin e proceseve të punës, përmirësimin e cilësisë së
shërbimeve, përmirësimin e linjave të komunikimit si në mjedisin e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm,
identifikimin dhe promovimin e vlerave më të mira si dhe përmirësimin e imazhit të Policisë.
Si element i rëndësishëm i këtyre ndryshimeve vlerësohet krijimi i një Vizioni dhe Misioni që ka në thelb respektimin e
të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe ndryshimin e statusit të policisë si pjesë e administratës publike.
Modeli i Policimit
Si model policimi për vitet e ardhshme, Policia e Shtetit do të aplikojë atë të Policimit në Komunitet.
Zgjedhja e këtij modeli policimi vjen si rrjedhojë e kërkesave në rritje të qytetarëve për një cilësi më të mirë shërbimi,
si dhe nga përvojat e suksesshme të organizatave policore homologe të vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Përqafimi i filozofisë së policimit në komunitet nga Policia e Shtetit mundëson përfitime të cilat konsiderohen
thelbësore si: Ndryshim të mendësisë, Krijimin e një kulture moderne manaxhimi, Ndërtimin e Partneritetit,
Përmirësimin e Infrastrukturës, Krijimin e një imazhi në rritje për Policinë e Shtetit, duke e lidhur këtë dhe me krijimin
e besimit.
Në zbatim të Ligjit dhe strategjisë së Policisë së Shtetit, Detyrimeve të Planit Kombëtar të MSA, etj. është punuar me
intensitet për të përafruar legjislacionin e Policisë së Shtetit me atë të vendeve të BE-së. Aktet ligjore më të
rëndësishme të hartuara e miratuara janë: - Ligji “Për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror”, - Lgji për të Huajt,
- Rregullorja e Personelit, - Rregullorja e Disiplinës, - Rregullorja e Brendshme, - Rregullorja për Trajnimet, -
Udhëzuesi i Gradimeve. Janë miratuar gjithashtu një sërë strategjishë si: Strategjia e Menaxhimi të Integruar të
kufirit, Strategjia e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Terrorizmit, Trafikut të qenieve njerëzore etj.
Po kështu gjatë kësaj periudhe, një sërë suksesesh janë arritur në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve
të institucionit, sjelljes dhe aplikimit të eksperiencave më të mira në funksion të arritjes së standarteve bashkëkohore
të policimit, manaxhimit të integruar të informacionit, përmirësimit të imazhit, thithjes së donacioneve dhe zbatimit të
një numri të madh projektesh.
Qeveritë e formuara nga viti 1939 deri në 1944
Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941Pas pushtimit
nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8-
12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi,
propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i
Ahmet Zogut.
Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943Italianët
menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin
Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohovës, 18 janar – 11 shkurt 1943Kjo qeveri erdhi
pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet
italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohe te
shpaloste programin e saj
Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943Kjo qeveri pati
jetë të shkurt për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij.
Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943Libohova
vjen sërish në krye të qeverisë .Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato
ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova,
duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste
zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943.
Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44Pas
zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional
Clirimtar 28 maj 44 - 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha.
Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944 Qeveria e kryesuar
nga Ibrahim Bicakciu, 6 shtator – 25 tetor 1944

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguProjekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguAldrin Pashku
 
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!#MesueseAurela Elezaj
 
Demokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturatDemokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturattiti kallajxhiu
 
Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shkollë
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarBesjona Jusufi
 
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio MerepezaSHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio MerepezaSHKOLLA "ALBANET"
 
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20SHKOLLA "ALBANET"
 
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTelvakastrati
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Ke Keiss
 
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...SHKOLLA "ALBANET"
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA "ALBANET"
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar Oksana Kamberi
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Pamela Tanku Diktatura komuniste ne Rusi
Pamela Tanku Diktatura komuniste ne RusiPamela Tanku Diktatura komuniste ne Rusi
Pamela Tanku Diktatura komuniste ne Rusilira kuca
 
Kongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes historiKongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes historiOrgesaIbri
 

La actualidad más candente (20)

Projekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet ZoguProjekt "Histori": Ahmet Zogu
Projekt "Histori": Ahmet Zogu
 
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
SHKOLLA "ALBANET Ahmet Zogu Kimberli KLASA 8
 
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini !!!!
 
Historia(1)
Historia(1)Historia(1)
Historia(1)
 
Demokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturatDemokracia liberale dhe diktaturat
Demokracia liberale dhe diktaturat
 
Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939Shqipëria në vitet 1912 1939
Shqipëria në vitet 1912 1939
 
Krijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit ShqipëtarKrijimi i shtetit Shqipëtar
Krijimi i shtetit Shqipëtar
 
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio MerepezaSHKOLLA "ALBANET"   Ahmet zogu Klaudio Merepeza
SHKOLLA "ALBANET" Ahmet zogu Klaudio Merepeza
 
Ahmet zogu grasiela mulla
Ahmet zogu grasiela mullaAhmet zogu grasiela mulla
Ahmet zogu grasiela mulla
 
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
SHKOLLA "ALBANET" Pamela Tanku KLSA 8 HISTORIA E SHEKULLIT 20
 
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNISTDESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
DESHMITE E DHUNES PERGJATE REGJIMIT KOMUNIST
 
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924Shqiperia gjate viteve 1920-1924
Shqiperia gjate viteve 1920-1924
 
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
SHKOLLA " ALBANET" Historia 8 Klaudio Merepeza. DETYRE SHTEPIJE HSITORIA NGA ...
 
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8SHKOLLA  " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
SHKOLLA " ALBANET" TIRANE DETYRE:Ahmet zogu Ergi Tafa klasa 8
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
HistorI: TEMA:Traditat shtet-formuese te shtetit Shqiptar
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Pamela Tanku Diktatura komuniste ne Rusi
Pamela Tanku Diktatura komuniste ne RusiPamela Tanku Diktatura komuniste ne Rusi
Pamela Tanku Diktatura komuniste ne Rusi
 
Kongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes historiKongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes histori
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 

Similar a Algita histori

Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tijRegjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tijDenisa Caushi
 
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusKlodjan Hoxha
 
Kongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësKongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësargjen
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Dhuna gjate regjimit komunist.pdf
Dhuna gjate regjimit komunist.pdfDhuna gjate regjimit komunist.pdf
Dhuna gjate regjimit komunist.pdfMoiraLako
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneInternet VloraAlb
 
Si nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boteroreSi nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boteroredionis dioni
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShkollë
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiElton Gjoka
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 

Similar a Algita histori (13)

Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tijRegjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
Regjimi komunist ne Shqiperi dhe kundershtimi i tij
 
Shpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeusShpallja e pavartesis skenderbeus
Shpallja e pavartesis skenderbeus
 
Kongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicësKongresi i lipovicës
Kongresi i lipovicës
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Ahmet Zogu
Ahmet ZoguAhmet Zogu
Ahmet Zogu
 
Dhuna gjate regjimit komunist.pdf
Dhuna gjate regjimit komunist.pdfDhuna gjate regjimit komunist.pdf
Dhuna gjate regjimit komunist.pdf
 
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizaneLufta e drejtë dhe lufta partizane
Lufta e drejtë dhe lufta partizane
 
Si nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boteroreSi nisi lufta e dyte boterore
Si nisi lufta e dyte boterore
 
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIKShqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
Shqiperia nga viti 1944 1990 - TIK
 
Komunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperiKomunizmi ne shqiperi
Komunizmi ne shqiperi
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 

Más de Algita Mesiti (20)

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
 
TEST
TESTTEST
TEST
 
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
ESE
ESEESE
ESE
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
 
english
englishenglish
english
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
His baz
His bazHis baz
His baz
 
Anisa histori
Anisa historiAnisa histori
Anisa histori
 

Algita histori

  • 1. Lënda : Histori Bazë Tema : “Qeveritë Shqipëtare gjatë pushtimit” Kush ishin këto qeveri? Cili ishte roli I tyre 1940-1944 ? A përfaqesonin Shqipëtarët? Punoi : Algita Mesiti Klasa : 12- 6
  • 2. “Raste të qëndresës së armatosur erdhën duke u rritur me zgjatjen e pushtimit”... Autori flet për sulme sporadike bandash të armatosura në zonat kufitare, nga çetat e Dibrës të Murat Kaloshit dhe të asaj që drejtohej nga Haxhi Lleshi. Luftëtarët guerrilas Myslim Peza dhe Muharrem Bajraktari, të cilët do të luanin një rol të rëndësishëm në organizimin e qëndresës së armatosur. Në verë të vitit 1940 herë pas here ata përmenden në lajmet si elementë potencialë të rrezikshëm. Në raportin e qeverisë kukull thuhej se këto grupe prishnin linjat telefonike dhe elektrike, shpërndanin trakte anti- italiane dhe kryenin akte të vogla sabotazhi. Në Tiranë 17 Maj 1941 u bë atentati kundër mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit të III-të nga i riu Vasil Laçi, që Çiano e quajti greko-maqedon dhe jo shqiptar, të cilin e varën në Tiranë, italianët i shtuan represionet dhe në maj të vitit 1941 bastisën 1130 shtëpi, 21.131 shqiptarë i quajtën armiq të shtetit, 5270 i internuan. Nga fundi i vitit 1941 italianët kishin nisur të humbnin kontrollin e tyre kudo, me përjashtim të qyteteve dhe rrugëve kryesore të komunikacionit” (faqe 138). “Aty nga fundi i vitit 1941 njoftohej se kishin kaluar në veprime disa çeta të organizuara në mënyrë të përhershme. Këto grupe të vogla udhëhiqeshin nga persona të tillë: Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, që kishin ngritur nga një çetë të vogël, i pari në zonën e Krujës dhe i dyti në atë të Lumës... Ky i fundit, Muharrem Bajraktari ushqente ambicie për t’u bërë president i Republikës së Shqipërisë, megjithëse thuhet se vuante nga mania e persekutimit që nganjëherë e çonte në çmenduri, megjithatë ai që arriti të fitonte emër, të shquhet herët si udhëheqës çete ishte Myslym Peza. Ky qe i vetmi që vendosi më pas lidhje të ngushta me komunistët... Në grupin e udhëheqësve të hershëm bënte pjesë dhe kleriku bektashi, Baba Faja Martaneshi, ku si rrjedhojë e deklaratave të tij antifashiste, të veprimtarisë të hershme luftarake dhe të bashkëpunimit me Komunistët, ajo u bë një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri. Grupet e organizuara më parë sulmonin ushtarakë të veçantë, vetëm për fitime personale, ndërsa grupet e reja të rezistencës sulmonin objekte me rëndësi ekonomike për italianët, siç ishte prerja e tubit të naftësjellësit që shkonte në Vlorë, shkatërrimi i pjesshëm i minierës së bakrit nëkrahinën e Mirditës. Nga fundi i vitit 1942 ekzistenca dhe rritja e vazhdueshme e këtyre grupeve përbënte për pushtuesit një shqetësim të madh... Vëzhgues të huaj u habitën me rritjen e qëndresës së organizuar, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra konkrete”. (faqe 147). “Fillimisht edhe italianëve iu duk me të vërtetë e çuditshme rritja e kësaj qëndrese, duke patur parasysh shumën e parave që u kishin dhënë shqiptarëve”. Më poshtë autori analizon vijën politike që kishin ndjekur italianët në Shqipëri, siç ishte: krijimi i kushtetutës së re, krijimi i qeverive shqiptare dhe kompetencat e tyre etj... Ndaj rezistencës të patriotëve shqiptarë, italianët filluan të ndërmerrnin masa siç ishin: rritja e veprimtarisë së zbulimit ushtarak (SIMI-t) arrestimi dhe internimi i shumë patriotëve shqiptarë gjatë verës së vitit 1939, nxjerrja e disa dekreteve në vitin 1940, ku urdhërohej
  • 3. arrestimi dhe internimi i individëve që konsideroheshin të rrezikshëm për vendin; dorëzimi i armëve e ndalimi i manifestimeve dhe të ardhjeve të ndryshme, ku në rast mosbindjeje dënoheshin me vdekje. Në vitin 1942, pas fillimit të qëndresës së organizuar hynë në fuqi disa ligje dragoniane; siç ishin: patrullat ushtarake fashiste kishin të drejtë të qëllonin mbi çdo kalimtar që nuk ndalonte, vendosja e shtetrrethimit të përgjithshëm nga ora 800 e darkës deri në orën 600 të mëngjesit, ndalimi i mbajtjes së perçes nga gratë e vajzat, ndalimi i udhëtimit me biçikletë, me motorçiklël dhe kamion të mbuluar, ndalimi i veshjes me uniformë ushtarake pa autorizimin e autoriteteve, krijimi i skuadrave të vrasjeve, për eliminimin e patriotëve shqiptarë etj. Më vonë italianët së bashku me kamxhikun e ofruan dhe kulaçin, kështu ata bashkë me represionet në rritje bënë dhe disa konçesione, siç qenë: heqja e italianit Xhiro nga drejtimi i partisë fashiste shqiptare, rikonstruktimi i partisë fashiste, ripagëzimi i gazetës së saj “Tomorri” etj. Të gjithë këto nuk sollën ndonjë gjë të dobishme (fq 159). Qeveria e Mustafa Krujës me ndihmesën e dhënë nga Musolini u përpoq për t’i dhënë shqiptarëve një reagim më liberal dhe më autonom. Kështu shqiptarëve ju kthye flamuri i mëparshëm, duke ju hequr atij kurorën e Savojës dhe Fashiot e liktorit; u liruan nga internimi e burgu një numër i madh antifashistësh; u shpall amnisti për çetat që vepronin kundër italianëve, u ripërtëri xhandarmëria shqiptare, u vendosën lidhje me disa nga udhëheqësit e çetave, shumë prej të cilëve ai kishte patur marrëdhënie me ta që në vitet e para të veprimtarisë antizogiste. Mundi t’i bëjë për vete të paktën përkohësisht disa nga udhëheqësit e çetave, përfshi këtu dhe Myslim Pezën, i cili pranoi një amnisti të plotë dhe të drejtën për të lëvizur lirisht. Megjithatë Myslim Peza nuk pranoi të vijë në Tiranë për të marrë ndihmën e premtuar në të holla, për shkak të mosbesimit që kishte ndaj autoriteteve italianë. Këto suksese të qeverisë së Krujës qenë të përkohshme, shumë prej premtimeve të tija mbetën në mes të rrugës, kështu: shumë antifashistë që u liruan nga internimet në Itali u bashkuan me grupet e rezistencës, dolën në mal, gjendja në vend u keqësua më tej etj. Po megjithatë deri në fund të vitit 1941 në Shqipëri nuk qe zhvilluar një lëvizje me të vërtetë mbarëkombëtare dhe kjo nisi të zhvillohej më në fund nga përpjekjet e lëvizjes komuniste e përafërt me lëvizjen e qëndresës kombëtare (faqe 162). Me rritjen e dy organizatave (LNÇ dhe B. K) u rrit dhe qëndresa e tyre veçanërisht e LNÇ-së... Pas betejës së Stalingradit forcat e boshtit kishin kaluar në mbrojtje. Nga kjo shqiptarët morën zemër si dhe nga mbështetja e deklaratave të tre shteteve kryesore aleate, në dhjetor të vitit 1942, ku ato patën një ndikim të madh mbi qëndresën dhe frikësuan qeverinë e Krujës. Por arsyeja që ndikoi në rritjen e qëndresës – shkruan autori – duhet kërkuar në politikën e suksesshme të rekrutimit si dhe në organizimin e mirë të LNÇ-së. Rreth fillimit të vitit 1943 çetat e saj nisën të bashkërendonin për herë të parë veprimet e tyre. Si rrjedhojë e përpjekjeve të LNÇ-së
  • 4. qëndresa në Shqipëri mori për herë të parë një karakter kombëtar, dhe italianët u detyruan të ndryshonin taktikën e tyre politike dhe ushtarake. Në janar numri i partizanëve u rrit në tre, katër mijë vetë dhe numri i çetave shtohej me intensifikimin e raprezaljeve. Në rritjen e numrit të partizanëve ndikoi dhe dërgimi nga qeveria e Krujës, e çetave (mercenarët e Halili Alisë e të Kaloshit K. D.) Dibrës të armatosura nga qeveria. Në Shqipërinë e Jugut, ato u sollën më keq se sa italianët... Dhjetë ditë më vonë komandanti i karabinierisë italiane pranoi se pjesa më e madhe e zonave të fshatrave të Shqipërisë së Jugut gjendeshin në duart e forcave partizane. Për këtë ai propozonte marrjen e masave energjike ku të ndiqej shembulli i gjermanëve duke pushkatuar 50 shqiptarë për çdo italian të vrarë. Sulmet e partizanëve u shumëfishuan veçanërisht në krahinën e Korçës, Vlorës dhe Gramshit... Në mars 1943 pas Konferencës së Parë Kombëtare të PKSH, çetat nisën të grumbulloheshin dhe të konsolidoheshin në batalionet partizane. Më poshtë autori flet për aksionet e njësiteve partizane në minierën e Selenicës, në betejën e Leskovikut, në rrugën Strugë-Dibër si dhe në të Përmetit, ku italianët pësuan shumë humbje. Në qershor të vitit 1943 forcat partizane sipas tyre përmbanin dhjetë mijë luftëtarë, të organizuar në 30 çeta e 20 batalione. Për më tepër ato kishin dhe 20.000 forca rezerviste të përbërë në çeta vullnetare fshatare dhe nga njësite guerrile të qytetit. Në fillim të korrikut, Këshilli i Përgjithshëm i LNÇ-së (lexo Frontin Nacionalçlirimtar K. D.) vendosi të krijonte Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Enver Hoxha u caktua komisar ti Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Spiro Moisiu, një njeri pa ndonjë farë rëndësie u caktua si komandant ushtarak të tij. U krijuan Shtabe krahinore si dhe Brigada e Parë partizane, në gusht të vitit 1943 me komandant Mehmet Shehun, figura ushtarake më i aftë ndër forcat partizane. Pavarësisht nga organizimi i ri, forcat partizane ruajtën deri në fund të vitit 1944, karakterin tradicional të luftës partizane pa sulme frontale”. Në fillimet e shtetit shqiptar e deri në fund të vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes së rendit ishte xhandarmëria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila më tepër kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javë pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorës, më 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave të rendit. Qeveria ngarkoi për të kryer detyrat e një xhandarmërie Alem Tragjasin, Hysni Toskën, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor të parë Halim Gostivarin. Për nevoja të qeverisë, hynë në këtë shërbim edhe rreth 70 oficerë të larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana tjetër, në maj 1913, Esat pashë Toptani formoi në Durrës një qeveri dhe një batalion xhandarmërie nën komandën e Tajar Tetovës. Arma e Xhandarmërisë mori paksa formë aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione të drejtuara nga maj. Hysen Prishtina në Vlorë, nga kap. Ali Tetova në Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati në Elbasan. Xhandarmëria caktoi edhe uniformën e rregullt të saj gri-jeshil, jakën kuq e zi, kësulën pa strehë dhe gradat në pjesën e përparshme
  • 5. të jakës. Më 3 qershor 1913 u vu në zbatim rregullorja e Qeverisë së Vlorës mbi formimin e Milicise shqiptare. Qeveria më 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e përkohshëm mbi krijimin e xhandarmërisë së jugut. Në mars 1914 erdhën disa oficerë të tjerë holandezë, të cilët shpërndanë 4 detashmente të krijuara më parë. Këta oficerë ishin të ngarkuar nga fuqitë e mëdha për të bërë organizimin e forcave të armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit në Durrës, në krye të policisë vjen Veli Vasjari. Sipas kushtetutës së parë të vendit, kapitullit IX të Statusit Organik të Shqipërisë, në Forcat e Armatosura bënin pjesë Xhandarmëria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte një “forcë ushtarake vendëse territoriale dhe sedentare” dhe në kohë paqeje mbështeste veprimet e xhandarmërisë. Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, formimi i qeverisë së re më 25 dhjetor 1918 mblodhi shumë oficerë e kuadro të tjerë me shpresën se po fillonte më në fund të lëvizte pushteti përmbarues në vend. Nën komandën e Haki Ismail Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua një forcë xhandarmërie. Më pas, Ismail Haki Tatzati u emërua komandant batalioni në Berat, ndërsa në Durrës e Elbasan, përkatësisht major Kasem Qafëzezi dhe major Mustafa Aranitasi. Në Tiranë u hap një shkollë për aspirantë dhe për xhandarë. Në gusht 1919, u formuan batalione xhandarmërie në qendrat e prefekturave. Xhandarmëria dhe Policia në vitet 1920 – 1939 Pas Kongresit të Lushnjes u bë riorganizimi i forcave të rendit. Në fillim të vitit 1921, organizmi i xhandarmërisë u bë në krah, qark, rreth dhe post komanda. Varësia e xhandarmërisë sipas rregulloreve përkatëse ishte tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme për qetësinë dhe nga Ministria e Drejtësisë për zbatimin e vendimeve të gjykatave. Xhandarmërisë ishte një fuqi e armatosur që siguronte qetësinë e brendshme të shtetit dhe zbatimin e ligjeve e urdhrave të qeverisë, e komanduar prej një komandanti të përgjithshëm, që ishte oficer i shtabit dhe propozohej nga Ministria e Luftës në marrëveshje me MPB-në, i dekretuar nga Këshilli i Naltë. Për çështje ushtarake si dhe për gradime, disiplinë, gjykime, faje ushtarake, xhandarmëria varej nga Ministria e Luftës, ndërsa për çështje administrative e qetësie nga MPB-ja dhe për çështje drejtësie nga MD-ja. Nga pikëpamja organike ndahej në qark (në çdo prefekturë), rreth (në çdo nënprefekturë), post – komanda (në çdo krahinë ose fshat). Emërimi e qarkullimi i oficerëve bëhej me propozim të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe me pëlqim të MPB-së. Komanda kishte 4 seksione. Xhandarmëria fillimisht ndahej në 9 qarkkomanda, 40 rrethkomanda, e shumë rrethkomanda. Qarkkomanda e Tiranës, përfshinte edhe Durrësin i cili ishte qendër e prefekturës, duke pasur në varësi Nënprefekturën e Tiranës deri në vitin 1926. Pas vitit 1925, aparatit shtetëror u riorganizimi. Xhandarmëria u nda në 4 zonëkomanda me qendër në Tiranë, Shkodër, Peshkopi dhe Sarandë me komandantë përkatës kapitenët Preng Previzi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari dhe Hysni Dema. Për organizimin e tyre, në vitet 1925 - 1926, këshilloi inspektori i përgjithshëm kol.Walter F. Stirling, dhe më pas deri vitin 1939 vazhdoi gjen – maj. Jocelyn Percy. Rregullorja e 17 majit 1925, përcaktonte marrëdhëniet e xhandarmërisë me degët e tjera të administratës, sipas së cilës për çështje ushtarake si gradime, emërime, nderime e disiplinë, varësia e saj ishte e drejtpërdrejtë nga komanda e përgjithshme e saj. Përveç kësaj të fundit, duhej marrë edhe mendimi i inspektorit të përgjithshëm i cili ishte
  • 6. përgjegjës para kryetarit të shtetit. Në rast konflikti midis komandantit të përgjithshëm të xhandarmërisë dhe inspektorit të përgjithshëm, zgjidhjen e jepte qeveria. Sipas ligjit të 18 majit 1933, Arma e Gjindarmërisë Mbretnore (AGJM), ndahej në komandën e përgjithshme, komandën e shkollës së gjindarmërisë, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Nga pikëpamja ushtarake varej nga komanda e përgjithshme, ndërsa përsa i përket mbajtjes së rregullit nga MPB-ja dhe për shërbimin e policisë gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë. Xhandarmëria kishte rrjetin e saj informativ, të vënë kurdoherë nën dijeninë e prefektit. Nga ana tjetër, Policia, nuk ka funksionuar në të njëjtin nivel me xhandarmërinë. Në fillimet e saj kur policia drejtohej nga drejtori i përgjithshëm i saj, Ahmet Sinani, kishte detyra kryesore: Administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese, etj). Të drejtësisë Civile dhe politike Në detyrat bazë të policisë ishte marrja e identitetit të njerëzve në hotele, hyrje – daljeve, hartimin e statistikave të ngjarjeve, etj. Policia ka funksionuar në vitet 1920 – 1922, në vitet 1925 – 1935 dhe gjatë luftës. Pas kësaj kohe detyrat e saj i ushtroi xhandarmëria shëtitëse. Në kohën e luftës u organizuan disa lloje policish. Policia ishte një institucion civil, e cila urdhërohej në nivel vendor nga prefekti, ndërsa varej tërthorazi nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëpër qendrat e qyteteve vepronin komiseritë e policisë të cilat përbëheshin sipas rëndësisë, nga komisarë, inspektore, detektivë, etj. Gjurmimin e përfaqësive diplomatike për një kohë të gjatë e ka bërë policia. Më 1922 u shkri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pasi ishin shkrirë më parë disa zyra të këtij niveli. Por me anë të ligjit të 22 dhjetorit 1925, u krijuan zyrat e policisë në Berat, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës dhe Tiranë. Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte në varësi të prefektit. Dekreti i 20 dhjetorit 1926, formoi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me të drejtat e drejtorive të tjera të MPB-së. Drejtoria kishte një drejtor që merrte 400 franga ari pagesë dhe një sekretar që merrte 300 franga ari. Qeveria “Evangjeli”, zbatoi dekretligjin e 25 qershorit 1935, sipas së cilit policia u shkri dhe vendin e saj e zuri xhandarmëria qytetëse, duke vepruar nën urdhrat e prefektëve, nënprefektëve dhe kryetarëve të komunave. Në verën e vitit 1937 nisi projekti për formimin e Policisë së Sigurimit Botnor. Në provën e parë hynë në provë 275 policë, të gjithë të moshës 23 – 33 vjeç me shkollë të posaçme policie. Projekti parashikonte që kjo lloj policie të zëvendësonte xhandarmëritë e qyteteve Tiranë, Shkodër, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Sarandë. Nëpër qytetet e tjera do të vazhdonte të ndihej më i fortë roli i xhandarmërisë. Varësia e kësaj strukture ishte nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ligji u miratua 19 janarit 1938 por zbatueshmëria e tij u duke shumë pak për shkak të pushtimit fashist të 7 prillit 1939. Xhandarmëria gjatë periudhës së luftës
  • 7. Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, Arma e Gjindarmërisë Mbretërore u shkri dhe kaloi në përbërje të Armës së Karabinierisë sipas ligjit të 10 majit 1939. Vendin e xhandarit e zuri karabinieri. Rregullat për veprimin e armës së re u përcaktuan me dekretin e mëkëmbësit të datës 6 prillit 1940. Karabinierët siguronin rregullin publik, lirinë e shtetasve, paprekshmërinë e tyre, pronën private e publike, vëzhgonin respektimin e ligjeve, etj. Më 31 gusht 1939 mëkëmbësi nxori dekretin, për krijimin e Trupit të Armatosur të Policisë së Shqipërisë. Kjo përkujdesej për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve të përgjithshme të shtetit, të pushtetit vendor, ndihmonte në raste fatkeqësish, si dhe bashkëpunonte me të gjitha shërbimet e policisë. Trupa në fjalë përbëhej nga Drejtoria Qendrore, zyrat pranë çdo prefekture e në disa nënprefektura si dhe postat e kufirit. Në organikë të Drejtorisë Qendrore të Policisë ishin drejtori, këshilltari i përhershëm, nënkuestori, 10 funksionarë të sigurimit publik, 60 agjentë të sigurimit, Pas dobësimit të pushtetit fashist, u ndërmorën hapa për rikrijimin e xhandarmërisë. Ndër reformat e fillimit të vitit 1943, përmendet nisja e punës për formimin e Trupit të Gjindarmërisë Mbretërore (TGJM). Ky ishte një lëshim që bënin fashistët për të mundësuar zbutjen e armiqësisë së tyre që kishte shkuar gjithsesi në një pikë të padëshirushme. Dekreti i Jacomonit i datës 5 shkurt 1943, autorizonte Qeverinë Shqiptare të krijonte TGJM-në për të ushtruar të gjitha detyrat e policisë gjyqësore, administrative dhe politike që deri ato çaste i ushtronte Arma e Karabinierisë Mbretërore. TGJM, përbëhej prej oficerësh shqiptarë, komandohej prej një komandanti shqiptar dhe ishte në varësi të MPB. Me këtë projekt u mor pastaj qeveria e Maliq Bushatit. Më 8 mars 1943, sikurse edhe ishte premtuar, u krijua Arma e Gjindarmërisë Mbretnore me qëllimin “për me u kujdesun për sigurinë dhe rregullimin publik e për me përgjue respektimin e ligjeve dhe rregulloreve”. Ajo ishte një nga fuqitë e armatosura dhe në rast lufte bashkëpunonte me forcat e ushtrisë. AGJM përfshinte komandën e përgjithshme, inspektorinë, komandën shkollës, 14 komanda qarqesh, 64 komanda rrethesh, 440 komanda postash. Në këtë mënyrë, me propozim të MPB-së dhe me dekret të mëkëmbësit, kol.Hysni Peja u emërua komandant i Armës së Gjindarmërisë. Fundi i vitit 1944 do të zhdukte përfundimisht armën e xhandarmërisë në Shqipëri. Formimi i Policisë Popullore Fundi i vitit 1944 e gjeti Shqipërinë nën një regjim të ri. Komunistët vendosën pushtetin e tyre ushtarak në të gjithë vendin. Në tetor 1944 ata formuan Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit që ishte instrumenti i parë i organizuar i ndjekjes së kundërshtarëve politikë, duke qenë edhe organ informativ. Kjo drejtori ndahej në 3 seksione në Tiranë, Berat dhe Shkodër. Pas vendosjes së plotë të regjimit komunist, më 30 gusht 1945 Kryesia e KANÇ-it nxori “ligjin” mbi formimin e Policisë Popullore, në çdo prefekturë dhe nënprefekturë pranë KANÇ-ve vendorë. Pas miratimit të statutit të RPSH- së, me ligjin e 9 dhjetorit 1946, Policia Popullore u përcaktua si organ ekzekutiv i administratës shtetërore. Policia Popullore ishte një prej organeve të diktaturës së proletariatit, e ndërtuar sipas parimeve marksiste – leniniste parimi i luftës së klasave, vija e masave, etj. Gjatë kësaj kohe, kjo polici regjistroi raste të shumta të shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut si pjesë e një sistemi që i mohonte këto të drejta. Policia Popullore si çdo organ tjetër shtetëror udhëhiqej nga Partia e Punës së Shqipërisë. Policia në pluralizëm
  • 8. Me rënien e regjimit komunist, filloi puna e vështirë për reformimin e forcave të armatosura. Më 8 qershor 1991, Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7492 për depolitizimin e këtyre forcave. Një vit më vonë, Policisë ju hoq simboli komunist i yllit të kuq me pesë cepa dhe iu rikthyen simbolet kombëtare. Më 30 korrik 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7504 “Mbi policinë e rendit”. Ky ishte hapi i parë drejt shkëputjes nga tradita e keqe e Policisë Popullore. Sipas këtij ligji “Policia e rendit është organ ekzekutiv i armatosur, pjesë përbërëse e Ministrisë së Rendit Publik, në strukturën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, veprimtari që bazohej “në Kushtetutë e në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe i përmbahet parimit të ligjshmërisë, të humanizmit e të objektivitetit”. Detyrë kryesore përcaktohej ruajtja e rendin publik, parandalimi e zbulimi i veprimtarive kriminale që cenonin të drejtat e ligjshme të individëve dhe të mbronte pronën shtetërore e private dhe interesat e organizatave ekonomike, politike e shoqërore nga veprimet e kundërligjshme. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.548, datë 29 dhjetor 1992, data 13 janar 1913 u caktua Dita e Krijimit të Forcave të Ruajtjes së Rendit. Pas vitit 1992 Policia iu nënshtrua një reformimi të thellë. Nga një instrument shtypës të diktaturës ajo u shndërrua në një institucion në mbrojtje të shtetit demokratik dhe lirive dhe të drejtave të njeriut. Për herë të parë në këtë kohë, Policia përfshiu në radhët e saj edhe shumë ish të përndjekur politikë nga regjimi komunist. Në vitin 1997 Policia pësoi një goditje të rëndë, kur si pasojë e shkeljes së rendit kushtetues, u dogjën ose u shkatërruan pjesa më e madhe e komisariateve të saj. Qysh prej majit 1997, ndihmesë të rëndësishme për Policinë e Shtetit jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perëndimor (BEP). Po ashtu nga viti 1997 pranë Policisë operojnë edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali). Reforma në fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit” nr.8553, datë 25 nëntor 1999. Sipas këtij ligji Policia e Shtetit është institucion i administratës shtetërore të Republikës së Shqipërisë, në varësi të Ministrisë së Brendshme, që ka për mision të mbrojë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Veprimtaria e Policisë bazohet në Kushtetutë, në aktet normative në zbatim të saj, si dhe në aktet ndërkombëtare të pranuara në përputhje me të. Policia ka organizim unik e të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe është e depolitizuar. Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian kërkonte realizimin e një procesi reformash institucionale, ekonomike dhe sociale. Suksesi i këtyre reformave do të përshpejtonte procesin e aderimit të vendit tonë në familjen evropiane. Në këtë kontekst, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash në funksion të këtij integrimi, dhe pjesë e tyre janë dhe ato të ndërmarra në institucionin e Policisë së Shtetit. Nga viti 2006 e në vijim me synim për të sjellë ndryshime cilësore në funksionimin e strukturave të Policisë së Shtetit u ideua e realizua një proces i tërë reformimi, i cili synonte krijimin e standarteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të policisë, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar ndaj komunitetit.
  • 9. Ky proces u zhvillua jashtë ndikimeve politike në përzgjedhjen e personelit, si dhe me asistencën e misioneve të huaja PAMECA, ICITAP dhe OSBE. Reforma u shtri në disa aspekte atë legjislativ, organizativ, strukturor dhe teknologjik. Të gjitha nismat e ndërmarra kanë synuar realizimin e ndryshimeve thelbësore në Policinë e Shtetit si në drejtim të legjislacionit, strukturave ashtu dhe në drejtim të krijimit të një stili të ri policimi, i cili do t’i përshtatej zhvillimeve dhe kërkesave të shoqërisë. Përsa i përket reformës legjislative në themel dhe më i rëndësishmi është hartimi dhe miratimi i Ligjit nr.9749, datë 04.06.2007 “Për Policinë e Shtetit”, i cili përcakton qartazi ndarjen e policisë nga politika, duke e përcaktuar policinë si institucion të depolitizuar. Një hap i rëndësishëm ishte dhe hartimi e miratimi i Strategjisë afatgjatë për periudhën 2007-2013, e cila synon orientimin e shërbimit të Policisë së Shtetit drejt qytetarëve. Kjo Strategji, përmban zhvillimet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit, duke u përqëndruar në realizimin e prioriteteve strategjike të saj dhe ndryshimin e filozofisë së policimit dhe të menaxhimit, duke ofruar një shërbim policor modern. Plani strategjik 7-vjeçar për Policinë e Shtetit është i pari dokument i këtij lloji i cili shërben për projektimin e politikave me qëllim sigurimin e suksesit afatgjatë të Policisë. Kjo strategji, do të sjellë një sërë përfitimesh për Policinë e Shtetit të konkretizuara në: Krijimin e një kulture moderne manaxhimi, zhvillimin e vazhdueshëm të potencialeve të organizatës, orientimin e strukturave të policisë drejt planifikimit strategjik, përmirësimin e proceseve të punës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, përmirësimin e linjave të komunikimit si në mjedisin e brendshëm ashtu dhe në atë të jashtëm, identifikimin dhe promovimin e vlerave më të mira si dhe përmirësimin e imazhit të Policisë. Si element i rëndësishëm i këtyre ndryshimeve vlerësohet krijimi i një Vizioni dhe Misioni që ka në thelb respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe ndryshimin e statusit të policisë si pjesë e administratës publike. Modeli i Policimit Si model policimi për vitet e ardhshme, Policia e Shtetit do të aplikojë atë të Policimit në Komunitet. Zgjedhja e këtij modeli policimi vjen si rrjedhojë e kërkesave në rritje të qytetarëve për një cilësi më të mirë shërbimi, si dhe nga përvojat e suksesshme të organizatave policore homologe të vendeve të BE-së dhe SHBA-së. Përqafimi i filozofisë së policimit në komunitet nga Policia e Shtetit mundëson përfitime të cilat konsiderohen thelbësore si: Ndryshim të mendësisë, Krijimin e një kulture moderne manaxhimi, Ndërtimin e Partneritetit, Përmirësimin e Infrastrukturës, Krijimin e një imazhi në rritje për Policinë e Shtetit, duke e lidhur këtë dhe me krijimin e besimit. Në zbatim të Ligjit dhe strategjisë së Policisë së Shtetit, Detyrimeve të Planit Kombëtar të MSA, etj. është punuar me intensitet për të përafruar legjislacionin e Policisë së Shtetit me atë të vendeve të BE-së. Aktet ligjore më të
  • 10. rëndësishme të hartuara e miratuara janë: - Ligji “Për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror”, - Lgji për të Huajt, - Rregullorja e Personelit, - Rregullorja e Disiplinës, - Rregullorja e Brendshme, - Rregullorja për Trajnimet, - Udhëzuesi i Gradimeve. Janë miratuar gjithashtu një sërë strategjishë si: Strategjia e Menaxhimi të Integruar të kufirit, Strategjia e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Terrorizmit, Trafikut të qenieve njerëzore etj. Po kështu gjatë kësaj periudhe, një sërë suksesesh janë arritur në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve të institucionit, sjelljes dhe aplikimit të eksperiencave më të mira në funksion të arritjes së standarteve bashkëkohore të policimit, manaxhimit të integruar të informacionit, përmirësimit të imazhit, thithjes së donacioneve dhe zbatimit të një numri të madh projektesh. Qeveritë e formuara nga viti 1939 deri në 1944 Qeveria e kryesuar nga Shefqet Verlaci, 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941Pas pushtimit nga Italia, në 7 prill 1939, me urdhër të Musolinit ngrihet Komiteti Administrativ i Përkohshëm, përgjatë 8- 12 prill ’39, një formë qeverisjeje, e kryesuar nga Xhafer Ypi. Në mbledhjen e Asamblesë, nga Xhafer Ypi, propozohet për postin e kryeministrit Shefqet Verlaci, i cili vinte për herë të dytë në qeveri, ish vjehrri i Ahmet Zogut. Qeveria e kryesuar nga Mustafa Kruja, 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943Italianët menduan të bënin ndryshime në qeveri, pasi sipas tyre, qeveria “Verlaci” e kishte kryer misionin Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohovës, 18 janar – 11 shkurt 1943Kjo qeveri erdhi pasi qeveria “Kruja” nuk arriti të sillte ndryshimet e premtuara. Kruja jep dorëheqjen, pasi autoritetet italiane nuk pranuan disa nga politikat e tij. Por edhe qeveria e Ekrem Libohovës nuk pati kohe te shpaloste programin e saj Qeveria e kryesuar nga Maliq Bushati, 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943Kjo qeveri pati jetë të shkurt për shkak të konflikteve të kryeministrit në kabinetin e tij. Qeveria e kryesuar nga Ekrem Libohova, 11 maj 1943 – 10 shtator 1943Libohova vjen sërish në krye të qeverisë .Në 8 shtator kapitullon Italia fashiste. Kryeministri Libohova drejton ato ditë mbledhjen e fundit të qeverisë dhe më pas largohet në Itali. U deklarua rrëzimi i qeverisë Libohova, duke u krijuar; Komiteti i Përkohshëm (KEP) që do të kryente detyrat ekzekutive dhe do të përgatiste zgjedhjet në vend. Zgjedhjet u bënë në 1 tetor 1943. Qeveria e kryesuar nga Rexhep Mitrovica, 5 nëntor 43 – 16 qershor 44Pas zgjedhjeve, caktohet qeveria e re. Këto zhvillime përkojnë me krijimin e Këshillit Antifashist nacional Clirimtar 28 maj 44 - 11 janar 1946, të kryesuar nga Enver Hoxha. Qeveria e kryesuar nga Fiqri Dine, 18 korrik – 28 gusht 1944 Qeveria e kryesuar nga Ibrahim Bicakciu, 6 shtator – 25 tetor 1944