SlideShare una empresa de Scribd logo
1 de 29
Descargar para leer sin conexión
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
PUNIM NGA PRAKTIKA PROFESIONALE
(KONTROLLIMI TEKNIK I AUTOMJETEVE TË LEHTA)
LËNDA: MODULET E PRAKTIKËS PROFESIONALE
TEMA: KONTROLLIMI TEKNIK I AUTOMJETEVE TË LEHTA
Kandidati: Besart Vllasa Prof.msc. Majlinda Sollova
MAJ 2014
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
PËRMBAJTJA E TEMËS
 Hyrje ………………………………………………………………………………………………………………………...
1. Kontrollimi teknik i automjeteve të lehta:
• Veprimet para fillimit të kontrollimit teknik
• Procedura e kontrollimit teknik
• Krahasimi i numrave të shasis (NIA)
• Kontrollimi i motorit dhe pjesëve të tij
• Kontrollimi i tabelave të regjistrimit
• Kontrollimi i pajimeve të obliguara në automjet
• Kontrollimi i pajisjeve dhe pajimeve të vendosura në karrocerinë e automjetit
• Kontrolli i pajisjeve ndriçuese në automjet
• Kontrollimi i punës së fshirsëve dhe spërkatësve
• Kontrollimi i gomave
• Kontrollimi i brendësisë në automjet
• Kontrollimi i gjeometrisë së rrotave
• Testimi i amortizatorëve
• Testimi i frenave në cilinder
• Kontrollimi i dritave në regleskop
•Kontrollimi i gazrave dalëse
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
HYRJE
Si test, kontrollim apo inspektim që kryhet me qëllim që të provohet gjendja dhe përforcimi ose gjendja
dhe funksionimi i pajimeve, i pajisjeve dhe i pjesëve të automjetit.
Kontrollimi teknik i automjeteve është veprimtari me rëndësi për interesin e gjithë
shoqërisë sonë shikuar nga aspekti i qarkullimit të sigurt në trafik, dhe mbrojtjen e ambientit nga ndotja.
Kontrollimi teknik është obligativ për të gjitha mjetet motorike dhe mjetet bashkëngjitëse (rimorkiot)
përpos mjeteve motorike që përdoren për punë, gjë që është rregulluar me dispozitat e Ligjit për
komunikacionin rrugor.
Gjatë kontrollimit teknik kontrollohen të gjitha pajisjet të cilat në mënyrë serike janë instaluar në
automjet, pa i demontuar ato.
Kjo nënkupton atë që nëse mbikëqyrësi i qendrës për kontrollim teknik vëren ndonjë parregullsi, ai nuk e
ka për obligim me e demontua atë pjese, por vetëm e shpall automjetin teknikisht jo në rregull.
Pra çdo automjet i cili merr pjesë në trafik rrugor duhet të jetë teknikisht në rregull, me fjalë tjera duhet
ti plotësojë kriteret gjatë kontrollimit teknik, ndërsa për t’iu nënshtruar kontrollimit teknik automjeti
duhet të jetë në gjendje të rregullt, i pastër dhe pa dëmtime të dukshme.
Ajo që çdo pronar i automjetit duhet të bëjë para se ta dërgojë automjetin në kontrollim teknik është
kontrollimi preventiv.
Kjo nënkupton kontrollimin e atyre pjesëve që janë me rendësi për qarkullimin e sigurt të tij në
komunikacionin rrugor.
Ky kontrollim preventiv bëhet vizualisht dhe manualisht. Pasi që klienti të konstatojë që të gjitha pjesët e
automjetit funksionojnë ashtu siç e ka paramenduar dhe definuar prodhuesi, në masë të madhe i rritë
mundësitë që ta kalojë kontrollimin teknik me çka zvogëlon humbjen e panevojshme të kohës për
ardhjen e serishme në qendrën e kontrollimit teknik.
Puna e cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta mund të kursejë veprime të mëvonshme, e mos të cekim
faktin që çdo ngasës obligohet me ligj që të njëjtat veprime ti bëjë çdo here para se të kyçet me
automjetin e tij në qarkullimin rrugorë.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
PROCEDURA E KONTROLLIMIT TEKNIK
Shikuar teknikisht çdo kontrollim teknik mund të ndahet në tri pjesë përbërëse:
1. Identifikimi i automjetit me shikim visual të pajisjeve mbi dhe në automjet
(ekzistimi i pajisjeve dhe testimi i funksionimit)
2. Matja e pajisjeve të veçanta me ndihmën e intstrumenteve matëse ( matja e frenave në
cilindra, kontrollimi i dritave, gazrat dalëse etj.)
3. Kontrollimi i pjesës së poshtme të automjetit ( në kanal ose në vinçin për ngritjen e
automjetit si tërësi).
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KRAHASIMI I NUMRAVE TË SHASIS (SHENJA NIA)
Nga leja e qarkullimit dhe libreza e automjetit me shenjën në automjet, është detal shumë i
rëndësishëm. Me këtë punë duhet të filloi kontrollimi teknik në cilindo stacion për kontrollim
teknik të automjeteve.
Në fillim është shumë me rëndësi për të treguar për shenjen NIA (nomenklatura identifikuese e
automjetit), shenja NIA është elementi themelor identifikues i automjetit(ngjashëm sikur numri
personal i çdo qytetari) prandaj me rastin e kontrollimit të tij duhet me qenë shumë i
kujdesëshëm. Gjatë kontrollimit teknik mund të pranohen vetëm shenjat e përshkruara në
mënyrë të rregullt dhe shenjat jo të koroduara, shkronjat duhet të jenë të shtypura në mënyrë
të pa hamendshme dhe thjesht të themi shënimet në automjet duhet të lexohen qartë dhe të
përputhen me shënimet nga përshkrimi në dokumentacion mbi automjetin. Kjo është shumë e
rëndësishme sidomos me rastin e kontrollimit të parë teknikë.
NIA- shenja duhet të jetë në vende të forta të automjetit ose në pjesët e automjetit të cilat nuk
mundën me një punë të lehtë të largohen. Te ``kategoria e lehtë`` shenja NIA më së shpeshti
mund të gjendet në hapsirën e motorit (e vendosur në ndarjen nën parafango, në mbajtësin e
amortizatorit të djathtë të parëm, apo në mbrojtësin e baltës në anën e djathtë në pjesën e
përparme), përskaj ulëses së ndihmësit të ngasësit ( më së shpeshti është e mbuluar me tepihë
ose kapak prej polimeri) ose shumë rrallë në dyshemenë e hapsirës për bagazh.
Siç e cekëm më lartë, në ato pika gjendet zakonisht shenja NIA mirpo, duhet të cekim se shenja
NIA mund të gjendet edhe prapa në bagazh.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I MOTORIT DHE PJESËVE TË TIJ
Nëse shenja NIA gjendet diku tjetër e jo në hapsirën e motorit, zakonisht
inspektuesit bëjnë lëshime të tilla që motorin nuk do ta kontrollojnë e as që do ta
ngritin kapakun e motorit. Ky është veprim i gabuar sepse para së gjithash kontrollimi
i motorit është obligim ligjor dhe në hapsirën e motorit gjenden edhe pajisje të tjera
të cilat duhet të kontrollohen p.sh ( servo mekanizmi i frenave apo akumlatori
sëbashku me instalimin elektrik). Përse me rastin e kontrollimit rutinor të motorit
dhe tërë mundësinë e prishjes së ndonjëres pjesë të motorit( ndërsa automjeti për
shkak të një prishje të këtillë nuk do të largohej nga kontrolli teknik). Në këtë mënyrë
do të kishte fituar besim te pronari i automjetit dhe do të kishte krijuar ndjenja te ai
se automjetin e ka kontrolluar një person me qëllim mirë i cili e ka këshilluar dhe nuk
e ka sanksionuar.
Gjatë kontrollimit të motorit duhet ti kushtohet vëmendje e posaçme pjesëve
vijuese:
• Kapaku i kokës i njollosur me vaj në afërsi të pulexhos së boshtit motorik d.m.th.
mundësia për vajosjen e rripit të dhëmbëzuar dhe kapërcimi i tij nga pulexhoja e
dhëmbëzuar- kjo është prishje e madhe dhe e shtrenjtë, prandaj këshillojeni
shkuarjen te servisi i autorizuar.
Fig.2- Pjesët të cilat duhet të kontrollohen në detaje në mënyrë vizuele.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
• Pëlcitja e kabllove të tensionit të lartë në kandela ose kabllove të tjera ose pjesëve
në pajisjen për startim- për këtë arsye automjeti humb fuqinë shpenzon shumë
lëndë djegie dhe në disa raste kur koha është me shi, motori mund të ndalet
plotësisht.
• Pëlcitje të ndryshme te rripave trapezor(fig.4) në automjete (për ngasje të
alternatorit, pompës së ujit, servomekanizmit të drejtimit, pajisjes për klimatizim,etj)
mund të kontrollohen në mënyrë vizuale. Nëse prej motorit, gjatë lëvizjes se tij
dëgjohet ndonjë zë fishkëllyes, rripi nuk është I shtrënguar mjaft, shkakton zhurmë,
kjo mundet me qenë arsye për të mos kaluar kontrollimin teknik (shtrëngimi i
përafërt i rripit mund të provohet me dorë) .
Fig.4 -Forma të rripave trapezor, të cilët gjenden të lidhur në motor
• Gypi për ajrosje( ventilim) i shtëpizes së motorit gjithmonë duhet me qenë i lidhur në degën
thithëse, nëse nuk është atëherë kjo është shkak për dëbimin nga kontrolli teknik, sepse ai
motor është konsumuar prandaj avujt e vajit dhe të benzinës prej shtëpizës së motorit''e
ngulfatin'' motorin. Ky është me siguri shkaku i heqjes së qëllimshme të gypit për ajrosje.
• Kontrolli i sasisë së lëngut për frena- sikurse lidhjet e rregullta për frenim të cilat gjenden në
servomekanizm duhet me qenë pjesë përbërse e çdo kontrolli teknik.
Secili inspektues në xhep duhet të ketë një leckë me të cilen do të fshij enën e lëngut për frena
në atë mënyrë që të provoi se sa është sasia e lëngut në të.
Me ndihmën e pajisjes për matjen e pikës së avullueshmërisë së lëngut duhet të vërtetohet
kualiteti i lëngut, nëse ajo është nën vlerat e rekomanduara atëherë ai automjet duhet të
dëbohet nga kontrolli teknik.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
• Të gjitha lidhjet në sistemin për ftohjen e motorit duhet me qenë të terura, pa gjurmë për
humbjen e lëngut për ftohje, tërheqja vërejtjen pronarit në problemet eventuale nëse vëreni
ndonjë gjurmë që është gjelbëruar nga rrjedha e lëngut ose në enën për kompensim të lëngut
vëreni mungesë të lëngut e cila është në kuadër të sistemit për ftohje të motorit.
• Përveç pjesëve të cekura edhe shumë pjesë të tjera në motor respektivisht në hapsirën e
motorit të automjetit mund të kontrollohen me sy të zakonshëm.
Secili inspektues bazuar në përvojen e vetë prej mekaniku duhet ti tërheq vërejtjen pronarit të
automjetit mbi përçuesit elektrik të zhveshur, në ç'thurjen e fijeve të litarëve të qeliktë, pjesët e
motorit prej nga rrjedh vaji, pëlcitjen e kapakëve polimerik të pajisjeve elektrike, shkëputjen e
elementeve të gomës nga mbajtesi i motorit etj. Për këtë nevojitet vetëm pak vullnet i mirë.
Tani kapaku i motorit mund të lëshohet por nuk duhet ta mbyllim. Nën kapak të motorit fshihen
tiketat me vlerat të cilat mund të ndihmonin gjatë kontrollimit të mëtejmë të automjetit.
Pasi që është kontrolluar shenja NIA e automjetit (shënimet bazë për identifikimin e automjetit)
dhe motori me pajisjet e vendosura në hapsirën e tij, identifikimi i automjetit mund të
vazhdohet me kontrollimin e tabelave të regjistrimit në automjet .
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I TABELAVE TE REGJISTRIMIT
Ndonjëri prej pronarëve shqiptar të automjeteve tabelave dëshiron ti shtoi një pjesë të
individualitetit të vetë prandaj në to vendos tiketa të ndryshme ose shkurton (për shkak të
shkrimit asimetrik në to) ose thjesht tabelën e vendosin në vende të lakuara në automjet
(prodhuesi i automjeteve e parasheh vendin për tabelë dhe ato mund të vendosen vetëm në ato
vende).
Në kontrollin teknik zakonisht bëhen gabime në format e tabelave joadekuate (tabela e shkruar
me dy rreshta), tabelat e tilla i ndahen automjetit i cili është i përgatitur për tabelë të
zakonshme (tabela e shkruar me një rresht) ose e kundërta, gjithashtu në ndonjërin automjet
mund të vërehet tabela e shkruar në dy rreshta e vendosur në pjesën e parme të automjetit,
tabela e tillë duhet të vendosen vetëm në anën e prapme.
Tabela duhet të jete origjinale. Nuk guxon me qenë e lakuar, e ndrydhur, e njollosur, e
përforcuar në menyrë jo adekuate (montimi më i mirë është me ndihmen e kornizave të
veçanta, mirpo mund të tolerohet me bulona apo me lidhje me ribatina)
ose e përforcuar në atë menyrë që gjatë ngasjes natën nuk është i mundur ndriçimi i tabelës
dhe të ngjashme.
Secili prej këtyre rasteve janë shkak i mjaftuar që automjetit të mos i vërtetohet kontrolli teknik.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I PAJIMEVE TE OBLIGUARA
Kontrollimi i pajimeve të obliguara- mundet me qenë hapi tjetër gjatë kontrollimit teknik.
Pronari i automjetit le të u'a tregoj vetë pajimet e obliguara. Kjo kategori e automjeteve duhet
të ketë trekëndëshin e sigurisë (tërhiqe prej kallapit të tij dhe kontrolloje a është i tëri, vlerësoje
mundësin e palosjes dhe vërtetoje mekanizmin i cili trekëndëshit i'a mundëson vetëqëndrimin
në mënyrë të dukshme në rrugë), kompleti i poqave rezervë (vlerësoni se këta poqa, a janë të
destinuar për këtë automjet), kutinë e ndihmës së parë (binduni se a është kutia në gjendje të
''mirë higjenike'' dhe a i përgjigjet normave ligjore, a e ka përafërsisht sasinë e materialit
sanitare, përmbajtën e kutisë nuk duhet numëruar), rrotën rezervë dhe veglat për vendosjen e
sajë (në ndërkohë provojeni thellësinë e larave të protektorit në gomën rezervë) dhe nëse
rregullorja kërkon që automjeti duhet të jetë i pajisur me aparat kundër zjarrit, kontrolloje
gjendjen e aparatit (ekzistimin e tiketës së shikimit periodik, respektivisht nëse aparati është i ri
duhet të kontrollohet lista).
Nëse automjeti është i pajisur me çengelin për tërheqje (çengeli gjendet në pjesën e fundme të
automjetit, prandaj pas kontrollimit të pajimeve prej bagazhit është më se e logjikëshme të
vazhdohet me kontrollimin e kësaj pajisjes) duhet të kontrollohet rregullshmëria e instalimit
elektrik për lidhje të automjetit tërheqës por vlerësoje në mënyrë vizuale a është vendosur
çengeli për tërheqje (në largësi përgjegjëse ndaj mbrojtësit dhe rrugës) në pajtim me rregullat
gjegjëse të kontrollimit teknik.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I PAJISJEVE DHE PAIMEVE TË VENDOSURA NË
KARROCEERINË E AUTOMJETIT
Është e nevojshme të kontrollohen të gjitha pajimet dhe pjesët e vendosura në automjet (edhe
ato të cilat nuk janë të obliguara me rregullore). Përveç gjendjes së mirë teknike të pajisjeve,
kujdes duhet kushtuar edhe estetikes së pajisjeve të kontrolluara.
Nga kontrolli teknik mund të dëbohet nëse në automjet janë vendosur pjesë jo-origjinale ose
janë të përforcuara dobët. Fatkeqësisht nuk ekziston një kriter i përbashkët teknik për atë se çka
është në rregull e çka jo, mirëpo, në rrugë është e mundur të takojmë automjete të cilat për nga
pamja e tyre, secilit person i bën përshtypje se po shef ''një grumbull hekura mbi rrota'' në të
cilin kishte me u vërtetuar thënia në fillim të këtij teksti'' kur vetëm e vërej automjetin në hyrje
të qendrës menjëherë e di se a është në rregull apo jo''.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I PAJISJEVE NDRIÇUESE NË AUTOMJET
Kontrollimi i pajisjeve ndriçuese në automjet- mundet me qenë hapi tjetër i kontrollit teknik. Ta
përkujtojmë se edhe më tej zgjat pjesa e parë e kontrollimit teknik i cili është bazë zakonshme e
kontrollimit vizual pa matje. Kështë që edhe me këtë rast kontrollohet ekzistimi dhe funksionimi
i të gjithave burimeve ndriçuese të obliguara në automjet (dhe i atyre të cilat prodhuesi i ka
paraparë që ti ketë automjeti si pajime plotësuese).
Me rastin e kontrollimit të funksionimit të ndonjërës dritë, inspektuesit mund ti ndihmoj pronari
i automjetit ose kolegu i cili do ta bëj aktivizimin e dritave në automjet. Nëse në automjet është
inspektuesi tjetër ai njëkohësisht mund ti provoj punën e dritave sinjalizuese në panelin
kontrollues të automjetit përndryshe me këtë punë ka qenë dashur të merret inspektuesi i parë
pas uljes në automjet.
Gjatë kontrollimit kujdes duhet kushtuar njëtrajtshmërinë e intensitetit të dritave (majtas dhe
djathtas), treguesit e drejtimit duhet kyçur dhe mbajtur të kyçur disa sekonda ashtu që ta
provojmë ritmin e frekuentueshmërisë ndësa gjatë kontrollimit të provohen të gjitha dritat në
automjet të cilat mund të ndizen (p.sh dritat e prapme për mjegull ose dritat e posaçme për
ngasje prapa, të cilat gjatë kontrollimit zakonisht anashkalohen).
Dritat në automjet duhet me qenë origjinale, duhet të funksionojnë në pajtim me rregulloren
profesionale, qelqi nuk guxon me qenë i plasaritur, nën to nuk guxon të qëndroj uji dhe
ngjashëm.
Dritave të pasme gjithashtu duhet kushtuar kujdes në përlyerje (mjegulloj) shkaku i afërsisë së
drejtpërdrejt të gypit të gazrave dalëse. Sidomos të motorët e vjetër dhe të shpenzuar
(posaçërisht te motorët dizel), për shkak të rrymimit të ajrit pas automjetit, dritat e vendosura
në afërsi të gazrave dalëse në disa raste janë aq shumë të mjegulluara sa që vështirë është të
shihet puna e rregullt e tyre.
Kjo prishje eleminohet thjeshtë me pastrimin e pjesës së brendshme të qelqëve të reflektorëve
ndërsa edhe kjo është njëra nga shkaqet për largim nga kontrollimi teknik.
Me rastin e kontrollimit të dritave gjithashtu duhet insistuar prej pronarit të automjetit që
trupat ndriçues të kontrolluar të mos fiken (p.sh pas kontrollimit të dritave të prapme të
pozicionit dhe dritave-stop këto drita duhet të mbahen të kyçura) dhe njëkohësisht të kyçën
edhe drita të tjera (p.sh të provohen dritat për ngasje prapa ose treguesi i drejtimit).
Njëkohësisht me ndezjen e të gjitha dritave zbulohet lidhja e shkurtër në instalimin e dritave
''nëse ekziston'', sepse gjatë futjes së mëtejme të dritave të ndezura i zvgëlohet intensiteti i
dritave më parë të ndezura ose me rastin e kyçjes së treguesit të drejtimit do të frekuentohen
edhe dritat tjera.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Të gjitha shkaqet e lartëpërmendura sjellin në largimin e automjetit nga kontrolli teknik.
Edhe këtu potencohet që dritat duhet me qenë origjinale të përforcuara mirë në automjet,
zakonisht inspektuesi troket me dorë nëpër qelqet e dritave (posaçërisht në atë për ndriçimin e
tabelës së regjistrimit) ashtu që t'u ndërpritet funksioni i rregullt i sajë. Dritave të këtilla u
mungon kontakti i mirë elektrik dhe do të fiken në terrenin jo të rrafshët në të cilin has
automjeti me të dal nga qendra e kontrollimit teknik. Automjetin duhet dëbuar nga kontrolli
teknik ndërsa pronarin këshilloje që ti pastroi kontaktet elektrike të dritave.
Shembuj pasyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I PUNËS SË FSHIRËSVE DHE SPËRKATËSVE
Kontrollimi i punës së fshirësve dhe spërkatësve përkatëse është faza tjetër e kontrollit teknik.
Me këtë veprim zakonisht merret inspektuesi derisa qëndron i ulur në automjet, mirëpo këtu
qëllimisht është vendosur për ta kryer me ndihmën e pronarit të automjetit ose kolegut (ta
përkujtojmë që në fazën e mëparshme dukush nga ata ishte ende në automjet) .
Kontrollimi i punës së fshirsëve duhet të bëhet në atë mënyrë që fshirësit të kyçen dhe mbeten
në punë për disa lëkundje (paraprakisht udhëzohet që parafangoja të spërkatet mirë me lëngun
për larjen e qelqit prej automjetit). Në atë mënyrë mund të vlerësohet se a e bëjnë pastrimin
me të vërtetë (përgjatë secilës lëvizje mbetet sipërfaqja e qelqtë e pastruar qartë- e përkujtojmë
që automjeti duhet të vijë i pastërt në kontrollim prandaj kjo lehtë vërehet) apo vetëm lyhet
parafangoja me lëng. Lyerja ose fshirja e jo-njëtrajtshme e sipërfaqes është shenjë që fshirëset
janë të konsumuara dhe se duhet të ndërrohen. Në këyë rast me dorë mund të kontrollohet
konsumi i fshirësve (mundohu me gisht të vërtetosh ndarjen e fshirëseve prej sipërfaqes bartëse
të fshirëses). Nëse fshirëset nuk janë në rregull (janë të këputura dhe të pëlcitura) refuzojeni
automjetinn nga kontrollimi teknik.
Mos harroni ta kontrolloni fshirësen dhe spërkatësen e prapme nëse ekziston.
Fshirëset e parafangos janë material shpenzues dhe janë elementi më i rëndësishëm i sigurisë
aktive (dukshmëria e mirë nëpër shi dhe nëpër rrugët e përbaltura, prandaj duhet të
kontrollohen mirë. Fshirësja e mirë mund të shërbej më së shumti një vit ose dy vite (ndërsa ato
të dobëtat as një dimër) prandaj inspektuesi i ndërgjegjshëm në një numër të madh të
automjeteve të kontrolluara do të vërej gabimin në këto pajisje.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I GOMAVE
Kontrollimi i gomave është faza e radhës e kontrollimit teknik.
Para se kolegu-inspektuesi apo pronari të dal nga automjeti, luteni ta kthej timonin në njëren
nga pozicionet fundore (djathtas ose majtas) me qëllim që të bëhet kontrolli më i lehtë i
konsumit dhe konsumi i njëtrajtshëm nëpër gjerësinë e shtresës shkelëse të gomës.
Kjo kontroll është shumë e thjeshtë dhe përbëhet prej kontrolles së jashtme anësore të gomës
dhe shtresës shkelëse (përkuluni për skaj çdo gome, me dorë përshkoni nëpër anësore dhe
vërtetojeni se a ka ndonjë gungë, vizualisht kontrollojeni shtresën shkelëse (protektorin) dhe
për konsumin e gomës përdoreni matësin e thellësisë së larave të protektorit, në atë mënyrë që
pronarit eventualisht ti tregohet që goma i është konsumuar).
Gjatë kontrollimit të konsumit ndihmon edhe prodhuesi i gomave me vendosjen e shenjës TWI
(tread-wear-indikator). Gjejeni shenjën në pjesën anësore të gomës dhe më pastaj të dhënat
përkatëse në shtresën shkelëse.
Larat e shtresës shkelëse nuk duhet të konsumohen deri në shenjat e vendosura.
Nëse goma nuk është njëtrjatësisht e shpenzuar nëpër gjerësinë e saj, shkaku mundet me qenë
në parregullësinë e gjeometrisë së automjetit ose shtypja e parregullt në goma gjë që në
vazhdimin e kontrollimit teknikë mundë të provohet.
Pyetje e zakonshme për inspektuesit është se në të njëjtin bosht a mund të vendosen goma të
prodhuesëve të ndryshëm. Edhe pse teknikisht nuk është i rekomanduar, ky kombinim është i
mundshëm. Përkundër në të njëjtin bosht gomat duhet të jenë të tipit të njejtë (në kohen e
sotme gati të gjitha gomat në treg të destinuara për këtë kategori të automjeteve janë të tipit
radial, prandaj kujdes duhet kushtuar në tipet e dimrit dhe në ato universale), të dimensioneve
të njëjta, larave të ngjashme dhe konsum të njëtrajtshëm. Pronarin të paktën këshillojeni që
gomat në të njëjtin bosht të ndërrohen në afat sa më të shkurtër.
Kontrollimi i gomave duhet të kryhet me kontrollimin e shtypjes në to. Rregullorja mbi
kontrollimin teknik ka obliguar kontrollimin e shtypjes në goma para kontrollimit të frenave në
cilindra. Varëshmëria e rrugës së ndaljes gjatë frenimit në rrugë është shumë e madhe nga
presioni në goma, kjo varëshmëri nuk vërehet shumë kur e matim forcën e frenimit në cilindra
në zonën ''normale'' të fyerjes së gomës.
Rreziku është më i madh me kontrollimin e gomave jo mjaftë të fryra e dëmtojmë shtresën
shkelëse të gomës dhe në atë në mënyrë e dëmtojmë pronarin e automjetit. Gjithashtu duhet
pasur mirëkuptim për ''profile'' të ndryshme te pronarët e automjeteve (ç'do kush është ngasës
por të pakët janë ata të cilët dinë se si i funksionon automjeti dhe çka duhet provuar rregullisht)
të cilët shtypjen në goma kurrë nuk e testojnë. Provohen dhe u rregullohet presioni në vlerat e
rekomanduara të prodhuesit. Sot të gjithë automobilat janë përplot me tiketa të cilat japin
informata për shtypjen e gomave.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Kërkoni në pargjet e dyerëve të hapura, mbajtëse vertikal të kulmit, në anën e brendshme të
kapakut për karburant apo nën kapak të motorit (përkujtoj se kapakun nuk e kemi mbyllur por
vetëm e kemi lëshuar) të cilin ende nuk duhet mbyllur.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I BRENDËSISË SË AUTOMJETIT
Hapi tjetër në kontrollim teknik mund të jetë kalimi në kontrollim e brendisë së automjetit. Më
së miri është të bëhet kontrollimi i përnjëhershëm i hapjes së derës në automjet dhe testimi i të
gjitha pajisjeve në dyer (dorëza e brendëshme e derës dhe dorëza e dritares) dhe rripin e
sigurisë përkatës pran secilës ulëse. Të gjitha dyert në automjet dhe të gjitha ulëset duhet të
kontrollohen.
Ju këshillojmë, filloni prej derës së bashkë ngasësit, hapeni, uluni në vendin e bashkë ngasësit,
mbylleni derën, lidhuni me rrip, mundohuni ta hapëni dritaren prej këtij vendi të uljes,
zgjidhuni, hapeni derën, dhe dilni prej automjetit dhe prapë mbylleni derën. Me këto veprime
janë testuar të gjitha elementet e rëndësishme në derë.
Tani filloni me radhë në dyert tjera, respektivisht ulëset përkatëse dhe përsëritni të gjitha
veprimet paraprake. Në derën e djathtë të prapme (prapë provojeni dorzën e brendshme,
dritaren dhe rripin), derën e majtë të prapme (bagazhin kalojeni sepse do të keni mundësi me
hapjen e tij të bindeni me rastin e kontrollimit të pajisjeve të obliguar) dhe do të përfundoni me
pozitën e ngasësit.
Nuk do theks të posaçëm se cila do mungesë e konstatuar në cilin do vend për ulje është kusht i
mjaftueshëm për largim nga kontrolli teknik.
Pamundësia e hapjes së ndonjëres nga dyert (prej jashtë apo brenda, provojëni dyert e prapme
që të mos jenë qëllimisht të mbyllura prej brenda shkak i fëmijëve), mungesa e dorëzes
siguruese në dritarën e parme flutur apo në dritaren e prapme (automjeti me dy dyer),
mbështetësja e thyer e ulëses së përparme, lidhëset e rripit të sigurisë të këputura (nëse pronari
lidhëset e rripit sigurues në ulëset e pasme i ka mbuluar me mbulesa, duhet të insistohet në
nxjerrjen e tyre) ose pamundësia e tërheqjes automatike të rripit janë arsye të mjaftueshme për
ta shpallur automjetin jo në rregull teknikisht.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I GJEOMETRISË SË RROTAVE
Inspektuesi është i ngarkuar që ta ngasë automjetin nëpër të gjitha pajisjet matëse zakonisht e
para ndër to është pajisja për kontrollimin e gjeometrisë së rrotave.
Para kalimit nëpër instrumente duhet drejtohet timoni edhe me shpejtësi të njëjtë të kalohet
përmes pllakës aksiale lëkundëse për kontrollin e gjeometrisë së rrotës.
Gjatë kësaj timoni nuk guxon të lëvizet e as të mbahet i përforcuar (më së miri është që të
mbahet me një gisht).
Pasi që të kalohet pllaka lëkundëse është e nevojshme të lexohen rezultatet e fituara (në njësi
mm/m ose m/km) dhe varësisht prej tipit të pajisjes vërtetohet që rezultatet e matjes a e
kalojnë kufirin të cilin e preferon prodhuesi i pajisjes matëse.
Nëse vlerat e matjes e kalojnë kufirin (sipas prodhuesit të instrumentit matës), automjeti duhet
të shpallet se nuk është në rregull teknikisht.
Është e nevojshme të ceket që në kontroll të tillë matet vetëm këndi i njëres rrotë që e definon
gjeometrinë e mbështetjes së rrotës (drejtimin e rrotës).
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
TESTIMI I AMORTIZATORËVE
Ekzistojnë disa metoda të punës për testimin e amortizatorëve mirëpo përdorimi i
tyre është në të shumtën e rasteve shumë i thjeshtë. Te ndonjë model i vjetër i
pajisjes kërkohet ''të luhet'' me komanduesin nga largësia dhe përgatitet instrumenti
para matjes.
Inspektuesi pasi që kalon nëpër pllakat për kontrollimin e gjeometrisë e sjell
automjetin (me rrotat e parme) në pllakat për testim të amortizatorëve (kjo ngjan në
rrjedhen e pandërprerë sepse matja e gjeometrisë përbëhet zakonisht me kalim të
ngadalshëm nëpër pllakat matëse). Nuk duhet të fiket motori (përveç te pajisjet e
vjetra tek të cilat boshti matës hidhet nga pengesat e ngritura në peshoret matëse)
mirëpo vendoseni ndërruesin e shpejtësive në pozitën neutrale dhe lirojeni të gjitha
pedalet (lidhësen dhe frenat). Mundeni ta tërhiqeni frenin e dorës nëse ai vepron në
boshtin në të cilin nuk bëhen matjet. Pasi që ndalet në pllakat testuese, testeri i
amortizatorëve pas pak kohe vetë do të kyçet (pllaka në të cilën është rrota do të
filloj të vibroj) pasi që e ka identifikuar që automjeti është mbi të.
Të gjitha instrumentet e reja e bëjnë testimin e rrotave një nga një ndërsa pasi të
kryhet testimi (pasi që pllaka e dytë plotësisht qetësohet në monitorë ose në orën
treguese jepen rezultatet) me automjet mundeni (me boshtin e parë) të lëshoheni
prej pllakës testuese në cilindrat për kontrollim të frenave.
Rezultatet e matjes munden me qenë të treguara në mënyra të ndryshme mirëpo
metoda më e zakonshme është metoda e tregimit të kualitetit të amortizatorëve
(fortësisë) e shprehur në përqindje (%).
Sipas kësaj metode zakonisht automobilat personal e kanë forcën e amortizatorëve
prej përafërsisht 70% ndërsa automobilat sportiv mund të kenë fortësinë deri në
90%. Amortizatorët e konsumuar plotësisht e kanë fortësinë nën 40% prandaj të
këtillët është e nevojshme të ndërrohen. Për të gjithë automobilat të cilët me rastin
e matjes së fortësisë së amortizatorëve i arrijnë vlerat prej 40% deri në 70%
këshilloje pronarin që të bëjë një kontroll shtesë te mekanikët e autorizuar, mirëpo
automjetin të paktën kur janë në pyetje amortizatorët konsideroje se është në rregull
teknikisht.
Mirëpo, kur është fjala për metodën universale për vlerësim duhet të jemi të
kujdesshëm te vlerësimi i amortizatorëve të automobilave, të cilët parimisht janë të
rregulluar prandaj me rastin e vlerësimit të fortësisë së amortizuesëve të
automjeteve, amortizatorët e tyre mund ti afrohen vlerave kufitare të konsumit prej
40%.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Në testues të amortizatorëve gjendet edhe peshorja e cila sëbashku me rezultatet e
testimit të amortizatorëve na ofron edhe masën momentale të automjetit.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
TESTIMI I FRENAVE NË CILINDËR
Në cilindra duhet hyrë ngadalë (në frena duhet vepruar në rastin kur rrotat arrijnë në cilindrat e
parë dhe automjeti nga inercioni i vetë do të lëshohet në cilindra), duke u munduar që sa më
pak të dëmtohet pajisja mirëpo edhe vetë automjeti (kemi kujdes në varjet dekorues lidhëse-
spojlerat) të cilin e drejton. Ndërruesin e shpejtësisë vëje në pozitën ''neutrale'' (motori le të
punoj tërë kohën), lirojeni plotësisht pedalin e frenave dhe pedalin e lidhëses, pozicioni i rrotave
të jetë i drejt (barazojeni timonin) dhe pritëni derisa cilindrat të rrokullisen sepse instrumenti
nuk lejon të filloni me frenim. Para fillimit të frenimit me timon, korigjoni sjelljen e automjetit
në cilindra kështu që cilindrat të mos ju hedhin anash.
Shikoje a mos po tregon instrumenti rezistencë të rrokullisjes jashtëzakonisht të madhe. Frenoni
ngadalë pa ndërpre (kontinuale). Me frenim të vrullshëm (goditës) bëni matje jo të rregullt dhe
shkatërroni pajisjen matëse. Përcillëni rritjen e forcës (pajtueshmërinë-ovalitetin) së frenimit në
rrotën e majtë dhe të djathtë. Nëse gjatë kohës së matjes instrumenti kërkon testimin e jo-
njëtrajtshmërisë së forcës së frenimit (ovaliteti i frenave) mbani pedalin e frenave me shtypje të
njëtrajtshme derisa matja nuk ndërpritet. Nëse pedali zhvendoset gjatë kohës së testit
rezultatet e matjes nuk do të jenë të sakta. Frenoni deri në bllokadë të plotë ose deri në forcën
më të madhe të frenimit e cila mund të arrihet pa e bllokuar. Nëse bllokimi nuk mund të arrihet
duhet ti ndaleni cilindrat vetë respektivisht duhet të pritëni derisa ata të ndalën vetë.
Menjëherë shënoni në poçes forcat e arritura gjatë frenimit, mirëpo tani instrumentet e reja
menjëherë e llogarisin dhe e shënojnë ndryshimin e forcës frenuese.
Cilado nga parregullsitë në frena ( rezistenca e madhe e rrokullisjes, aktivizimi jo i
përnjëhershëm i frenaven të rrotës së majtë dhe të djathtë, pjerrtësitë shkallëzore të forcës
frenuese, ndryshimi i madh mes forcave dhe të ngjashme) është shkak i mjaftueshëm që
automjeti të shpallet teknikisht jo në rregull.
Nëse dëshironi matje precize të jo njëtrajtshmërisë së forcave të frenimit në rrota atëherë më së
miri është ta lidhëni dinamometrin dhe me treguesin e tij përcilleni se a është forca e shtypjes
në pedalin e frenave e njëtrajtshme.
Pajisjet bashkëkohore si forcat frenuese ashtu dhe ndryshimin e forcave fenuese (jo
njëtrajtshmërinë e forcës së frenimit) në mes të rrotave të një boshti drejt për së drejti na e
paraqesin në mënyrë tabelore dhe grafike (në fig. 47 janë paraqitur rezultatet e marra nga
pajisja pas kontrollimit të frenave në boshtin e parëm në njëren nga qendrat e kontrollimit
teknik në kosovë).
Kjo nuk është e nevojshme të bëhet në kontrollimin teknik të zakonshëm.
Për të prej cilindrave me boshtin ngasës pritëni që cilindrat të kyçen në lëvizje përsëri. Mënyra
është e njejtë edhe për boshtin tjetër (sëpari gjeometria, amortizatorët dhe së fundi frenat).
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Duhet të jeni të kujdesëshëm gjatë matjes së gjeometrisë së automjeteve me distancë të
shkurtër ndërmjet boshteve. Për shkak të afërsisë së pajisjeve matëse zakonisht ngjan që për
kohën e matjes së frenave në boshtin e parëm, boshti i pasëm veç gjendet në pllakën për
matjen gjeometrike.
Në këtë rast rezultatet e matjes gjeometrike të boshtit tjetër duhet në tërsi të anulohen sepse
sigurisht ka ardhur deri te lëkundja e automjetit gjatë kohës së matjes së frenave prandaj
rezultatet e matjes së gjeometrisë nuk janë të sakta.
Pas matjes së amortizatorëve (veprimet janë plotësisht të njëjta me veprimet e përshkruara më
parë), kalojmë në matjen e frenave.
Pas testimit të frenave punues pritëni përsëri kyçjen e cilindrave dhe filloni me matjen e frenit
ndihmës (përveç nëse ky vepron në rrotat e parme). Levën e frenit ndihmës tërhiqe ngadalë dhe
kontinualisht. Zakonisht tërheqja e vrullshme e frenit ndihmës pason një ngarkesë goditëse të
instrumentit (e shkatërron) ndërsa rezultati i matjes nuk është i saktë. Leva e dhëmbëzuar e
frenit ndihmës mundëson arritjen e forcës konstante e cila vepron në frenin ndihmës prandaj
kjo matje është më e saktë se matja e jo-njëtrajtshmërisë në frenat punues pa dinamometër.
Nëse programi i instrumentit lejon matjen e jo-njëtrajtshmërisë së forcave të frenimit me rastin
e matjes së frenit ndihmës atëherë këtë gjithësesi bëje.
Sikurse për frenat punues po ashtu edhe për frenin ndihmës pajisjet e sotme bashkëkohore na
ofrojnë paarqitjen tabelore dhe grafike të jo një-trajtshmërisë së forcës së frenimit.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I DRITAVE NË REGLESKOP
Kontrollimi i dritave në regleskop mundet me qenë hapi tjetër në kontrollimin teknik.
Me regleskop kontrollohet rregullshmëria dhe intensiteti i dritave të gjata dhe të shkurta në
automjet. Gjithashtu është e mundshme kontrollimi i drejtimit të dritave të parme të mjegullës
nëse ato janë të vendosura në lartësi të dritave kryesore.
Nëse dritat e mjegullës vendosen afër dyshemesë (në spojlera ose në pjesën e poshtme të
mbrojtësit të automjetit) zakonisht nuk është e mundur të lëshohet regleskopi në lartësi aq të
vogël që të mund të kryhet kontrolli i drejtueshmërisë.
Me automjeti i ofrohemi regleskopit në afërsi të duhur dhe provojeni se a është i pajisur me
pajisjen për korrektimin e lartësisë së dritave prej kabinës. Nëse po, vendose këtë pajisje në
pozitën fillestare (zakonisht kjo pozitë është e shënuar me zero-pozicion, kur në automjet
mundet me qenë vetëm ngasësi dhe bashkë ngasësi) të gjitha automjetet e reja kanë këto
pajisje. Motorin mos e ç'kyçeni ashtu që mos të ngarkohet pa nevojë akumlatori.
Luteni pronarin e automjetit që të ulet në automjet dhe t'u ndihmoj gjatë kontrollimit. Prapë
ngrijeni kapakun e motorit dhe shikoni se në drita a ekziston ndërprerësi (zakonisht dy pozitash)
për përshtatjen e lartësisë së dritave me dorë.
Dhe atë vendose respektivisht provoje a është i vendosur në pozitën për automjetin e pa
ngarkuar (pozicion në të cilën dritat ndriçojnë më tepër lartë).
Para kapakut të hapur të motorit është rasti që të shikohet se a e ka vendosur tiketën prodhuesi
i automjetit në të cilin shkruhen sa ëshë rënja e tufës së ndriçimit e cila është e shprehur në
përqindje (%). Të gjitha automjetet e reja e kanë këtë informacion në formë tikete ose të
shtypur në shtëpizën e dritave. Përshtatëni mbështetësin e regleskopit në vlerën e dhënë.
Ndonjëherë para kontrollimit të dritave është e nevojshme të shikohet se a është vendosur
automjeti normal në mbështetësin e regleskopit. Nëse dyshohet në mesin e vertikales së
mbështetësit të regleskopit vërtetimi mund të bëhet me ndihmën e pasqyrës me vijën e
vizatuar ose me ndihmën e shënjestës në regleskop (gjithmonë janë të vendosura në maje të
trarit regleskopik). Kjo kryhet ashtu që regleskopi vendoset saktë përball mesit të automjetit e
pastaj përmes shënjestrit ose me ndihmën e pasqyrës me vizë të vizatuar gjenden dy pika të
njëjta në automjet të vendosura në skaje të kundërta të automjetit (p.sh më së miri është të
kërkohet pika karakteristike e lidhëses së kapakut të motorit dhe dritës). Të dyja pikat duhet të
gjendën në vijën e shënjestrës ose në vijën në pasqyrë. Ky nuk është veprim i zakonshëm sepse
në kontrollin teknik automjeti lëvizë përgjatë linjës së dhënë teknologjike ndërsa të gjithë
regleskopët janë të vendosur në binar ose udhëzues të cilët sigurojnë pozitën normale në
drejtimin teknologjik.
Vetëm pas këtyre përgatitjeve mund ti qasemi kontrollit. Duhet kontrolluar dritë për dritë.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Regleskopi duhet të vendoset saktë përball mesit të dritës (në shumicën e qelqeve të
automobilave mesi i dritave është shënuar me rreth dhe me kryq. Me kontroll duhet filluar në
drejtimin e dritave të shkurta në njërën anë të automjetit.
Kujdes duhet ti kushtohet pozicionit të tufës në drejtimin vertikale dhe horizontale.
Ndonjëherë kjo thjeshtë nuk është e mundur sepse figura asimetrike në regleskop nuk është
mjaft e qartë, poqi, pasqyra ose qelqi i dritave të këtilla nuk janë në rregull prandaj kontrolli
teknik nuk është i mundur. Të paktën nëse në kontrollim teknik e keni pranuar automjetin e pa
pastër atëherë figura e pa qartë në regleskop mund të jetë pasojë e qelqit të përlyer në drita
prandaj pastrojeni.
Menjëherë pas kontrollit të drejtimit të dritës kontrolloni ndriqueshmërin me ndihmën e
luksmetrit. Luksmetrat më të mirë janë ata me diapazon të shënuar me ngjyrë të gjelbër dhe të
kuqe për ndonjëren nga dritat (të gjata dhe të shkurta), duhet të kontrollohet vetëm se a është
treguesi i luksmetrit në zonën e gjelbër për tip të caktuar të dritave, jo edhe vlerat numerike të
ndriqueshmërisë. Gjatë kontrollimit me luksmetër të aktivizohet kontrollimi i dritave të shkurtër.
Për kontrollimin e dritave të gjata nuk ka nevojë të punohet asgjë në luksmetër (matësi i
dritave).
Menjëherë pas kontrollimit të dritave të shkurtëra kontrollojeni dritat e gjata në të njëjtën anë
të automjetit.
Nëse dritat kryesore në automjet janë të realizuara me ndihmën e poçit të kombinuar (p.sh tipi
H4 ku në të njëjtën shtëpizë teli i poçit ndriçues është i njëjti edhe për dritë të gjatë edhe për
dritë të shkurtër), pas kontrollimit të drejtimit të dritave të shkurtëra nuk ka nevojë të
kontrollohet drejtimi për drita të gjata.
Ajo është kontrolluar përnjëherë me dritën e shkurtër pasi që është në të njëjtën shtëpizë dhe
në të njëjtin poqë. Duhet të kontrollohet vetëm ndriçimi me ndihmën e luksmetrit dhe atë
vetëm se treguesi i luksmetrit a gjendët në zonën e gjelbër.
Nëse pronari i automjetit bën kyçjen e sinjalit të shkurtë ndriçues (''blendim'' ndriçimi) mos e
kontrolloni ndriçimin sepse atëherë do të ndriçojnë të dy telat ndriçues, prandaj ndriçimi është
shumë i madhë. Insistoni që ti kyçë vetëm dritat e gjata.
Nëse dritat kryesore janë të realizuara nëpërmjet poqave të ndarë (shembull karakteristik është
BMW-ja) atëherë me regleskop duhet të largohemi në mesin e ri ndriçues dhe të provohet
drejtimi dhe intensiteti.
Përsëriteni procesin edhe në anën e kundërt të automjetit.
Natyrisht që të gjitha dritat në çdo shikim (drejtimi, intensiteti dhe asimetria e qartë e figurëss
në regleskop, kalimi prej të gjatave në të shkurta dhe anasjelltas duhet të jetë i përnjëhershëm)
duhet të jenë në rregull. Nëse nuk janë në rregull atëherë drejtimi horizontal dhe vertikal shumë
lehtë rregullohen. Gjatë rregullimit të keni parasysh që dritat e shkurtëra, në kushtet kur
automjeti është i pangarkuar asesi nuk guxojnë të kalojnë vijën e mesit horizontal në regleskop.
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
Mundet me qenë një apo dy milimetra nën vijë ndërsa mbi vijë të përcaktuar assesi.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
KONTROLLIMI I GAZRAVE DALËSE
Kontrollimi i gazrave dalëse është matja e fundit e cila duhet të kryhet në automjet.
Në bazë të rregullores mbi kontrollimin teknik të automjeteve gazrat dalëse te motorët me
benzinë (otto) shqyrtohen në secilin automjet ndërsa te motorët dizel obligueshëm maten tek
autobusët dhe te automjetet transportuese kurse te automjetet personale sipas nevojës.
Duhet të cekim që matja kualitative e gazrave dalëse me matjen e të gjithë parametrave të
rëndësishëm (numri i rrotullimeve në hapin bosh, rritja e numrit të rrotullimeve, temperatura e
vajit, matja e katër gazrave dalëse dhe llogaritja e llamda faktorit për motor me benzinë dhe
numrin e rrotullimit në hapin bosh, numrin e rrotullit gjatë së cilës qkyqet rregullatori,
temperatura e e vajit ose ujit dhe llogaritja e shkallës mesatare të nxirjes së gazrave dalëse për
motorë dizel) sikurse edhe pëgatitjen e obligueshme te motori ( nxehjen sipas udhëzimit të
prodhuesit) për këto testime, ende nuk janë të përcaktuar me ligj në Kosovë. Prandaj matja e
tanishme e gazrave dalëse ka vetëm anën formale e jo kontrollimin e vërtet të regullshmëris së
punës së motorit.
Shqyrtimi i motorit dizel pa përgatitje adekuate sipas udhëzimeve të prodhuesit mund të
rezultojë me dëmtime të mëdha në motor të cilat do të kërkojnë përmisime deri te riparimet
gjenerale. Pasi që për shqyrtuar gazrat dalëse te motorët dizel kërkohet që në motor të rritet
numri i rrotullimeve gjer në shpejtësin maksimale gjatë së cilës në motorin e pa pregaditur lehtë
është e mundur të pasojnë dëmtime të mëdha. Prandaj shqyrtimit të gazrave dalëse të motorit
disel (në automobilat personal) duhet ikur. Këtë konmtroll gjithmon duhet kryer vetëm
vizualisht duke lutur pronarin që të shtp pedalen e gasit dhe duke e vëzhguar se a del tym i zi i
dendur nga automjeti.
Kontrollimi i gazrave dalëse te motorët me benzinë nuk është aq problematik dhe lehtë mund të
realizohet, por duke marrë parasysh që deri më tani nuk kemi ndonjë rregullore me përshkrim
për këtë testim ajo realizohet vetëm në bazë të numrit të rrotullimit gjatë punës boshe (puna në
shpejtësin e lirë) dhe duke krahasuar sasinë e monoksidit të karbonit me vlerat e përshkruara.
Për të filluar shqyrtimin binduni se a është motori i nxehur deri në temperaturën punuese.
Inspektuesi nuk është i obliguar mirëpo me një punë të thjeshtë mundet me matë
temperaturën e vajit ( qkyqe motorin para vendosjes së sondës) dhe numrin e rrotullimeve të
motorit. Kyqeni pompën në analizator të gazrave dalëse dhe futeni sondën për matjen e
gazërave dalëse sa më thellë në gypin dalës. Pritëni deri vlera e monoksidit të karbonit të
stabilizohet pa marr parasysh që këto vlera duken se stabilizohen shpejt (ndoshta është mund
për gjithsej dhjetra sekonda), sondën duhet mbajtur mjaft larg në gypin dalës të automjetit dhe
të pritet stabilizimi i rezultateve. Sikurse që është thënë tani për tani vetëm krahasohet vlera e
monoksidit të karbonit në gazrat dalëse me vlerën më të madhe të rekomanduar. Automjetet të
cilat janë të pajisura me karburator është e mundur që në stacion të mundohemi të i a
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
rregullojm përbërjen e gazërave dalëse ndërsa te automjetet të cilat janë të pajisura me
inxhektim të lëndës djegëse (me ose pa katalizator rregullues) nuk është e preferuar të bëhet
kurfar rregullimi.
Nëse në gazrat dalëse vërtetohet sasi më e madhe e monoksidit të karbonit sesa vlera e
rekomanduar, automjetin duhet shpallur teknikisht jo në rregull.
Tani automjetin mund ta sjellim në kanal ose në vinqin për ngritjen e automjetit në tërsi (në
qendrat e reja të kontrollimit teknik për ''automjetet e lehta'' zakonisht përdoret vinqi). Këtë le
ta bëj inspektuesi e jo pronari i automjetit, jeni më me përvojë dhe i dinë ''kurthet'' e stacionit
tuaj.
Nëse të paktën dëshironi që pronari të ngas automjetin (ose nëse në këtë vetë pronari insiston),
mos qëndroni anash dhe të kënaqeni me mundimin e tij, por ndihmoje me fjalë ose me duar
drejtoje ashtu që automjetin ta ndal në vendin e dëshiruar.
Pllaka zhvendosëse e rrotave te pajisjet e reja është e vendosur në vinqin për ngritjen e
automjetit në tërsi e cila mundëson që pas ngritjes së automjetit me anën e komanduesit të
pllakës ta zhvendosim rrotën dhe ti kontrollojm të gjitha elementet e rrotës.
Shembuj pasqyrues:
MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE
LITERATURA:
• Prof.dr. Naser Lajqi
http://repairpal.com
http://www.mechanizer.info
http://mechanics.stackexchange.com
http://auto.howstuffworks.com

Más contenido relacionado

La actualidad más candente

Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizativeJozef Nokaj
 
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMDKrahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMDyllferizi
 
Menaxhim i projekteteve
Menaxhim i projekteteveMenaxhim i projekteteve
Menaxhim i projekteteveArdiBucaj
 
So kapitulli xiii komunikimi 2013
So kapitulli xiii komunikimi 2013So kapitulli xiii komunikimi 2013
So kapitulli xiii komunikimi 2013Valdet Shala
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi ramadrilon emini
 
Analiza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmAnaliza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmRamë Hajraj
 
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``Adriatik Rexha
 
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHamit Agushi
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doccoupletea
 
Nafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe bote
Nafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe boteNafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe bote
Nafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe boteArmend Ostaku
 
9 so procesi i vendim marjes
9 so procesi i vendim marjes9 so procesi i vendim marjes
9 so procesi i vendim marjesUBT University
 
Shqiperia Turistike
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistikeolinuhi
 
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euroAvantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euroAlbania Energy Association
 

La actualidad más candente (20)

Kozmetikët
KozmetikëtKozmetikët
Kozmetikët
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Sjellje organizative
Sjellje organizativeSjellje organizative
Sjellje organizative
 
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMDKrahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
Krahasimi i procesoreve INTEL dhe AMD
 
“NAFTA DHE GAZI NATYROR”
“NAFTA DHE  GAZI NATYROR”“NAFTA DHE  GAZI NATYROR”
“NAFTA DHE GAZI NATYROR”
 
Rrethanori i kohës
Rrethanori i kohësRrethanori i kohës
Rrethanori i kohës
 
Menaxhim i projekteteve
Menaxhim i projekteteveMenaxhim i projekteteve
Menaxhim i projekteteve
 
So kapitulli xiii komunikimi 2013
So kapitulli xiii komunikimi 2013So kapitulli xiii komunikimi 2013
So kapitulli xiii komunikimi 2013
 
Lidershipi
LidershipiLidershipi
Lidershipi
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
 
Analiza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmAnaliza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëm
 
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
 
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
 
Νίκος Καζαντζάκης
Νίκος ΚαζαντζάκηςΝίκος Καζαντζάκης
Νίκος Καζαντζάκης
 
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
01 hyrje në menaxhimin e kostos doc
 
Gjuha c++
Gjuha c++Gjuha c++
Gjuha c++
 
Nafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe bote
Nafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe boteNafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe bote
Nafta dhe gazi natyror ne Shqiperi dhe bote
 
9 so procesi i vendim marjes
9 so procesi i vendim marjes9 so procesi i vendim marjes
9 so procesi i vendim marjes
 
Shqiperia Turistike
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistike
 
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euroAvantazhet dhe disavantazhet  e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes së Shqipërisë në monedhën euro
 

Kontrollimi Teknik I Automjeteve Te Lehta

  • 1. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE PUNIM NGA PRAKTIKA PROFESIONALE (KONTROLLIMI TEKNIK I AUTOMJETEVE TË LEHTA) LËNDA: MODULET E PRAKTIKËS PROFESIONALE TEMA: KONTROLLIMI TEKNIK I AUTOMJETEVE TË LEHTA Kandidati: Besart Vllasa Prof.msc. Majlinda Sollova MAJ 2014
  • 2. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE PËRMBAJTJA E TEMËS  Hyrje ………………………………………………………………………………………………………………………... 1. Kontrollimi teknik i automjeteve të lehta: • Veprimet para fillimit të kontrollimit teknik • Procedura e kontrollimit teknik • Krahasimi i numrave të shasis (NIA) • Kontrollimi i motorit dhe pjesëve të tij • Kontrollimi i tabelave të regjistrimit • Kontrollimi i pajimeve të obliguara në automjet • Kontrollimi i pajisjeve dhe pajimeve të vendosura në karrocerinë e automjetit • Kontrolli i pajisjeve ndriçuese në automjet • Kontrollimi i punës së fshirsëve dhe spërkatësve • Kontrollimi i gomave • Kontrollimi i brendësisë në automjet • Kontrollimi i gjeometrisë së rrotave • Testimi i amortizatorëve • Testimi i frenave në cilinder • Kontrollimi i dritave në regleskop •Kontrollimi i gazrave dalëse
  • 3. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE HYRJE Si test, kontrollim apo inspektim që kryhet me qëllim që të provohet gjendja dhe përforcimi ose gjendja dhe funksionimi i pajimeve, i pajisjeve dhe i pjesëve të automjetit. Kontrollimi teknik i automjeteve është veprimtari me rëndësi për interesin e gjithë shoqërisë sonë shikuar nga aspekti i qarkullimit të sigurt në trafik, dhe mbrojtjen e ambientit nga ndotja. Kontrollimi teknik është obligativ për të gjitha mjetet motorike dhe mjetet bashkëngjitëse (rimorkiot) përpos mjeteve motorike që përdoren për punë, gjë që është rregulluar me dispozitat e Ligjit për komunikacionin rrugor. Gjatë kontrollimit teknik kontrollohen të gjitha pajisjet të cilat në mënyrë serike janë instaluar në automjet, pa i demontuar ato. Kjo nënkupton atë që nëse mbikëqyrësi i qendrës për kontrollim teknik vëren ndonjë parregullsi, ai nuk e ka për obligim me e demontua atë pjese, por vetëm e shpall automjetin teknikisht jo në rregull. Pra çdo automjet i cili merr pjesë në trafik rrugor duhet të jetë teknikisht në rregull, me fjalë tjera duhet ti plotësojë kriteret gjatë kontrollimit teknik, ndërsa për t’iu nënshtruar kontrollimit teknik automjeti duhet të jetë në gjendje të rregullt, i pastër dhe pa dëmtime të dukshme. Ajo që çdo pronar i automjetit duhet të bëjë para se ta dërgojë automjetin në kontrollim teknik është kontrollimi preventiv. Kjo nënkupton kontrollimin e atyre pjesëve që janë me rendësi për qarkullimin e sigurt të tij në komunikacionin rrugor. Ky kontrollim preventiv bëhet vizualisht dhe manualisht. Pasi që klienti të konstatojë që të gjitha pjesët e automjetit funksionojnë ashtu siç e ka paramenduar dhe definuar prodhuesi, në masë të madhe i rritë mundësitë që ta kalojë kontrollimin teknik me çka zvogëlon humbjen e panevojshme të kohës për ardhjen e serishme në qendrën e kontrollimit teknik. Puna e cila nuk zgjat më shumë se pesë minuta mund të kursejë veprime të mëvonshme, e mos të cekim faktin që çdo ngasës obligohet me ligj që të njëjtat veprime ti bëjë çdo here para se të kyçet me automjetin e tij në qarkullimin rrugorë.
  • 4. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE PROCEDURA E KONTROLLIMIT TEKNIK Shikuar teknikisht çdo kontrollim teknik mund të ndahet në tri pjesë përbërëse: 1. Identifikimi i automjetit me shikim visual të pajisjeve mbi dhe në automjet (ekzistimi i pajisjeve dhe testimi i funksionimit) 2. Matja e pajisjeve të veçanta me ndihmën e intstrumenteve matëse ( matja e frenave në cilindra, kontrollimi i dritave, gazrat dalëse etj.) 3. Kontrollimi i pjesës së poshtme të automjetit ( në kanal ose në vinçin për ngritjen e automjetit si tërësi).
  • 5. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KRAHASIMI I NUMRAVE TË SHASIS (SHENJA NIA) Nga leja e qarkullimit dhe libreza e automjetit me shenjën në automjet, është detal shumë i rëndësishëm. Me këtë punë duhet të filloi kontrollimi teknik në cilindo stacion për kontrollim teknik të automjeteve. Në fillim është shumë me rëndësi për të treguar për shenjen NIA (nomenklatura identifikuese e automjetit), shenja NIA është elementi themelor identifikues i automjetit(ngjashëm sikur numri personal i çdo qytetari) prandaj me rastin e kontrollimit të tij duhet me qenë shumë i kujdesëshëm. Gjatë kontrollimit teknik mund të pranohen vetëm shenjat e përshkruara në mënyrë të rregullt dhe shenjat jo të koroduara, shkronjat duhet të jenë të shtypura në mënyrë të pa hamendshme dhe thjesht të themi shënimet në automjet duhet të lexohen qartë dhe të përputhen me shënimet nga përshkrimi në dokumentacion mbi automjetin. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos me rastin e kontrollimit të parë teknikë. NIA- shenja duhet të jetë në vende të forta të automjetit ose në pjesët e automjetit të cilat nuk mundën me një punë të lehtë të largohen. Te ``kategoria e lehtë`` shenja NIA më së shpeshti mund të gjendet në hapsirën e motorit (e vendosur në ndarjen nën parafango, në mbajtësin e amortizatorit të djathtë të parëm, apo në mbrojtësin e baltës në anën e djathtë në pjesën e përparme), përskaj ulëses së ndihmësit të ngasësit ( më së shpeshti është e mbuluar me tepihë ose kapak prej polimeri) ose shumë rrallë në dyshemenë e hapsirës për bagazh. Siç e cekëm më lartë, në ato pika gjendet zakonisht shenja NIA mirpo, duhet të cekim se shenja NIA mund të gjendet edhe prapa në bagazh.
  • 6. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I MOTORIT DHE PJESËVE TË TIJ Nëse shenja NIA gjendet diku tjetër e jo në hapsirën e motorit, zakonisht inspektuesit bëjnë lëshime të tilla që motorin nuk do ta kontrollojnë e as që do ta ngritin kapakun e motorit. Ky është veprim i gabuar sepse para së gjithash kontrollimi i motorit është obligim ligjor dhe në hapsirën e motorit gjenden edhe pajisje të tjera të cilat duhet të kontrollohen p.sh ( servo mekanizmi i frenave apo akumlatori sëbashku me instalimin elektrik). Përse me rastin e kontrollimit rutinor të motorit dhe tërë mundësinë e prishjes së ndonjëres pjesë të motorit( ndërsa automjeti për shkak të një prishje të këtillë nuk do të largohej nga kontrolli teknik). Në këtë mënyrë do të kishte fituar besim te pronari i automjetit dhe do të kishte krijuar ndjenja te ai se automjetin e ka kontrolluar një person me qëllim mirë i cili e ka këshilluar dhe nuk e ka sanksionuar. Gjatë kontrollimit të motorit duhet ti kushtohet vëmendje e posaçme pjesëve vijuese: • Kapaku i kokës i njollosur me vaj në afërsi të pulexhos së boshtit motorik d.m.th. mundësia për vajosjen e rripit të dhëmbëzuar dhe kapërcimi i tij nga pulexhoja e dhëmbëzuar- kjo është prishje e madhe dhe e shtrenjtë, prandaj këshillojeni shkuarjen te servisi i autorizuar. Fig.2- Pjesët të cilat duhet të kontrollohen në detaje në mënyrë vizuele.
  • 7. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE • Pëlcitja e kabllove të tensionit të lartë në kandela ose kabllove të tjera ose pjesëve në pajisjen për startim- për këtë arsye automjeti humb fuqinë shpenzon shumë lëndë djegie dhe në disa raste kur koha është me shi, motori mund të ndalet plotësisht. • Pëlcitje të ndryshme te rripave trapezor(fig.4) në automjete (për ngasje të alternatorit, pompës së ujit, servomekanizmit të drejtimit, pajisjes për klimatizim,etj) mund të kontrollohen në mënyrë vizuale. Nëse prej motorit, gjatë lëvizjes se tij dëgjohet ndonjë zë fishkëllyes, rripi nuk është I shtrënguar mjaft, shkakton zhurmë, kjo mundet me qenë arsye për të mos kaluar kontrollimin teknik (shtrëngimi i përafërt i rripit mund të provohet me dorë) . Fig.4 -Forma të rripave trapezor, të cilët gjenden të lidhur në motor • Gypi për ajrosje( ventilim) i shtëpizes së motorit gjithmonë duhet me qenë i lidhur në degën thithëse, nëse nuk është atëherë kjo është shkak për dëbimin nga kontrolli teknik, sepse ai motor është konsumuar prandaj avujt e vajit dhe të benzinës prej shtëpizës së motorit''e ngulfatin'' motorin. Ky është me siguri shkaku i heqjes së qëllimshme të gypit për ajrosje. • Kontrolli i sasisë së lëngut për frena- sikurse lidhjet e rregullta për frenim të cilat gjenden në servomekanizm duhet me qenë pjesë përbërse e çdo kontrolli teknik. Secili inspektues në xhep duhet të ketë një leckë me të cilen do të fshij enën e lëngut për frena në atë mënyrë që të provoi se sa është sasia e lëngut në të. Me ndihmën e pajisjes për matjen e pikës së avullueshmërisë së lëngut duhet të vërtetohet kualiteti i lëngut, nëse ajo është nën vlerat e rekomanduara atëherë ai automjet duhet të dëbohet nga kontrolli teknik.
  • 8. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE • Të gjitha lidhjet në sistemin për ftohjen e motorit duhet me qenë të terura, pa gjurmë për humbjen e lëngut për ftohje, tërheqja vërejtjen pronarit në problemet eventuale nëse vëreni ndonjë gjurmë që është gjelbëruar nga rrjedha e lëngut ose në enën për kompensim të lëngut vëreni mungesë të lëngut e cila është në kuadër të sistemit për ftohje të motorit. • Përveç pjesëve të cekura edhe shumë pjesë të tjera në motor respektivisht në hapsirën e motorit të automjetit mund të kontrollohen me sy të zakonshëm. Secili inspektues bazuar në përvojen e vetë prej mekaniku duhet ti tërheq vërejtjen pronarit të automjetit mbi përçuesit elektrik të zhveshur, në ç'thurjen e fijeve të litarëve të qeliktë, pjesët e motorit prej nga rrjedh vaji, pëlcitjen e kapakëve polimerik të pajisjeve elektrike, shkëputjen e elementeve të gomës nga mbajtesi i motorit etj. Për këtë nevojitet vetëm pak vullnet i mirë. Tani kapaku i motorit mund të lëshohet por nuk duhet ta mbyllim. Nën kapak të motorit fshihen tiketat me vlerat të cilat mund të ndihmonin gjatë kontrollimit të mëtejmë të automjetit. Pasi që është kontrolluar shenja NIA e automjetit (shënimet bazë për identifikimin e automjetit) dhe motori me pajisjet e vendosura në hapsirën e tij, identifikimi i automjetit mund të vazhdohet me kontrollimin e tabelave të regjistrimit në automjet .
  • 9. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I TABELAVE TE REGJISTRIMIT Ndonjëri prej pronarëve shqiptar të automjeteve tabelave dëshiron ti shtoi një pjesë të individualitetit të vetë prandaj në to vendos tiketa të ndryshme ose shkurton (për shkak të shkrimit asimetrik në to) ose thjesht tabelën e vendosin në vende të lakuara në automjet (prodhuesi i automjeteve e parasheh vendin për tabelë dhe ato mund të vendosen vetëm në ato vende). Në kontrollin teknik zakonisht bëhen gabime në format e tabelave joadekuate (tabela e shkruar me dy rreshta), tabelat e tilla i ndahen automjetit i cili është i përgatitur për tabelë të zakonshme (tabela e shkruar me një rresht) ose e kundërta, gjithashtu në ndonjërin automjet mund të vërehet tabela e shkruar në dy rreshta e vendosur në pjesën e parme të automjetit, tabela e tillë duhet të vendosen vetëm në anën e prapme. Tabela duhet të jete origjinale. Nuk guxon me qenë e lakuar, e ndrydhur, e njollosur, e përforcuar në menyrë jo adekuate (montimi më i mirë është me ndihmen e kornizave të veçanta, mirpo mund të tolerohet me bulona apo me lidhje me ribatina) ose e përforcuar në atë menyrë që gjatë ngasjes natën nuk është i mundur ndriçimi i tabelës dhe të ngjashme. Secili prej këtyre rasteve janë shkak i mjaftuar që automjetit të mos i vërtetohet kontrolli teknik. Shembuj pasqyrues:
  • 10. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I PAJIMEVE TE OBLIGUARA Kontrollimi i pajimeve të obliguara- mundet me qenë hapi tjetër gjatë kontrollimit teknik. Pronari i automjetit le të u'a tregoj vetë pajimet e obliguara. Kjo kategori e automjeteve duhet të ketë trekëndëshin e sigurisë (tërhiqe prej kallapit të tij dhe kontrolloje a është i tëri, vlerësoje mundësin e palosjes dhe vërtetoje mekanizmin i cili trekëndëshit i'a mundëson vetëqëndrimin në mënyrë të dukshme në rrugë), kompleti i poqave rezervë (vlerësoni se këta poqa, a janë të destinuar për këtë automjet), kutinë e ndihmës së parë (binduni se a është kutia në gjendje të ''mirë higjenike'' dhe a i përgjigjet normave ligjore, a e ka përafërsisht sasinë e materialit sanitare, përmbajtën e kutisë nuk duhet numëruar), rrotën rezervë dhe veglat për vendosjen e sajë (në ndërkohë provojeni thellësinë e larave të protektorit në gomën rezervë) dhe nëse rregullorja kërkon që automjeti duhet të jetë i pajisur me aparat kundër zjarrit, kontrolloje gjendjen e aparatit (ekzistimin e tiketës së shikimit periodik, respektivisht nëse aparati është i ri duhet të kontrollohet lista). Nëse automjeti është i pajisur me çengelin për tërheqje (çengeli gjendet në pjesën e fundme të automjetit, prandaj pas kontrollimit të pajimeve prej bagazhit është më se e logjikëshme të vazhdohet me kontrollimin e kësaj pajisjes) duhet të kontrollohet rregullshmëria e instalimit elektrik për lidhje të automjetit tërheqës por vlerësoje në mënyrë vizuale a është vendosur çengeli për tërheqje (në largësi përgjegjëse ndaj mbrojtësit dhe rrugës) në pajtim me rregullat gjegjëse të kontrollimit teknik. Shembuj pasqyrues:
  • 11. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I PAJISJEVE DHE PAIMEVE TË VENDOSURA NË KARROCEERINË E AUTOMJETIT Është e nevojshme të kontrollohen të gjitha pajimet dhe pjesët e vendosura në automjet (edhe ato të cilat nuk janë të obliguara me rregullore). Përveç gjendjes së mirë teknike të pajisjeve, kujdes duhet kushtuar edhe estetikes së pajisjeve të kontrolluara. Nga kontrolli teknik mund të dëbohet nëse në automjet janë vendosur pjesë jo-origjinale ose janë të përforcuara dobët. Fatkeqësisht nuk ekziston një kriter i përbashkët teknik për atë se çka është në rregull e çka jo, mirëpo, në rrugë është e mundur të takojmë automjete të cilat për nga pamja e tyre, secilit person i bën përshtypje se po shef ''një grumbull hekura mbi rrota'' në të cilin kishte me u vërtetuar thënia në fillim të këtij teksti'' kur vetëm e vërej automjetin në hyrje të qendrës menjëherë e di se a është në rregull apo jo''. Shembuj pasqyrues:
  • 12. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I PAJISJEVE NDRIÇUESE NË AUTOMJET Kontrollimi i pajisjeve ndriçuese në automjet- mundet me qenë hapi tjetër i kontrollit teknik. Ta përkujtojmë se edhe më tej zgjat pjesa e parë e kontrollimit teknik i cili është bazë zakonshme e kontrollimit vizual pa matje. Kështë që edhe me këtë rast kontrollohet ekzistimi dhe funksionimi i të gjithave burimeve ndriçuese të obliguara në automjet (dhe i atyre të cilat prodhuesi i ka paraparë që ti ketë automjeti si pajime plotësuese). Me rastin e kontrollimit të funksionimit të ndonjërës dritë, inspektuesit mund ti ndihmoj pronari i automjetit ose kolegu i cili do ta bëj aktivizimin e dritave në automjet. Nëse në automjet është inspektuesi tjetër ai njëkohësisht mund ti provoj punën e dritave sinjalizuese në panelin kontrollues të automjetit përndryshe me këtë punë ka qenë dashur të merret inspektuesi i parë pas uljes në automjet. Gjatë kontrollimit kujdes duhet kushtuar njëtrajtshmërinë e intensitetit të dritave (majtas dhe djathtas), treguesit e drejtimit duhet kyçur dhe mbajtur të kyçur disa sekonda ashtu që ta provojmë ritmin e frekuentueshmërisë ndësa gjatë kontrollimit të provohen të gjitha dritat në automjet të cilat mund të ndizen (p.sh dritat e prapme për mjegull ose dritat e posaçme për ngasje prapa, të cilat gjatë kontrollimit zakonisht anashkalohen). Dritat në automjet duhet me qenë origjinale, duhet të funksionojnë në pajtim me rregulloren profesionale, qelqi nuk guxon me qenë i plasaritur, nën to nuk guxon të qëndroj uji dhe ngjashëm. Dritave të pasme gjithashtu duhet kushtuar kujdes në përlyerje (mjegulloj) shkaku i afërsisë së drejtpërdrejt të gypit të gazrave dalëse. Sidomos të motorët e vjetër dhe të shpenzuar (posaçërisht te motorët dizel), për shkak të rrymimit të ajrit pas automjetit, dritat e vendosura në afërsi të gazrave dalëse në disa raste janë aq shumë të mjegulluara sa që vështirë është të shihet puna e rregullt e tyre. Kjo prishje eleminohet thjeshtë me pastrimin e pjesës së brendshme të qelqëve të reflektorëve ndërsa edhe kjo është njëra nga shkaqet për largim nga kontrollimi teknik. Me rastin e kontrollimit të dritave gjithashtu duhet insistuar prej pronarit të automjetit që trupat ndriçues të kontrolluar të mos fiken (p.sh pas kontrollimit të dritave të prapme të pozicionit dhe dritave-stop këto drita duhet të mbahen të kyçura) dhe njëkohësisht të kyçën edhe drita të tjera (p.sh të provohen dritat për ngasje prapa ose treguesi i drejtimit). Njëkohësisht me ndezjen e të gjitha dritave zbulohet lidhja e shkurtër në instalimin e dritave ''nëse ekziston'', sepse gjatë futjes së mëtejme të dritave të ndezura i zvgëlohet intensiteti i dritave më parë të ndezura ose me rastin e kyçjes së treguesit të drejtimit do të frekuentohen edhe dritat tjera.
  • 13. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Të gjitha shkaqet e lartëpërmendura sjellin në largimin e automjetit nga kontrolli teknik. Edhe këtu potencohet që dritat duhet me qenë origjinale të përforcuara mirë në automjet, zakonisht inspektuesi troket me dorë nëpër qelqet e dritave (posaçërisht në atë për ndriçimin e tabelës së regjistrimit) ashtu që t'u ndërpritet funksioni i rregullt i sajë. Dritave të këtilla u mungon kontakti i mirë elektrik dhe do të fiken në terrenin jo të rrafshët në të cilin has automjeti me të dal nga qendra e kontrollimit teknik. Automjetin duhet dëbuar nga kontrolli teknik ndërsa pronarin këshilloje që ti pastroi kontaktet elektrike të dritave. Shembuj pasyrues:
  • 14. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I PUNËS SË FSHIRËSVE DHE SPËRKATËSVE Kontrollimi i punës së fshirësve dhe spërkatësve përkatëse është faza tjetër e kontrollit teknik. Me këtë veprim zakonisht merret inspektuesi derisa qëndron i ulur në automjet, mirëpo këtu qëllimisht është vendosur për ta kryer me ndihmën e pronarit të automjetit ose kolegut (ta përkujtojmë që në fazën e mëparshme dukush nga ata ishte ende në automjet) . Kontrollimi i punës së fshirsëve duhet të bëhet në atë mënyrë që fshirësit të kyçen dhe mbeten në punë për disa lëkundje (paraprakisht udhëzohet që parafangoja të spërkatet mirë me lëngun për larjen e qelqit prej automjetit). Në atë mënyrë mund të vlerësohet se a e bëjnë pastrimin me të vërtetë (përgjatë secilës lëvizje mbetet sipërfaqja e qelqtë e pastruar qartë- e përkujtojmë që automjeti duhet të vijë i pastërt në kontrollim prandaj kjo lehtë vërehet) apo vetëm lyhet parafangoja me lëng. Lyerja ose fshirja e jo-njëtrajtshme e sipërfaqes është shenjë që fshirëset janë të konsumuara dhe se duhet të ndërrohen. Në këyë rast me dorë mund të kontrollohet konsumi i fshirësve (mundohu me gisht të vërtetosh ndarjen e fshirëseve prej sipërfaqes bartëse të fshirëses). Nëse fshirëset nuk janë në rregull (janë të këputura dhe të pëlcitura) refuzojeni automjetinn nga kontrollimi teknik. Mos harroni ta kontrolloni fshirësen dhe spërkatësen e prapme nëse ekziston. Fshirëset e parafangos janë material shpenzues dhe janë elementi më i rëndësishëm i sigurisë aktive (dukshmëria e mirë nëpër shi dhe nëpër rrugët e përbaltura, prandaj duhet të kontrollohen mirë. Fshirësja e mirë mund të shërbej më së shumti një vit ose dy vite (ndërsa ato të dobëtat as një dimër) prandaj inspektuesi i ndërgjegjshëm në një numër të madh të automjeteve të kontrolluara do të vërej gabimin në këto pajisje.
  • 15. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I GOMAVE Kontrollimi i gomave është faza e radhës e kontrollimit teknik. Para se kolegu-inspektuesi apo pronari të dal nga automjeti, luteni ta kthej timonin në njëren nga pozicionet fundore (djathtas ose majtas) me qëllim që të bëhet kontrolli më i lehtë i konsumit dhe konsumi i njëtrajtshëm nëpër gjerësinë e shtresës shkelëse të gomës. Kjo kontroll është shumë e thjeshtë dhe përbëhet prej kontrolles së jashtme anësore të gomës dhe shtresës shkelëse (përkuluni për skaj çdo gome, me dorë përshkoni nëpër anësore dhe vërtetojeni se a ka ndonjë gungë, vizualisht kontrollojeni shtresën shkelëse (protektorin) dhe për konsumin e gomës përdoreni matësin e thellësisë së larave të protektorit, në atë mënyrë që pronarit eventualisht ti tregohet që goma i është konsumuar). Gjatë kontrollimit të konsumit ndihmon edhe prodhuesi i gomave me vendosjen e shenjës TWI (tread-wear-indikator). Gjejeni shenjën në pjesën anësore të gomës dhe më pastaj të dhënat përkatëse në shtresën shkelëse. Larat e shtresës shkelëse nuk duhet të konsumohen deri në shenjat e vendosura. Nëse goma nuk është njëtrjatësisht e shpenzuar nëpër gjerësinë e saj, shkaku mundet me qenë në parregullësinë e gjeometrisë së automjetit ose shtypja e parregullt në goma gjë që në vazhdimin e kontrollimit teknikë mundë të provohet. Pyetje e zakonshme për inspektuesit është se në të njëjtin bosht a mund të vendosen goma të prodhuesëve të ndryshëm. Edhe pse teknikisht nuk është i rekomanduar, ky kombinim është i mundshëm. Përkundër në të njëjtin bosht gomat duhet të jenë të tipit të njejtë (në kohen e sotme gati të gjitha gomat në treg të destinuara për këtë kategori të automjeteve janë të tipit radial, prandaj kujdes duhet kushtuar në tipet e dimrit dhe në ato universale), të dimensioneve të njëjta, larave të ngjashme dhe konsum të njëtrajtshëm. Pronarin të paktën këshillojeni që gomat në të njëjtin bosht të ndërrohen në afat sa më të shkurtër. Kontrollimi i gomave duhet të kryhet me kontrollimin e shtypjes në to. Rregullorja mbi kontrollimin teknik ka obliguar kontrollimin e shtypjes në goma para kontrollimit të frenave në cilindra. Varëshmëria e rrugës së ndaljes gjatë frenimit në rrugë është shumë e madhe nga presioni në goma, kjo varëshmëri nuk vërehet shumë kur e matim forcën e frenimit në cilindra në zonën ''normale'' të fyerjes së gomës. Rreziku është më i madh me kontrollimin e gomave jo mjaftë të fryra e dëmtojmë shtresën shkelëse të gomës dhe në atë në mënyrë e dëmtojmë pronarin e automjetit. Gjithashtu duhet pasur mirëkuptim për ''profile'' të ndryshme te pronarët e automjeteve (ç'do kush është ngasës por të pakët janë ata të cilët dinë se si i funksionon automjeti dhe çka duhet provuar rregullisht) të cilët shtypjen në goma kurrë nuk e testojnë. Provohen dhe u rregullohet presioni në vlerat e rekomanduara të prodhuesit. Sot të gjithë automobilat janë përplot me tiketa të cilat japin informata për shtypjen e gomave.
  • 16. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Kërkoni në pargjet e dyerëve të hapura, mbajtëse vertikal të kulmit, në anën e brendshme të kapakut për karburant apo nën kapak të motorit (përkujtoj se kapakun nuk e kemi mbyllur por vetëm e kemi lëshuar) të cilin ende nuk duhet mbyllur. Shembuj pasqyrues:
  • 17. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I BRENDËSISË SË AUTOMJETIT Hapi tjetër në kontrollim teknik mund të jetë kalimi në kontrollim e brendisë së automjetit. Më së miri është të bëhet kontrollimi i përnjëhershëm i hapjes së derës në automjet dhe testimi i të gjitha pajisjeve në dyer (dorëza e brendëshme e derës dhe dorëza e dritares) dhe rripin e sigurisë përkatës pran secilës ulëse. Të gjitha dyert në automjet dhe të gjitha ulëset duhet të kontrollohen. Ju këshillojmë, filloni prej derës së bashkë ngasësit, hapeni, uluni në vendin e bashkë ngasësit, mbylleni derën, lidhuni me rrip, mundohuni ta hapëni dritaren prej këtij vendi të uljes, zgjidhuni, hapeni derën, dhe dilni prej automjetit dhe prapë mbylleni derën. Me këto veprime janë testuar të gjitha elementet e rëndësishme në derë. Tani filloni me radhë në dyert tjera, respektivisht ulëset përkatëse dhe përsëritni të gjitha veprimet paraprake. Në derën e djathtë të prapme (prapë provojeni dorzën e brendshme, dritaren dhe rripin), derën e majtë të prapme (bagazhin kalojeni sepse do të keni mundësi me hapjen e tij të bindeni me rastin e kontrollimit të pajisjeve të obliguar) dhe do të përfundoni me pozitën e ngasësit. Nuk do theks të posaçëm se cila do mungesë e konstatuar në cilin do vend për ulje është kusht i mjaftueshëm për largim nga kontrolli teknik. Pamundësia e hapjes së ndonjëres nga dyert (prej jashtë apo brenda, provojëni dyert e prapme që të mos jenë qëllimisht të mbyllura prej brenda shkak i fëmijëve), mungesa e dorëzes siguruese në dritarën e parme flutur apo në dritaren e prapme (automjeti me dy dyer), mbështetësja e thyer e ulëses së përparme, lidhëset e rripit të sigurisë të këputura (nëse pronari lidhëset e rripit sigurues në ulëset e pasme i ka mbuluar me mbulesa, duhet të insistohet në nxjerrjen e tyre) ose pamundësia e tërheqjes automatike të rripit janë arsye të mjaftueshme për ta shpallur automjetin jo në rregull teknikisht.
  • 18. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Shembuj pasqyrues:
  • 19. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I GJEOMETRISË SË RROTAVE Inspektuesi është i ngarkuar që ta ngasë automjetin nëpër të gjitha pajisjet matëse zakonisht e para ndër to është pajisja për kontrollimin e gjeometrisë së rrotave. Para kalimit nëpër instrumente duhet drejtohet timoni edhe me shpejtësi të njëjtë të kalohet përmes pllakës aksiale lëkundëse për kontrollin e gjeometrisë së rrotës. Gjatë kësaj timoni nuk guxon të lëvizet e as të mbahet i përforcuar (më së miri është që të mbahet me një gisht). Pasi që të kalohet pllaka lëkundëse është e nevojshme të lexohen rezultatet e fituara (në njësi mm/m ose m/km) dhe varësisht prej tipit të pajisjes vërtetohet që rezultatet e matjes a e kalojnë kufirin të cilin e preferon prodhuesi i pajisjes matëse. Nëse vlerat e matjes e kalojnë kufirin (sipas prodhuesit të instrumentit matës), automjeti duhet të shpallet se nuk është në rregull teknikisht. Është e nevojshme të ceket që në kontroll të tillë matet vetëm këndi i njëres rrotë që e definon gjeometrinë e mbështetjes së rrotës (drejtimin e rrotës). Shembuj pasqyrues:
  • 20. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE TESTIMI I AMORTIZATORËVE Ekzistojnë disa metoda të punës për testimin e amortizatorëve mirëpo përdorimi i tyre është në të shumtën e rasteve shumë i thjeshtë. Te ndonjë model i vjetër i pajisjes kërkohet ''të luhet'' me komanduesin nga largësia dhe përgatitet instrumenti para matjes. Inspektuesi pasi që kalon nëpër pllakat për kontrollimin e gjeometrisë e sjell automjetin (me rrotat e parme) në pllakat për testim të amortizatorëve (kjo ngjan në rrjedhen e pandërprerë sepse matja e gjeometrisë përbëhet zakonisht me kalim të ngadalshëm nëpër pllakat matëse). Nuk duhet të fiket motori (përveç te pajisjet e vjetra tek të cilat boshti matës hidhet nga pengesat e ngritura në peshoret matëse) mirëpo vendoseni ndërruesin e shpejtësive në pozitën neutrale dhe lirojeni të gjitha pedalet (lidhësen dhe frenat). Mundeni ta tërhiqeni frenin e dorës nëse ai vepron në boshtin në të cilin nuk bëhen matjet. Pasi që ndalet në pllakat testuese, testeri i amortizatorëve pas pak kohe vetë do të kyçet (pllaka në të cilën është rrota do të filloj të vibroj) pasi që e ka identifikuar që automjeti është mbi të. Të gjitha instrumentet e reja e bëjnë testimin e rrotave një nga një ndërsa pasi të kryhet testimi (pasi që pllaka e dytë plotësisht qetësohet në monitorë ose në orën treguese jepen rezultatet) me automjet mundeni (me boshtin e parë) të lëshoheni prej pllakës testuese në cilindrat për kontrollim të frenave. Rezultatet e matjes munden me qenë të treguara në mënyra të ndryshme mirëpo metoda më e zakonshme është metoda e tregimit të kualitetit të amortizatorëve (fortësisë) e shprehur në përqindje (%). Sipas kësaj metode zakonisht automobilat personal e kanë forcën e amortizatorëve prej përafërsisht 70% ndërsa automobilat sportiv mund të kenë fortësinë deri në 90%. Amortizatorët e konsumuar plotësisht e kanë fortësinë nën 40% prandaj të këtillët është e nevojshme të ndërrohen. Për të gjithë automobilat të cilët me rastin e matjes së fortësisë së amortizatorëve i arrijnë vlerat prej 40% deri në 70% këshilloje pronarin që të bëjë një kontroll shtesë te mekanikët e autorizuar, mirëpo automjetin të paktën kur janë në pyetje amortizatorët konsideroje se është në rregull teknikisht. Mirëpo, kur është fjala për metodën universale për vlerësim duhet të jemi të kujdesshëm te vlerësimi i amortizatorëve të automobilave, të cilët parimisht janë të rregulluar prandaj me rastin e vlerësimit të fortësisë së amortizuesëve të automjeteve, amortizatorët e tyre mund ti afrohen vlerave kufitare të konsumit prej 40%.
  • 21. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Në testues të amortizatorëve gjendet edhe peshorja e cila sëbashku me rezultatet e testimit të amortizatorëve na ofron edhe masën momentale të automjetit. Shembuj pasqyrues:
  • 22. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE TESTIMI I FRENAVE NË CILINDËR Në cilindra duhet hyrë ngadalë (në frena duhet vepruar në rastin kur rrotat arrijnë në cilindrat e parë dhe automjeti nga inercioni i vetë do të lëshohet në cilindra), duke u munduar që sa më pak të dëmtohet pajisja mirëpo edhe vetë automjeti (kemi kujdes në varjet dekorues lidhëse- spojlerat) të cilin e drejton. Ndërruesin e shpejtësisë vëje në pozitën ''neutrale'' (motori le të punoj tërë kohën), lirojeni plotësisht pedalin e frenave dhe pedalin e lidhëses, pozicioni i rrotave të jetë i drejt (barazojeni timonin) dhe pritëni derisa cilindrat të rrokullisen sepse instrumenti nuk lejon të filloni me frenim. Para fillimit të frenimit me timon, korigjoni sjelljen e automjetit në cilindra kështu që cilindrat të mos ju hedhin anash. Shikoje a mos po tregon instrumenti rezistencë të rrokullisjes jashtëzakonisht të madhe. Frenoni ngadalë pa ndërpre (kontinuale). Me frenim të vrullshëm (goditës) bëni matje jo të rregullt dhe shkatërroni pajisjen matëse. Përcillëni rritjen e forcës (pajtueshmërinë-ovalitetin) së frenimit në rrotën e majtë dhe të djathtë. Nëse gjatë kohës së matjes instrumenti kërkon testimin e jo- njëtrajtshmërisë së forcës së frenimit (ovaliteti i frenave) mbani pedalin e frenave me shtypje të njëtrajtshme derisa matja nuk ndërpritet. Nëse pedali zhvendoset gjatë kohës së testit rezultatet e matjes nuk do të jenë të sakta. Frenoni deri në bllokadë të plotë ose deri në forcën më të madhe të frenimit e cila mund të arrihet pa e bllokuar. Nëse bllokimi nuk mund të arrihet duhet ti ndaleni cilindrat vetë respektivisht duhet të pritëni derisa ata të ndalën vetë. Menjëherë shënoni në poçes forcat e arritura gjatë frenimit, mirëpo tani instrumentet e reja menjëherë e llogarisin dhe e shënojnë ndryshimin e forcës frenuese. Cilado nga parregullsitë në frena ( rezistenca e madhe e rrokullisjes, aktivizimi jo i përnjëhershëm i frenaven të rrotës së majtë dhe të djathtë, pjerrtësitë shkallëzore të forcës frenuese, ndryshimi i madh mes forcave dhe të ngjashme) është shkak i mjaftueshëm që automjeti të shpallet teknikisht jo në rregull. Nëse dëshironi matje precize të jo njëtrajtshmërisë së forcave të frenimit në rrota atëherë më së miri është ta lidhëni dinamometrin dhe me treguesin e tij përcilleni se a është forca e shtypjes në pedalin e frenave e njëtrajtshme. Pajisjet bashkëkohore si forcat frenuese ashtu dhe ndryshimin e forcave fenuese (jo njëtrajtshmërinë e forcës së frenimit) në mes të rrotave të një boshti drejt për së drejti na e paraqesin në mënyrë tabelore dhe grafike (në fig. 47 janë paraqitur rezultatet e marra nga pajisja pas kontrollimit të frenave në boshtin e parëm në njëren nga qendrat e kontrollimit teknik në kosovë). Kjo nuk është e nevojshme të bëhet në kontrollimin teknik të zakonshëm. Për të prej cilindrave me boshtin ngasës pritëni që cilindrat të kyçen në lëvizje përsëri. Mënyra është e njejtë edhe për boshtin tjetër (sëpari gjeometria, amortizatorët dhe së fundi frenat).
  • 23. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Duhet të jeni të kujdesëshëm gjatë matjes së gjeometrisë së automjeteve me distancë të shkurtër ndërmjet boshteve. Për shkak të afërsisë së pajisjeve matëse zakonisht ngjan që për kohën e matjes së frenave në boshtin e parëm, boshti i pasëm veç gjendet në pllakën për matjen gjeometrike. Në këtë rast rezultatet e matjes gjeometrike të boshtit tjetër duhet në tërsi të anulohen sepse sigurisht ka ardhur deri te lëkundja e automjetit gjatë kohës së matjes së frenave prandaj rezultatet e matjes së gjeometrisë nuk janë të sakta. Pas matjes së amortizatorëve (veprimet janë plotësisht të njëjta me veprimet e përshkruara më parë), kalojmë në matjen e frenave. Pas testimit të frenave punues pritëni përsëri kyçjen e cilindrave dhe filloni me matjen e frenit ndihmës (përveç nëse ky vepron në rrotat e parme). Levën e frenit ndihmës tërhiqe ngadalë dhe kontinualisht. Zakonisht tërheqja e vrullshme e frenit ndihmës pason një ngarkesë goditëse të instrumentit (e shkatërron) ndërsa rezultati i matjes nuk është i saktë. Leva e dhëmbëzuar e frenit ndihmës mundëson arritjen e forcës konstante e cila vepron në frenin ndihmës prandaj kjo matje është më e saktë se matja e jo-njëtrajtshmërisë në frenat punues pa dinamometër. Nëse programi i instrumentit lejon matjen e jo-njëtrajtshmërisë së forcave të frenimit me rastin e matjes së frenit ndihmës atëherë këtë gjithësesi bëje. Sikurse për frenat punues po ashtu edhe për frenin ndihmës pajisjet e sotme bashkëkohore na ofrojnë paarqitjen tabelore dhe grafike të jo një-trajtshmërisë së forcës së frenimit. Shembuj pasqyrues:
  • 24. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I DRITAVE NË REGLESKOP Kontrollimi i dritave në regleskop mundet me qenë hapi tjetër në kontrollimin teknik. Me regleskop kontrollohet rregullshmëria dhe intensiteti i dritave të gjata dhe të shkurta në automjet. Gjithashtu është e mundshme kontrollimi i drejtimit të dritave të parme të mjegullës nëse ato janë të vendosura në lartësi të dritave kryesore. Nëse dritat e mjegullës vendosen afër dyshemesë (në spojlera ose në pjesën e poshtme të mbrojtësit të automjetit) zakonisht nuk është e mundur të lëshohet regleskopi në lartësi aq të vogël që të mund të kryhet kontrolli i drejtueshmërisë. Me automjeti i ofrohemi regleskopit në afërsi të duhur dhe provojeni se a është i pajisur me pajisjen për korrektimin e lartësisë së dritave prej kabinës. Nëse po, vendose këtë pajisje në pozitën fillestare (zakonisht kjo pozitë është e shënuar me zero-pozicion, kur në automjet mundet me qenë vetëm ngasësi dhe bashkë ngasësi) të gjitha automjetet e reja kanë këto pajisje. Motorin mos e ç'kyçeni ashtu që mos të ngarkohet pa nevojë akumlatori. Luteni pronarin e automjetit që të ulet në automjet dhe t'u ndihmoj gjatë kontrollimit. Prapë ngrijeni kapakun e motorit dhe shikoni se në drita a ekziston ndërprerësi (zakonisht dy pozitash) për përshtatjen e lartësisë së dritave me dorë. Dhe atë vendose respektivisht provoje a është i vendosur në pozitën për automjetin e pa ngarkuar (pozicion në të cilën dritat ndriçojnë më tepër lartë). Para kapakut të hapur të motorit është rasti që të shikohet se a e ka vendosur tiketën prodhuesi i automjetit në të cilin shkruhen sa ëshë rënja e tufës së ndriçimit e cila është e shprehur në përqindje (%). Të gjitha automjetet e reja e kanë këtë informacion në formë tikete ose të shtypur në shtëpizën e dritave. Përshtatëni mbështetësin e regleskopit në vlerën e dhënë. Ndonjëherë para kontrollimit të dritave është e nevojshme të shikohet se a është vendosur automjeti normal në mbështetësin e regleskopit. Nëse dyshohet në mesin e vertikales së mbështetësit të regleskopit vërtetimi mund të bëhet me ndihmën e pasqyrës me vijën e vizatuar ose me ndihmën e shënjestës në regleskop (gjithmonë janë të vendosura në maje të trarit regleskopik). Kjo kryhet ashtu që regleskopi vendoset saktë përball mesit të automjetit e pastaj përmes shënjestrit ose me ndihmën e pasqyrës me vizë të vizatuar gjenden dy pika të njëjta në automjet të vendosura në skaje të kundërta të automjetit (p.sh më së miri është të kërkohet pika karakteristike e lidhëses së kapakut të motorit dhe dritës). Të dyja pikat duhet të gjendën në vijën e shënjestrës ose në vijën në pasqyrë. Ky nuk është veprim i zakonshëm sepse në kontrollin teknik automjeti lëvizë përgjatë linjës së dhënë teknologjike ndërsa të gjithë regleskopët janë të vendosur në binar ose udhëzues të cilët sigurojnë pozitën normale në drejtimin teknologjik. Vetëm pas këtyre përgatitjeve mund ti qasemi kontrollit. Duhet kontrolluar dritë për dritë.
  • 25. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Regleskopi duhet të vendoset saktë përball mesit të dritës (në shumicën e qelqeve të automobilave mesi i dritave është shënuar me rreth dhe me kryq. Me kontroll duhet filluar në drejtimin e dritave të shkurta në njërën anë të automjetit. Kujdes duhet ti kushtohet pozicionit të tufës në drejtimin vertikale dhe horizontale. Ndonjëherë kjo thjeshtë nuk është e mundur sepse figura asimetrike në regleskop nuk është mjaft e qartë, poqi, pasqyra ose qelqi i dritave të këtilla nuk janë në rregull prandaj kontrolli teknik nuk është i mundur. Të paktën nëse në kontrollim teknik e keni pranuar automjetin e pa pastër atëherë figura e pa qartë në regleskop mund të jetë pasojë e qelqit të përlyer në drita prandaj pastrojeni. Menjëherë pas kontrollit të drejtimit të dritës kontrolloni ndriqueshmërin me ndihmën e luksmetrit. Luksmetrat më të mirë janë ata me diapazon të shënuar me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe për ndonjëren nga dritat (të gjata dhe të shkurta), duhet të kontrollohet vetëm se a është treguesi i luksmetrit në zonën e gjelbër për tip të caktuar të dritave, jo edhe vlerat numerike të ndriqueshmërisë. Gjatë kontrollimit me luksmetër të aktivizohet kontrollimi i dritave të shkurtër. Për kontrollimin e dritave të gjata nuk ka nevojë të punohet asgjë në luksmetër (matësi i dritave). Menjëherë pas kontrollimit të dritave të shkurtëra kontrollojeni dritat e gjata në të njëjtën anë të automjetit. Nëse dritat kryesore në automjet janë të realizuara me ndihmën e poçit të kombinuar (p.sh tipi H4 ku në të njëjtën shtëpizë teli i poçit ndriçues është i njëjti edhe për dritë të gjatë edhe për dritë të shkurtër), pas kontrollimit të drejtimit të dritave të shkurtëra nuk ka nevojë të kontrollohet drejtimi për drita të gjata. Ajo është kontrolluar përnjëherë me dritën e shkurtër pasi që është në të njëjtën shtëpizë dhe në të njëjtin poqë. Duhet të kontrollohet vetëm ndriçimi me ndihmën e luksmetrit dhe atë vetëm se treguesi i luksmetrit a gjendët në zonën e gjelbër. Nëse pronari i automjetit bën kyçjen e sinjalit të shkurtë ndriçues (''blendim'' ndriçimi) mos e kontrolloni ndriçimin sepse atëherë do të ndriçojnë të dy telat ndriçues, prandaj ndriçimi është shumë i madhë. Insistoni që ti kyçë vetëm dritat e gjata. Nëse dritat kryesore janë të realizuara nëpërmjet poqave të ndarë (shembull karakteristik është BMW-ja) atëherë me regleskop duhet të largohemi në mesin e ri ndriçues dhe të provohet drejtimi dhe intensiteti. Përsëriteni procesin edhe në anën e kundërt të automjetit. Natyrisht që të gjitha dritat në çdo shikim (drejtimi, intensiteti dhe asimetria e qartë e figurëss në regleskop, kalimi prej të gjatave në të shkurta dhe anasjelltas duhet të jetë i përnjëhershëm) duhet të jenë në rregull. Nëse nuk janë në rregull atëherë drejtimi horizontal dhe vertikal shumë lehtë rregullohen. Gjatë rregullimit të keni parasysh që dritat e shkurtëra, në kushtet kur automjeti është i pangarkuar asesi nuk guxojnë të kalojnë vijën e mesit horizontal në regleskop.
  • 26. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE Mundet me qenë një apo dy milimetra nën vijë ndërsa mbi vijë të përcaktuar assesi. Shembuj pasqyrues:
  • 27. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE KONTROLLIMI I GAZRAVE DALËSE Kontrollimi i gazrave dalëse është matja e fundit e cila duhet të kryhet në automjet. Në bazë të rregullores mbi kontrollimin teknik të automjeteve gazrat dalëse te motorët me benzinë (otto) shqyrtohen në secilin automjet ndërsa te motorët dizel obligueshëm maten tek autobusët dhe te automjetet transportuese kurse te automjetet personale sipas nevojës. Duhet të cekim që matja kualitative e gazrave dalëse me matjen e të gjithë parametrave të rëndësishëm (numri i rrotullimeve në hapin bosh, rritja e numrit të rrotullimeve, temperatura e vajit, matja e katër gazrave dalëse dhe llogaritja e llamda faktorit për motor me benzinë dhe numrin e rrotullimit në hapin bosh, numrin e rrotullit gjatë së cilës qkyqet rregullatori, temperatura e e vajit ose ujit dhe llogaritja e shkallës mesatare të nxirjes së gazrave dalëse për motorë dizel) sikurse edhe pëgatitjen e obligueshme te motori ( nxehjen sipas udhëzimit të prodhuesit) për këto testime, ende nuk janë të përcaktuar me ligj në Kosovë. Prandaj matja e tanishme e gazrave dalëse ka vetëm anën formale e jo kontrollimin e vërtet të regullshmëris së punës së motorit. Shqyrtimi i motorit dizel pa përgatitje adekuate sipas udhëzimeve të prodhuesit mund të rezultojë me dëmtime të mëdha në motor të cilat do të kërkojnë përmisime deri te riparimet gjenerale. Pasi që për shqyrtuar gazrat dalëse te motorët dizel kërkohet që në motor të rritet numri i rrotullimeve gjer në shpejtësin maksimale gjatë së cilës në motorin e pa pregaditur lehtë është e mundur të pasojnë dëmtime të mëdha. Prandaj shqyrtimit të gazrave dalëse të motorit disel (në automobilat personal) duhet ikur. Këtë konmtroll gjithmon duhet kryer vetëm vizualisht duke lutur pronarin që të shtp pedalen e gasit dhe duke e vëzhguar se a del tym i zi i dendur nga automjeti. Kontrollimi i gazrave dalëse te motorët me benzinë nuk është aq problematik dhe lehtë mund të realizohet, por duke marrë parasysh që deri më tani nuk kemi ndonjë rregullore me përshkrim për këtë testim ajo realizohet vetëm në bazë të numrit të rrotullimit gjatë punës boshe (puna në shpejtësin e lirë) dhe duke krahasuar sasinë e monoksidit të karbonit me vlerat e përshkruara. Për të filluar shqyrtimin binduni se a është motori i nxehur deri në temperaturën punuese. Inspektuesi nuk është i obliguar mirëpo me një punë të thjeshtë mundet me matë temperaturën e vajit ( qkyqe motorin para vendosjes së sondës) dhe numrin e rrotullimeve të motorit. Kyqeni pompën në analizator të gazrave dalëse dhe futeni sondën për matjen e gazërave dalëse sa më thellë në gypin dalës. Pritëni deri vlera e monoksidit të karbonit të stabilizohet pa marr parasysh që këto vlera duken se stabilizohen shpejt (ndoshta është mund për gjithsej dhjetra sekonda), sondën duhet mbajtur mjaft larg në gypin dalës të automjetit dhe të pritet stabilizimi i rezultateve. Sikurse që është thënë tani për tani vetëm krahasohet vlera e monoksidit të karbonit në gazrat dalëse me vlerën më të madhe të rekomanduar. Automjetet të cilat janë të pajisura me karburator është e mundur që në stacion të mundohemi të i a
  • 28. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE rregullojm përbërjen e gazërave dalëse ndërsa te automjetet të cilat janë të pajisura me inxhektim të lëndës djegëse (me ose pa katalizator rregullues) nuk është e preferuar të bëhet kurfar rregullimi. Nëse në gazrat dalëse vërtetohet sasi më e madhe e monoksidit të karbonit sesa vlera e rekomanduar, automjetin duhet shpallur teknikisht jo në rregull. Tani automjetin mund ta sjellim në kanal ose në vinqin për ngritjen e automjetit në tërsi (në qendrat e reja të kontrollimit teknik për ''automjetet e lehta'' zakonisht përdoret vinqi). Këtë le ta bëj inspektuesi e jo pronari i automjetit, jeni më me përvojë dhe i dinë ''kurthet'' e stacionit tuaj. Nëse të paktën dëshironi që pronari të ngas automjetin (ose nëse në këtë vetë pronari insiston), mos qëndroni anash dhe të kënaqeni me mundimin e tij, por ndihmoje me fjalë ose me duar drejtoje ashtu që automjetin ta ndal në vendin e dëshiruar. Pllaka zhvendosëse e rrotave te pajisjet e reja është e vendosur në vinqin për ngritjen e automjetit në tërsi e cila mundëson që pas ngritjes së automjetit me anën e komanduesit të pllakës ta zhvendosim rrotën dhe ti kontrollojm të gjitha elementet e rrotës. Shembuj pasqyrues:
  • 29. MBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALEMBROJTJA E TEMËS SË DIPLOMËS PËR KRYERJEN E SHKOLLËS SË MESME TË LARTË PROFESIONALE LITERATURA: • Prof.dr. Naser Lajqi http://repairpal.com http://www.mechanizer.info http://mechanics.stackexchange.com http://auto.howstuffworks.com